Berisha thirrje popullit për protestë: Në shesh kundër regjimit kleptokrat

58

Sali BerishaDeputeti Sali Berisha ka ftuar qytetarët në protestë nëpërmjet një statusi të hedhur në rrjetin social Facebook. Ai fton qytetarët të protestojnë fiqishëm kundër regjimit kleptokratik të Kryeministrit të vendit Edi Rama.

“MIQ! TË PROTESTOJMË TË GJITHË PËR VOTËN E LIRË !

Të dashur miq, e hënën nis protesta mbarë popullore kundër regjimit kleptokratik të Edi Ramës, poshtërimit që ai, me aktin e rëndë kriminal të blerjes së votave i bëri jo vetëm Korçës por edhe Shqipërisë dhe shqiptarëve, lirisë dhe dinjitetit të tyre.

Pjesëmarrja në këtë protestë ëshë përgjegjësi dhe detyrim madhor i çdo qytetari shqiptar, i cili pavaresisht nga bindjet partiake beson tek vota e lirë si vlerë themelore, pa të cilën liria dhe demokracia nuk egzistojnë. Protesta për votën e lirë e thirrur nga Partia Demokratike është protestë për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen tonë europiane.

Le të marrim të gjithë pjesë në protestën qytetare për votën e lirë ditën e hënë!! Sb”, shkruan Berisha.