Arrestohet drejtori i kompanisë që bleu aeroportin e Prishtinës

arrestimNë mesin e disa biznesmenëve të arrestuar së fundi në Turqi, me akuza për korrupsion, është edhe drejtori i kompanisë Limak&Calik, Nihat Ozdemir, kompani kjo që e ka me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Siç raporton gazeta turke “Hurriyet”, Ozdemir dhe disa biznesmenë të tjerë akuzohen për “krijimin e një organizate kriminale”, për mitmarrje, mashtrim, falsifikim të dokumenteve zyrtare, kërcënime dhe përvetësimin e aseteve të fituara me aktivitete kriminale.

Ozdemir me Limak sapo ka fituar tenderin për ndërtimin e aeroportit të tretë të Stambollit. Para 3 muajsh, ai bashkë me kryeminstrat Erdogan, Thaçi dhe Rama përuruan terminalin e ri të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në mesin e 41 personave të arrestuar në rastin e dytë të korrupsionit, përveç Ozdemir janë edhe biznesmeni saudit Yasin al-Qadi, i akuzuar më parë për financimin e terrorizmit si dhe pronari i kompanisë së furnizimeve.

Al-Qadi ka investuar edhe në Shqipëri. Emri i tij u bë i njohur kur ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, përmes një urdhri i bllokoi asetet.

Yasin Al-Qadi, i cili e la Shqipërinë vite më parë, u akuzua për lidhje me Abdul Latif Saleh, i cili mban shtetësinë jordaneze dhe atë shqiptare dhe dyshohet të ketë lidhje me Xhihadin Islamik Egjiptian, një grup terrorist ky, i lidhur me Al- Kaedën.

Dyshimet e forta se Jasin Kadi kishte lidhje me terrorizmin bënë që të verifikoheshin dhe bllokoheshin të gjitha pronat e tij, vlera e të cilave shkon në miliona euro.

 

Sipas përllogaritjeve të ekspertëve, pronat e sekuestruara të këtij shtetasi kapin një vlerë prej rreth 4 milionë euro. Sekuestrimi i tyre ka nisur që në vitin 2004.

Balla përgjigjet për 8 vitet e persekutimit

berisha-sot-1024x696Taulant Balla është një nga deputetët e Partisë Socialiste më të persekutuar nga Partia Demokratike gjatë kohës që kjo e fundit ishte në pushtet.

Ndaj tij u ndërmorën veprime nga më të ndryshme, duke filluar që nga shantazhi në parlament (sulmi i Berishës, ku ish-kryeministri doli jashtë kontrollit) e deri tek gjobat me anë të proceseve gjyqësore për shpifje ndaj fëmijëve të Berishës apo anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar apo deputetëve të PD-së.

Sot, në Kuvend deputeti socialist ka ironizuar pushtetin 8-vjeçar të demokratëve me anë të një amendamenti. Në këtë amendament për barrën fiskale për 2014-n, Balla propozon “heqjen e taksave të korrupsionit të kohës së Sali Berishës”.

“Në projetligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, në nenin e parafundit, të shtohet paragrafi i mëposhtëm: “Taksë-gjobat e koduara SAL, GIT, ZEN, MUL, BEN, VAN, LUL, DHE RRUL të aplikuara gjatë periudhës 2005-2013 të anulohen përjetësisht.”

Vdekja dhe trasformimi i trupit

la morteVdekja është ndërprerja e plotë e jetës së një organizmi të gjallë. Gjendja e vdekjes njerezore ka qenë gjithmonë e errët nga misteri dhe bestytnia. Përkufizimi i saj i saktë mbetet kundërshtues, duke dalluar sipas kulturës dhe sistemeve ligjore. Disa mendojnë që njerezit pasi vdesin shkojnë ne parajse por nga ana shkencore pasi kalon nje pjesë kohore e gjatë qe personi ka vdekur atij i ngelet vetem skeleti.

– Në çastin e vdekjes:

  1. Zemra pushon së rrahuri.
  2. Lëkura shtrëngohet dhe zbehet.
  3. Sistemi muskulor shtendoset.
  4. Bie temperatura e trupit.

– 30 minuta më vonë:

  1. Lëkura bëhet si dyll dhe merr ngjyr vjollc.
  2. Buzët, gishtat e duarve dhe të këmbëve cungohen dhe zbehen ose bëhen të bardhë pasi gjaku largohet.
  3. Gjaku tërhiqet në pikat më të ulta të trupit duke lënë njollë vjollcë – të zezë.
  4. Duart dhe këmbët kalojnë në të kaltërt.
  5. Sytë fillojnë të tërhiqen në zgavra.

 

– 4 orë më vonë:
  1. Rigor mortis fillon të veprojë
  2. Zbehja e lëkurës dhe pozicionimi i gjakut vazhdojnë
  3. Rigor mortis fillon t’i shtrëngojë muskujt për rreth 24 orëve të ardhshme, pastaj do të riveprojë dhe trupi do të kthehet në gjendjetë butë.

 

– 12 orë më vonë:
  1. Trupi është plotësisht nën rigor mortis.

 

– 24 orë më vonë:
  1. Trupi tani ka temperaturën e ambientit që e rrethon.
  2. Tek meshkujt sperma vdes.
  3. Koka dhe qafa tani kanë ngjyrë të gjelbërt, blu.
  4. Ngjyra e mësipërme vazhdon të shpërndahet në pjesët tjera të trupit.
  5. Ka aromë të fortë të mishit të kalbur.
  6. Fytyra e personit në të vërtetë tanimë fillon të bëhet e panjohëshme.
– 3 ditë më vonë:
  1. Gazrat në inde formojnë fluska të mëdha në lëkurë.
  2. I tërë trupi fillon të fryhet dhe ënjet. Ky proces përshpejtohet nëse trupi gjendet në mjedis të ngorohtë ose në ujë.
  3. Lëngje rrjedhin përmes gojës, hundës, syve, veshëve, rektumit dhe përmes uriterit.
  4. Qimet e trupit akoma rriten.

3 javë më vonë:

  1. Lëkura, flokët, thonjtë bien me lehtësi nga trupi.
  2. Lëkura zbërthehet dhe hapet në shumë vende për shkak të shtypjes së gazrave të brendshme dhe prishjes së vetë lëkurës.
  3. Shkatërrimi do të vazhdojë gjersa të mbetet vetem skeleti, që mund të zgjasë një muaj në kohë të nxehtë, dhe dy muaj në kohë të ftohtë. Dhëmbët janë shpesh e vetmja gjë që mbetetm vite dhe shekuj më vonë, sepse zmalti i dhëmbëve është substancamë e fortë në trup. Kocka e nufullës është më e ngjeshur, që e bën zakonisht edhe këtë të mbijetojë një kohë të gjatë.

Buxheti, shqyrtimi nen për nen, rrëzohen me votim amendamentet e PD

Kuvendi-i-ri-9-shtator-20113-Legjislatura-8-640x426Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në orën 11:00 në seancë plenare ku po shqyrtohet nen për nen dhe më pas të miratohet buxheti 2014 dhe paketa fiskale. Në 24 dhjetor pas një seance maratonë prej 25 orësh debate dhe diskutime mes deputetëve Kuvendi votoi në parim buxhetin dhe paketën fiskale.

Në seancën e sotme do të hidhen për votim edhe amendamentet e partive politike. Kreu i PD, Lulzim Basha i bëri dje ftesë Ilir Metës që të bashkojnë votat për të miratuar ndryshimin në paketën fiskale për të ulur taksimin për biznesin fason. PD propozoi 39 amendamente, të cilat u bazuan në konsultimet me grupet e interest, por dhe në premtimet elektorale me të cilat sipas PD-së, PS fitoi zgjedhjet e 23 qershorit.

Sot ministri e Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bënë të ditur se qeveria ka rënë dakort që për biznesin fason të ketë një Paketë të vecantë që pritet të harthet brenda Pranverës të vitti 2914. Kjo pas një kërkese të LSI.
Vetëm një ditë më parë Qeveria ka rrëzuar propozimin e deputetëve të LSI, që tatim-fitimi për biznesin fason të mos të rritet në 15 për qind, por të ruhet në masën aktuale 10 për qind.

Sport Ekspres: Progni lojtari i vitit

progniGjatë ditës së djeshme, gazeta “Sport Ekspres” ka mbyllur përfundimisht sondazhin online të bërë në faqen e saj zyrtare në ueb për lojtarin më të mirë të vitit 2013. Në këtë sondazh kanë votuar rreth 4 mijë tifozë nga vendi ynë, por edhe dashamirës të futbollit që janë të ndjeshëm ndaj ngjarjeve sportive në vend. Lojtari më i votuar ka qenë sulmuesi i skuadrës së Kukësit, Gerhard Progni, i cili ka merituar edhe vendin e parë në këtë sondazh. Suksesi i Prognit vjen pas paraqitjes së mirë që ai ka bërë me skuadrën e Kukësit gjatë vitit të kaluar ku arriti të shpallej nënkampion me ekipin që në atë kohë drejtohej nga Armando Cungu. Nuk duhet të harrojmë se Kukësi në debutimin e tij të parë në histori në Kategorinë Superiore arriti të ishte në vendin e dytë. Ndërkohë, Progani ka bërë një paraqitje mjaft të mirë edhe në Europa Ligë, ku skuadra e Kukësit, ai asnjë ekip shqiptar më parë ka arritur të kalojë tre ture dhe të eliminohet në fazën e “play-off” nga turqit e Trabzonsporit. Për këto suksese Progni ka marrë 30% të votave në këtë sondazh online ose të përkthyera në numër votash janë 783 nga 2600 votues që kanë marrë pjesë në këtë votim.

Të tjerët – Pas Prognit, votat më të larta i ka marrë Hair Zeqiri. Mesfushori i skuadrës së Flamurtarit ka bërë gjithashtu një paraqitje të shkëlqyer me ekipin e tij dhe ka vendosur të mos largohet edhe pse vlonjatët kanë pasur probleme financiare gjatë verës. Kapiteni korçar Bledi Shkëmbi është renditur i treti në këtë votim, ndërsa katërshen e parë e mbyll Mentor Mazrekaj i Partizanit me 186 vota të marra. Lojtari që ka marrë më pak vota në këtë sondazh online të publikuar në “www.sportekspres. com” ka qenë ai i Kastriotit, Erald Turdiu, i cili ka marrë vetëm tre vota.

Renditja e lojtarëve pas votimit
1. Gerhard Progni (Kukësi) (30%, 783 vota)
2. Hair Zeqiri (Flamurtari) (25%, 649 vota)
3. Bledi Shkëmbi (Skënderbeu) (18%, 462 vota)
4. Mentor Mazrekaj (Partizani) (7%, 186 vota)
5. Tomislav Bushiç (Vllaznia) (7%, 182 vota)
6. Erjon Vucaj (Laçi) (4%, 115 vota)
7. Erando Karabeci (Tirana) (3%, 72 vota)
8. Daniel Xhafa (Teuta) (3%, 71 vota)
9. Mikel Canka (Lushnja) (3%, 66 vota)
10. Solomonson Izuçuku (Bylis) (1%, 23 vota)
11. Bernard Berisha (Besa) (1%, 21 vota)
12. Erald Turdiu (Kastrioti) (0%, 3 vota)

Nikoliç nuk mbështet Daçiç për Nobel

nikolicPresidenti i Serbisë, Tomsilav Nikoliç, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kryeministrin Ivica Daçiç në kandidimin për çmimin Nobel, vetëm për shkak të Hashim Thaçit, njoftojnë mediat serbe. Sipas Nikoliç asnjë serb nuk mund të rrijë në krah të Thaçit.

“Gjithmonë në arenën ndërkombëtare prej OKB’së, Këshillit të Europës flas për krimet kundër serbëve në Kosovë dhe për dyshimet e bazuara se ato i ka organizuar Thaçi”, ka pohuar Nikoliç.

Heidi Lushtaku, shqiptarja që po shkëlqen në Azi

lishtakuShqiptaro-zvicerania Heidi Lushtaku, 23 vjeç nga Cugy frankofon i Zvicrës, është një ndër femrat më seksi shqiptare, e cila suksesin e saj në botën e modës e ka shtrirë në vendet aziatike. Ajo ka bërë të ditur për albinfo, se ka realizuar shumë projekte për dy muajt që ka qëndruar në Bangkok të Tajlandës.

Pas suksesit në garën e bukurisë “Miss Zvicra 2013”, Heidi Lushtaku po shpërthen në botën aziatike të modelimit. Ajo asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj, pasi ndihet krenare për këtë pjesë. Edhe pse është rritur dhe shkolluar në Zvicër ajo nuk mohon vendlindjen e saj, Kosovën.

“Kam pasur frikë se nuk do të kem sukses, por përkundrazi ka qenë eksperiencë shumë e mirë dhe mendoj se tashmë i kam hapur dyert vetes si modele profesioniste në botën e modës“, thotë Lushtaku.

McDonalds, punëtorëve: Mos hani ushqim të shpejtë!

mcdonaldsMcDonalds ka deklaruar se punonjësit e saj duhet të qëndrojnë larg nga ushqimet e shpejta.

Në një postim në faqen e punonjësve të tyre, zinxhiri global i ushqimit të shpejtë ka paralajmëruar se te ushqimet e shpejta gjendet me shumicë natriumi dhe yndyra që mund të çojnë në mbipeshë.

“Fast- fond-ët janë ushqime të shpejta, me çmime të arsyeshme, dhe në dispozicion si një alternativë e gatshme për gatim në shtëpi.

Kjo është e përshtatshme dhe ekonomike për ata që kanë një mënyrë jetese të zënë dhe shumë të vrullshme, por ushqimet e shpejta janë zakonisht të larta në kalori, yndyrë, yndyrë të ngopur, sheqer, kripë dhe mund të vënë njerëzit në rrezik duke kaluar në obezitet”, thuhet në një postim të bërë në këtë faqe interneti.

Liqeni Michigan i mbuluar me akull në Chicago, SHBA

Liqeni Michigan i mbuluar me akull në Chicago, SHBA. (Nam Y. Huh, Ap/Lapresse)
Liqeni Michigan i mbuluar me akull në Chicago, SHBA. (Nam Y. Huh, Ap/Lapresse)
Liqeni Michigan i mbuluar me akull në Chicago, SHBA. (Nam Y. Huh, Ap/Lapresse)

Zgjidhet maratona e 50 shqiptarëve, pas denoncimit në Ora News lejohen të kalojnë kufirin

Ditmir-BushatiPas vënies në lëvizje të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme, si dhe Ambasadorit tonë të akredituar në Slloveni, Ardian Simoni, është zgjidhur situata e 50 qytetarëve shqiptarë që u mbajtën të bllokuar në doganën sllovene. Rreth ores 05:00 te mengjesit te sotem ata jane lejuar te udhetojne drejt destinacionit ku ishin nisur, Strasburgut.

50 shtetasit shqiptarë, përfaqësues të Kishës katolike, të cilët udhëtonin drejt Strasburgut për festimin e natës së ndërrimit të viteve, u bllokuan për disa orë me radhë nga autoritetet doganore në Slloveni nën pretendimin se autobusi me të cilin udhëtonin nuk kishte vërtetim parkimi.

Nga Austria, shtetasi Ardian Ramushi, i cili bëri dhe denoncimin mbrëmjen e së premtes në emisionin Alarm në RTV Ora News, dha detajet e kësaj situate.

“Ne kishim komunikime direkte me dy Ministrat Bushati dhe Tahirin deri në orët e vona të mesnatës, kishim komunikim nga stafi i Ministrisë së Jshtme, ka ardhur gjithashtu zoti. Ardian Simoni nga Ambasada shqiptare në Lubianë në pikën doganore, në zonën neutrale ku ne ishim, i cili ka negociuar për rreth 3 orë dhe e falenderojmë shumë se bëri një goxha punë të madhe duke na mundësuar vazhdimin e rrugës. Arsyeja që paraqitën autoritetet doganore për bllokimin tonë ishte mospasja e një vërtetimi të parkimit ku autobusi ka qenë i parkuar në Tiranë, për një periudhë dyjavore, duke mos pasur kështu dhe tipografet”tha ai.

Ramushi solli edhe njëherë në vëmendje të gjithë peripecitë në pikën doganore të Sllovenisë, duke akuzuar autoritetet policore atje për diskriminim dhe terror ndaj tyre.

“Situata fillimisht ishte shumë e acaruar, na morën vulat hyrëse dhe u kontrollua domuntacioni i autobusit. Sërish më pas ata na mblodhën pasaportat dhe tek vula hyrëse që sapo kishim marrë ata vunë një kryq, nuk ishte nevoja për shënime në pasaportë. Kjo ishte ajo situata irrituese. Ne u thamë që nëse automjeti ka probleme ne do marrim një tjetër automjet dhe do ikim sepse kemi bërë pagesën. Ata na thanë ok ju mund të ikni por automjeti do të rrijë këtu. Në atë moment ne kërkuam vulat rihyrëse, në atë moment ne na rrethuan dhe nuk na lanë për ta vulosur. Kur panë që nuk lëviznim nga dogana na thanë që të hipnim në autobus me të bërtitura dhe ultimatume, duke na kërcënuar se do të merrnim gjoba me 200-300 euro. Dhe çështja më kryesorja në momentet e debatit të gjithë policët mbanin dorën mbi pistoletat që kishin në brez” theksoi Ramushi.

Në përfundim, Ardian Ramushi, falenderoi RTV Ora News, i cili e bëri të dëgjueshëm problemin e tyre, sikundër dhe autoritetet shqiptare për gadishmërinë që treguan në zgjidhjen e kësaj situate.
Ndërkaq Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati para nisjes së seancës plenare në Kuvend falenderoi RTV Ora News për transmetimin e shqetësimit të 50 shtetasve shqiptarë, si dhe shërbimin  diplomatik në Kroaci dhe Slloveni për efiçensën e treguar në zgjidhjen e kësaj situate.

“Do doja të falenderoja dhe një herë Ora News për transmetimin e këtij lajmi dhe për faktin që na mundësoi kontaktin me qytetarët shqiptarë , të cilët po kalonin kufirin nga Kroacia për në Slloveni dhe ishin bllokuar për mugesë dokumentacioni, sipas autoriteteve sllovene. Kemi vënë në lëvizje dy Ambasadat tona në Slloveni dhe Kroaci si dhe stafin e Ministrisë së Jashtme. Rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm arritën ti japin zgjidhje kësaj situate”.

I pyetur nga Ora News nëse do të ketë një qëndrim zyrtar rreth kësaj ngjarje, Bushati tha kjo çështje do të zgjidhet përmes kanaleve diplomatike.

“Me rëndësi është që qytetarët janë drejt Strasburgut, lajmi tjetër i mirë është që media i shërbeu si kanal komunikimi shqetësimit të qytetarëve dhe shërbimi i jashtëm u përgjigj me efiçensë të plotë. Të gjitha çështjet e tjera janë çështje dytësore që mund të zgjidhen në kanalet diplomatike zyrtare, por që do ishin jashtë interesit të çështjes së sotme”.

“Pergezime stafit te perkushtuar te sherbimit te jashtem per ndihmesen ndaj pasagjereve shqiptare ne kufirin kroato-slloven! Flm Ora News!” shkruan ne faqen e tij zyrtare Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

*Ora News