Luftime të reja në Republikën Qendrore Afrikane

afrika qendrore-luftimeLuftime të ashpra tronditën dje Republikën Qendrore Afrikane, duke lënë deri 9 të vdekur. Si rezultat, trupat franceze dërguan tanke për të mbrojtur pozicionet e tyre në aeroportin e Banguit.

Shërbimi Frëngjisht për Afrikën e Zërit të Amerikës njofton se luftimet ishin të përqëndruara në Banguin verior dhe gjëmimet e të shtënave mund të dëgjoheshin në disa lagje.

Zyrtarët e misionit paqeruajtës në Republikën Qendrore Afrikane thanë për Zërin e Amerikës se pesë trupa të tyre ishin vrarë në Bangui në përleshje me grupet kryengritëse kryesisht të krishtera anti-qeveritare.

Po ashtu, persona të armatosur vranë katër vetë pas një ceremonie fetare. Në një intervistë për Shërbimin Frëngjisht për Afrikën, një prift lokal tha se mendohet që autorët e sulmit kanë lidhje me kryengritësit Seleka, të përbërë kryesisht nga myslimanë.

Ai tha se kisha që u sulmua ka shërbyer si strehë për mijëra civilë të shpërngulur nga konflikti.

Forcat franceze dhe afrikane janë përpjekur të çarmatosin grupet kryengritëse dhe të ndalin konfliktin në këtë vend./VOA

Greqi, rikthehet ushtria në monitorimin e kufirit greko-shqiptar

kufi greqiMinistria e Mbrojtjes greke do të fillojë monitorimin e kufirit shqiptaro-grek nga forcat e armatosura të ushtrisë që prej datës 1 janar 2014.

Ministria e Mbrojtjes greke njofton se pas ngjarjeve të kohëve të fundit në Prespë, ku një polic grek dhe dy shtetas shqiptare humbën jetën gjatë një përleshjeje të armatosur, por edhe tentativat e njëpasnjëshme të narkotrafikanteve në pika të tjera të kufirit dypalësh, Athina zyrtare vendosi të dërgojë ushtrinë për monitorimin e kufirit.

Burime pranë kësaj ministrie, tregojnë për “Top Channel” se, forcat ushtarake fillimisht do të vendosen zonën e Prespës, ku do të hapen së shpejti dy posta vrojtimi dhe brenda pak ditësh, pika të ngjashme do të ngrihen në të gjithë vijën kufitare prej afro 600 kilometrash.

Ndonëse ende nuk sqarohet mënyra e funksionimit të pikave në fjale, burimet shpjegojnë se roli i ushtrisë do të jetë i kufizuar. Informacionet që do të grumbullohen prej postave kufitare do t’i përcillen në kohë reale patrullave të policisë, të cilat do të veprojnë në terren për asgjësimin e bandave kriminale.

 

SMS në murin e Kryeministrisë

sms ne murin e kryeministrise“Shqipëria Uron, Shqipëria Dhuron” është nisma e Kryeministrisë, ku të ardhurat nga mesazhet e urimit të dërguara në një numër telefoni do të shkojnë për bamirësi.

“Muri i kryeministrisë kthehet cdo natë në wall për të lënë mesazhe urimesh në këtë kohë festash. Urimet (përmes numrit 0674067677) do të prodhojnë edhe një fond modest bamirësie. Kështu një urim për njeriun e zemrës, familjen, miqtë e të afërmit, është edhe një dhuratë për dikë që ka nevojë për dorën e shtrirë të solidaritetit tuaj. Shqipëria dhuron duke uruar, bëje edhe ti, lër mesazhin tënd në një wall festash mbi murin e kryeministrisë”, -shkruan Rama

Lënë mandatin 5 ministra të tjerë të Kabinetit Rama

qeveria-rama4Pas lënies së mandatit të deputetëve nga shtatë ministrat e parë, sot kanë lënë mandatin e deputetit edhe 5 ministrat e tjerë të Kabinetit Rama.

Dorëzimi i mandatit të ligjvënësit, bëhet në kuadrin e ndarjes së posteve të deputetit nga posti i ministrit, me synim përkushtim të plotë detyrës ministeriale.

Ministrat që kanë dorëzuar mandatin sot janë: Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Ministri i  i Shëndetësisë, Ilir Beqja; Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla; Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Po ashtu si në rastin e parë, edhe kësaj here i hapet rrugë procedurave të KQZ-së për të kryer

 

Ferrparajsa e Xhevahir Spahiut

ferr parajseNga Reldar DEDAJ

Është një ditë Krishtlindjesh. Në fakt, është një nga ato ditët e vitit që nuk mund të kalojnë pa lënë një ndjesi të vogël në shpirtin e çdo njeriu, qoftë ai, i çfarëdo besimi. Kështu, teksa ecën pak përtueshëm në rrugët e kryeqytetit, është e pamundur të mos gjendesh në disa situata që ndoshta edhe për pak sekonda mund ta prishin krejtësisht humorin e ditës, që një festë e tillë me shumë vështirësi na e kishte ngjallur.

Përpara meje shoh një nga poetët më të shquar të letrave shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, pra asaj periudhe që në mënyra të ndryshme është quajtur si kohë e komunizmit shqiptar. Megjithatë, për mua nuk është aspak problem një gjë e tillë, në fund fare ngado që të sillesh poeti, po poet mbetët.  Ndoshta pa ju lodhur shumë edhe ju me këtë enigmë, fjala është për Xhevahir Spahiun.

Por, ajo që më bëri mua përshtypje, nuk është fakti se ky mjeshtër i letrave, autor i dhjetra e dhjetra librave poetik, fitues i disa çmimeve letrare m’u shfaq krejt papritur një ditë përpara syve të mi, një ditë të bukur me diell në mes të Tiranës. Jo, nuk është fjala këtu. E kam parë disa herë të tjera. Gjithsesi kësaj radhe ishte krejtësisht ndryshe. Ishte një takim i dhimbshëm, mes botës reale, atë që jetojmë të gjithë sipas ligjeve të realitetit, dhe jetës së artit, ku ligjet janë krejt të tjera.

Sipas këtyre ligjeve, sidomos të kohës së sotme, Xhevahir Spahiu duke qenë thjeshtë një poet, një që vetëm shkruan, ka kohë tashmë që është mbështjell nga heshtja dhe nga hija, sot na shfaqet me të vërtetë në pamje dhe përmasa krejt të tjera. Në fakt, ironia qëndron diku tjetër, ndoshta tani është momenti që ta them, përballë këmbëve të tij furishëm një X5 e tipit të fundit, frenon ngultazi, sa desh thashë me vete, ai e shtypi.

Ç’të shoh, zbret nga makina ish-zv Ministri i Rendit Ferdinand Poni, një person shumë problematik me drejtësinë shqiptare, i cili akuzohet për shpërdorim dhe fallsifikim në emër të postit që ai mbante disa muaj më parë. Përballë tij, shoh një poet që ndoshta krimin më të madh të jetës mund ta ketë bërë e shumta, t’i ketë kushtuar një poezi Leninit, babait të revolucionit komunist në Rusi.

Njëri me makinë luksi, tjetri me këpucë gabi të deformuara nga vjetërsia dhe shiu. Njëri njeri me talent, i lindur për të ndriçuar mendjet dhe shpirtat e njerëzve, tjetri  i lindur për t’i ërrësuar ato. Pra me pak fjalë, sheh një person që në jetë i është dhënë rasti të njihet veçse për hajdut dhe shërbëtor i denjë i liderit, pa brekë në bythë, papritur si me magji bëhet i fuqishëm politikisht, pasurohet dhe vjen pastaj një ditë dhe bën karshillëk përpara drejtësisë dhe figurave monumentale të kulturës tonë.

Sa për kohën e sotme, mendoj se nuk do të jetë e largët dita kur ky identifikim apo shembull i një jete provinciale e mbajtur në këmbë me pahiri nga këta injorantë demode, të konsiderohet një cilësim i gabuar dhe të bjerë përfundimisht. Atëherë, shumë prej nesh, do të na vvijë turp që sa tepër e kemi përkrahur. E ardhmja do të tregojë se kjo kohë e të fortit që ishte një ditë pa brekë në bythë, nuk ishte e denjë për ne.

Ajo ishte një kohë e të gjithëve, ndonëse një pjesë u përjashtuan përkohësisht prej saj: koha e të ndershmëve dhe të pandershmëve, e të lirëve dhe e të burgosurve, i të drejtit dhe i të shtrembtit, i servilit dhe e guximtarit, e njerëzve të bujshëm dhe e njerëzve të heshtur, e atyre që mbushnin foltoret dhe ekranet dhe atyre që i mbështillte terri. Xhevo është një ndër këta të fundit, por ama gjithmonë me sa duket e ka pranuar me dinjitet.

Sa për ish-ministrin, me shumë bindje do të them se bota e këtyre individëve të pagdhendur, të mbështetur politikisht, ndikojnë shumë për keq për të ardhmen e një shoqërie që sot si askurrë më parë po ëndërron të jetë pjesë e vlerave europiane.

2-vjeçarja me kokë gjigante, normalizohet pas operacionit

roona 8 roona 1Duke e parë në foto, të shtrirë në spital, Roona duket si çdo moshatare e saj. Por në fakt nuk është njëlloj si fëmijët e tjerë, pasi 2-vjeçarja nga India vuan nga një sëmundje e rrallë, e cila quhet hidrocefalus, dhe për këtë i është dashur që t’i nënshtrohet një operacioni mjaft të vështirë.

Madhësia e kokës së vogëlushes është shumë më e madhe se sa normalja, me një perimetër rreth 94 centimetra, ndaj dhe është dashur ndërhyrja e mjekëve që Roona të shpëtonte. Nga operacioni, Roona-s iu zvogëluan përmasat e kokës në mënyrë drastike, nga 94 që e kishte perimetrin, i shkoi në 58 centimetra, ç’ka konsiderohet normale për një fëmijë të moshës së saj.

Më poshtë jepen fotot e vogëlushes se si ka ndryshuar hap pas hapi, dhe së çfarë pamje ka aktualisht pas operacionit.

Rama gjatë takimit me një fëmijë për festën e Krishlindjes

Rama gjatë takimit me një fëmijë për festën e Krishlindjes.
Rama gjatë takimit me një fëmijë për festën e Krishlindjes.
Rama gjatë takimit me një fëmijë për festën e Krishlindjes.

Gafa e Nishanit pushton mediat e huaja

Bujar NishaniGafa e urimit të presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, nuk ka ikur pa u vënë re as nga mediat e huaja.

“Në urimin zyrtar për Krishtlindjet, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka bërë një gafë të madhe duke ngatërruar ringjalljen e Krishtit me lindjen e tij”. Kështu shkruan “Ziare.com”, një portal rumun lajmesh.

Më tej mediat rumune citojnë mesazhin e presidentit Nishani, që ai ka dhënë para kamerave, ku është bërë dhe gafa e tij: “Krishtlindjet, duke qenë festë e Ringjalljes, janë vetvetiu edhe festë e shumëçkaje tjetër që Ringjallja nënkupton dhe përcjell; festë e urtësisë, mirësisë, mirëkuptimit, afrimit, pajtimit, paqes, gjallërisë, zbukurimit dhe begatimit të jetës”

Shqipëria, destinacion për t’u vizituar në 2014-ën

albania 1Vitit 2013 po i vjen fundi dhe së bashku më të po i vjen fundi edhe pushimeve për këtë vit. Ajo që duhet të mendojmë tani, është viti 2014.  Ende nuk e dini se ku mund të shkoni për pushime gjatë vitit 2014?

Atëherë lexoni këshillat që iu jep “Yomadic”, pas një kërkimi disa mujor që ka bërë për të zbuluar gjërat më të bukura të vendeve evropiane.

Qyteti më i bukur në Evropë, për tu vizituar në vitin 2014?

Nga të gjitha kërkimet, rezultoi se qyteti i Beogradit, në Serbi, është më i bukuri për tu vizituar. Arkitektura e tij është tepër e veçantë, me ndërtesa të stilit klasik, i frymëzuar nga stili mesjetar modernist.

Po shteti më i bukur në Evropë që vlen për tu vizituar, cili është?

Pa dyshim që në vend të parë renditet Shqipëria. Edhe pse kishte shumë shtete të tjerë që konkurronin, Shqipëria i sfidon të gjitha vendet e tjera. Kombinimi i pjesëve historike, plazhet, kultura, ushqimi si dhe vlera e parasë, e bëjnë Shqipërinë vendin më të mirë për tu vizituar përgjatë 2014-ës. Ndër qytetet që vlejnë të përmenden janë Berati dhe Gjirokastra, që janë pjesë e UNESCO-s. Po ashtu edhe fshati turistik, Tushemisht, që ndodhet në Pogradec, buzë liqenit tre milion vjeçar, me ujë natyral të freskët dhe me rrugicat me gurë, ia vlen që të kalosh pushime të qeta.

Po pse sugjerohet viti 2014 për të vizituar Shqipërinë?

Sepse ky vend ka ende probleme në infrastrukturë, në rrugë dhe turizëm. Por fakti është që Shqipëria ka bërë hapa gjigandë në ndryshimin e gjithë këtyre gjërave, dhe pritet të ndryshojnë akoma shumë gjëra të tjera për mirë. Shqipëria po ndryshon shumë shpejt, dhe turizmi po pëson një zhvillim të paimagjinueshëm.

Dënohet banda shqiptare e kokainës

kokainaShtatë pjesëtarë të një grupi kriminal shqiptar për shpërndarjen e kokainës në Londër, janë dënuar në total me 73 vite burg.

Banda drejtohej nga 33-vjeçari Tefik Hoda, i cili ishte pronar i një lavazhi në veri të kryeqytetit britanik.

Analizat e përgjimeve telefonike e lidhin atë me kapjen e tre ngarkesave të ndryshme kokaine në prill dhe maj të vitit 2013.

Bashkëpunëtoret e tij ishin Daniel Hoda, 32 vjeç, Alket Mehmeti, 31 dhe Mariglen Masdreku, 30. Ata bashkëpunonin për shpërndarjen e kokainës së siguruar nga Hoda.

Këta tre persona u arrestuan më 7 maj të këtij viti, pasi iu dorëzua një kuti me sasi prej 6 kg kokainë nga korrieri Andrejus Gorbikas nga Lituania.

Gjithashtu Arunas Budrys, një shofer kamioni nga Lituania u arrestua pasi i dorëzoi një sasi prej 1 kg kokainë Hamit Totit, 39 vjeç.

Hetuesit zbuluan se, Tefik Hoda ka pasur kontakt të rregullt me anëtarët e tjerë të grupit deri në arrestimin e tyre.

Gjyqi ndaj bandës shqiptare nisi më 6 nëntor të këtij viti, ndërsa vendimi u dha më 23 dhjetor.

Gjashtë pjesëtarët e grupit u shpallën fajtor për trafikim të kokainës së cilësisë së lartë dhe morën dënim të reduktuar pas pranimit të akuzave.

Një anëtarë i tetë i grupit, shqiptari 21-vjeçar Bamir Trota u dënua me 7 vjet burg pas posedim kokaie dhe falsifikim identiteti.

Ai u arrestua pasi u kap me rreth 3 kg kokainë në prill dhe ka pasur kontakt të rregullt me telefonë me Tefik Hodën para arrestimit.

Vendimi i gjykatës:

Tefik Hoda – 18 vjet (dënimi reduktohet në 12 vjet pas pranimit të akuzës)

Daniel Hoda – 9 vjet (7 vjet e 2 muaj pas pranimit të akuzës)

Alket Mehmeti – 9 vjet (6 vjet e 9 muaj pas pranimit të akuzës)

Mariglen Masdreku – 9 vjet (6 vjet e 9 muaj pas pranimit të akuzës)

Hamit Hoti – 9 vjet (pa reduktim)

Bamir Trota – 7 vjet

Andrejus Gorbikas – 10 vjet (8 vjet e 5 muaj pas pranimit të akuzës)

Arunas Budrys – 9 vjet (pa reduktim)