kanabisFara që iu sekuestrua 22 fermerëve të Shkodrës, në dhjetor të vitit 2012, nuk ishte kanabis por kërp industrial. Ky ishte përfundimi i arritur nga grupet e hetimit, duke bërë që të pushohet çështja e fermerëve shkodranë.

 Pas 71 seancash, gjykata e Apelit të Shkodrës e pushoi sot çështjen e 22 fermerëve të Komunës Shkrel dhe i shpalli ata të pafajshëm.

Apeli ka pushuar çështjen e ngritur nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila akuzonte fermerët për kultivim të lëndëve narkotike në vend të kërpit industrial.

Çështja e fermerëve të Shkrelit, të cilët akuzoheshin se fara e kërpit industrial që ata kultivonin ishte kanabis sativa, ka nisur që në vitin 2003, dhe përfundoi sot me lirimin e fermerëve.

Pas seancës, Alfred Pëllumbi ,një nga përfaqësuesit e shoqatës së fermerëve të Shkrelit, e quajti vendimin një fitore të rëndësishme dhe  deklaroi se fermerët e Shkrelit do t’i rikthehen përsëri kultivimit të kërpit industrial.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here