Pala greke bllokon në kufi Drejtoreshën e ISSH, Vjollca Braho

Vjollca-BrahoDrejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Vjollca Braho nuk është lejuar nga pala greke që të hyjë në territorin grek, duke e bllokuar atë në Kapshticë.

Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, apo edhe shkaqet që kanë shtyrë palën greke të mos lejojë kalimin në shtetin fqinj të Vjollca Brahos.

Në një lidhje direkte për News 24, zonja Braho tha se fakti që është nga Çamëria dhe anëtarë e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është arsyeja e mos lejimit të saj nga policia greke për të hyrë në Greqi. Ajo tha se ka rreth katër orë që qëndron në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ndërsa pala greke i ka bllokuar edhe pasaportën e saj.  Ajo tha se ndërsa ka kërkuar arsyet e bllokimit, pala greke i është përgjigjur se mund të kalojë vetëm pasi të kryhen kontrollet dhe me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të policisë greke.

Drejtoresha e ISSH-së konfirmoi se ka një pasaportë shërbimi, me të cilën kishte lëvizur në shumë vende të tjera të botës. Zonja Braho është Kryetare e forumit të gruas në PDIU dhe anëtare e kryesisë së kësaj partie. Mësohet se pas ndërhyrjes së Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, zonja Braho ka mundur të marrë mbrapsht pasaportën e saj të shërbimit.

 

Policia greke reprezalje shqiptarëve në 101 vjetorin e pavarësisë

kakvije 2Me rastin e 101 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar, policia kufitare greke ka kryer “reprezalje” në pikën kufitare “Kakavijë”.

Pasditen e sotme është ndaluar drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, njëkohësisht edhe anëtare e kryesisë së PDIU-së, Vjollca Braho. Braho ka qenë duke kaluar pikën kufitare në Kapshticë, kur policia doganore greke e ka ndaluar. Drejtoresha e ISSH-së ka qenë duke udhëtuar me pasaportë shërbimi, por sipas burimeve konfidenciale, mësohet se policia greke ia ka marrë duke mos i dhënë asnjë shpjegim.

Drejtoresha Braho ka deklaruar se ka qenë bashkë edhe me 15 persona të tjerë, ndërsa vetëm ajo është ndaluar në doganë pa i dhënë asnjë arsye.

Në një intervistë të dhënë për “A1 Report”, Braho tha se e kanë ndaluar për arsye politike.

“Më ndaluan për arsye politike, për shkak se jam një nga drejtueset e PDIU-së. Kjo ka ndodhur edhe me persona të tjerë, të cilët janë ndalur nga policia greke për arsye politike, ose vetëm pse kanë qenë çamë. E njëjta gjë u ka ndodhur edhe të afërmve të mi. Pasaporta mu kthye vetëm falë ndërhyrjeve të shtetit shqiptar”, -deklaroi Braho.

Sipas të dhënave të deritanishme, mësohet se edhe dhjetëra qytetarë të tjerë janë ndaluar në kufirin grek, me pretekstin se kanë jetuar në Greqi për dy muaj pa shkëputje dhe se nuk njihen si turistë.

Por sipas qytetarëve, ata nuk e kanë plotësuar afatin kohor prej tre muajsh, i cili është afati zyrtar që një qytetar mund të qëndrojë vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë për vizë turistike, në një shtet të zonës “Shengen”. Po ashtu qytetarët thonë se kanë pasur garancinë që kërkohet si dhe shumën e parave që i duhen një turisti për të ndenjur për tre muaj në një shtet tjetër.

Rama prezanton projektin e vijës bregdetare në Vlorë

rama21Gjatë festimeve në qytetin e Vlorës, kreu i qeverise Edi Rama ka prezantuar në teatrin “Petro Marko” projektin  “Lungo Mare”, ku u shpall  dhe  konkursi ndërkombëtar për projektin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës.

Kryeministri Rama në fjalën e tij u shpreh optimist për konkursin në funksion të zhvillimit të vijës bregdetare. Ai theksoi se pavarësisht dëmtimit të vijës bregdetare nga ndërtimet pa kriter, është i mundur transformimi i saj në harmoni të plotë me natyrën në funksion të turizmit. Kryeministri tha se objektivi i qeverisë mbetet realizmi i këtij projekti brenda harkut kohor të dy viteve.

“Kemi shembuj të shkëlqyer dhe për të mësuar nga gabimet e të tjerëve në projektimin dhe shfrytëzimin e projekteve të bëra për vijën bregdetare. Besoj që kemi eksperiencën e nevojshme për të ndërtuar një konkurs që të përfshijë jo vetëm talentin dhe forcën e imagjinatës të shumë arkitektëve me famë në botë, por dhe ne energjinë e njerëzve që jetojnë realitetin. Është sinergjia mes të dyve që garanton sukses. Ta bëjmë këtë zhvillim në bashkëpunim me natyrën dhe që garanton cilësi. Është një sfidë në funksion të transformimit të gjithë vijës së përcaktuar në një realitet të ri europian dhe urban të Shqipërisë së re turistike. Jam i bindur që pavarësisht dëmeve të bëra, potenciali është aty”, tha ai.

Schultz: Zgjerimi i BE-së s’është prioritet kryesor

European Parliament - Martin SchulzZgjerimi i BE-së nuk mund të jetë prioritet kryesor i Brukselit tani për tani, kur kriza ekonomike po trondit themelet e saj. Kështu shprehet Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schultz.

Eurodeputeti gjerman në një intervistë për gazetën serbe NIN, thotë se gjithsesi procesi i zgjerimit do të vazhdojë.

“BE nuk po u mbyll derën anëtarësimeve të reja të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarësimi i Kroacisë është një provë për këtë”, deklaron Schultz.

Kreu i PE-së shton se, “BE do t’i kalojë këto vështirësi që po kalon tani”. “Be duhet të zgjerohet akoma. Edhe pse Gjermania nuk mund të krahasohet me SHBA-të apo Kinën, por e gjithë BE-ja nuk është e vogël. Së bashku GDP-ja jonë dhe popullsia është më e madhe se ajo e SHBA-ve”, shprehet ai.

Eurodeputeti thekson, ajo që po ndodh mes Beogradit dhe Prishtinës është “një zhvillim historik”. “Kam ndjekur nga afër dhe kam mbështetur bisedimet mes kryeministrave Daçiç dhe Thaçi. Liderët serb kanë dëshmua aftësi dhe aftësi, guxim dhe vizion.” Schultz shton se PE prêt që mes Serbisë dhe Kosovës marrëdhëniet të normalizohen sa më shpejt.

Korrupsioni, Naço shkarkon Kancelaren dhe Sekretaren e Gjykatës së Pukës

FIKSI-MBULIM-26_1Shkarkohen Kancelarja dhe Sekretarja e Gjykatës së Pukës nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Ministri shkarkoi Kancelaren e Hjykatës Pukë, Meliha Kukaj dhe Sekretaren gjyqësore, Liljana Shkjau. Kancelarja Meliha Kukaj dhe Sekretarja gjyqësore Liljana Shkjau janë shkarkuar pas verifikimeve paraprake të ngjarjes së denoncuar në një emision investigativ. Nasip Naço ka premtuar se lufta ndaj korrupsionit do të shtrihet në çdo nivel, ndaj ka ftuar qytetarët të bashkohen në këtë luftë.  Sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liljana Shkjau, dhe kancelarja e kësaj gjykate, Meliha Kuka, marrin në emër të gjyqtarit të çështjes, Shtjefën Lleshi, dhe prokurorit, Pëllumb Prençi, 5 milionë e gjysmë për të ndryshuar masën e sigurisë për të pandehurin, nga “arrest në burg pa afat”, në “detyrim për paraqitje”.

Në ditën e dytë të transmetimit të një cikli emisionesh, për denoncimin e korrupsionit në gjyqësor, “Fiks Fare” tregoi me pamje se si bëhen pazaret për lirinë e një të riu. Një bakshish prej 50 000 lekësh (të reja) kanë marrë edhe sekretarja me kancelaren. Në pritje të seancës gjyqësore për ndryshimin e masës së sigurisë, një nga prindërit e të pandehurit ka shkuar përsëri në zyrën e kancelares së Gjykatës së Pukës, së cilës i kërkon informacion nëse prokurori dhe gjyqtari i ka marrë paratë.

Në këtë bisedë, kancelaria e gjykatës i pranon familjarit të të arrestuarit se shuma prej 5 milionë lekësh të vjetra ka shkuar në tavolinat e gjyqtarit Lleshi dhe prokurorit Prençi. Menjëherë pas kësaj, vendimi i gjykatës ishte lirimi i të arrestuarit nga burgu i Shën Kollit në Lezhë.

 

Shekulli i shqiptarëve

flamur gjigandNga Jakup Krasniqi*

Nga shekujt e shumtë të ekzistencës shqiptare, të cilëve nuk u dihet fillimi, tepër pak vite i përkasin mëvetësisë së tyre. Ka të dhëna të rëndësishme që shqiptarët e sotëm i lidhin me njërin nga popujt më të vjetër të hapësirave mesdhetare, të atyre që krijuan kulturën mikenase, të pellazgëve të hershëm.

Shkenca e historisë përgjithësisht dhe disa degë të rëndësishme të saj, veçanërisht, kanë dëshmuar (sipas disa autorëve shqiptarë e të huaj) se parashqiptarët e hershëm janë ilirët e Ballkanit Perëndimor. Territori i shtrirjes ilire fillonte nga Istria, në veri, dhe përfundonte në Gjirin e Ambrakisë, në jug. Ata bashkëjetuan në fqinjësi me trakasit e grekët, në lindje dhe latinët, në perëndim, në hapësirën gjeografike të quajtur Iliri. Madje një pjesë e ilirëve si japygët, mesapët e etruskët jetuan pikërisht në territorin e Gadishullit Apenin.

Ky popull që në shekujt e mesjetës së mesme (siç njihet në historinë europiane si Epoka e Humanizmit dhe e Renesancës), identifikohej me emrat: alban, epirot dhe maqedonas, e arriti epokën e art në kohën e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Këtë periudhë shkenca e jonë e historisë dhe ajo europiane e kanë ndriçuar nga shumë anë. Por, shekulli i parapavarësisë së shqiptarëve, i njohur si Rilindje Kombëtare, fillon në vitet ‘20–‘30 të shekullit XIX për të kulmuar me mendimtarët e mëdhenj të brezit të Sami Frashërit, në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kjo periudhë e lavdishme përfundon me Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 prirë nga brezi i pavarësistëve, në krye me bërësin e saj, Ismail Qemalin.

Që këtej edhe fillon shekulli i shqiptarëve si komb shtetformues. Sivjet po përfundon viti i parë i fillimit të shekullit të dytë të shqiptarëve. Edhe ky shekull na ngarkon me detyra dhe obligime të shtëpisë si edhe me sfida të ndryshme, të brendshme e të jashtme. Nëse krijimi i shteteve kombëtare përbën karakteristikën kryesore të historisë moderne të njerëzimit, populli shqiptar gjatë shekullit të fundit mobilizoi energji të mëdha që të siguronte këtë hapësirë gjeografike, politike dhe juridike, në të cilën do t’i zhvillonte potencialet e veta të gjithanshme.

Për një shekull të tërë është dashur të ballafaqohemi me projektet shfarosëse të shteteve fqinje, të cilat gjeneruan konflikte dhe luftëra me pasoja të mëdha. Këtyre pasojave duhet t’ia shtojmë edhe faktin se pas Luftës së Dytë Botërore hapësira jonë kombëtare, edhe ashtu e copëtuar, u ndodh në anën tjetër të asaj që për pesë dekadat e «luftës së ftohtë» do të emërtohej si “perde e hekurt”.
Kjo “luftë e ftohtë” e përmasave globale do ta lërë në heshtje “dhunën dhe terrorin e nxehtë” me të cilën përballeshin shqiptarët jashtë asaj pjese të shtetit të pavarur, të krijuar gjatë viteve 1912-1913.
Shpartallimi i “mureve dhe i perdeve të hekurta”, që na kishin ndarë politikisht nga pjesa perëndimore e kontinentit europian, hapën një perspektive të re për popullin shqiptar, për popullin më të diskriminuar dhe më të shtypur të Europës!
Nuk do ta rëndoj këtë përimtim rasti me gjërat të cilat janë të njohura për pjesëmarrësit e këtij forumi (auditori). Megjithatë, po theksoj se rënia e “Murit të Berlinit”, që simbolizon edhe rënien e ndarjes bipolare të botës, Lindje/Perëndim, nuk i zhbëri “perdet” e vizioneve të kaluara në Ballkan.

Kapërcimi në një sistem të ri politik, ku filluan të zbatohen procedurat demokratike, nuk jepnin rezultatet e duhura për shkak të mentaliteteve, mendësive dhe kulturës së vjetër. Institucionalizimi i procedurave demokratike (zgjedhje të lira, sistem shumëpartiak, mendim të lirë, shprehje të lirë, shtyp të lirë , bashkim të lirë politik etj.), pa kulturën dhe vlerat demokratike që duhej t’i shoqëronin, sollën situata paradoksale ku sistemi demokratik shihej e përceptohej si sistem dominimi dhe mbivotimi i “të tjerëve”!
Si pasojë e konfrontimit të logjikës së dominimit, nga njëra anë dhe aspiratave liridashëse, nga ana tjetër dhe si rezultat i intervenimit ushtarak, politik dhe ekonomik të shteteve të demokracive perëndimore u arrit të evitohej gjenocidi dhe shpërngulja e dhunshme e përfundimtare e shqiptarëve nga Kosova. Kështu, përpjekjet njëshekullore u përmbyllën me krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
Në kontekstin historik të integrimeve në strukturat politike të Bashkimit Europian dhe në strukturat e sigurisë së Aleancës Veriatlantike shqiptarët janë në një pozicion të favorshëm. Jo vetëm për faktin se Republika e Shqipërisë tanimë është anëtare e NATO-s, por para se gjithash për shkak të realitetit politik dhe shoqëror ku ambiciet e forcave politike kryesore të Kosovës dhe Shqipërisë pretendojnë të jenë në harmoni të plotë me aspiratat e popullit shqiptar në gjithë hapësirën ballkanike.
Realiteti i ri ka krijuar mundësi të reja që duhen shfrytëzuar me përkushtim e vendosmëri, gjithnjë duke i konsumuar vlerat europiane të bashkëpunimit e të partneritetit të ndërsjellë. Pas çlirimit të Kosovës e posaçërisht pas Rrugës së Kombit, janë krijuar mundësi të shumta bashkëpunimi e integrimi mes popullit shqiptar të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës.

Ky avantazh vetvetiu nuk siguron gjë. Përpjekjet tona të përhershme duhet të orientohen në kahe të tilla ku të gjitha ligjet e harmonizuara me ligjet e Bashkimit Europian të bëhen pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë të funksionimit politik.
Krahas kësaj u mbetet të gjitha strukturave dhe institucioneve tona politike, kulturore, arsimore dhe edukative që, përmes një angazhimi të gjithanshëm, t’i përvetësojnë dhe t’ia transmetojnë tërë shoqërisë sonë vlerat dhe parimet mbi të cilat funksionojnë shoqëritë demokratike. Duke i përvetësuar këto vlera dhe duke funksionuar në përputhje me to, ne krijojmë kushtet e domosdoshme që integrimi në këto institucione të shihet si një proces tërësisht i natyrshëm.

Pikërisht për këtë arsye, bartësve të institucioneve tona shtetërore, sidomos të Shqipërisë e të Kosovës, u takon që të mbështesin me të gjitha forcat e institucioneve të shtetit, institucionet kulturore, arsimore dhe edukative etj., që demokracia si kulturë, me vlerat dhe parimet e veta të bëhet pjesë e pandashme e kulturës sonë të gjithëmbarshme kombëtare.

Kjo qasje, fillimisht ndaj vlerave tona kombëtare (që tranzicioni përkohësisht sikur i ka shmangur) dhe pastaj drejt vlerave të demokracisë perëndimore, do të krijojë favore për rrugën e integrimeve të shqiptarëve në Bashkimin Europian, në tërësinë e përparimit ku futesh me të veçantat e tua identifikuese.

Në këtë kuptim përmbushet edhe koncepti i sintagmës shekulli i shqiptarëve, ku kategoria e kohës, nga dimensioni abstrakt filozofik merr konotacion veprimi dhe konkretësie.
*Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Di Caprio në filmin e ri të Martin Scorsese, “The Wolf Of Wall Street”

Di Caprio
Di Caprio
Di Caprio

Filmi i ri i Martin Scorsese “The Wolf  Of  Wall Street” ka si personazh kryesor aktorin e famshëm 39 vjeçar, Leonardo Di Caprio, në rolin e një agjenti të korruptuar burse.

Xhirimet janë kryer nën drejtimin e Martin Scorsese, i cili siç shfaqet edhe ne foto, instrukton gjatë gjithë kohës personazhet kryesorë, mbi skenat e ndryshme që luhen.

Ndonëse  i gjatë për më shumë se tre orë, filmi është shkurtuar në 2 orë e 59 minuta dhe ngelet gjithsesi, filmi më i gjatë i Martin Scorsese, duke tejkaluar filmin e famshëm ‘Casino’ vetëm me një minutë.

Filmi që bazohet në kujtimet e Jordan Belfort, pritet të dalë në kinema më 25 dhjetor.

 

 

Di Caprio
Di Caprio

 

Di Caprio
Di Caprio

 

Di Caprio
Di Caprio

 

Di Caprio
Di Caprio

 

Di Caprio
Di Caprio

 

Di Caprio
Di Caprio

 

 Scorsese - Di Caprio
Scorsese – Di Caprio

 

 Scorsese - Di Caprio
Scorsese – Di Caprio

 

Di Caprio
Di Caprio

 

 

 

 

 

 

 

 

 

28 Nëntori mbledh krerët e vendit në Vlorë

festimet vloreKa nisur në Vlorë ceremonia e festimit të 101-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Presidenti Bujar Nishani , Kryeministri Edi Rama , kryeparlamentari Ilir Meta dhe kabineti qeveritar ndodhen në Vlorë për ceremoninë që nisi me vendosjen e kurorave me lule dhe ngritjen simbolike të flamurit.

Kurorën e parë te varri i Ismail Qemalit e vendosi Presidenti Nishani, i ndjekur nga Kryetari i Parlamentit Ilir Meta si dhe nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa kurorën e fundit me lule e ka vendosur Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Të pranishëm në aktivitetin e Vlorës janë edhe autoritete nga Kosova.

Pas ceremonisë, kryeministri Edi Rama në një prononcim të shkurtër është shprehur: “Falenderoj të gjithë ata që na janë bashkuar sot në Vlorë, ne si qeveri jemi të angazhuar ta çojmë shtetin përpara. I uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar këtë festë të madhe!”.

Presidenti i Republikës,Bujar Nishani, Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kanë program të përbashkët vetëm në nisjen e ceremonive të festimit të Ditës së Flamurit në Vlorë. Në orën 11:00, ata ishin bashkë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit dhe më pas vendosjes së kurorave me lule te varri i Ismail Qemalit. Më pas, programi i festimeve mes Presidentit dhe Kryeministrit Rama ndahet.

Festohet sot në të gjithë vendin, 101-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Një axhendë e ngjeshur aktivitetesh janë parashikuar në kryeqytet dhe veçanerisht edhe në Vlorë, aty ku 101 vite më parë Ismail Qemali i shoqëruar dhe nga 83 delegatë shpalli pavarësinë e vendit.

 

Bullgarët presion territoresh Serbisë dhe Maqedonisë, për përkrahje në BE

harta e bullgarevePartia ultranacionaliste bullgare “Ataka” përmes një deklarate i ka kërkuar Parlamentit bullgar që “Strumica, Bosilgradi e Dimitrovgradi, që banohen nga bullgarë,  t`i kthehet Bullgarisë”. Kjo kërkesë është bërë si kusht për mbështetjen e Maqedonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike. Deputetët e këtij formacioni politik kanë dorëzuar kërkesën që territoret e banuara me bullgarë në Serbi dhe Maqedoni të kthehen nën qeverisjen e Bullgarisë, transmetojnë lajmin mediat bullgare.Partia “Ataka” ka theksuar se Marrëveshja e Paqes e Nejit, e firmosur 94 vjet më parë, është jolegjitime, pasi që atëherë i janë aneksuar Bullgarisë pjesë të territorit të Krahinës Perëndimore. Kjo parti thekson se këto territore që sot janë në Maqedoni dhe Serbi duhet t`i kthehen Bullgarisë. Sipas “Ataka”, Maqedonia në atë kohë nuk ka ekzistuar si subjekt, ndërsa Serbia nuk është trashëgimtare juridike e Mbretërisë Serbo- Kroato-Sllovene, andaj këto territore duhet ti kthehen Sofjes zyrtare.

“Çështja duhet të zgjidhet para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së dhe Maqedonia të nis negociatat për anëtarësim”, theksoi Adrian Asenov, deputet i partisë “Ataka”.

Kerry: Shqipëria, forcë qëndrueshmërie në Ballkan

KerrySekretari i Shtetit John Kerry, duke uruar në emër të Presidentit Barak Obama dhe të popullit amerikan Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, thotë se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt mbajtjes me sukses të zgjedhjeve shumëpartiake.

Shqipëria, thuhet në deklaratën e sekretarit të Shtetit, është një forcë qendrueshmërie në Ballkanin Perëndimor dhe SHBA janë sidomos mirënjohëse për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Ndihmës në Afganistan si dhe për gatishmërinë për të sistemuar në mënyrë të përhershme ish-banorët e kampit Ashraf.

Kalimi paqësor i pushtetit dhe përparimet në fushën e legjislacionit këtë vit, thuhet në deklaratë, nënvizojnë kredencialet demokratike të Shqipërisë.

SHBA, thotë Sekretary Kerry, mbështesin popullin e Shqipërisë në përpjekjet për konsolidimin e sundimit të ligjit dhe reformave ekonomike. Ato mirëpresin rekomandimin e Komisionit Evropian që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian./VOA/