Qeveria ukrainase mes BE-së dhe Rusisë, protestat popullore pro BE-së

62

ukraike kievUkraina është gdhirë sërish nën protesta. Rreth 20 mijë manifestues kanë vazhduar të protestojnë të hënën në Kiev, kundër refuzimit nga ana e autoriteteve për të nënshkruar marrëveshjen e asocimit me Bashkimin Europian.

Avokati i Ioulia Timochenkos, ka lexuar para mijëra protestuesve një mesazh të opozitares ukrainase, e dënuar më 2011 me shtatë vite burg, për abuzim me pushtetin gjatë një procesi që Bashkimi Europian, e ka cilësuar politik.

‘Në shenjë bashkimi dhe solidarizimi me manifestuesit, që po përleshen në rrugët e Ukrainës dhe nëpër botë, do të hyjë në grevë urie pa afat, për t’i kërkuar Ianoukovitch nënshkrimin e marrëveshjes së asocimit me BE-në”.

Përballë protestave, që po shumëfishohen këto ditët e fundit, presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje për paqe.

“Askush nuk do të vjedhë ëndrrën tonë të një Ukraine Europiane, dhe askush nuk do të mund të na nxjerrë dot nga rruga e duhur, që do të na çojë drejt kësaj ëndrre”,- ka deklaruar Viktor Ianoukovitch.

Qeveria ukrainase ka vendosur javën e kaluar të refuzojë nënshkrimin e marrëveshjes historike midis ish Republikës Sovjetike dhe Bashkimit Europian. Qeveria ka shfaqur një përforcim lidhjesh me Rusinë në emër të pragmatizmit ekonomik. Por, disa zëra bëjnë të ditur se këto mund të jenë lëvizje të përkohshme taktike, për të rritur më tej skeptrin e ofertës ndaj BE-së.

Edhe pse Ukraina i tha jo Marrëveshjes, Bashkimi Europian është shprehur sërish i gatshëm për rishikim të situatës dhe i bën thirrje Ukrainës të mos i kthejë kurrizin BE-së, ndërsa Moska është duke akuzuar BE-në, se po i bën shantazh të hapur Ukrainës.