Dënohet banda shqiptare e kokainës

158

kokainaShtatë pjesëtarë të një grupi kriminal shqiptar për shpërndarjen e kokainës në Londër, janë dënuar në total me 73 vite burg.

Banda drejtohej nga 33-vjeçari Tefik Hoda, i cili ishte pronar i një lavazhi në veri të kryeqytetit britanik.

Analizat e përgjimeve telefonike e lidhin atë me kapjen e tre ngarkesave të ndryshme kokaine në prill dhe maj të vitit 2013.

Bashkëpunëtoret e tij ishin Daniel Hoda, 32 vjeç, Alket Mehmeti, 31 dhe Mariglen Masdreku, 30. Ata bashkëpunonin për shpërndarjen e kokainës së siguruar nga Hoda.

Këta tre persona u arrestuan më 7 maj të këtij viti, pasi iu dorëzua një kuti me sasi prej 6 kg kokainë nga korrieri Andrejus Gorbikas nga Lituania.

Gjithashtu Arunas Budrys, një shofer kamioni nga Lituania u arrestua pasi i dorëzoi një sasi prej 1 kg kokainë Hamit Totit, 39 vjeç.

Hetuesit zbuluan se, Tefik Hoda ka pasur kontakt të rregullt me anëtarët e tjerë të grupit deri në arrestimin e tyre.

Gjyqi ndaj bandës shqiptare nisi më 6 nëntor të këtij viti, ndërsa vendimi u dha më 23 dhjetor.

Gjashtë pjesëtarët e grupit u shpallën fajtor për trafikim të kokainës së cilësisë së lartë dhe morën dënim të reduktuar pas pranimit të akuzave.

Një anëtarë i tetë i grupit, shqiptari 21-vjeçar Bamir Trota u dënua me 7 vjet burg pas posedim kokaie dhe falsifikim identiteti.

Ai u arrestua pasi u kap me rreth 3 kg kokainë në prill dhe ka pasur kontakt të rregullt me telefonë me Tefik Hodën para arrestimit.

Vendimi i gjykatës:

Tefik Hoda – 18 vjet (dënimi reduktohet në 12 vjet pas pranimit të akuzës)

Daniel Hoda – 9 vjet (7 vjet e 2 muaj pas pranimit të akuzës)

Alket Mehmeti – 9 vjet (6 vjet e 9 muaj pas pranimit të akuzës)

Mariglen Masdreku – 9 vjet (6 vjet e 9 muaj pas pranimit të akuzës)

Hamit Hoti – 9 vjet (pa reduktim)

Bamir Trota – 7 vjet

Andrejus Gorbikas – 10 vjet (8 vjet e 5 muaj pas pranimit të akuzës)

Arunas Budrys – 9 vjet (pa reduktim)