Berisha: Qeveria Rama-Meta megamashtruese, nuk hoqi TVSH-në

15

berishaaaDeputeti demokrat Sali Berisha në një postim në rrjetin social FB ka deklaruar se, qeveria Rama-Meta ka mashtruar në lidhje me heqjen e TVSH-së për produktet e ndryshme ushqimore. Berisha thekson se ulja e TVSH-së do ndikonte në uljen e çmimeve, por sipas tij megamashtrimi elektoral i Rama-Metës, u bë pa iu tharë boja akoma premtimit.

Mesazhi i plotë i Berishës në Facebook

“Mashtrimi eshte kartolina e qeverise Rama-Meta per te varferit e Shqiperise.

Gjate fushates elektorale, Edi Rama, njeriu qe zotohej ne sheshet dhe rruget e Shqiperise se do te ndihmonte te varferit, duke derdhur lot krokodoli per ata qe numeronin fetat e bukes, betohej se ne 100 ditet e para te qeverisjes se tij ai per te ulur çmimet e ushqimeve, ilaçeve dhe energjise do te hiqte TVSH-ne, pra taksen prej 20% mbi to, dhe kjo do te ulte ndjeshem çmimin e tyre dhe do lehtesonte dhimbjet e perditeshme te te varferve ne Shqiperi.

Por pas marrjes se votes se tyre, pa ju thare boja premtimit, qeveria Rama – Meta terhiqet nga premtimi dhe deklaron se nuk mund te heq TVSH-ne per ushqimet, ilaçet, energjine duke bere keshtu nje megamashtrim elektoral para me te varferve te vendit dhe mbare shqiptareve. Kjo eshte kartolina qe qeveria Rama – Meta iu dergon te varferve, pensionisteve e te papuneve per Vitin e Ri.”