Vendimi, Rama: Koha për reforma të thella shtet formuese

57

edi rama 2“Vendimi i BE nuk ishte vendimi më i mirë që familja europiane mund të merrte për Shqipërinë, por ky vendim vetëm e rrit vendosmërinë tonë për reforma të thella shtet formuese.” Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, një ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të shtyrë për në muajin qershor statusin e kandidatit për vendin tonë. “Asgjë s’mund ti zmbrapsë as shqiptarët, as qeverinë e tyre nga kjo rrugë europiane që e ka shkruar gjeografia, historia, gjaku e letrat. Integrimi evropian është një sprovë përpara vetes dhe gjeneratës tjetër.”- deklaroi Rama. Dje, pak orë pasi BE dha qëndrimin për Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama nga Azerbajxhani ku ndodhej për vizitë zyrtare reagoi mbi çështjen që Shqipërisë iu shty marrja e statusit. Rama thekson se BE vlerëson arritjet e qeverisë. “BE: Kompromis mes arritjeve të Shqipërisë dhe ngërcit të brendshëm jashtë Shqipërisë. Vlerësohet lart puna e qeverisë, por vendimi në qershor”, – shkruante Rama në “Facebook”.