Gjykata lë në burg përgjegjësin e burgut të Drenovës

68

burgu i drenovesGjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Albert Tomorrin, përgjegjësin e grupit të gatshëm brenda burgut të Drenovës.

Tomorri akuzohet se futur telefona celularë brenda burgut të Drenovës, telefona të cilët u morën më pas  nga shtatë të arratisurit.

Albert Tomorri u arrestua para tri javësh, nën akuzën e futjes së sendeve të palejuara në burg, ndërsa gjykata vendosi për të 20 ditë burg. Sot u zhvillua seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë dhe gjykata vendosi ta lerë në burg pa afat të pandehurin.

Disa ditë më parë, Gjykata e Korçës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 19 gardianët e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës, pasi akuzohen se kanë shkelur skemën e sigurisë dhe rregullores, gjë e cila favorizoi arratisjen e shtatë të dënuarve.

Ndërkohë, është vendosur masa “detyrim paraqitje”, edhe për Luljeta Dvoranin dhe Suzana Sejdarasin, me detyrë operatore.