Nxjerra e dokumentit sekret, reagon Bogdani: Donin ta fshihnin si armët kimike

53

Komisioni i Jashtem parlamentarDeputeti Bogdani ka reaguar pas një lajmi të botuar sot në të përditshmen DITA mbi nxjerrjen e procesverbalit të mbledhjes me dyer të mbyllura të Komisionit të Jashtëm Parlamentar, – material të cilin edhe vetë gazeta ku Bogdani e ka servirur e quan “sekret”. Deputeti i PD-së ka bërë postimin e mëposhtëm në profilin e tij në FB:

“..Praktika e mbledhjeve te komisioneve parlamentare me dyer te mbyllura nuk eshte asnjehere ne te miren e demokracise dhe transparences, per me teper kur kane te bejne me ceshtje te ndjeshme per shoqerine dhe vendin.  Kjo mbi te gjitha, persa i perket mbledhjes se komisionit te jashtem, ku eshte diskutuar ndryshimi i rrjedhjes se lumenjve Vjose ne Greqi dhe Radika ne Maqedoni, te cilat ndikojne drejtperdrejte ne sistemin tone hidrik dhe energjitik, duke cenuar rende nje pasuri kombetare. 

Sepse nje ceshtje e tille, e nje rendesie te vecante, nuk mund te diskutohet ne mungese transparence ndaj publikut dhe me dyer te mbyllura, duke lejuar Qeverine dhe Ministrine e Puneve te Jashtme te rrine duarkryq ndaj ketij akti qe cenon dhe neperkemb hapur interesat kombetare shqiptare. Ndaj, nuk besoj se eshte i rendesishem fakti se kush e ndau kete informacion me mediat apo jo, se sa fakti qe nje informacion i tille, i nje rendesie kaq te vecante duhet te behet i njohur per opinionin publik; por me sa duket, sa here behet fjale per ceshtje te rendesise kombetare, praktika e fshehjes se informacionit dhe mungesa e transparences, si ne rastin e importit te armeve kimike te Sirise, eshte praktike pune e kesaj qeverie. Dhe ndryshe nga sa mendon kolegia ne drejtim te komisionit te jashtem, une besoj se cdo deputet i Parlamentit te Shqiperise duhet t’i qendroje betimit qe ka bere ne Kushtetute dhe te jete transparent, te jape llogari dhe te punoje ne te mire te cdo qytetari shqiptar dhe vendit te tij. (Reagim ndaj prononcimit te kryetares se Komisionit Parlamentar te Politkes se Jashtme, ne nje te perditeshme shqiptare)…”