Policia e Shtetit integrohet në Europol

71

saimir tahiriPolicia e Shtetit do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi strategjik me Europolin. Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përmes faqes së tij personale në “Facebook”.

“Mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të vendeve të BE-së, autorizoi Zyrën e Europilit që të nënshkruajë marrëveshjen për bashkëpunimin strategjik dhe operacional me Policinë e Shtetit”, shkruan Tahiri.

“Do të kem nderin dhe privilegjin që, në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, të firmosim më dt. 9 dhjetor në Hagë, marrëveshjen me Europolin”, vijon Tahiri, i cili e konsideron si arritje historike këtë marrëveshje.

 Ai shton se çdo punonjës i Policisë së Shtetit, ka privilegjin që të ndihet krenar në këtë moment, por edhe i vetëdijshëm për sfidat e të ardhmes.