Zelanda e Re është vendi i parë që ka festuar ndërrimin e viteve. Sapo akrepat e orës shënuan 00:00 qielli u ndriçua nga mijëra fishekzjarre duke krijuar një spektakël të vërtetë.
Pas 18 orë negociatash, partitë kryesore të veriut të Irlandës, nuk kanë ranë dakord midis tyre, duke mos fiksuar dot asnjë datë për një rinisje të bisedimeve.
“Do të ishte mirë të dilnim nga kjo natë, duke ju thënë që 5 partitë e kanë nënshkruar tekstin, por nuk ja kemi dalë akoma”, – ka deklaruar diplomati amerikan Richard Haass, garantuesi i këtyre negociatave.
Diskutimet midis komunitetit katolik dhe protestant të Irlandës së Veriut kanë si synim uljen e tensioneve në provincë. Viti 2013, ka qenë një nga vitet më të dhunshme që prej kryerjes së marrëveshjeve të paqes të vitit 1998. Protestat kanë pasur si shkak prezencën e flamurit britanik në një hotel në Belfast. Janë vendosur gjithashtu disa bomba, ku njëra prej të cilave është vendosur në kryeqytetin Belfast, vetëm pak orë para Krishtlindjes.
Vagonët e një treni të gjatë që transportonte naftë të papërpunuar ka marrë flakë pasi ka dalë nga shinat dhe është përplasur, në shtetin amerikan të Dakotës së Veriut.
Një shtëllungë tymi më të zi mund të shihet në distancë shumë të largët, ndërkohë që banorët kanë dëgjuar edhe shpërthimin.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, por autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të qytetit të afërt Kesëllton, rreth 2.300, që të evakuohen për arsye sigurie.
Ndërkohë, mbi ngjarjen kanë filluar hetimet. Një zëdhënëse e Departamentit të Shërbimeve të Emergjencës deklaroi se të paktën 50 vagonë të trenit janë shkëputur, ndërsa 56 të tjerë mbeten të rrezikuar.
Dalja nga shinat, që ndodhi pasi treni transportues u përplas me një tren tjetër, u verifikua pranë një impianti etanoli. Skuadrat e emergjencës dhe ato zjarrfikëse janë dërguar në vendin e ngjarjes.
Zyra e sherifit të kontesë deklaroi se u rekomandon banorëve në Kesëllton dhe kujtdo që jeton në një rreze prej 8 kilometrash të evakuohen.
Autoritetet kanë deklaruar gjithashtu se një ndryshim i papritur i motit mund të ekspozojë banorët ndaj tymit dhe t’u shkaktojë atyre probleme shëndetësore. Ndërkohë, një kamp strehimi është ngritur në lokalitetin Fargo për të evakuuarit./tch/
Vritet nga policia, Gazmir Marku, autori i plagosjes së policit, Agron Halilaj mbrëmjen e 28 dhjetorit në Durrës gjatë një aksioni policor.
Vrasja e Markut ndodhi rreth orës 20:40 gjatë operacionit të dytë, që policia ndërmori për kapjen e tij, duke rrethuar lagjen Kënetë, ku Marku fshihej.
Ky i fundit tentoi sërish të vriste një tjetër polic, për të çarë rrethimin e RENEA-s dhe forcave të policisë së komisariatit të Durrësit, që i bënë thirrje për t’u
Që ditës së djeshme forcat e policisë intensifikuan përpjekjet për zbulimin e vendndodhjes së Markut.
Vetëm sot në orë të vona ata zbuluan se ai gjendej në një banesë me numër 17/1 në lagjen Kënetë të Durrësit, jo larg banesës së tij.
Gazmir Marku kishte zënë vend pas një pirgu dheu dhe kishte hapur zjarr duke tentuar të vriste një efektiv të policisë.
Në këtë moment është hapur zjarr ndaj tij nga disa forca policie, duke bërë të mundur eliminimin e tij.
Marku plagosi me automatik oficerin e Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Durrës, efektivin, Agron Halilaj, i cili ishte pjesë e një patrulle, e cila kishte shkuar për të kontrolluar banesën e tij. /Shqiptarja.com/
Deputetë të Partisë Demokratike vizituan në paraburgim krytarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Deputetët demokratë thonë se kjo mbështetje që po i jepet kryebashkiakut nuk do të thotë se opozita hedh poshtë akuzën, por do të thote se opozia denoncon ate që e quan proces të manipuluar politikisht, shkelje të të drejtave të njeriut dhe përdorim të dy standardeve në trajtimin e të njëjtës akuzë për homologë të zotit Mziu. Pse ligji nuk zbatohet me të njëjtin standart dhe pse kemi dy standarte? Dy standarte ka kur ligji përdoret në bazë të vullnetit politik”, deklaroi deputeti Aldo Bumçi.
Por, atë që demokratët e cilësojne si më të rëndë edhe se sa shkleja e ligjit dhe manipulimi politik i drejtësise është denigrimi publik i familjes së kryetarit të Bashkisë së Kamzës, duke prodhuar, sipas tyre, ngjarje të paqëna.
“Sipas medias ka një kallzim ndaj bashkëshortes, lajm i pavërtetë. Thuhet që është gjetur flori në argjendarinë e zonjës Mziu. Në media u tha që u gjet edhe një vulë e KZAZ së Kamzës, e pavërtetë tjetër. Kjo është një fushatë që linçon një familje dhe kjo na kujton kohët e errta të diktaturës. Ata që kanë orkestruar këtë fushatë të paprecedent po luajnë me zjarrin pasi drejtësia mund të vonojë, por nuk do të harrojë”, shtoi zoti Bumçi. / Top Channel
Pas sulmeve terroriste në Rusi, Belgjika ka marrë një sërë mesazhesh kërcënuese për sulme, në rrjetet sociale.
Kërcënimet për sulme terroriste kanë shënjestruar Brukselin dhe Anversin. Prokuroria Federale Belge, njofton se ka hapur një hetim të menjëhershëm, pas kërcënimeve të ardhura në disa drejtime. Zyra e Koordinimit për Analizat e Kërcënimit dhe shërbime të tjera kompetente, janë duke mbledhur informacione mbi këtë situatë.
Lajmi për sulme të mundshme terroriste, u bë publik nga gazeta flamande « Het Laatse Niews » pasi në adresën e saj ishte dërguar gjithashtu lajmi kërcënues.
Sipas “Het Laatse Niews” një i ri ekstremist mysliman ka lajmëruar për sulme, gjatë natës së ndërrimit të viteve në Belgjikë. Sulmet sipas 21 vjeçarit, janë parashikuar të kryhen në stacionit e trenit në Anvers, në rrugën tregtare të Meir dhe tek Atomiumi në Bruksel.
Mesazhi ka dalë nga një adresë Facebook-u dhe personi që ka kërcënuar ka përdor emrin « Majlis Shura Muhajirien », një emër që sipas autoriteteve policore belge, është spikatur në rrethin e Houssein Elouassaki, liderin e “ Sharia4Belgium”. “Sharia4Belgium” është një organizatë radikale salafiste që vepron në Belgjikë dhe që është kundër demokracisë dhe kërkon reformimin e Belgjikës në një shtet islamist.
Dy kërcënime të të njëjtit lloj janë dërguar nga kjo adresë, duke përfshirë kërcënimin ndaj Ministrit të Mbrojtjes Peter De Crem. Burime pranë Sigurisë së Shtetit, kanë bërë me dije se kemi të bëjmë me kërcënime serioze.
Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani me anë të një deklarate për mediat ka akuzuar Ministrinë e Brendshme se në 100 ditët e saj të qeverisjes policia është kthyer në një fushatë ndëshkimi me gjobat. Ristani i ka cilësuar këto 100 ditë si ditët e shkeljes së ligjit, dhe çoroditjes së Policisë së Shtetit, të lulëzimit të krimit, të shtimit të aksidenteve e trafiqeve të paligjshme, të rritjes së pasigurisë së jetës.
“100 ditët e Ministrisë së Brendshme, janë 100 ditët e kthimit të Policisë së Shtetit në polici partiake. Janë 100 ditët e shkarkimit të profesionistëve dhe zëvendësimit të tyre me militantët, numëruesit dhe komisionerët zgjedhorë të PS-së. Janë 100 ditët e shkeljes së ligjit dhe çoroditjes së Policisë së Shtetit, të lulëzimit të krimit, të shtimit të aksidenteve e trafiqeve të paligjshme, të rritjes së pasigurisë së jetës. Janë 100 ditët e bombave me telekomandë dhe grabitjeve me maska. Janë 100 ditët e kontrollit dhe censurimit të buletineve dhe informacionit mbi kriminalitetin. Nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ose siç njihet, numëruesi i parë i votave të Partisë Socialiste, nga drejtuesit e policisë në qarqe që marrin poza në mes të arës me hashash, e deri tek shefi më i thjeshtë, të gjithë erdhën në poste, u promovuan falë shërbimit të tyre politik, si komisionerë, donatorë apo edhe kandidatë për deputetë të Edi Ramës.
Në këto 100 ditë është dyfishuar sasia e drogave të forta që shkon në vendet fqinje, Itali e Greqi, nga Shqipëria. Në këto 100 ditë, numri i krimeve kundër jetës, i grabitjeve, vjedhjeve dhe vjedhjeve me dhunë, është dyfishuar, dhe bashkë me këtë ka rënë forca zbuluese e policisë dhe është rritur pasiguria për jetën për qytetarët e vendit. Sipas të dhënave, numri i aksidenteve në rrugët tona është rritur me 30 % në këto 100 ditë, dhe për fat të keq, po kaq është rritur dhe numri i viktimave. Është dyfishuar numri i personave që trafikohen dhe emigrojnë në mënyrë të paligjshme krahasuar me një vit më parë, duke vënë kështu në rrezik integrimin europian të vendit dhe privilegjin e lëvizjes pa viza.
Vetëm pak ditë më parë këtë shqetësim e ngriti Kryeministri Britanik, Daivid Kamerun, i cili nuk u përgënjeshtrua sepse nuk mund të përgënjeshtrohej nga Rama dhe Tahiri. Në këto 100 ditë ka rënë bashkëpunimi i policisë me organizatat partnere, dhe numri i operacioneve të përbashkëta. Një fushatë ndëshkimi me gjoba ka nisur kudo, dhe çdo ditë dhjetra e qindra qytetarë detyrohen të paguajnë për kundravajtje që nuk i kanë bërë. Ndërkohë që Ministri dhe Kryeministri bëjnë shfaqje televizive dhe përdorin policinë për interesat e tyre, si në cdo drejtim tjetër ata po asgjësojnë transparencën përsa i përket kriminalitetit. Tashmë të gjithë janë të bindur se këto 100 ditë janë një ogur i keq edhe për ditët që vijnë”, u shpreh Ristani.
Aktorja e njohur Catherine Zeta Jones, duket se nuk njeh plakje pavarësisht se po shkon drejt të 50-ve. Asnjë rrudhë nuk shfaqet në fytyrën e saj, duke bërë që Jones të ketë fytyrën që ka pasur 10 vite më parë.
Zeat Jones është fotografuar teksa ka qenë në shoqërinë e ish bashkëshortit të saj Michael Douglas dhe sipas informacioneve që qarkullojnë duket se e kanë rigjetur sërish njëri-tjetrin.

Presidentit Bujar Nishani ka dekretuar buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale.
“D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Shpalljen e ligjit nr. 185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014”.
Neni 2
Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014”.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.”