Shkëmbi: Për aq kohë sa jemi ne, ata s’fitojnë

41

Flamurtari-“Në qoftë se nuk do të ishte Skënderbeu ju siguroj se Flamurtari do të ishte skuadra e titullit prej katër kampionatesh. Kështu është shprehur në konferencën për shtyp kapiteni i Skënderbeut Bledi Shkëmbi duke treguar hapur se për sa kohë korçarët të jenë këtu, Flamurtari duhet të shikoj për ndonjë vend tjetër. “E kam thënë edhe herë të tjera nëpër intervistat që kam dhënë, që për Flamurtarin gjithmonë ndjej keqardhje dhe këtë e përsëris edhe në këtë moment. Vlonjatët janë një skuadër që nuk kanë fituar asgjë në vitet e fundit dhe të njëjtin fat do të ketë edhe kenë edhe këtë vit, por nesër (sot) i garantoj ata që fiton Skënderbeu. Vetëm nëse nuk do të ishte Skënderbeu në superligë, atëherë Flamurtari mund të bënte diçka, por që ja ne jemi dhe fitorja edhe këtë javë do të na takojë ne. Vetëm nëse nuk do të dojë Zoti nuk do të fitojë, por jam 100% i bindur që fitojmë si me lojë, por edhe me rezultat.

Skënderbeut pas këtij takimi duhet t’i shtojmë edhe 3 pikë të tjera në krye të superligës” ka vijuar kapiteni. Edhe për kapitenin mungesa e tifozërisë korçare në stadium ka një ndikim në ekip, por kësaj radhe pozitiv. “Kjo përballje me Flamurtarin ka dy të veçanta. E para, sepse luajmë në orën 13.00, gjë që nuk e kemi bërë asnjëherë më parë në Korcë. E dyta është se kjo ndeshje do të luhet pa tifozë dhe jo vetëm kjo përballje, por çdo ndeshje nuk ia vlen të luhet pa tifozë. Sigurisht që në Korcë tifozëria gjithmonë ka festuar. Jam i bindur që do t’i bëjmë të lumtur të gjithë sportdashësit edhe jashtë stadiumit sepse Skënderbeu do të fitojë dhe do të plotësojmë edhe dëshirën e tifozërisë sonë të zjarrtë. Ata që na dënuan, janë sigurisht ata që e prishën këtë festë, por gjithsesi ne do të luajmë dhe do të tregojmë se dimë të fitojmë edhe pa lojtarin numër 12-të,” – deklaro i Shkëmbi.

 Së fundi, për atë se si e mendon Skënderbeun në ndeshjen ndaj vlonjatëve dhe i sigurt për marshimin në krye të superligës, kapiteni Bledi Shkëmbi, së fundi do të shtonte: “Do të jetë një përballje e vështirë kjo ndaj vlonjatëve, por në fund të fundit do të jetë një 90 minutësh si gjithë të tjerat. Pas atyre që ndodhën ditët e fundit me ekipin, dua të them se tani nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe janë sqaruar të gjitha. Të gjithë lojtarët po mendojmë vetëm për ndeshjen, dhe ky grup futbollistësh ka 3 vjet kampion, prandaj edhe me vlonjatëve do të tregojë që do të do të jemi sërish kampionë,” – përfundon prononcimin e djeshëm në konferencë për shtyp, lideri i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi.