Britani: S’kemi ende elektricitet, Kryeministër

David-Cameron-007Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron është konfrontuar me një nga viktimat e zemëruar të përmbytjeve. E moshuara i ka kërkuar shpjegim se përse ka katër ditë pa energji elektrike.

Kur Cameron vizitoi Yalding-un, vendin e prekur nga stuhia në Kent, Erica Olivares u shpreh se këshilli lokal nuk kishte bërë asgjë për rikthimin e energjisë elektrike.

Ajo u ankua para kamerave se ishte lënë në një gjendje të vështirë në shtëpi pa elektricitet.

“Ende nuk kemi energji elektrike. Kemi nevojë për elektricitet. Jam përpjekur të kontaktoj këshillin, por ata kanë vendosur të shkojnë që të gjithë me pushime”, u shpreh Olivares.

Cameron i premtoi asaj se do të kontaktonte personalisht me këshillin për të përshpejtuar procesin dhe vizitoi shtëpinë e zonjës për të parë dëmtimet e shkaktuar nga katastrofa.

Ndërsa, disa banorë të tjerë të Yalding-ut janë shprehur se kanë parë më shumë policë gjatë vizitës së Cameron-it se sa në tre ditët e përmbytjeve në prag të Krishtlindjeve.

Eksploziv një lokali në Fushë-Krujë

eksploziviSipas burimeve zyrtare, bëhet me dije se në orën 02:55 të ditës së sotme, në qytetin e Fushë-Krujës, ka ndodhur një shpërthim i pazakontë në një lokal.

Burimet raportojnë se nga shpërthimi, është shkatërruar gjysma e lokalit, por fatmirësisht në të nuk ka asnjë person të lënduar.

Bëhet me dije se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale të objektit, i cili është në pronësi të shtetasit, Besnik Xhepi.

Sapo janë informuar për situatën, autoritetet lokale janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Autorët e implikuar në këtë situatë nuk janë bërë ende me dije, deri më tani të pa zbuluara janë edhe arsyet e vendosjes së lëndës plasëse në lokal.

Megjithatë, dyshimet për një konflikt interesi mes palësh janë të mundshme. Policia  është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të situatës dhe identifikimin e personave të implikuar në këtë ngjarje.

PS-LSI gjejnë konsensusin për fasonët

ps-lsi2Projektbuxheti i vitit 2014 dhe paketa fiskale do të hidhen në votim në seancën e sotme plenare. Do të hidhen në votim në të njëjtën kohë edhe amendamentet e partive politike. LSI ka paraqitur 3 amendamente, njëri prej të cilëve, ai për mos ndryshimin e taksës së tatim fitimit  për fasonët nuk është pranuar nga qeveria. Seanca e sotme shihet si një provë, brenda mazhorancës, në votimin e këtij drafti të rëndësishëm për të. PD 39 amendamente. Meta tha se në seancë janë 113 deputetë dhe është kuorumi për të nisur punën seanca.

LSI tërheq amendamentin

LSI tërheq përkohësisht amendamentin për mbajtjen të pandryshuar të tatim fitimit për biznesin e fasonëve. LSI bie dakord që të mbajë pezull këtë amendament duke i dhënë kohë qeverisë brenda pranverës të hartojë një paketë integrale që do t’i vijë në ndihmë këtij biznesi.

“Problemi është kompleks. Qeveria tha garancinë për trajtim të paketës integrale të çështjes së biznesit fason që do të shqyrtohet edhe me grupet e interesit, lehtësira të karakterit infrastrukturor, dhe administrativ duke e bërë të mundshëm të jetë një biznes i shëndetshëm. “- tha kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili.

Kuvendi rrëzon amendamentin e parë të PD-së

Amendamenti “40 mijë lekë më shumë në muaj ose  500 mijë lekë në vit për mësuesit për të kompensuar humbjen edhe më të mëdha se kjo vlerë që do të vijnë si pasojë e inflacionit, rritjes së taksës së karburantit, rritjes së akcizës së pijeve alkoolike, duhanit, mallrave të tjera, taksës së banesës, etj. “- u propozua nga deputeti i PD-së, Myqerem Tafaj. Amendamenti i propozuar për nenin 4 “Për disa ndryshime në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

 

“Mziu”, sekuestrohet dosja e tenderit

xhelal mziuProkuroria vijon të hetojë në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu. Ditën e djeshme ka përfunduar inspektimi i materialeve dhe i procesverbaleve të të gjithë praktikës së tenderimit të rrugës “Zgjimi” që çoi në pranga Mziun.

Një oficer i policisë gjyqësore mësohet se ka mbledhur materialin që është gjendur në Bashkinë e Kamzës në lidhje me praktikat e tenderit ku merrte pjesë firma “Gjoka”. Pas ankimit të “Gjokës” në Komisionin e Prokurimit Publik erdhi ndëshkimi i kryebashkiakut Mziu. Ndërkohë, prokuroria është rikthyer në gjykatë ku ka kontrolluar të gjitha vendimet që janë dhënë kundër Xhelal Mziut në lidhje me disa gjoba të vendosura ndaj bizneseve të ndryshme. Madje, një prej subjekteve që është ankuar në gjykatë kundër bashkisë, është pikërisht kjo “Gjoka”, që krijoi përplasje edhe për tenderin e rrugës.

Prokuroria po heton edhe përplasjet për stadiumin e Kamzës. Janë këto tre episode që mbajnë tashmë në hetim Xhelal Mziun, ndërsa pritet që Gjykata e Apelit të vendos nëse kryebashkiaku i Kamzës do të lihet në qeli apo ndaj tij do të ndryshohet masa e vënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Arrestimi  i Mziut erdhi pas një hetimi, i cili kishte nisur disa muaj më parë, nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj drejtorit juridik në Bashkinë e Kamzës, Atli Hoti, i cili është shpallur në kërkim dhe ende nuk është bërë e mundur të identifikohet vendndodhja e tij. Rreth 80 milionë lekë të reja ka qenë fondi i segmentit rrugor Valias i Ri-Laknas dhe Mziu akuzohet se ka skualifikuar kompaninë me ofertën më të ulët, duke ia lënë tenderin një kompanie tjetër e cila kishte dhënë rreth 20 milionë lekë më pak.

 

Zvogëlohen pagesat e transportit për deputetët

parlamentiParlamenti pritet që të miratojë sot projektvendimin “për përcaktimin e masës së përfitimit financiar mujor për shërbimin e transportit të deputetëve”. Drafti në fjalë sqaron pagesën që deputetë do të marrin për trasnportin në vlerë monetare, të lidhur ngushtë me largësinë e zonës që ata mbulojnë.

Ata deputetë që janë në një distancë më të largët me kryeqytetin në raport me zonën ku kanë marrë mandatin e deputetit dhe që rrjedhimisht kanë edhe shumën e përfitimit për transportin e tyre më të madhe, do t’u zbritet një shumë lekësh që shkon deri te 50 mijë lekë të vjetra. Zbritje do të ketë edhe për deputetët që ndodhen më afër Tiranës, po në sasi më të vogël.

Berisha te Zonë e Lirë: Rama psikik bipolar dhe trafikant ikonash

Sali BerishaI ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Canit, ish Kryeministri Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të qeverisë aktuale, Edi Rama.

Berisha deklaroi se situata në vend do të përkeqësohet, pasi kemi të bëjmë me një lider psikik, që vuan nga psikoza bipolare. Berisha akuzoi kreun e qeverisë se është marre me trafik ndërkombëtar ikonash dhe se gjatë qëndrimit të tij në Paris, po sipas Berishës, Rama shiste ikonat e vjedhura. Berisha vazhdon akuzat duke thënë se edhe policia franceze ishte në dijeni të këtij fakti dhe e kishte nën vëzhgim, por sipas tij bota ka njëfarë tolerance në lidhje me shitjen e veprave të vjedhura të artit.

(vijon)

Nxjerra e dokumentit sekret, reagon Bogdani: Donin ta fshihnin si armët kimike

Komisioni i Jashtem parlamentarDeputeti Bogdani ka reaguar pas një lajmi të botuar sot në të përditshmen DITA mbi nxjerrjen e procesverbalit të mbledhjes me dyer të mbyllura të Komisionit të Jashtëm Parlamentar, – material të cilin edhe vetë gazeta ku Bogdani e ka servirur e quan “sekret”. Deputeti i PD-së ka bërë postimin e mëposhtëm në profilin e tij në FB:

“..Praktika e mbledhjeve te komisioneve parlamentare me dyer te mbyllura nuk eshte asnjehere ne te miren e demokracise dhe transparences, per me teper kur kane te bejne me ceshtje te ndjeshme per shoqerine dhe vendin.  Kjo mbi te gjitha, persa i perket mbledhjes se komisionit te jashtem, ku eshte diskutuar ndryshimi i rrjedhjes se lumenjve Vjose ne Greqi dhe Radika ne Maqedoni, te cilat ndikojne drejtperdrejte ne sistemin tone hidrik dhe energjitik, duke cenuar rende nje pasuri kombetare. 

Sepse nje ceshtje e tille, e nje rendesie te vecante, nuk mund te diskutohet ne mungese transparence ndaj publikut dhe me dyer te mbyllura, duke lejuar Qeverine dhe Ministrine e Puneve te Jashtme te rrine duarkryq ndaj ketij akti qe cenon dhe neperkemb hapur interesat kombetare shqiptare. Ndaj, nuk besoj se eshte i rendesishem fakti se kush e ndau kete informacion me mediat apo jo, se sa fakti qe nje informacion i tille, i nje rendesie kaq te vecante duhet te behet i njohur per opinionin publik; por me sa duket, sa here behet fjale per ceshtje te rendesise kombetare, praktika e fshehjes se informacionit dhe mungesa e transparences, si ne rastin e importit te armeve kimike te Sirise, eshte praktike pune e kesaj qeverie. Dhe ndryshe nga sa mendon kolegia ne drejtim te komisionit te jashtem, une besoj se cdo deputet i Parlamentit te Shqiperise duhet t’i qendroje betimit qe ka bere ne Kushtetute dhe te jete transparent, te jape llogari dhe te punoje ne te mire te cdo qytetari shqiptar dhe vendit te tij. (Reagim ndaj prononcimit te kryetares se Komisionit Parlamentar te Politkes se Jashtme, ne nje te perditeshme shqiptare)…”

Largimi i paligjshëm i kapitalit nga vendi, Shqipëria ka humbur 1 milard $

B0953868-9F5A-41F4-9AE1-2E9B90325B5A_w640_r1_s_cx0_cy4_cw0Organizata jo-fitimprurëse “Global Financial Integrity” me bazë në Uashington publikoi dy javë më parë raportin vjetor mbi largimin e paligjshëm të kapitalit nga vendet në zhvillim. Ky raport analizon të dhëna për 187 vende, ku përfshihet edhe Shqipëria. Sipas raportit, Shqipëria ka humbur rreth 1 miliard dollarë gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, ndërmjet 2-3% të PBB-së. Joana Allamani e Zërit të Amerikës bisedoi me një nga autorët e raportit, ekonomistin Brian LeBlanc.

Zëri i Amerikës: Le të fillojmë me konceptet bazë. A mund të na shpjegoni konceptin e largimeve të paligjshme financiare?

Brian LeBlanc: Largimet e paligjshme financiare janë largimet e parregjistruara të kapitalit nga vendet e zhvilluara apo në zhvillim, që është ose i paligjshëm në mënyrën se si fitohet, ose në mënyrën se si transferohet. Kjo përfshin nxjerrje jashtë vendit të kapitalit të siguruar nga një aktivitet tregtare, por që transferohet në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet transfertave bankare të paregjistruara, apo pagesave të paregjistruara tregtare, ose nëpërmjet korrupsionit dhe veprimtarive të paligjshme si trafikimi i drogës, apo trafikimi i qenieve njerëzore. Ne nuk jemi në gjendje të përcaktojmë se sa nga këto dalje të paligjshme financiare rrjedhin nga aktivitete të paligjshme dhe sa janë nga aktivitete të ligjshme por që transferimi bëhet në mënyrë të paligjshme.

Zëri i Amerikës: Cilat janë mënyrat që përdoren për nxjerrjen e kapitalit jashtë? Si funksionon procesi?

Brian LeBlanc: Një shumëllojshmëri mënyrash. Është aq e shumëllojshme sa mund ta shpikë një mendje kriminale.  Ne mendojmë se përafërsisht 80% e të gjitha daljeve të paligjshme financiare janë të lidhura me tregtinë. Dhe këto përfshijnë lëvizjen e kapitalit nga vende me taksa të larta në vende me taksa të ulëta, si një mënyrë për të shmangur taksimin.

Zëri i Amerikes: Sa i madh është problemi për Shqipërinë, në krahasim me vendet e tjera të rajonit?

Brian LeBlanc: Shqipëria ka humbur rreth 1 miliard dollarë gjatë dekadës së kaluar. Kjo rreth 2 deri 3 për qind e PBB-së. Shifër është dukshëm më e ulët se mesatarja e vendeve të tjera evropiane në zhvillim, prej rreth 5 për qind. Shqipëria është më mirë se Serbia për shembull, ku daljet kanë qënë rreth 20 miliard dollarë gjatë dekadës së kaluar. Kjo nuk do të thotë se problemi nuk ekziston në Shqipëri.  Po ashtu Shqipëria ka të veçantat e saj dhe Serbia të vetat. Nga ana tjetër ne e kemi bërë të qartë se studimi im nuk mund të verifikojë dot gjithë aktivitetet që kryhen me para në dorë, ose pagesat që bëhen në këtë formë.  Pra, ne nuk jemi në gjendje për të përcaktuar saktësisht se sa ndikon ky lloj aktiviteti në Shqipëri, që mund të jetë jo i vogël.

Zëri i Amerikës: Cilat janë aktivitetet kryesore financiare që luajnë rol në daljen e paligjshme të kapitalit në Shqipëri?

Brian LeBlanc: Shohim se në Shqipëri, shumica kryhet nëpëmjet një procesi të quajtur mbifaturimi i importeve. Në thelb, importuesit në Shqipëri shënojnë shifra më të larta për importet aktuale, një mënyrë për të justifikuar ligjërisht pagesat jashtë Shqipërisë. Kjo gjithashtu rrit vlerën e prodhimit. Kështu që, këto korporata kanë një përfitim të dyanshëm: 1) munden të lëvizin kapital jashtë Shqipërisë në vende ku nuk do të taksohet, dhe 2) rrisin çmimin e mallrave të tyre, për të cilin paguajnë konsumatorët, njerëzit e zakonshëm shqiptarë që blejnë këto importe.

Zëri i Amerikës: Në raportin tuaj, ju e keni vërejtur një prirje në rritje të daljeve financiare të paligjshme, me ritëm më të lartë se PBB-ja, dhe vendet evropiane në zhvillim, grupi në të cilin përfshihet Shqipëria, me rritjen e tretë më të shpejtë në botë. Pse po shohim këtë prirje, dhe çfarë hapash mund të merren për ta zvogëluar atë?

Brian LeBlanc: Në terma reale, duke marrë parasysh inflacionin, largimet e paligjshme të kapitalit janë rritur rreth 10 për qind në vit gjatë dekadës së kaluar. Dhe sidomos për vendet e Evropës në zhvillim, është rritur si përqindje e PBB-së, një shifër e nxitur kryesisht nga Rusia. Vitin e kaluar, Rusia arriti t’ia kalonte Kinës si eksportuesja më e madhe e kapitalit të paligjshëm në vitin 2011, sidomos sepse është ekonomia më e madhe e Evropës në zhvillim. Arsyeja pse këto dalje janë rritur në mënyrë të qëndrueshme është sepse edhe vendet në zhvillim dhe vendet e zhvilluara nuk kanë marrë vendimet të politike që janë të nevojshme për shkurtimin e tyre. Një nga zbulimet më të rëndësishme të raportit është se ky nuk është problem vetëm i botës në zhvillim, dhe organizatat ndërkombëtare kanë filluar ta pranojnë dhe ta bëjnë të njohur këtë fakt. Ky është gjithashtu një problem i botës së zhvilluar, dhe patjetër, ka probleme në këto vende që shtyn largimin e kapitalit, si klima e dobët e biznesit, korrupsioni , por vendet e zhvilluara janë po aq bashkëfajtorë në marrjen e kapitalit dhe lehtësimin e situatës. Dhe kjo ka ndikim në tregun e zi.

Zëri i Amerikës: Në raportin tuaj, ju e pranoni se llogaritja e sasisë së kapitalit të humbur është e vështirë sepse transaksionet e paligjshme kanë gjasa të kryhen me para në dorë. Duke marrë këtë në konsideratë, si ishit në gjendje t’i bënit llogaritjet për këtë raport? A mund të na shpjegoni metodologjinë?
Brian LeBlanc: Ne kemi përdorur metodologji të përshtatur nga organizata si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, dhe nga akademikët. Kështu që, metodologjia nuk është e jona. Këto janë metoda që janë provuar dhe janë të besueshme, për të llogaritur largimet e kapitalit. Dhe ju të saktë duke vënë në dukje përfshijmë në llogaritje edhe largimet e kapitalit që kryhen me para në dorë, gjë që përbën një sasi të mirë të pjesës kriminale të daljeve të paligjshme financiare. Por ne mund të gjejmë mospërputhje në të dhënat makroekonomike të një vendi. Për shembull, nëse një vend ka më shumë burime të regjistruara fondesh se sa përdorimin e fondeve, domethënë, vend po merr më shumë fonde se sa mund të shpjegojë, atëherë ka një mospërputhje dhe fondet po zhvendosen brenda ose jashtë vendit. Dhe këto zbulohen nga të dhënat që vendi i raporton FMN-së.  Ana tjetër është se ne e pranojmë se shumë njësi ekonomike të korporatave dhe korporata multinacionale lëvizin para me anë të tregtisë, si për shembull, falsifikojnë faturat e tregtisë për të lëvizur para nga një vend në një vend tjetër. Këto janë zakonisht firma tregtare që përpiqen të ulin të ardhurat e tyre të tatueshme, ose t’i lëvizin të ardhurat në një vend me taksa të ulëta, si Zvicra, Luksemburbu, dhe dhjetra vende të tjera me taksa të ulëta.

Zëri i Amerikës: Çfarë efektesh kanë largimet e paligjshme financiare në një ekonomi në zhvillim?

Brian LeBlanc: Efekti më i madh që këto kanë është humbja e kapitalit. Shumë njerëz e konsiderojnë analizën tonë si arsye për ligje taksore. Po, ajo është një anë e rëndësishme e saj, por në qoftë se konsideroni se sa humbje kapitali kanë këto vende çdo vit, kjo ndikon shumë. Po të kishte qëndruar në vend, ky kapital do të ishte përdorur për të financuar aktivitetet biznesi, për të krijuar më shumë vende pune. Por në vend të kësaj, ai po largohet nga këto vende në zhvillim në vende me taksa më të ulëta. Dhe kjo i bën vendet në zhvillim më të varura në ndihma nga jashtë, burimet e jashtme për t’i ndihmuar në zhvillimin e tyre, kur në fakt, në qoftë se ata mund të ndalojnë këtë dlaje të kapitalit, ata vetë mund të fillojnë të financojnë zhvillimin e tyre. Pra, kjo dukuri ndikon në mënyra të ndryshme. Dhe përkatësisht, këto dalje të paligjshme financiare i shtohen 1 për qindshit ose 0.5 për qindshit më të lartë të njerëzve në vend, gjë që inkurajon pabarazinë ekonomike, e cila është biseduar nga shumë organizata ndërkombëtare, si dukuri që ndikon në zhvillimin e një vendi.

Zëri i Amerikës: Cilat janë rekomandimet që dë t’i jepnit ligjvënësve?

Brian LeBlanc: Çelësi është transparenca. Të sigurojnë mundësinë për të gjithë që të shohin të dhënat. Në mënyrë të veçantë, duke vënë në dukje se shumë kjo ka të bëjë me sistemin financiar të paligjshëm. Të identifikohen pronarët e një shumë prej këtyre kompanive fiktive që po shtyjnë këto rrjedhje kapitali, është çelësi. Kohët e fundit, vendet e G20-es kanë shprehur mbështetjen e tyre për shkëmbimin automatik të informacionit taksor. Nëse një vend si Shqipëria ose në shumë prej këtyre vendeve të tjera evropiane në zhvillim do t’i bashkoheshin nismës, do të ishte shumë e dobishme për të gjithë. Por ne duhet të jemi në gjendje të dimë se kush janë pronarët e këtyre kompanive fiktive, të cilët bëjnë të mundura këto veprime të paligjshme, dhe të marrin masat e duhura. Dhe ne kemi parë disa rezultate pozitive nga vendet e G20-es, por rezultatet duhet të pasqyrohen nga vendet evropiane në zhvillim, në mënyrë që të shohim ndikimin e këtyre rekomandimeve./VOA/

Shpërthim me bombë në qendër të Bejrutit

Bejrut bombeNjë shpërthim me bombë ditën e sotme në mes të Bejrutit ka shkaktuar 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Ndër personat e vrarë është edhe  ish Ministri i Financave Mohamad Chatah.
Mohamad Chatah, musliman i sektit suni, ishte një ekonomist i njohur dhe këshilltar i ish kryeministrit Saad Hariri. Më herët ai ka shërbyer edhe si ambasador i Libanit në Uashington.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Kohët e fundit në Liban është shtuar dhuna që lidhet me konfliktin e përgjakshëm në Sirinë fqinje. Mohamad Chatah ishte një kritik i ashpër i presidentit sirin Bashar al-Asad. Mesazhi i tij i fundit në Tweeter, i botuar një orë para se të vdiste kritikonte grupin militant libanez të Hezbollahuit, i cili ka mbështetur presidentin Asad në luftën civile të Sirisë.

 

Princ Harry me të dashurën e tij gjatë natës së ndërrimit të viteve

Prince Harry & Cressida Theatre DatePrinc Harry s’do të jetë së bashku me familjen mbretërore gjatë festimeve të Vitit të Ri, pasi ka planifikuar të kalojë festën e fundvitit me të dashurën e tij, Cressida Bonas. Ndërsa çifti ka festuar Krishtlindjen larg njëri-tjetrit, duket se festa e fundvitit do t’i gjejë së bashku, në një darke private dhe romantike.