James Bondi një alkoolist impotent

59

james bondAgjenti i famshëm sekret, James Bond, në jetën reale do të ishte i varur nga alkooli, impotent dhe shumë pranë vdekjes nga sëmundjet që lidhen me konsumimin e madh të alkoolit.

Mjekët britanikë i kanë analizuar romanet e Ian Flemingut (në të cilat bazohen filmat) dhe kanë ardhur në përfundim se sasia e alkoolit, të cilën agjenti sekret e fut në organizëm është mesatarisht një shishe e gjysmë në ditë.

Ekspertët kanë lexuar 14 romanet e Flemingut dhe e kanë numëruar secilën pije që e ka pirë Bondi. Duke u bazuar në këtë, ata thonë se Bondi është një njeri që në asnjë moment nuk duhet t’i besohet çaktivizimi i bombave nukleare.

Nga ajo që thuhet në romane, duke përjashtuar 36 ditët që ai ka qenë i burgosur, në spital ose duke u mjekuar, në organizmin e tij ka futur 1.150 njësi alkooli brenda 88 ditësh që përkthehet në pesë vodka-martini në ditë (që është katër herë më e lartë se sasia maksimale e lejuar e alkoolit për meshkujt në Mbretërinë e Bashkuar).

“Edhe pse e kuptojmë presionin shoqëror që çon drejt konsumimit të alkoolit gjatë punës me terroristët ndërkombëtarë dhe bixhozxhinjtë e nivelit të lartë, do ta këshillonim Bondin që të ketë kujdes me sasinë e alkoolit që konsumon”, thonë mjekët.

Bondi ka probleme edhe me vozitjen në gjendje të dehur. Në filmin “Casino Royale”, ai është përfshirë në një ndjekje automobilistike pasi ka konsumuar 39 njësi alkool.

“Aftësitë që tregohen në romane nuk janë në përputhje me aftësitë fizike, mendore dhe seksuale, që do të duhej t’i kishte personi që pi sasi aq të mëdha alkooli”, thuhet më tej në analizën e mjekëve.