Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë

polici plagosurSipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet me dije se në orën 01:15 minuta ka ndodhur një përplasje me zjarr mes policisë dhe një personi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës. Burimet raportojnë se oficeri i policisë, kishte shkuar në banesën e shtetasit Shpëtim Ndredodës, kur ky i fundit ka qëlluar me armë tip automatiku në drejtim të patrullës së policisë.

Nga breshëria e armës, ka mbetur i plagosur oficeri i policisë, Agron Halilaj. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit në repartin e kirurgjisë. Mjekët e spitalit pohojnë se gjendja shëndetësore e oficerit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se shtetasi Gëzim Ndredoda, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Autoritetet lokale kanë ngritur postblloqe në zonën e ish-Kënetës dhe në autostradë.

Ndërkaq ata po vijojnë hetimet për arrestimin e autorit të ngjarjes.

/

Korça, qyteti i dashurisë së përjetshme

korcaE kanë quajtur Qyteti i serenatave, Qyteti i dashurisë, Qyteti i Artit, Qyteti i birrës, Vendi i kërnackave, Parisi i Vogël, e po të kërkosh, gjen plot epitete të tjera që cilësojnë vlerat e saj por edhe karakteristikat se përse duhet vizituar një qytet si Korça. E hapur qysh herët me botën, drejt perëndimit (shumë korçarë emigruan herët ne Amerikë, por edhe shumë atdhetarë e intelektualë më herët, në Turiqi e Ballkan), Korça është një qytet i qeshur e plot jetë, që të fton në çdo stinë të vizitosh rrugët e saj karakteristike, të mësosh për kulturën dhe historinë e saj, të kuptosh pse shumë atdhetarë që sot mbushin faqet e historisë së kombit, ishin pikërisht nga Korça. Por edhe për të pirrë një birrë me “kërnacka”, do të ndjesh po aq kënaqësi e mikpritje, sepse kudo që të shkosh nëpër qytet e në të gjitha fshatrat e tij, gjëja e parë me të ciëln do të takohesh, është pikërisht mikpritja e korçarëve…

 Korça është një krahinë e Shqipërisë e gjitha për t’u vizituar, si nga ana kulturore, ashtu edhe për nga vlerat e saj natyrore që disponon me anë të monumenteve të shumta që natyra ia ka falur krahinave përreth saj. Korça si qytet dhe rrethi i saj shquhen për objektet dhe mjediset e veçanta me vlera të larta turistike. Korça u ofron turistëve një trashëgimi të pasur kulturore në arkitekturë, urbanistikë, monumente kulture etj. Të veçanta janë ushqimet që servirin në restorantet, pijet karakteristike si vera, birra “Korça”, vodka korçare etj. Ekoturizmi është një fushë me interes të veçantë për të apasionuarit e natyrës së bukur korçare. Ky është një qytet gazmor e magjik, që me serenatat e tij është bërë i njohur në të gjithë botën.

Pozicioni gjeografik, klima

Korça është rrethi me lartësinë më të madhe në vend. Gjendet në juglingje të Shqipërisë, në kodrat rrëzë malit të Moravës. Ajo kufizohet nga veriu me Pogradecin dhe Maqedoninë, nga veriperëndimi me Gramshin, nga perëndimi me Skraparin, nga jugu me Kolonjën dhe Përmetin,  kurse nga lindja me Greqinë. Relievi i saj është fushor, kodrinor-malor dhe malor. Aty gjejmë një ndërthurje të maleve me fushat, me kodrat, duke krijuar një thyerje të formave të reilievit. Njësitë kryesore të  reilievit janë: Fushëgropa e Korçës, malësia  e Gorë-Oparit me pesë komuna: Gorë, Opar, Moglicë, Vithkuq, Voskopojë.

Klima e Korçës bën pjesë në zonën e karakterit kontinental, me dimër të ftohtë dhe me një rritje të theksuar të temperaturës  gjatë verës. Muaji më i ftohtë është janari me temperaturë mesatare 0,4oC, ndërsa më i ngrohti është gushti me 20,6oC. Gjatë dimrit temperatura është më e ulët se 0oC.
Historia

Është vërtetuar nga studiuesit se zona ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Kështu, në rrethinën e qytetit është gjetur ndër të tjera edhe një kodër-varr e vjetër diku rreth 7 mijë vjet me një diametër prej 10.47 metrash dhe lartësi 114 centimetra.

Në lashtësi, Korça dhe krahint e saj bënin pjesë në dinastinë ilire që shtrihej midis lumenjve Devoll e Osum dhe pjesërisht në atë të Enkeleasve, rrëzë malit të Thatë. Në Desardi kanë qenë disa qytete të njohura ilire; Pelioni, në afërsi të lumit Devoll, në grykën e Cangonjit, ku sot hasim toponimin Pilur: Korrogu në vendin  e quajtur  Hija e Korbit, mbi fshatin Kloce. Lumi kryesor iKorçës,  Devolli në ate kohe quhej Eordao, buzë të cilit ishte vendosur  Pelioni, i cili më vonë merr emrin Devoll.

Korça në dokumente historike përmendet për herë të parë  në vitin 1281,  me urdhër të perandorit të Bizantit, ku emëron  Andrea Muzakën  si administrator  dhe i jep titullin e lartë Despot. Një tjetër dokument, që na jep të dhëna të tjera për Korçën është dorëshkrimi i Princit të Muzakajve. Ai e përmend Korçën me disa fshatra si: Sovjanin, Violën, Oparin, Morianin, Mazrekun, Lavdarin. Korça në këtë kohë ka qenë qendër e vogël me një kala fushore.  Korça fillimisht lindi si qendër e vogël banimi, buzë rrugëve kryesore, ku bënte shkëmbime tregtare. Në fund të shek.XV,  mori formën e një qendre urbane dhe në shek. XIX u krijua si qytet. Në shekujt XII-XIII,  Korça ishte nën  pushtetin e Muzakajve,  me qendër në krahinën e Oparit. Në vitin 1382, Korça pushtohet prej  Perandorisë Osmane. Në vitin 1701 shpërthen kryengritja kundër pushtmit turk, në krahinën e Gorë-Oparit. Mbas viteve 1820, mori hov lëvizja patriotike. Naum Veqilharxhi botoi abetaren e tij, kurse Thimi Mitko “Bletën Shqiptare” . Më 7 Marz 1887 hapet Mësonjtorja e Parë Shqipe. Me nismën e korçarëve krijohen shoqëri patriotike në Stamboll,  Bukuresht e Karjo. Më 22 tetor 1881 çelet shkolla e parë për vashat  nga Gjerasim dhe Sevasti Qirijazi. Ishte kjo një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare.

korca_by_kometa24Kultura dhe Etnografia

Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqiperi për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qenë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbëjnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.

Korça ka tradita dhe zakone të veçanta, gjë që dëshmon se qyteti ka qenë një vatër e rëndësishme e kulturës me shumëllojshmëri materialesh shpirtërore për popullin tonë. Dy nga veprat më të  rëndësishme  të folklorit shqiptar janë, “Bleta Shqiptare”  e Thimi Mitkos dhe “Valët e Detit’ të Spiro Dines.

Mikpritja dhe Besa, janë dy virtytet me të cilat shqiptarët krenohen. Kur vinte miku në fshat ose qytet, ai pritej me të gjitha të mirat, për fjetjen e tij kishte dhomë të veçantë, që quhej “dhoma, ose konaku i miqve”. Për këtë zakon fisnik e shumë të lashtë, te shqiptarët ka mbetur thënia e famshme “kur e ke ndjerë veten në vështirësinë më të madhe ?” Ai u përgjigj : “ Kur më ka ardhur miku në shtëpi dhe nuk kam patur mundësi ta pres e ta kënaq si duhet”.

Folklori. Çdo qytet,  çdo krahinë në shekuj ka krijuar kulturën e vet. Kështu, edhe populli i Korçës ka krijuar gojëdhëna, përralla, gjëejgjëza, këngë, fjalë të urta, të njohura në të gjithë vendin. Për to janë kryer studime dhe botime të ndryshme, që janë bërë të njohura e të dashura për shpirtin e shqiptarit  dhe të korçarit.

Veshja kryesore e burrave është fustanela, kallat dhe opingat me xhufka të zeza në majë të tyre, në kokë mbanin fesin me ngjyrë të bardhë. Ndërisa gratë visheshin me xhamadan dhe në kokë mbanin shami.

Monumentet e kulturës

Korça është shumë e pasur me monumente të kulturës, gjë që dëshmon se qyteti ka qenë në të kaluarën vatër e rëndësishme e kulturës materiale e shpirtërore për popullin tonë. Numërohen rreth 110 monumente kulturore, që mbrohen nga shteti.

Muzeu i artit mesjetar shqiptar

Është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Ai përmban objekete me vlera artistike  e shpirtërore  të popullit tonë, materiale që shkojnë deri në periudhën e Mesjetës. Në të ndodhen vepra të piktorëve të shquar shqiptarë si: Onufri, i biri i tij Nikolla, vëllezërit Athanas Zografi, kostandin Jeromonaku nga Voskopoja  e shumë të tjerëve.

Muzeu arkeologjik i Korçës

U krijua në vitin 1985 dhe mori formë të gjerë pas vitit 1990. Për vlerat arkitektonike është shpallur monument kulture. Ky muze është ngritur në një godinë karakteristike të shek XIX. Në të janë ekspozuar pasuritë arkeologjike të trevave juglindore të Shqipërisë, ku vendin kryesor e zë pellgu i Korçës.

Muzeu i arsimit

Është ngritur në godinën ku më 7 mars 1887 u hap shkolla e parë shqipe ose “Mësonjtorja”. Kjo godinë është dhuruar për shkollë nga patrioti Diamant Tërpo. Në të kanë dhënë mësim atdhetarët Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi etj.

Besimi Fetar

Popullsia në rrethin e Korçës është e përzier, myslimane e ortodokse. Dikur qyteti ndahej në dy pjesë prej lumit të Mborjes, në Varosh, pjesa lindore ku banonin të krishterët dhe Kasabaja në perëndim, ku banonin myslimanët. Tani ndarja e dikurshme nuk ekziston më. Banorët e të dy feve kanë jetuar në harmoni. Kurrë nuk janë vënë re armiqësi e grindje fetare ndërmjet tyre. Tani  në qytet e në fshat mund të hasen  me qindra familje, që janë lidhur ndërjet tyre me martesë. Në qytetin e Korçës  sot ndodhen 9 kisha, ku shërbejnë 9 priftërinj dhe 6 manastire, si  Manastiri i Shën Prodhomit në Voskopojë  dhe i Shën Pavlit e Pjetrit në Vithkuq. Qyteti ka dy xhami, ajo e Minollarit ndërtuar më 1496 dhe Xhamia e Re. Janë 36 xhami në fshat  dhe disa teqe në Turan, Melan, Vrëpckë etj.

Turizmi

Korça  është si  një minierë ari për nga llojshmëria që i ofron  çdo vizitori. Monumentet e kulturës më të rëndësishme të Korçës janë: Kisha e Shën Ristozit, Mborje, Kisha  në Voskopojë,  Parku Kombëtar i Prespës, zonë e peizazheve mjaft tërheqëse dhe me potenciale për zhvillimin e ekoturizmit, ku vlerat natyrore gërshetohen me vlerat tradicionale, kulturore e historike. Muzeu arkeologjik i Korçës,  ikona Ngjallja e shën Llazarit. Gjithashtu natyrë  të mrekullueshme  gjeni edhe  tek fshati Dardhë i cili është një fshat malor midis maleve e pyjeve,  një bukuri e rrallë natyrore. Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Gjelbërimi dhe freskia e ditëve të verës, por dhe dimri me shumë dëborë e bëjnë një vend të preferuar në të gjitha stinët e vitit. Sportet dimërore sidomos skitë tërheqin turistë të apasionuar pas tyre. 25 km nga Korça, në majë të një kodre shtrihet fshati i Vithkuqit. Pika më e lartë është maja e Rrungajës me lartësi 1750 m. Një nga atraksionet e këtij Rajoni është Uji i Ftohtë, i Bellovodës i pasur në minerale, i quajtur ndryshe dhe Uji i Bardhë. Fshati Boboshticë është i famshëm jo vetëm për prodhimin e Rakisë së Manit, por edhe për Punimet e Leshit si Velenca, Qilima etj. Ky fshat ka dy Kisha që paraqesin interes të veçantë me një numër afreskesh mjaft terheqëse.

Kuzhinë karakteristike

Arti kulinar në Rajonin e Korçës është një arsye më tepër për të qëndruar dhe pushuar këtu. Mos haroni të shijoni nië vakt me gatime të peshkut shoqëruar me verë speciale buti, ose gatime të tjera, specialitete të rajonit nëpër restorantet e shumta me pamje nga liqeni dhe malet. Është për t`u përmendur edhe Korani i famshëm, peshk që gjendet vetëm në liqenin e Ohrit. Korani është i famshëm për mishin e tij të shijshëm, i cili gjatë dimrit ka ngjyrë rozë dhe në verë të bardhë. Gatimi i shpendëve dhe kafshëve të egra është gjithashtu një kënaqësi krahas kuzhinës orientale dhe europiane. Është një kënaqësi më vete të shijosh prodhimet e Liqenit të Prespës: peshkun Krap, Mrenë dhe cironkat të gatuara nga kuzhinierët e aftë që kanë recetat e tyre të veçanta. Në kuzhinën e Prespës, karakteristikë janë edhe byreku i zonës (me peshk e gjizë dhe vezë, ose me qepë) si dhe turshitë e ndryshme.

Nëqoftëse vini në Dardhë nuk duhet të lini pa provuar lakrorin me dy petë të pjekur në saç. Është specialiteti i zonës dhe do të ngeleni mjaft të kënaqur. Pjekja e mishit është një tjetër specialitet karakteristik, i ndryshëm nga të gjitha vendet jashtë rajonit. Boboshtica ofron një kompleks restorantesh ku ju mund të provoni dhe mishin e pjekur që gatuhet në mënyrë të veçantë.

Voskopoja

Voskopoja shtrihet në një pllajë të bukur të rrethuar nga kodra të larta dhe pyje me pisha e bredha. Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lenies dhe Ostrovica me një lartësi prej 2.246 m Vera e freskët dhe dimri i ftohtë, gjelbërimi, ajri i pastër malor, i pasur me oksigjen, peisazhet e bardha dimërore ju ftojnë të kaloni momente mbresëlenëse me familjaret apo miqtë tuaj. Ajo është një Vendbanim mesjetar i hershëm që nga viti 1330. Lulëzimin më të madh e ka patur në vitet 1764 me një popullsi prej 30.000 banorësh. Kishte 24 kisha me afreske nga më të bukurat, tani janë vetëm 7 prej tyre. Ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë (1720), artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka patur në vitin 1769, të dyti më 1789 dhe të tretin në 1916. Ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.

Në Dimër funksionon Pista e Skive dhe zhvillohen garat rajonale dhe kombëtare.

Saranda, qyteti mes kaltërsisë

sarandaUdhëtimi ynë i kësaj radhe ndalet në një nga vendet më të populluara të rivierës shqiptare: Sarandë. Qyteti ka marrë emrin e një manastiri bizantin, që quhej në greqisht Agioi Saranta, 40 shenjtorët.

Gjendet në jug të Shqipërisë, në gjirin e detit Jon, i cili përmban një sërë plazhesh: ai pranë shëtitores, plazhi i pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir.

Një tjetër është ai i pasqyrave, sipas vendasve ky emër i është dhënë nga peshkatarët e zonës. Këtu, ngjyra e kaltër pranë bregut, pasohet menjëherë me blunë e thellë.

Paraditeve plazhet janë të mbushura nga pushuesit, që përveç banjove të diellit, apo shëtitjeve më barkë, zgjedhin të freskohen, apo drekojnë në baret dhe restorantet e shumta që gjenden aty pranë. Ndërtime, që në jo pak raste ja kanë prishur bukurinë kësaj perle të jugut. Qëndrimi për natë në Sarandë, në vartësi të kushteve që kërkohen, kushton nga 25-140 euro për nate.

Në pasdite popullohet shëtitorja.

Pushuesit shëtisin, herë duke u ndalur më të vegjlit pranë këndeve të lodrave, herë për të shijuar produktet e shitësve ambulantë. Por edhe për të blerë souvenir, në kujtim të pushimeve në Sarandë.

Për ata që dëshirojnë të zbaviten gjatë natës, në Sarandë ka disa alternativa: pub-e me koncerte live dhe diskoteka. Cocktail pijesh, por edhe gjinish muzikore dhe spektaklesh.

Nëse dëshira për të ndryshuar në Sarandë bëhet e gjallë, atëherë mundësia është spostimi drejt plazheve të Ksamilit, rreth 20 kilometra larg. Rruga është duke u rregulluar, arsye për të cilën duhet marrë parasysh mungesa e komoditetit gjatë udhëtimit. Edhe këtu plazhet janë të shumta, ashtu sikurse edhe ishujt. Për të shkuar atje, vendasit kanë vënë në dispozicion barka. Në Ksamil ka edhe hotele apo shtëpi për pushues.

Përpos plazheve të Sarandës dhe Ksamilit, ka edhe pika të tjera turistike për të vizituar. Njëra prej tyre: Kalaja e Lekursit.

Kalaja gjendet në majën e një kodre të lartë në Sarandë, nga ku mund të shihet qyteti, Ksamili dhe një pjesë e ishujve të tij. Sipas historianëve, i përket shekullit të XVI dhe maja e kodrës ku u ndërtua, u zgjodh enkas për të kontrolluar për sulme të mundshme.

Për t’u njohur nga afër me pjesë të historisë së lashtë vendase dhe monumenteve arkeologjike, një vizitë në Butrint. Nga Saranda nisen çdo një orë autobusë që të cojnë në këtë park. Bileta e transportit kushton 500 lekë, ndërsa ajo e hyrjes varion nga numri i vizitorëve.

Sipas arkeologëve, monumentet këtu përfaqësojnë rreth 2000 vjet histori, nga tempujt helenë të shekullit të IV para Krishtit, deri ne fortifikime mbrojtese otomane të fillimit të shekullit të XIX.

Për shëtitje në natyrë, në mes të gjelbërimit gjendet “Syri i kaltër”. Uji del nga thellësitë e nëntokës, duke i dhënë burimit ngjyrën e kaltër, në formën e një syri, prej të cilit merr edhe emrin. Temperatura e ujit është shumë e ulët, por kjo nuk pengon ndonjë turist të zhytet në ujë për pak sekonda.

Turistët janë të shumtë këtu, shqiptarë e të huaj. Ata lëvizin në pika vështrimi të ndryshme për të shijuar e fotografuar këtë monument natyror. (tch)

Top Media: Ndihma për familjet e ngujuara

gjak_892431773Janë shpërndarë ndihmat e grumbulluara nga disa kompani, të cilat iu bashkuan nismës së bamirësisë ne mbremjen gala te organizuar nga Top Media, kushtuar familjeve te ngujuara nga fenomeni i gjakmarrjes.

Kjo mbremje gala do te transmetohet ne daten 1 janar 2014 dhe te gjithe jane te ftuar te vazhdojne të kontribuojne ne numrin e llogarise te vene ne dispozicion per t’i ardhur ne ndihme ketyre familjeve*, si dhe duke derguar SMS gjate transmetimit te mbremjes gala ne numrin 55099.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili ishte i pranishem ne mbremjen gala ka dhene nder te paret kontributin e tij financiar per kete nisme, ne kete numër llogarie. Nderkohe Top Channel ka derguar per secilen familje nga disa kuti me komplete batanijesh dhe çarçafesh. Nismes i jane bashkuar dhe kompania ‘Albcontrol’, duke dhuruar pako ushqimore dhe batanije.

Kompania ‘CCS’ ka dhuruar CD-player dhe disa televizore, ‘Frigo Food’, produkte ushimore, kompania ‘Aluflor’ ka nisur shperndarjen e ushqimeve, si dhe kompania ‘DigitAlb’ dergoi ne cdo familje embelsiren tradicionale te Vitit te Ri, bakllavane.

34 famije ne rrethinat e qytetit te Shkodres, ne Grude të Re, Bardhaj, Mazrek, Velipoje, Dajç, Obilike dhe Gur i Zi, te cilat vuajne nga fenomeni i gjakmarrjes kane marre keto ndihma per festat e fundvitit ne pragjet e shtepive  te tyre. Ndihmat jane marre nga femrat e shtepive dhe femijet e mitur.

Familjet e ngujuara jetojne ne kushte te veshtira dhe me mungese ushqimesh, veshmbathjesh, sherbimesh shendetesore, shkollimin e femijeve, etj. Por me shume se kaq, ata kane nevoje per liri. Sidomos femijet, viktimat e pafajshme te ketij fenomeni.

“I uroj një lirim të gjithë fëmijëve të ngujuar, të jetë një vit i mbarë për ta”, thotë një prej vajzave të ngujuar.

“Shpresoj që të gjithë fëmijët që janë në gjak, t’u falet gjaku për vit të ri”, thotë një tjetër fëmijë.

*NË NDIHMË TË FAMILJEVE TË NGUJUARA MUND TË NDIHMONI NË NUMRIN E LLOGARISË PRANË UNION BANK, 112100438020115-TOP CHANNEL SH.A – NDIHMË PËR FAMILJET E NGUJUARA IBAN AL63214112090112100438020115

Bombë në shtëpinë e zyrtarit gjakovar

xhelal hoxhaNjë mjet shpërthyes është gjetur mbrëmë pas mesnate para shtëpisë së drejtorit të sapoemëruar të Urbanistikës në komunën e Gjakovës, Xhelal Hoxha.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat citojnë zëdhënësin e policisë rajonale, Xhevat Ibra. Ibra ka thënë se ekipet speciale të deminimit kanë bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, forcat e policisë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekspertizën për gjetjen e gjurmëve eventuale të autorit apo autorëve, ndërsa një grup i posaçëm ka nisur hetimet.

Ndaj këtij akti ka reaguar edhe Komuna e Gjakovës, e cila e ka dënuar ashpër atë, ndërkohë që ka deklaruar se nuk do të frikësohet nga të tilla veprime.

“Qeverisja lokale përkundër këtij akti qyqar mbetet e vendosur që të vazhdojë me punën dhe angazhimin e duhur në të mirë të të gjithë banorëve të komunës së Gjakovës”, thuhet në reagimin e saj.

“Besojmë fuqishëm se organet e drejtësisë së shpejti do të zbardhin rastin dhe autorët e kësaj vepre do të japin përgjegjësi para ligjit”, vijohet më tej në deklaratën për shtyp.

Persona të maskuar grabisin një banesë në fshatin Hamallë

policiaNjë 60-vjeçar është dhunuar dhe më pas është grabitur në banesën e tij nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin fshatin Hamallë  të Durrësut, ku 4 persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e 60-vjeçarit, e kanë dhunuar dhe dyshohet se i kanë marrë rreth 10 milion lekë si dhe sende me vlerë.

Pasi kanë marrë paratë, grabitësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja duke e lënë 60-vjeçarin të dhunuar.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve dhe kapjen e tyre.

Vlorë-Llogara, rruga turistike shënon dëmtime, thuajse e pakalueshme

rruga shkarjeRreshjet e rëna kohët e fundit si dhe hedhja e skorjes në mënyrë të vazhdueshme gjatë periudhës së dimrit kur ka dëborë, ka bërë që segmenti Vlorë-Orikum-Llogara, gjatë kësaj periudhe të pësojë dëmtime pothuajse në të gjithë shtrirjen e tij.

Zona më problematike mbetet Dukat-Qafa e Llogarasë, një aks sa turistik aq dhe i domosdoshëm për të lidhur Vlorën me pjesën tjetër të Jugut. Mungesa e investimeve për një kohë të gjatë në këtë aks rrugor, ka bërë që ai të kthehet në një gjendje jo të përshtatshme për qarkullimin e  automjeteve, aq më tepër kur ka rreshje, të cilat rrisin edhe më shumë shkallën e vështirësisë së lëvizjes. Kudo dallohen qartë gropat gjigante, asfalti i dëmtuar si dhe zhvendosja e rrugës. Kjo gjendje është krijuar dhe si pasojë e derdhjes të ujit në rrugë, si dhe erozionit në pjesë të ndryshme.

Pjesa që i përket segmentit të Dukat –Fshat, është një rrugë që historikisht pëson shkarje, si pasojë e erozionit, madje shpesh herë janë vendosur dhe bariera mbajtëse, por që nuk kanë përballuar dot fuqinë natyrore. Automjetet duhet të ulin shpejtësinë se ky aks është me rrezikshmëri të larte si dhe rruga është devijuar si pasojë e shkarjeve me disa metra, dhe pjesërisht ajo ka rënë në humnerë.

Gjatë gjithë verës kjo rrugë ka qenë në këtë gjendje por shirat e vjeshtës e përkeqësuan edhe më tepër situatën. Prej kohësh nuk është ndërhyrë për rebalitimin e këtij aksi, ndërkohë që situata tregon vetë, që rikonstruksioni është mëse i domosdoshëm. Mungesa e punonjësve të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve si pasojë e shkrirjes së këtij institucioni në Qarkun e Vlorës ka sjellë mjaft probleme në mirëmbajten e rrugëve nacionale në tërësi.

Urdhërarrest për djalin e Erdoganit, arratiset

djali i erdoganitBilal Erdogan, djali i kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan  është arratisur për në Gjeorgji ,pasi ka marrë lajmin se gjykatat turke kanë lëshuar fletë arrest për të.

Erdogan-i,  për shkak të aferës së korrupsionit ku janë të përfshirë edhe anëtarët e kabinetit të tij, ka shkarkuar 10 ministra dhe ka riformatuar qeverinë e tij deri më tani.

Pas kësaj, disa gazeta turke kanë njoftuar se edhe djali i vogël i Kryeministrit turk , Bilali, është i përfshirë në afera korrupsioni.

Prokurorët janë duke e hetuar  veprimtarinë e organizatës joqeveritare TURGEV me seli në Stamboll, pjesë e bordit drejtues të së cilës është Bilali.

Sipas gazetës, “Radikal”, prokuroria ka lëshuar fletëarrest, pasi për djalin e Erdogan-it, i cili akuzohet se “ka themeluar dhe është pjesë e organizatës kriminale me qëllim të përfitimit personal”.

“Oda TV”, një portal turk ka njoftuar se Bilali është larguar pa pasaportë nga Turqia nëpërmjet kalimit kufitar të Batum-it dhe ka shkuar në Gjeorgji.

 

Përplaset për vdekje këmbësori i dehur

policia-e-tiranesNjë aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ndodhi sot në mbrëmje në fshatin Ndroq të Tiranës. Mësohet se një automjet përplasi për vdekje një këmbësor 60-vjeçar.

Viktima është identifikuar si 60-vjeçari, Hamit H.. Sipas hetimeve paraprake, mësohet se ai ishte i dehur dhe doli në rrugë pa vetëdije. Pas aksidentit, policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

 

Rama: Asgjëson “shkëmbin” e borxheve

rama parlamentMe 82 pro, 27 kundër dhe zero abstenime Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për buxhetin e vitit 2014. Kryeministri Rama, tha se buxheti i vitit 2014, është një buxhet që garanton përfundimisht ndalimin e rrënimit të vendit.

Ai iu përgjigj nga foltorja akuzave të opozitës për mosmbajtje të premtimeve elektorale, duke thënë se është ende herët për kërkesa të tilla llogaria.

“Ju flisni sikur ne jemi në fund të katërvjeçarit dhe sikur ju në 100 ditët përpara nuk ishit në qeveri por keni 8 vjet në opozitë, sikur borxhet që keni lënë nuk janë tuajat, sikur detyrimi për t’u përballur me këto borxhe nuk a lidhje me ju”, tha Rama.

Duke folur për buxhetin, Rama tha se ai asgjëson shkëmbin e borxheve të lëna nga qeveria paraardhëse.  “Ja besuam FMN-së skanimin e borxhit dhe nga skanimi doli një shifër shumë më e lartë nga ajo që ne kishim paraparë.

Ne nuk kemi rritur borxhin, por legalizuam atë borxh që qeveria paraardhëse e mori për kumarin elektoral. Patjetër që do të matemi me fjalët tona, kemi katër vjet për ta bërë këtë, por pasojat keqqeverisjes suaj i kemi përpara në formën e një shkëmbi borxhesh që na ka zënë rrugën dhe duhet ta asgjësojmë, dhe do ta asgjësojmë me këtë buxhet”,  u shpreh Rama.

Për kryeministrin Rama, opozita e re shqiptare është e para në historinë e ballafaqimeve parlamentare që amendon një buxhet, duke u bazuar në programin e qeverisë.

“Është e kuptueshme pse e bëni s’keni program, s’keni drejtim. Keni lënë për kryetar një roje tek SHQUP-i, keni një lider që ju qofshi që e lini të dalë nga shtëpia”, deklaroi Rama.