Published On: Hën, Dhj 30th, 2013

Deputetët e PD tek Mziu në burg

Share This
Tags

shamikuqjaDeputetë të Partisë Demokratike vizituan në paraburgim krytarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Deputetët demokratë thonë se kjo mbështetje që po i jepet kryebashkiakut nuk do të thotë se opozita hedh poshtë akuzën, por do të thote se opozia denoncon ate që e quan proces të manipuluar politikisht, shkelje të të drejtave të njeriut dhe përdorim të dy standardeve në trajtimin e të njëjtës akuzë për homologë të zotit Mziu. Pse ligji nuk zbatohet me të njëjtin standart dhe pse kemi dy standarte? Dy standarte ka kur ligji përdoret në bazë të vullnetit politik”, deklaroi deputeti Aldo Bumçi.

Por, atë që demokratët e cilësojne si më të rëndë edhe se sa shkleja e ligjit dhe manipulimi politik i drejtësise është denigrimi publik i familjes së kryetarit të Bashkisë së Kamzës, duke prodhuar, sipas tyre, ngjarje të paqëna.

“Sipas medias ka një kallzim ndaj bashkëshortes, lajm i pavërtetë. Thuhet që është gjetur flori në argjendarinë e zonjës Mziu. Në media u tha që u gjet edhe një vulë e KZAZ së Kamzës, e pavërtetë tjetër. Kjo është një fushatë që linçon një familje dhe kjo na kujton kohët e errta të diktaturës. Ata që kanë orkestruar këtë fushatë të paprecedent po luajnë me zjarrin pasi drejtësia mund të vonojë, por nuk do të harrojë”, shtoi zoti Bumçi. / Top Channel

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>