Fyle: KE e angazhuar për Integrimin e Shqipërisë

Edi-Rama-Stefan-FuleKomisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë në BE Stefan Fyle ka ripërsërituar angazhimin e Komisionit Europian për integrimin e Shqipërisë. Komisioneri Fyle në një postim në “Twitter”, është shprehur se ka siguruar Kryeministrin Rama për mbështjetjen  e Komisionit Europian për rrugëtimin  e Shqipërisë drejt BE-së.

“I kam telefonuar Kryeministrit Edi Rama për ta siguruar atë dhe Shqipërinë për mbështetjen e fortë të Komisionit Europian. Komisioni Europian është i angazhuar për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian” ka shkruar Fule.

Dy ditë më parë, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian vendosën të shtyjnë për në qershor vendimin për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

Vendimi i marrë nga Ministrat e Jashtëm pritet të konfirmohet në 19 dhe 20 dhjetor nga shefat e qeverive dhe të shteteve të Bashkimit Europian.

Vendimi, Rama: Koha për reforma të thella shtet formuese

edi rama 2“Vendimi i BE nuk ishte vendimi më i mirë që familja europiane mund të merrte për Shqipërinë, por ky vendim vetëm e rrit vendosmërinë tonë për reforma të thella shtet formuese.” Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, një ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të shtyrë për në muajin qershor statusin e kandidatit për vendin tonë. “Asgjë s’mund ti zmbrapsë as shqiptarët, as qeverinë e tyre nga kjo rrugë europiane që e ka shkruar gjeografia, historia, gjaku e letrat. Integrimi evropian është një sprovë përpara vetes dhe gjeneratës tjetër.”- deklaroi Rama. Dje, pak orë pasi BE dha qëndrimin për Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama nga Azerbajxhani ku ndodhej për vizitë zyrtare reagoi mbi çështjen që Shqipërisë iu shty marrja e statusit. Rama thekson se BE vlerëson arritjet e qeverisë. “BE: Kompromis mes arritjeve të Shqipërisë dhe ngërcit të brendshëm jashtë Shqipërisë. Vlerësohet lart puna e qeverisë, por vendimi në qershor”, – shkruante Rama në “Facebook”.

James Bondi një alkoolist impotent

james bondAgjenti i famshëm sekret, James Bond, në jetën reale do të ishte i varur nga alkooli, impotent dhe shumë pranë vdekjes nga sëmundjet që lidhen me konsumimin e madh të alkoolit.

Mjekët britanikë i kanë analizuar romanet e Ian Flemingut (në të cilat bazohen filmat) dhe kanë ardhur në përfundim se sasia e alkoolit, të cilën agjenti sekret e fut në organizëm është mesatarisht një shishe e gjysmë në ditë.

Ekspertët kanë lexuar 14 romanet e Flemingut dhe e kanë numëruar secilën pije që e ka pirë Bondi. Duke u bazuar në këtë, ata thonë se Bondi është një njeri që në asnjë moment nuk duhet t’i besohet çaktivizimi i bombave nukleare.

Nga ajo që thuhet në romane, duke përjashtuar 36 ditët që ai ka qenë i burgosur, në spital ose duke u mjekuar, në organizmin e tij ka futur 1.150 njësi alkooli brenda 88 ditësh që përkthehet në pesë vodka-martini në ditë (që është katër herë më e lartë se sasia maksimale e lejuar e alkoolit për meshkujt në Mbretërinë e Bashkuar).

“Edhe pse e kuptojmë presionin shoqëror që çon drejt konsumimit të alkoolit gjatë punës me terroristët ndërkombëtarë dhe bixhozxhinjtë e nivelit të lartë, do ta këshillonim Bondin që të ketë kujdes me sasinë e alkoolit që konsumon”, thonë mjekët.

Bondi ka probleme edhe me vozitjen në gjendje të dehur. Në filmin “Casino Royale”, ai është përfshirë në një ndjekje automobilistike pasi ka konsumuar 39 njësi alkool.

“Aftësitë që tregohen në romane nuk janë në përputhje me aftësitë fizike, mendore dhe seksuale, që do të duhej t’i kishte personi që pi sasi aq të mëdha alkooli”, thuhet më tej në analizën e mjekëve.

Kosova padit kompaninë “Belle Air”

Belleair_A320_F-ORAE_TIAKompania e fluturimeve ajrore “Belle Air”, e cila po shkon drejt falimentimit, mund të përballet edhe me një proces gjyqësor me ndjekje penale nga shteti i Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës (MI), që është trashëgimtare e kompetencave edhe në aviacionin civil nga ish-Ministria e Transportit, ka ushtruar kallëzim penal në fund të muajit të kaluar kundër dry drejtuesve ët kësaj kompanie.

Kallëzimi penal të cilin e posedon Gazeta Express është ushtruar nga MI-ja kundër Ilir Xhelos, menaxher i përgjithshëm në këtë kompanie dhe Elio Sallabandës.

“Sepse dyshohet se të përmendurit nuk i kanë ofruar apo kanë dështuar t’i ofrojnë në mënyrë të plotë dëshmitë e kërkuara dhe të paraqesin informacione e kërkuar a në lidhje me ofrimin e listës së udhëtarëve 10 dhe 12 gusht 2013 ku në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, konkludohet se së paku 195 udhëtarë kanë qenë të afektuar nga parregullsitë gjatë udhëtimit me Avio-kompaninë “Belle Air” dhe problemeve të vazhdueshme deri më datën 5 shtator”, thuhet në kallëzimin penal të MI-së që e posedon “Express”.

Në këtë kallëzim penal janë bashkangjitur edhe dëshmi nga komunikimi i kompanisë me përgjegjësit kosovarë të aviacionit civil ku dëshmohet mos paraqitja e saktë e listave të klientëve të kompanisë, që më vonë disa prej tyre edhe përfunduan të mashtruar dhe të dëmtuar nga kompanie.

Kjo kompani aktualisht është jashtë funksionit komercial. “Belle Air është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet për shkak të bllokimit prej më se 18 ditësh të llogarive bankare ne Shqipëri. Kompania do të rinisë një proces ristrukturimi gjatë kësaj periudhe për t’u rikthyer së shpejti me shërbime e çmime më të lira në tregun shqiptar”, shkruan në faqen e parë të ueb-faqes së kësaj kompanie.

 

Gjatë një reshje bore në Central park, New York.

Gjatë një reshje bore në Central park, New York. (Shannon Stapleton, Reuters/Contrasto)
Gjatë një reshje bore në Central park, New York. (Shannon Stapleton, Reuters/Contrasto)
Gjatë një reshje bore në Central park, New York. (Shannon Stapleton, Reuters/Contrasto)

Trëndafili i egër, si ta përdorim

trendafili i egerTrëndafili i egër njihet për vetitë e tij terapeutike. Ai është shumë efektiv kundër diarresë, këshillohet në rast inflamacioni dhe është mbrojtës i enëve të gjakut. Për më tepër, kjo lloj bime përdoret për të luftuar rrufën dhe infeksionet. Por krahas përdorimit të tij për ta bërë organizmin të ndihet më mirë, të mos harrojmë edhe efektet anësore pavarësisht se ato janë të rralla: të përziera, të vjella, shqetësime të gjumit etj.

Efektet pozitive

Trëndafili i egër njihet për vetitë e tij autostimulante dhe antialergjike. Për këtë arsye, ai është shumë efektiv kundër rrufës dhe virozave të dimrit. Ai forcon sistemin imunitar, pasi ka në përbërje të tij të njëjtën sasi vitamine C që kanë edhe agrumet.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, me këtë bimë përgatitej një shurup i ëmbël dhe i trashë që u jepej fëmijëve. Por sot atë mund ta gjesh në farmaci edhe në trajtë tabletash. Trëndafili i egër mund të përdoret edhe për të luftuar dhimbjet e kyçeve që vijnë nga reumatizma apo artriti.

Bima njihet gjithashtu për aftësinë që ka në parandalimin e formimit të gurëve në veshka, lufton me efikasitet sëmundjet kardiovaskulare, favorizon përthithjen e kalciumit e hekurit nga stomaku dhe redukton simptomat e infeksioneve urinare. Një tjetër përdorimi trëndafilit të egër, që vjen nga recetat e gjysheve, por edhe mjekësia i ka hapur dritën jeshile, është në rastet e menstruacioneve të bollshme te femrat.

Efektet anësore

Pavarësisht se manifestohen në raste të rralla, përdorimi i trëndafilit të egër mund të ketë edhe efekte anësore. Për të shmangur këto të fundit, duhet bërë kujdes me dozën e përdorur. Disa nga shqetësimet që mund të shfaqen në rast mbidoze janë: të përziera, të vjella, djegie dhe dhimbje në stomak, dhimbje koke dhe gjumë i shqetësuar.

Këshillohet që trëndafili i egër të mos përdoret gjatë shtatzënisë dhe as në fazën e ushqyerjes me gji të fëmijës. Kjo pasi mund të shkaktojë reagime alergjike tek bebet e vogla.

Rama: Në 19.30, qëndrimi im për vendimin e BE-së për statusin

rama-ne-facebookKryeministri i vendit, Edi Rama do të shprehë sot pasdite qëndrimin e tij në lidhje me vendimin e Bashkimit Europian, për ta shtyrë në qershor vendimin për statusin kandidat.

Njoftimin Rama e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij në “Twitter” dhe në “Facebook”.

“Sot në 19.30 live tv dhe livestream në FB e Twitter qëndrimi im për vendimin e djeshëm të BE për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë” shkruan Rama.

Ndërkohë, ditën e djeshme në një postim në Facebook shkruant: “BE: Kompromis mes arritjeve të Shqipërisë dhe ngërçit të brendshëm jashtë Shqipërisë. Vlerësohet lart puna e qeverisë po vendimi në qershor!”

Berisha: Rritja e çmimit të naftës ogur i zi për shqiptarët

sali-berishaIsh-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka kritikuar sërish paketën fiskale të qeverisë Rama. Në rrjetin social facebook, Berisha në komentin e tij është fokusuar kryesisht në rritjen e çmimit të naftës, duke e vlerësuar një ogur të zi per shqiptaret pasi do t’ju rrëmbejë nga xhepat e tyre miliarda euro. Sipas Berishës eksperienca tregon se siç ndjek bloza tymin e zi ndjek reçesioni rritjen e çmimit te naftes. Nga 12 reçesione qe ka pesuar ekonomia amerikane ne 100 vitet e fundit, 11 prej tyre jane gjetur te lidhura me rritjen e çmimit te naftes.

“Te dashur miq, me paketen e re fiskale, qeveria ka vendosur rritjen me 120 leke per liter te çmimit te naftes dhe kjo e bene Shqiperine te renditet ne 10 vendet me çmimin e naftes me te larte ne bote. Pasojat e kesaj rritje shume shpejt do provohen te kobshme per ekonomine dhe familjet shqiptare.Eksperienca tregon se siç ndjek bloza tymin e zi ndjek reçesioni rritjen e çmimit te naftes. Nga 12 reçesione qe ka pesuar ekonomia amerikane ne 100 vitet e fundit, 11 prej tyre jane gjetur te lidhura me rritjen e çmimit te naftes.Tregu i naftes eshte tregu me ndikimin me te fuqishem ne te gjitha tregjet e tjera. Studime te shumta kane faktuar se rritja e çmimit te naftes eshte e parikthyeshme. Ajo ka si pasoja te sigurta:
-Uljen e rritjes ekonomike dhe reçesionin
-Rritjen e kostos per njesi prodhimi
-Rritjen e inflacionit
-Uljen e investimeve ne teresi
-Rritjen e çmimit te ushqimeve dhe te gjitha çmimeve te tjera
-Falimentimin me shumice te ndermarrjeve private
-Ndryshimin e struktures se ekonomise
-Ritjen e sigurte te papunesise
– Uljen e rrogave dhe uljen e fuqise blerese
– Renien e te ardhurave buxhetore”shkruan Berisha.

Me te gjitha keto rritja e çmimit te naftes do tu kushtoje tani e ne vazhdim qytetareve shqiptare miliarda euro nga buxhetet e tyre familjare, shton Berisha, dhe kjo sipas tij nuk duhet lejuar te ndodhe.

Rama “OK” interkonjeksionit me Kosovën

keshilli i ministraveQeveria Rama i hap rrugë ndërtimit të linjës së interkonjeksionit 110 kV Kukës (Shqipëri) – Prizren (Kosovë). Në mbledhjen e sotme , Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit. Sipas qeverisë përfitimet kryesore që do t’i vijnë të dyja vendeve nga ndërtimi i kësaj linje janë:

o Rritja e sigurisë së sistemit shqiptar dhe kosovar. Kjo ndikon në një fare mase edhe në sigurinë e sistemit rajonal të interkonjeksionit.

o Realizimi i një uljeje të kostove tëoperimit të sistemeve të të dyja vendeve, si rrjedhojë e operimit dhe bashkërendimit të përbashkët nëpërmjet kësaj linje.

o Kjo linjë ndihmon nëoptimizimin afatshkurtër dhe afatmesëm të burimeve hidrologjike dhe termale, përkatësisht, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Këshilli i Minisrave miratoi gjithashtu projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe Uni Credit Bank Austria AG, për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë.

Ky projektligj ka për qëllim ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë, në shumën 2 000 000 euro, akorduar nga qeveria austriake, nëpërmjet UniCredit Bank Austria AG.

2. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e programit “Projekti pilot për krijimin dhe eksperimentimin e një sistemi sigurimesh të lehtësuara për mbulimin e rreziqeve në bujqësi”.

Programi ka si qëllim të ndihmojë në stabilizimin e të ardhurave të popullsisë shqiptare që merret me bujqësi dhe synon krijimin e eksperimentimin në nivel kombëtar të një sistemi sigurimesh të lehtësuara kundër rreziqeve të fatkeqësive natyrore, duke marrë si sektor pilot atë të vreshtarisë. (kredi ndihme prej 2 milionë eurosh)

3. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për programin “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullishtarisë shqiptare (ZHQSV)”.

Qëllimi i programit është përmirësimi i sigurisë ushqimore kombëtare, i kushteve social-ekonomike të familjeve rurale shqiptare dhe zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë shqiptare, duke pasur si objektiv të veçantë përmirësimin e sektorit të ullishtarisë e prodhimit të vajit. Programi do të mbështetë harmonizimin e legjislacionit shqiptar për kultivimin e ullirit dhe prodhimin e vajit me standardet legjislative të BE-së. (kredi ndihme prej 3 milionë eurosh)

4. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për programin “Fuqizimi i Agjencisë Shqiptare të Pagesave (AZHBR) për lëvrimin e kontributeve në bujqësi”.

Pogrami ka për qëllim të sigurojë pajisjen e Agjencisë Shqiptare të Pagesave (AZHBR) me sistemin e integruar të menaxhimit dhe të kontrollit (IACS), i kërkuar nga Bashkimi Evropian si instrument i detyrueshëm për administrimin e rregullt të kontributeve financiare që jepen në sektorin bujqësor, të parashikuara nga kuadri rregullues komunitar. (kredi ndihme prej 2 milionë eurosh)

Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi për krijimin e Komisionit Ndërinstitucional përbashkërendimin e punës në zbatimin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP).

Vendimi ka për qëllim krijimin e Komisionit Ndërinstitucional për projektin TAP për mbështetjen dhe bashkërendimin e punës në nivel institucional në zbatimin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP).

3. Për miratimin, nëparim, të marrëveshjes së grantit nr.TF013194, të Fondit Global të Mjedisit (GEF), ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit “Raportimi për konventat, harmonizimi I Planit Kombëtar të Veprimit për të luftuar shkretëtirëzimin në Shqipëri dhe përgatitjen e raportit kombëtar”.

Ky vendim synon miratimin e marrëveshjes së grantit, për harmonizimin e Planit të Veprimit Kombëtar për të luftuar shkretëtirëzimin e tokës në Shqipëri dhe përgatitjen e raportit kombëtar për Konventën e Kombeve të Bashkuara për Luftën Kundër Shkretëtirëzimit (UNCCD), nëpërmjet një granti prej 150 000 USD-sh.

4. Për emërim në detyrë të z.Alfred Dalipi në detyrën e zëvendësministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

5. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes për përfundimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet ministrive të mbrojtjes të Traktatit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate të Evropës (SHAPE), për krijimin dhe mbështetjen e qendrave të operacioneve të kombinuara ajrore (CAOCs) në Komandën Aleate të Evropës.

Vendimi synon miratimin, në parim, të marrëveshjes për përfundimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet ministrive të mbrojtjes të Traktatit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate të Evropës (SHAPE), për krijimin dhe mbështetjen e qendrave të operacioneve të kombinuara ajrore (CAOCs) në Komandën Aleate të Evropës, duke shtyrë kohëzgjatjen e këtij memorandum deri më 30 qershor 2014.

Luftë korrupsionit duke konfisuar pronat dhe pasuritë e politikanëve

ekspertetEkspertë për Ballkanin në Uashington shprehen se, lufta kundër korrupsionit duhet filluar me konfiskimin e të gjitha pronave dhe pasurive të paligjshme që politikanët kanë grumbulluar, të cilat ata nuk mund t’i justifikojnë si të vëna përmes të ardhurave të rregullta.

“Zëri i Amerikës” ndoqi një diskutim të zhvilluar në Fondacionin “Heritage” mbi zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore dhe bisedoi me disa prej ekspertëve. Mes pjesëmarrësve në diskutim ishte dhe ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Edwin Meese.

Meese, i cili shërbeu si shefi i Departamentit të Drejtësisë gjatë administratës së Presidentit Reagan, foli për rëndësinë e ndarjes së pushteteve, duke nënvizuar se shteti ka për detyrë të mbrojë qytetarët jo vetëm nga interesa të huaja dhe individë privatë që mund të cenojnë liritë dhe sigurinë e tyre, por dhe nga elementë të vetë institucioneve shtetërore.

“Funksioni kryesor i shtetit është ruajtja e lirive dhe e sigurisë së qytetarëve si ndaj forcave të huaja që do të rrezikonin sigurinë kombëtare ashtu dhe duke garantuar zbatimin e shtetit ligjor në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.”

Meese tha se një nga liritë kryesore të individit, liria ekonomike, cenohet kur përmes krimit dhe korrupsionit persona të ndryshëm nuk lejojnë që njerëzit të veprojnë dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë.

Duke e trajtuar temën e krimit ekonomik dhe korrupsionit në Evropën Juglindore më në thellësi, Natasha Srdoc, bashkëthemeluese dhe kryetare e Institutit të Adriatikut, përmendi rastin e skandalit të Bankës ndërkombëtare Hypo Alpe Adria. Ky skandal financiar në miliarda euro, tha ajo,  që përfshin banka të disa shteteve si Gjermania, Austria, Kroacia dhe Lihtenshtejni, është shembull i ndërthurjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit politik që ekziston në Evropën Juglindore. Studiuesja Srdoc i tha Zërit të Amerikës se sheh mungesën e pavarësisë së gjyqësorit në vendet e rajonit të Ballkanit si shkak kryesor të korrupsionit.

 “Kemi korrupsion politik pasi nuk kemi gjyqësor të pavarur, nuk kemi shtet ligjor. Kjo është arsyeja që në vendet e Evropës Juglindore kemi korrupsion dhe që problemi nuk po zgjidhet. Ajo që unë shoh si zgjidhje është marrja e gjykatësve dhe prokurorëve të huaj, që vijnë nga vende me shtet ligjor të fortë. Kjo do të bënte që gjykatësit e ndershëm vendas të dilnin në pah. Ata gjenden në sistemin gjyqësor por kërcënohen dhe nuk u jepen çështje që do të kompromentonin ndokënd, pra nuk mund ta bëjnë punën me ndershmëri. Por duke sjellë një gjyqësor të pavarur nga jashtë me anë të ekspertëve të huaj do të mund të kishim gjykatës të ndershëm çka do të inkurajonte ndarjen e pushteteve, pra një gjyqësor të pavarur.”

Rëndësinë e pranisë së personave të ndershëm në sistem e theksoi gjithashtu gjykatësi Henry William Saad i Gjykatës së Apelit të Miçiganit. Duke cituar presidentin e katërt amerikan James Madison, që cilësohet dhe si autori kryesor i Kushtetutës Amerikane, zoti Saad tha se është themelor edukimi i njerëzve mbi rëndësinë e shtetit ligjor dhe përfshirja në institucione e personave që duan të veprojnë në mënyrë të drejtë.

“Për të pasur një gjyqësor të pavarur që zbaton shtetin ligjor, duhet të kesh gjithashtu njerëz në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv të cilët e respektojnë atë sistem. Kjo do të thotë që ata të respektojnë njëri-tjetrin, të kuptojnë që disa persona miratojnë ligje e të tjerë duhet t’i interpretojnë ato. Kur ka mosmarrëveshje mes partive, të gjithë duhet t’i nënshtrohen të njëjtave ligje që zbatohen në mënyrë të barabartë ndaj tyre.”

Joel Anand Samy i Institutit të Adriatikut tha se mosrespektimi i shtetit ligjor në vendet e Evropës Lindore është në themel dhe të shumë problemeve ekonomike. Ai u tregoi të pranishmëve rreth një bisede vite më parë me laureatin e Çmimit Nobel në Ekonomi Milton Friedman, i cili duke folur për Rusinë ishte shprehur se kishte qenë gabim të mendohej se pas komunizmit institucionet demokratike dhe zbatimi i shtetit ligjor do të vinin natyrshëm.

“Milton Friedman tha se ata gabuan duke insistuar me termat: privatizim, privatizim, privatizim. Sipas tij duhej insistuar me: shteti ligjor, shteti ligjor, shteti ligjor,” tha zoti Anand Samy.

Natasha Srdoc thotë se një mënyrë konkrete për të zbatuar shtetin ligjor në të tashmen është konfiskimi i pasurive të paligjshme.

“Ajo që duhet bërë, sa i përket korrupsionit në rajon, është konfiskimi i pasurive të paligjshme. Duhet të konfiskojmë të gjitha pronat dhe pasuritë e paligjshme që politikanët kanë grumbulluar që nga viti 1991 ose më herët. Për këto konfiskime duhet të mjaftojë vetëm fakti që ata nuk janë në gjendje të vërtetojnë që i kanë fituar këto pasuri në mënyrë të ligjshme, përmes rrogës apo mënyrave të tjera të rregullta. Pra nuk duhet të ketë nevojë për të vërtetuar korrupsionin, pasi është diçka shumë e vështirë për t’u vërtetuar, por vetëm fakti që dikush ka pasuri që kalojnë kaq shumë mundësitë e të ardhurave të tij duhet të mjaftojë për të konfiskuar këto prona e pasuri.”

Në konferencën e organizuar nga Instituti i Adriatikut në bashkëpunim me Fondacionin Heritage, në mjediset e të cilit ky aktivitet u zhvillua, pjesëmarrësit shprehën mendimin e tyre dhe mbi veçoritë e sistemit politik amerikan. Sipas tyre një element thelbësor i tij është parimi i sovranitetit të padiskutueshëm të popullit mbi qeverinë: “We the people…”.