Rama: Asgjëson “shkëmbin” e borxheve

52

rama parlamentMe 82 pro, 27 kundër dhe zero abstenime Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për buxhetin e vitit 2014. Kryeministri Rama, tha se buxheti i vitit 2014, është një buxhet që garanton përfundimisht ndalimin e rrënimit të vendit.

Ai iu përgjigj nga foltorja akuzave të opozitës për mosmbajtje të premtimeve elektorale, duke thënë se është ende herët për kërkesa të tilla llogaria.

“Ju flisni sikur ne jemi në fund të katërvjeçarit dhe sikur ju në 100 ditët përpara nuk ishit në qeveri por keni 8 vjet në opozitë, sikur borxhet që keni lënë nuk janë tuajat, sikur detyrimi për t’u përballur me këto borxhe nuk a lidhje me ju”, tha Rama.

Duke folur për buxhetin, Rama tha se ai asgjëson shkëmbin e borxheve të lëna nga qeveria paraardhëse.  “Ja besuam FMN-së skanimin e borxhit dhe nga skanimi doli një shifër shumë më e lartë nga ajo që ne kishim paraparë.

Ne nuk kemi rritur borxhin, por legalizuam atë borxh që qeveria paraardhëse e mori për kumarin elektoral. Patjetër që do të matemi me fjalët tona, kemi katër vjet për ta bërë këtë, por pasojat keqqeverisjes suaj i kemi përpara në formën e një shkëmbi borxhesh që na ka zënë rrugën dhe duhet ta asgjësojmë, dhe do ta asgjësojmë me këtë buxhet”,  u shpreh Rama.

Për kryeministrin Rama, opozita e re shqiptare është e para në historinë e ballafaqimeve parlamentare që amendon një buxhet, duke u bazuar në programin e qeverisë.

“Është e kuptueshme pse e bëni s’keni program, s’keni drejtim. Keni lënë për kryetar një roje tek SHQUP-i, keni një lider që ju qofshi që e lini të dalë nga shtëpia”, deklaroi Rama.