Korrupsioni, Naço shkarkon Kancelaren dhe Sekretaren e Gjykatës së Pukës

54

FIKSI-MBULIM-26_1Shkarkohen Kancelarja dhe Sekretarja e Gjykatës së Pukës nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Ministri shkarkoi Kancelaren e Hjykatës Pukë, Meliha Kukaj dhe Sekretaren gjyqësore, Liljana Shkjau. Kancelarja Meliha Kukaj dhe Sekretarja gjyqësore Liljana Shkjau janë shkarkuar pas verifikimeve paraprake të ngjarjes së denoncuar në një emision investigativ. Nasip Naço ka premtuar se lufta ndaj korrupsionit do të shtrihet në çdo nivel, ndaj ka ftuar qytetarët të bashkohen në këtë luftë.  Sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liljana Shkjau, dhe kancelarja e kësaj gjykate, Meliha Kuka, marrin në emër të gjyqtarit të çështjes, Shtjefën Lleshi, dhe prokurorit, Pëllumb Prençi, 5 milionë e gjysmë për të ndryshuar masën e sigurisë për të pandehurin, nga “arrest në burg pa afat”, në “detyrim për paraqitje”.

Në ditën e dytë të transmetimit të një cikli emisionesh, për denoncimin e korrupsionit në gjyqësor, “Fiks Fare” tregoi me pamje se si bëhen pazaret për lirinë e një të riu. Një bakshish prej 50 000 lekësh (të reja) kanë marrë edhe sekretarja me kancelaren. Në pritje të seancës gjyqësore për ndryshimin e masës së sigurisë, një nga prindërit e të pandehurit ka shkuar përsëri në zyrën e kancelares së Gjykatës së Pukës, së cilës i kërkon informacion nëse prokurori dhe gjyqtari i ka marrë paratë.

Në këtë bisedë, kancelaria e gjykatës i pranon familjarit të të arrestuarit se shuma prej 5 milionë lekësh të vjetra ka shkuar në tavolinat e gjyqtarit Lleshi dhe prokurorit Prençi. Menjëherë pas kësaj, vendimi i gjykatës ishte lirimi i të arrestuarit nga burgu i Shën Kollit në Lezhë.