Kosova padit kompaninë “Belle Air”

51

Belleair_A320_F-ORAE_TIAKompania e fluturimeve ajrore “Belle Air”, e cila po shkon drejt falimentimit, mund të përballet edhe me një proces gjyqësor me ndjekje penale nga shteti i Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës (MI), që është trashëgimtare e kompetencave edhe në aviacionin civil nga ish-Ministria e Transportit, ka ushtruar kallëzim penal në fund të muajit të kaluar kundër dry drejtuesve ët kësaj kompanie.

Kallëzimi penal të cilin e posedon Gazeta Express është ushtruar nga MI-ja kundër Ilir Xhelos, menaxher i përgjithshëm në këtë kompanie dhe Elio Sallabandës.

“Sepse dyshohet se të përmendurit nuk i kanë ofruar apo kanë dështuar t’i ofrojnë në mënyrë të plotë dëshmitë e kërkuara dhe të paraqesin informacione e kërkuar a në lidhje me ofrimin e listës së udhëtarëve 10 dhe 12 gusht 2013 ku në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, konkludohet se së paku 195 udhëtarë kanë qenë të afektuar nga parregullsitë gjatë udhëtimit me Avio-kompaninë “Belle Air” dhe problemeve të vazhdueshme deri më datën 5 shtator”, thuhet në kallëzimin penal të MI-së që e posedon “Express”.

Në këtë kallëzim penal janë bashkangjitur edhe dëshmi nga komunikimi i kompanisë me përgjegjësit kosovarë të aviacionit civil ku dëshmohet mos paraqitja e saktë e listave të klientëve të kompanisë, që më vonë disa prej tyre edhe përfunduan të mashtruar dhe të dëmtuar nga kompanie.

Kjo kompani aktualisht është jashtë funksionit komercial. “Belle Air është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet për shkak të bllokimit prej më se 18 ditësh të llogarive bankare ne Shqipëri. Kompania do të rinisë një proces ristrukturimi gjatë kësaj periudhe për t’u rikthyer së shpejti me shërbime e çmime më të lira në tregun shqiptar”, shkruan në faqen e parë të ueb-faqes së kësaj kompanie.