Ministri Cani: Çifti 2B çoi ekonominë në humnerë

kuvendi-i-shqiperise1Kuvendi do të shqyrtojë ditën e sotme për miratim buxhetin faktik. Projektligji i buxhetit faktik, që u miratua nga qeveria e mëparshme përpara tre muajve, do të mbrohet nga Ministri i ri i Financave, Shkëlqim Cani.

Në fjalën e tij para deputetëve Ministri i Financave Shkëlqim Cani e krahasoi ekonominë shqiptare me atë të viteve 1996 dhe fillimit të 1997. Cani tha se auditi ka nxjerrë një borxh të fshehur që i kalon 2 miliardë dollarët, ndërsa qeveria e mëprshme i ka favorizuar bizneset pranë saj.

“Viti 2012 i la stafetën 2013 për ta groposur. Çdo buxhet është rishikuar në ulje afro dy herë në vit. Shifrat janë manipuluar, duke thënë se ekonomia shqiptare ishte e dyta në botë. KLSH dhe Deloite vërtetojnë se boxhi i fshehur vetëm ndaj biznesit mbi 2 miliardë dollar. Viti 2012 e futi ekonominë e vendit në pritën e një ekonomie piramidale, me po të njëjtij çift, 2B (Berisha dhe Bode), por pa Suden.

Janë favorizuar kompanitë afër ministrit. Ish-ministri në tetë muaj ka paguar jashtë radhe 3.7 miliardë lekë. Si do të mund të mbushej buxheti i shtetit, kur kanë qenë të zënë me shpërblime urgjencash. Rritja e borxhit publik dhe rënia e ekonomisë janë elementët që shoqëruan punën e çiftit 2B gjatë vitit 2012”, tha Cani.

 

“Agimi i Artë” fiton sërish terren, në vend të tretë me 10% mbështetje

Agimi-i-Arte“Agimi i Artë” i ka bërë thirrje simpatizantëve të tij, të dalin në një manifestim të shtunën në Athinë. Qindra militantë dhe simpatizantë të lëvizjes neonaziste, kanë protestuar këtë të hënë përpara Gjykatës Supreme, ku po dëgjoheshin tre deputetë të Agimit të Artë.

Tre deputetët, rrezikojnë fajësimin për “përkatësi në një organizatë kriminale”, një cilësim juridik i vënë edhe përballë 6 deputetëve të tjerë të partisë, ku ndër to edhe drejtuesi i tyre Nikos Michaloliakos, i arrestuar që prej muajit tetor.

Gjykata Supreme është instanca, që po drejton hetimin kundër “Agimit të Artë”, të akuzuar për vrasjen e një këngëtari antifashist, Pavlos Fyssas, më 18 shtator në dalje të një lokali afër Athinës, nga një militant i “Agimit të Artë”.

Në javët në vazhdim pas kësaj vrasje, partia neonaziste kishte parë ulje të mbështetjes në vota sipas vlerësimeve të Institutit Metron, ku nga një mbështetje prej 13,1% në korrik, përqindja  ishte ulur në 7,6 në tetor.

Por, një sondazh i Metron i publikuar këtë të diel, e vlerëson përqindjen mbështetëse të kësaj partie të përkthyer në votë në 10%, gjithmonë në vend të tretë, pas konservatorëve të Demokracisë së Re dhe opozitës së majtë të Sirizës.

 

 

 

Qeveria ukrainase mes BE-së dhe Rusisë, protestat popullore pro BE-së

ukraike kievUkraina është gdhirë sërish nën protesta. Rreth 20 mijë manifestues kanë vazhduar të protestojnë të hënën në Kiev, kundër refuzimit nga ana e autoriteteve për të nënshkruar marrëveshjen e asocimit me Bashkimin Europian.

Avokati i Ioulia Timochenkos, ka lexuar para mijëra protestuesve një mesazh të opozitares ukrainase, e dënuar më 2011 me shtatë vite burg, për abuzim me pushtetin gjatë një procesi që Bashkimi Europian, e ka cilësuar politik.

‘Në shenjë bashkimi dhe solidarizimi me manifestuesit, që po përleshen në rrugët e Ukrainës dhe nëpër botë, do të hyjë në grevë urie pa afat, për t’i kërkuar Ianoukovitch nënshkrimin e marrëveshjes së asocimit me BE-në”.

Përballë protestave, që po shumëfishohen këto ditët e fundit, presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje për paqe.

“Askush nuk do të vjedhë ëndrrën tonë të një Ukraine Europiane, dhe askush nuk do të mund të na nxjerrë dot nga rruga e duhur, që do të na çojë drejt kësaj ëndrre”,- ka deklaruar Viktor Ianoukovitch.

Qeveria ukrainase ka vendosur javën e kaluar të refuzojë nënshkrimin e marrëveshjes historike midis ish Republikës Sovjetike dhe Bashkimit Europian. Qeveria ka shfaqur një përforcim lidhjesh me Rusinë në emër të pragmatizmit ekonomik. Por, disa zëra bëjnë të ditur se këto mund të jenë lëvizje të përkohshme taktike, për të rritur më tej skeptrin e ofertës ndaj BE-së.

Edhe pse Ukraina i tha jo Marrëveshjes, Bashkimi Europian është shprehur sërish i gatshëm për rishikim të situatës dhe i bën thirrje Ukrainës të mos i kthejë kurrizin BE-së, ndërsa Moska është duke akuzuar BE-në, se po i bën shantazh të hapur Ukrainës.

 

OSBE: Reformë mbi kodin zgjedhor, gjithëpërfshirja elementi kryesor

ambasadori i ri OSBEGjatë Konferencës së organizuar ditën e sotme nga shoqëria civile, me temë ‘Shqipëria civile dhe Demokracia në Shqipëri” me fokus mbi reformën zgjedhore, ka qenë prezent edhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i OSBE-së ka deklaruar, se është e mirëpritur çdo reformë zgjedhore ,që ndihmon përmirësimin e kuadrit ligjor, trajton rekomandimet e bëra në këtë raport si dhe ato të papërmbushura ende.

Sipas Ambasadorit nevojitet një ndryshim i kodit zgjedhor deri në mesin e vitit 2014 dhe gjithëpërfshirja duhet të karakterizojë këtë proces.

“Është shumë e rëndësishme që ndonjë ndryshim i mundshëm i kodit zgjedhor të miratohet në mesin e vitit 2014. Gjithëpërfshirje, kontribut i gjithë aktorëve të përfshirë në zgjedhje dhe shoqërinë civile, do ndërtohej besimi deri në arritjen e rezultatit përfundimtar. Por sfida e vërtetë qëndron në zbatimin e kodit zgjedhor nga gjithë aktorët, ai ka pasur mangësi, korrigjimi i kësaj situate duhet të jetë përparësi. Përputhja me zgjedhjet me standardet ndërkombëtare do arrihet kur partitë të zbatojnë ligjin në mënyrë të paanshme e në mirëbesim”- tha ai.

 

 

 

Arrestime në Universitetin e Elbasanit

rektori i elbasanitDrejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan ka nisur procedimin penal ndaj Rektorit të Universitetit “Aleksanër Xhuvani”. Akuza që rëndon mbi Liman Varoshin është shpërdorimi i detyrës. Paralelisht është vënë nën akuzë me të njëjtën vepër penale edhe Drejtoresha Juridike e Universitetit të Elbasanit.

Policia e Elbasanit bën me dije se po ashtu janë arrestuar Kancelari i Universitetit Eljan Hoxha dhe Drejtori i Drejtorisë Ekonomike, Filip Qose.

“Të 4 këta shtetas akuzohen për veprat penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, ‘vjedhje e kryer me anë të shpërdorimit të detyrës’ gjithashtu akuzohen edhe për ‘falsifikim të dokumenteve zyrtare”, njofton policia.

 

 

Shtypi: “A është Franca raciste?”

ministrja francezeVOA

“A është Franca raciste?” ishte  titulli i artikullit të një gazete kryesore franceze, pasi një revistë e së djathtës ekstreme krahasoi ministren e drejtësisë, e cila është me origjinë afrikane, me një majmune. Ngjarja ka shkaktuar debate në Francë, ku Fronti Kombëtar, parti e së djathtës ekstreme, ka fituar pikë në disa sondazhe, dhe shifrat tregojnë një rritje prej 23 për qind të incidenteve të raportuara me motive raciste gjatë vitin e kaluar.

Para pak kohe, kopertina e revistës Minute e quajti ministren e drejtësisë Christiane Taubira “të zgjuar sa një majmune.”  “Taubira merr bananen e saj,” vazhdonte më tej artikulli.

Një gjykatë në Paris ka hapur një hetim zyrtar mbi incidentin. Zëvendës ministrja e arsimit George Pau-Langevin e quajti artikullin një sulm të vlerave franceze:

“Mendoj se ne të gjithë mbrojmë  vlerat e Republikës, sepse ajo është themeluar mbi refuzimin e diskriminimit dhe të racizmit, ajo bazohet tek  barazia e të gjithë njerëzve. Prandaj, çdo gjë që është kundër këtyre parimeve themelore të Republikës e dëmton atë.”

Zonja Taubira ka lindur në Guajanën Franceze, një ishull që i përket Francës dhe ka qenë viktima e disa fyerjeje raciste. Një kandidat i Frontit Kombëtar e krahasoi atë me një shimpanze.

Natyra e debatit publik në Francë ka ndryshuar kohët e fundit, thotë Rainbow Murray, një eksperte e politikës së djathtë franceze, nga Universiteti “Queen Mary” i Londrës.

“Ka patur gjithmonë një racizëm pas fasadave në Francë, që tregohet nga vështirësia e pakicave kombëtare për të gjetur punësim. Por ka patur ndoshta më shumë gatishmëri për ta shprehur racizmin hapur muajt e fundit.”

Disa vëzhgues e lidhin tensionin e tanishëm racor në Francë me trazirat e vitit 2005 në lagjet e varfëra të Parisit dhe të disa qyteteve të tjerë.
Nicolas Sarkozy, i cili atëherë ishte ministri i brendshëm, i cilësoi protesuesit si “racaille” ose llum – duke kapërcyer cakun në portretizimin e imigrantëve, shumica e të cilëve ishin nga Afrika veriore dhe perëndimore.
Zonja Murray thotë se Franca kurrë nuk i ka integruar komunitetet e saj të mëdha të imigrantëve.

“Ajo që e dallon Francën nga Mbretëria e Bashkuar ose Shtetet e Bashkuara dhe vende të ngjashëm, është se Franca nuk është multikulturore. Francezët e mohojnë praninë e ndryshimeve edhe kur ato ekzistojnë.  Dhe për shkak të këtij fakti, ata nuk kanë ligje të qarta në lidhje me racat. Ata as që e pranojnë racën në të dhënat e censusit.”

Autorja Priscilla Lalisse-Jespersen, një amerikane e cila jeton në Paris me burrin e saj francez, ia atribuon rritjen e racizmit problemeve ekonomike të Francës. Ajo foli për Zërin e Amerikës nëpërmjet Skype-it:

“Papunësia është në rritje. Numri i njerëzve që miratojnë punën e presidentit ka rënë në mënyrë të vazhdueshme. Ai tani është presidenti më i papëlqyer në historinë  franceze. Franca i druhet gjithashtu globalizimit, dhe po përjetojnë një krizë kombëtare identiteti.” 
  
Presidenti Francois Hollande ka folur ashpër kundër sulmeve ndaj ministres Taubira. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se reagimi i tij ishte i dobët – dhe ata paralajmërojnë se tabuja mbi shfaqjen publike të racizmit po zhduket.

Berisha: Qeveria Rama-Meta megamashtruese, nuk hoqi TVSH-në

berishaaaDeputeti demokrat Sali Berisha në një postim në rrjetin social FB ka deklaruar se, qeveria Rama-Meta ka mashtruar në lidhje me heqjen e TVSH-së për produktet e ndryshme ushqimore. Berisha thekson se ulja e TVSH-së do ndikonte në uljen e çmimeve, por sipas tij megamashtrimi elektoral i Rama-Metës, u bë pa iu tharë boja akoma premtimit.

Mesazhi i plotë i Berishës në Facebook

“Mashtrimi eshte kartolina e qeverise Rama-Meta per te varferit e Shqiperise.

Gjate fushates elektorale, Edi Rama, njeriu qe zotohej ne sheshet dhe rruget e Shqiperise se do te ndihmonte te varferit, duke derdhur lot krokodoli per ata qe numeronin fetat e bukes, betohej se ne 100 ditet e para te qeverisjes se tij ai per te ulur çmimet e ushqimeve, ilaçeve dhe energjise do te hiqte TVSH-ne, pra taksen prej 20% mbi to, dhe kjo do te ulte ndjeshem çmimin e tyre dhe do lehtesonte dhimbjet e perditeshme te te varferve ne Shqiperi.

Por pas marrjes se votes se tyre, pa ju thare boja premtimit, qeveria Rama – Meta terhiqet nga premtimi dhe deklaron se nuk mund te heq TVSH-ne per ushqimet, ilaçet, energjine duke bere keshtu nje megamashtrim elektoral para me te varferve te vendit dhe mbare shqiptareve. Kjo eshte kartolina qe qeveria Rama – Meta iu dergon te varferve, pensionisteve e te papuneve per Vitin e Ri.”

Policia e Shtetit: 2,961 vepra penale vetëm për një muaj, 87% zbulueshmëria

Shperndarja e krimevePolicia e Shtetit publikoi ditën e sotme buletinin informativ mujor për periudhën kohore 17 tetor -17 nëntor. Gjatë kësaj periudhe, janë evidentuar 2,961 vepra penale, ndërsa zbulueshmëria e tyre është 87 %. Sipas policisë, për këto vepra penale ka 2,845 autorë të dyshuar dhe vetëm 754 prej tyre janë ndaluar. 1913 autorë të dyshuar po ndiqen në gjendje të lirë.

Në numrin e veprave penale janë të përfshirë goditjet kundër krimit të organizuar e korrupsionit, krimet kundër personit, krimet kundër pronës, vepra të tjera penale, shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe rastet e dhunës në familje sipas Kodit Penal, procedimet për ndërtime të paligjshme, procedimet për prerje të paligjshme të pyjeve, si dhe një sërë prioritetesh të rëndësishme të periudhës si lufta ndaj  kontrabandës së komit, apo goditja e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

ndarja e krimeve sipas grupmoshaveGjatë periudhës 17 tetor deri më 17 nëntor janë evidentuar 400 vepra penale më tepër, krahasuar me periudhën 17 shtator – 17 tetor. Kjo rritje ka ardhur kryesisht si rezultat i një prej prioriteteve të policisë për këtë periudhe që ka qenë  goditja e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit ku në vijim të operacionit “Fund Marrëzisë” (nisur gjatë muajit të kaluar) janë evidentuar 542 vepra penale).

Krimet kundër personit

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 12 vrasje. Në sajë të punës hetimore të kryer është bërë e mundur zbardhja e 9 prej tyre, ndërkohë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e 3 vrasjeve të tjera. Autorë të këtyre vrasje janë evidentuar 12 persona, 8 prej të cilëve janë arrestuar nga strukturat e policisë, ndërkohë 4 prej tyre janë shpallur në kërkim.

ndarja e krimeve sipas grupmoshave (1)Gjatë kësaj periudhe një ndër operacione t e zhvilluara ishte ai për goditjen e një rasti pengmarrje për qëllime fitimi, në sajë të të cilit u arrestua autori i dyshuar dhe u bë i mundur lirimi i personit të marrë peng.

Gjithsej, janë evidentuar 303 vepra penale të kësaj natyre dhe ka patur 356 autorë të proceduar. Zbulueshmëria është 97 %.

Lufta kundër drogës

Nga operacionet antidrogë të zhvilluara dhe forcimi i masave të kontrollit në Pikat e Kalimit Kufitar është bërë i mundur sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të narkotikëve në Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Durrës, Tiranë, Korçë, etj. Kështu, janë sekuestruar 20.6 gr heroinë; 11 kg kokainë; 3 ton marijuanë, 8 kg hashash etj.

Autorët:

• 163 autorë të dyshuar

• 104 arrestuar

• 3 në kërkim

• 56 në gjendje të lirë

Lufta kundër krimit ekonomik

Strukturat kundër krimit ekonomik e financiar gjatë kësaj periudhe kanë ndërmarrë një sërë operacionesh të suksesshme. Më i rëndësishmi ishte operacioni i koduar “Fund Marrëzisë”, me objektiv goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë këtij operacioni, i cili është në vazhdim, u kontrolluan 1374 subjekte, u evidentuan 542 vepra penale zhvillim i palejuar i lojërave të fatit, u proceduan penalisht 534 autorë. Në subjektet e kontrolluara u sekuestruan 3.162 pajisje lojëra fati, 252 kompjuterë dhe 674 monitorë (televizorë).

Në luftën kundër korrupsionit veçojmë 7 operacione të rëndësishme, gjatë të cilave u arrestuan 17 persona dhe 7 autorë të tjerë të dyshuar janë shpallur në kërkim.

Për tu evidentuar është operacioni i zhvilluar për goditjen e korrupsionit në fushën e tatimeve gjatë të cilit u arrestuan 2 autorë të dyshuar dhe 7 të tjerë u shpallën në kërkim.

Të proceduarit ishin punonjës të tatimeve dhe  të cilët nga hetimet e kryera rezultoi se kanë shkaktuar një dëm prej 5 milionë dollarësh. Po ashtu janë goditur:

– një goditje në sektorin e naftës me 6 autorë të dyshuar të arrestuar,

– një rast në sistemin e drejtësisë me 1 autor të arrestuar,

– një rast tek transporti rrugor me 1 person të arrestuar,

– 1 rast tek pushteti lokal me 2 autorë të arrestuar,

– 1 rast tek Kryqi i Kuq, me 4 autorë të arrestuar,

– si dhe 1 rast në shëndetësi me 1 autor të dyshuar të arrestuar.

Operacioni “Mërkuri i Bardhë 2” i organizuar nga INTERPOL në bashkëpunim me vendet e ballkanit për goditjen e aktivitetit kriminal të tregtimit, prodhimit dhe mbajtjes së mallrave të falsifikuara. Ky operacion është në vijim të operacionit të mëparshëm të zhvilluar në ditët e para të muajit tetor. Në kuadër të këtij operacioni janë proceduar 11 autorë.

Operacioni policor për goditjen e aktivitetit të paligjshëm lidhur me shfrytëzimin e mineralit të kromit. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 25 vepra penale dhe janë proceduar 26 subjekte apo persona për fshehje të të ardhurave, kryesisht në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës etj..

Operacioni “TOKU” për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, i zhvilluar në qytetin e Shkodrës, gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi i një personi dhe sekuestrimi i një sërë dokumentesh të falsifikuara, si dhe i pajisjeve me të cilat realizohej falsifikimi i tyre.

Operacioni “RAFINERIA” kundër kontrabandës dhe fshehjes së të ardhura zhvilluar në Elbasan, në kuadër të të cilit u sekuestruan 232 mijë litra solar e bitum. Po ashtu u arrestua një autor i dyshuar dhe një tjetër u procedua penalisht.

treguesit e krimeve sipas gjeografise

 

 

 

 

Braçe: Falimentimi i Belle Air mashtrim, prokuroria ndjekje penale

belleair2Deputeti socialist Erjon Braçe ka deklaruar në rrjetin social FB se falimentimi i Kompanisë ajrore Belle Air, nuk është veçse një mashtrim. Sipas Braçes, kjo Kompani i detyrohet shtetit 5 milionë euro në taksa dhe tatime, që i ka të papaguara, si edhe 15 milionë euro borxh, që ua ka marrë bankave të nivelit të dytë. Belle Air u ka marrë lekët 4000 qytetarëve shqiptarë, duke i detyruar ato të paguajnë edhe një tjetër shumë që të udhëtojnë me një linjë tjetër. Për të gjitha këto, Braçe ka deklaruar se duhet patjetër një hetim penal për të parë se kush fshihet konkretisht pas linjës së ish qeverisë Berisha, që transportonte në kohë zgjedhjesh votues.

Shënimi i plotë i Braçes:

“Falimenti i kompanise se ish qeverise Berisha eshte mashtrim!! Teresisht mashtrim!!

Duhet hetim penal dhe qeveria duhet ta kerkoje menjehere!! Belle air eshte nje njohje e vjeter!!  Jam marre me te qysh nga viti 2006!! Ate kohe Ministri i Transportit Lulezim Basha nisi nje beteje ne tregun vendes te transportit ajror, tamam per ti bere vend kesaj kompanie.

Prej asaj kohe; per 6 vite me rradhe kam monitoruar, hetuar dhe denoncuar sjelljen e kesaj kompanie, detyrimet e vazhdueshme ndaj qytetareve dhe institucioneve shteterore, atyre qe mbullojne tregun, atyre fiskale dhe posacerisht autoritetit te konkurences!!

Qeveria e Sali Berishes e mbronte dhe e favorizonte! Bashke me qeverine dhe cdo institucion tjeter! Keshtu derisa u be dhe u soll, perfitoi si monopol!!

Si i tille u soll me qytetaret te cilet jo vetem i grabiste me cmimet ne raport me sherbimin mizerabel; krejt ndryshe u soll me politiken!!

Pra: ju kujtohet maji e qershori i ketij viti kur kompania ofronte udhetime falas per llogari te politikes dhe nevojes se qeverise per te fituar zgjedhjet!!!

Tani ja ku jemi; kompania ka pezulluar fluturimet; kompania ka nisur procedurat per te shpallur vete falimentin; kompania i ka mbi 5 milion euro tatime e taksa pa paguar qeverise;
kompania i ka mbi 15 milion euro borxh tre bankave te nivelit te dyte ne shqiperi;
kompania ka te tjera detyrime ndaj aeroportit te tiranes dhe nje sere kreditoresh te tjere private; mbi te gjitha; kompania ka marre peng mbi 4000 shqiptare te cileve ju ka marre parate e biletave dhe tani u kerkon para te tjera per te udhetuar me nje kompani qe ajo vete e ka kontraktuar!!

Kur gjendja arrin ketu, qeveria nuk duhet te mjaftohet me nje sqarim!!

Qeveria duhet:  te nise hetimin administrativ, fiskal per kete kompani!! Te kerkoje hetimin penal per kete kompani!!

Jane te domosdoshme: per te njohur nje here te vetme zyrtarisht se kush jane pronaret e kesaj kompanie, pas kesaj per ti detyruar te marrin pergjegjesine ligjore per te gjitha shkeljet administrative dhe krimet e kryera;
(as tani qe gjendja eshte kritike kerkush nga drejtuesit e kompanise nuk eshte ketu, nuk eshte publik, nuk shkon neper takimet zyrtare dhe nuk del te prezantohet te marre pergjegjesi; ky eshte kulmi)

Per te pare dhe analizuar bilancet e kompanise monopol e cila krejt pa pritur shpall falimentin nderkohe qe kompania vjet ka transportuar gati 1 milion udhetare dhe me cmime teresisht tregu;

Ne fund te fundit; per te pare nese falimenti eshte mashtrim dhe ku kane perfunduar parate e kesaj kompanie.

Per ta detyruar deri ne fund: te demshperbleje qindarke me qindarke qytetaret shqiptare per demet qe ju ka shkaktuar ne vijimesi.

E gjitha kjo histori ka te beje me ish qeverine e Sali Berishes!!

Falimenti i shpallur tani, nuk ka asfare lidhje me krizen ekonomike apo recesionin, numri i udhetareve te kompanise dhe te ardhurat e saj kane qene mjaftueshmerisht te larta.

Jo! Kompania nuk do te paguaje detyrimet qe i ka qeverise dhe kreditoreve te tjere; kompania nuk do qe te hetohet per te ardhurat e saj te fshehura dhe ti nenshtrohet detyrimeve fiskale per fitimet e fshehura; kerkon te trazoje opinionin dhe te hedhe qytetaret ne marredhenie me te kunder qeverise.

Deri tani, me kaq te dhena une dyshoj fort se:

Falimenti eshte mashtrim!!”

Basha: Me Olldashin të njëjtat mendime mbi qeverinë si rrezik i demokracisë

basha-olldashiGjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar demokrat Kreu i PD-së Lulzim Basha i ftoi deputetët të mbajnë një minute heshtje në nderim të Sokol Olldashit.

Gjatë fjalës së tij Basha theksoi një moment shumë të rëndësishëm për të, ku në në një takim të përzemërt dhe të hapur që kishte pasur me deputetin Olldashi vetëm pak ditë para aksidentit tragjik, ato të dy kishin ndarë të njëjtat mendime për qeverinë e shumicës së sotme, si një faktor rreziku për demokracinë dhe ekonominë shqiptare. 

Fjala e plotë e Bashës 

Të nderuar deputetë,

E di se ne këtë moment të  gjithë i kemi sytë tek ajo buqetë me lule  aty,  kemi në mendje Sokolin, mikun tonë të shtrenjtë, deputetin tonë  shembullor, që u nda  tragjikisht nga jeta natën e zezë të mërkurës së shkuar dhe dua ta nis këtë mbledhje të Grupit Parlamentar .

Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tij…

I paharruar kujtimi i tij!

Mijëra mesazhe ngushëllimi i kanë ardhur këto ditë Partisë Demokratike, mua si kryetar i saj nga njerëz të  thjeshtë brenda  dhe  jashtë vendit, nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile, nga komunitet fetare, nga  parti dhe politikanë  shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, nga parti simotra europiane, nga miq të huaj, nga përfaqësues  diplomatikë  të vendeve  mike të botës këtu në Tiranë, e shumë të tjerë. Të  gjithë  janë bashkuar me dhimbjen tonë, me dhimbjen e familjes dhe të afërmeve të Sokolit,  me dhimbjen e  mbarë vendit për ketë humbje të rëndë.

Në emrin tuaj dëshiroj t’i falenderoj  nga zemra të gjithë për ngushëllimet  e tyre të ndjera.

Secili prej nesh, të dashur miq,  dhe bashkë me ne qindra – mijëra demokratë, sjellim sot  në mendje episode të ndryshme të njohjes me Sokolin, takimeve me të, të punës me të, të bashkëudhëtimit me të në rrugën e sfidave  të shumta,  qeverisëse dhe  opozitare që ka përballuar e përmbushur gjatë këtyre  dy dekadave Partia Demokratike.

Secili ka diçka të  vetën për të kujtuar. Tërësia e episodeve në lidhjen e tyre është përmendorja e nderimit tonë, e respektit tonë, e vendosmërisë sonë të njëzëshme për ta mbajtur të gjallë në zemrat tona kujtimin e Sokolit.

Kam edhe unë shumë e shumë episode të bukura për të  kujtuar, për të treguar, sepse na pat rënë të dyve shorti dhe nderi të  lançoheshim  në  moshë të re në politikën e lartë nga kryetari historik i Partisë Demokratike Sali  Berisha, dhe të merrnim të dy përgjegjësi të mëdha në qeverisjen tetëvjeçare të Partisë Demokratike.

Po evokoj shkurtimisht në këtë mbledhje takimin shumë të përzemërt dhe të hapur që patëm vetëm pak ditë para aksidentit tragjik. Folëm shtruar për  zhvillimet  politike,  ndamë të njëjtat pikëpamje për  qeverinë e shumicës së sotme që është shndërruar në faktor rreziku për demokracinë dhe ekonominë shqiptare me paligjshmërinë dhe arbitraritetin e saj të ngritur në sistem brenda një kohë të shkurtër.

Ndamë gjithashtu bindjen se përballë këtyre sfidave grupi ynë parlamentar dhe mbarë Partia Demokratike duhet të vazhdojmë të qëndrojmë fort me fakte, profesionalizëm dhe argumente, me bashkim dhe kohezion të fortë  opozitar, duke bërë nul në këtë mënyrë çdo përpjekje apo projekt të kundërshtarëve tanë në qeveri për të futur përçarje, për të krijuar opozitën e opozitës, me qëllim dobësimin dhe eliminimin e Partisë Demokratike që është ëndrra e tyre e vjetër.

Sokoli iku në kulmin e moshës, në aksidentin fatal të së mërkurës, që na veshi në zi të gjithëve. Nuk mund të linte amanete, por unë dhe ju e dimë mirë se opozita e fortë, ballore dhe e pandashme kundër qeverisë  Rama-Meta ishte gjithashtu kredoja e tij politike, se  kohezioni opozitar,  në respekt të lirisë demokratike të diskutimeve dhe debateve,  ishte gjithashtu formula e tij për Fillimin e  Ri dhe Ringritjen që synojmë.

Duke forcuar e modernizuar opozitarizmin, duke forcuar radhët tona, duke i zgjeruar radhët  tona me një hapje të re të  fuqishme të Partisë Demokratike ndaj brezit të ri dhe njerëzve të lirë të Shqipërisë, ne nderojmë kujtimin dhe veprën demokratike të mikut dhe kolegut tonë të paharruar Sokol Olldashi.