Vrasja e vëllezërve në kufi, familjarët: “Nuk janë trafikantë, policia greke i vrau”

65

shqiptaret r vrareDy shqiptarë dhe një polic grek kanë mbetur të vdekur, si pasojë e një shkëmbimi zjarri, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur 20 minuta pas mesnatës, në zonën e Follorinës, në liqenin e Prespës së Vogël.

Tre policë grekë, të cilët kontrollonin liqenin e Prespës së Vogël, janë përplasur me dy shqiptarë, që ishin në një kasolle pranë liqenit, duke peshkuar.

Policia ka dashur të ushtrojë kontroll në kasollen ku ndodheshin 2 personat, të cilët me sa duket ishin të armatosur me kallashnikovë dhe hapën zjarr mbi 3 policët, duke lënë njërin prej tyre të vdekur. Më pas efektivët e policisë greke kanë qëlluar me armë ndaj shqiptarëve, duke i lënë të dy të vdekur.

Sipas informacioneve të para, polici i vdekur, babai i tre fëmijëve,është identifikuar si shtetasi Elias Kosteni . Nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur edhe dy policët e tjerë. Identiteti i shqiptarëve të vdekur, ende nuk bëhet i ditur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet dhe zbardhjen e plotë të këtij konflikti, që çoi në vdekjen e tre personave.

Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, por sipas mediave greke, kasollja ku ka ndodhur ngjarja,  dyshohet se përdorej nga trafikantët e lëndëve narkotike.

10:30-Identifikohen viktimat

Nga burimet paraprake, mësohet se viktimat janë shtetasit Klevis Çollaku 28 vjeç dhe Melsi Çollaku 34 vjeç. Këta të fundit rezultojnë të jenë vëllezër dhe me banim në Devoll. Policia ka arritur të identifikojë trupat vetë para pak minutash, pasi në momentin që janë gjetur, nuk kishin mjete identifikimi me vete.

Ndërsa polici grek është identifikuar si shtetasi, Elias Kosteni, 43 vjeç.

11:15-Reagojnë familjarët: Nuk janë trafikantë, policia greke i vrau

Pas ngjarjes së rëndë, ku në një përplasje me policinë greke, mbetën të vrarë dy vëllezërit Çollaku, flasin familjarët e tyre. Të afërmit deklarojnë se dy vëllezërit nuk janë trafikantë droge ashtu siç kishte dyshuar policia greke.

“Ata nuk janë trafikantë, kërkonin bukën e gojës. Jetonin mes varfërisë dhe skamjes në një kasolle me 12 veta. Kërkojmë drejtësi. Ata i vrau policia greke”, – deklarojnë familjarët.

Melsi dhe Elvis Çollaku, të cilët u vranë mbrëmjen e djeshme nga një shkëmbim zjarri me policinë greke, kanë të dy nga dy fëmijë.