Top Media: Ndihma për familjet e ngujuara

60

gjak_892431773Janë shpërndarë ndihmat e grumbulluara nga disa kompani, të cilat iu bashkuan nismës së bamirësisë ne mbremjen gala te organizuar nga Top Media, kushtuar familjeve te ngujuara nga fenomeni i gjakmarrjes.

Kjo mbremje gala do te transmetohet ne daten 1 janar 2014 dhe te gjithe jane te ftuar te vazhdojne të kontribuojne ne numrin e llogarise te vene ne dispozicion per t’i ardhur ne ndihme ketyre familjeve*, si dhe duke derguar SMS gjate transmetimit te mbremjes gala ne numrin 55099.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili ishte i pranishem ne mbremjen gala ka dhene nder te paret kontributin e tij financiar per kete nisme, ne kete numër llogarie. Nderkohe Top Channel ka derguar per secilen familje nga disa kuti me komplete batanijesh dhe çarçafesh. Nismes i jane bashkuar dhe kompania ‘Albcontrol’, duke dhuruar pako ushqimore dhe batanije.

Kompania ‘CCS’ ka dhuruar CD-player dhe disa televizore, ‘Frigo Food’, produkte ushimore, kompania ‘Aluflor’ ka nisur shperndarjen e ushqimeve, si dhe kompania ‘DigitAlb’ dergoi ne cdo familje embelsiren tradicionale te Vitit te Ri, bakllavane.

34 famije ne rrethinat e qytetit te Shkodres, ne Grude të Re, Bardhaj, Mazrek, Velipoje, Dajç, Obilike dhe Gur i Zi, te cilat vuajne nga fenomeni i gjakmarrjes kane marre keto ndihma per festat e fundvitit ne pragjet e shtepive  te tyre. Ndihmat jane marre nga femrat e shtepive dhe femijet e mitur.

Familjet e ngujuara jetojne ne kushte te veshtira dhe me mungese ushqimesh, veshmbathjesh, sherbimesh shendetesore, shkollimin e femijeve, etj. Por me shume se kaq, ata kane nevoje per liri. Sidomos femijet, viktimat e pafajshme te ketij fenomeni.

“I uroj një lirim të gjithë fëmijëve të ngujuar, të jetë një vit i mbarë për ta”, thotë një prej vajzave të ngujuar.

“Shpresoj që të gjithë fëmijët që janë në gjak, t’u falet gjaku për vit të ri”, thotë një tjetër fëmijë.

*NË NDIHMË TË FAMILJEVE TË NGUJUARA MUND TË NDIHMONI NË NUMRIN E LLOGARISË PRANË UNION BANK, 112100438020115-TOP CHANNEL SH.A – NDIHMË PËR FAMILJET E NGUJUARA IBAN AL63214112090112100438020115