Konferenca e fundvitit, Rama pasqyron punën e Kabinetit

ramaKryeministri i vendit Edi Rama është duke zhvilluar Konferencën e paralajmëruar të fundvitit.  Në këto momente Rama është duke bërë një pasqyrim të punës së tij nën prezencën e gjithë ministrave të kabinetit të tij.

Kryeministri bëri një prezantim të punës së kabinetit të tij gjatë këtyre muajve duke theksuar se viti 2013 ishte viti i 1 milionë shqiptarëve, ku koalicioni i majtë fitoi zgjedhjet e përgjithshme, duke u rikthyer sërish në pushtet.

 “Viti 2014 do të jetë viti i fillimit të rimëkëmbjes ekonomikë. Do të kemi një rritje më të lartë, me një trajektore të sigurtë në rritje, për katër vitet e këtij mandati dhe sigurisht që viti 2014, do të jetë një vit ku gjithkush do të ndiejë efektet e para të dobishme të politikës sonë të re, dhe të taksimit të ndershëm”, – tha Rama.

Rama tha se viti 2014 do të jetë viti i rilindjes dhe rimëkëmbjes. Kreu i qeverisë tha se gjatë vitit të ardhshëm do të shlyhet borxhi i shtetit ndaj buxhetit, do vendoset një rend i ri ligjor mbi sistemin energjetik.

“Shqiptarët që presin të legalizojnë shtëpitë e tyre do të përfundojnë kalvarin e përpjekjeve.  Gjatë vitit 2014 do të nisë dhënia në masë e certifikatave të pronësisë.

100 vitet e para mjaftojnë për të kuptuar se liria mediatike dhe editoriale nuk është më e kërcënuar. Ndryshimi i 23 qershorit hapi një marrëdhënie të re të individit me shtetin.

Mosdhënia e statusit nuk ishte vendimi më i mirë se ne, por nuk ka dyshim që hapat e qeverisë tonë u vlerësuan nga BE. Viti i ardhshëm do të jetë vitit i vazhdimit me vendosmëri në këtë rrugë.

Dua ti garantoj të gjithë se detyra është e imja dhe pushteti i atyre që ma besuan. I ftoj të gjithë të ndjekin debatet tona dhe të marrin pjesë aktivisht në to. Më lejoni tu kujtoj se një vit më parë kryeministri përdorte oborret e shkollave për mitingje, ku kush punonte në shtet ulte kokën dhe fshihte mendimet e veta nga frika e humbjes së punës. Ka kaluar vetëm një vit, por duket sikur ka kaluar një jetë.

Shpëtimi i vendit nga borxhet nuk është merita jonë, por e atyre 1 milion shqiptarëve që morën në dorë fatet e vendit”, tha Rama.

 Pyetje-përgjigje

A do të mbajë përgjegjësi qeveria nëse nuk merret statusi në qershor?

Qeveria do të mbajë përgjegjësi për gjithçka që i takon asaj. Ne do të bëjnë gjithçka na takon që qershorit të jetë momenti i vendimit të duhur. Mbetem me shpresë që ato forca ekstremiste që kësaj here ndikuan në marrjen e një vendimi të padëshiruar të mos kenë ndikimin që patën.

A kanë shpresë shqiptarët që pas një vitit të jenë më mirë ekonomikisht?

Unë nuk besoj që dilemat që kanë pasur shqiptarët që kanë votuar më 23 qershor. Ata votuan për të paguar më pak, kur fitojnë më pak. 97 për qind e kontributorëve do të paguajnë më pak taksa. Kjo do të thotë më shumë para për familjet e tyre. 2014 do të jetë viti i fillimit të rimëkëmbjes ekonomike. Trajektorja e rritjes është e sigurtë gjatë 4 viteve të këtij mandati. 2014 do të jetë viti ku gjithkush do të ndiejë efektet e para të politikës tonë ekonomike. Ata që deri sot kanë mbajtur barrën e pabarazisë që ka taksa e sheshtë, ne do ta bëjmë lehtësisht diferencën sapo të shohin sa para u mbeten në xhep nga taksimi i ri.

Bashkëpunimi me opozitën, aq i kërkuar nga BE. Cili është projekti juaj për ta arritur?

Fitorja e thellë na ka bërë të vetëdijshëm se njerëzit nuk kanë votuar për të zëvendësuar disa me disa të tjerë, por duan ndryshim rrënjësor. Ne jemi bërë zëdhënës të këtij ndryshimi. Mjafton të shihni në Parlament sa kohë flet kreu i opozitës dhe sa kryeministri.

A ka hendek mes premtimit për legalizimet falas dhe asaj që do të bëhet realisht?

Duhet të keni pak durim,shpresoj mijëra herë më pak durim se ata që kanë duruara me vite për të legalizuar shtëpitë. Në janar shpallim platformën e re që është në përputhje me premtimin tonë, duke u dhënë të gjithë atyre që kanë shtëpitë në zonat informate mundësinë që të marrin certifikatën e pronës së tyre, pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet.

A do ta realizoni premtimin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit?

Një agjenci e tillë kërkon një bazë ligjore të re. Me fillimin e vitit të ardhshëm, parlamenti miraton krijimin e saj. Do të ketë një kapitull të ri në administrimin e kësaj pjese jashtëzakonisht të rëndësishme të vendit.

A ka arsye pse qeveria nuk publikon vendimet e marra prej saj?

Mund të jetë diçka që mund të ketë ndodhur në ndonjë rast. Çdo vendim i qeverisë pasqyrohet menjëherë në faqen zyrtare, nëse nuk ka ndodhur ka qenë për arsye teknike. Është thjesht mangësi e natyrës teknike.

Mbledhja e parë e qeverisë Shqipëri-Kosovë, a do të ketë projekte konkrete?

Ju jeni të ftuar në Prizren, ku pas mbledhjes do të bëjmë zbardhjen me gojë të gjithë mbledhjes, që pastaj do të zbardhen edhe me shkrim.

Çfarë do të bëni ndryshe nga paraardhësi për reformën në drejtësi?

Të gjitha qeveritë e kanë pasur prioritet drejtësinë, por edhe integrimin, ekonominë etj, por problemi është çfarë kanë bërë? Ne jemi të gatshëm me një dokument të përgatitur nga ministri i Drejtësisë për një reformë që kërkon përfshirje të plotë të shumicës parlamentare, opozitës, shoqërisë civile. Ne jemi të gatshëm ta luajmë rolin tonë, me gjithë kompetencën që na takon.

 

Në një intervistë tuajën kohë më parë në Ora News keni thënë që statusi nuk i është dhënë Shqipërisë për shkak të videos Meta-Prifti.

Referenca që ju bëni është e pavërtetë. Unë kam thënë të kundërtën, por duke qenë se ju jeni për të referuar të kundërtën, unë nuk jam me ju. E rëndësishme është që Klani dhe çdo televizion tjetër është i lirë.

A keni një urim për kundërshtarin politik?

Unë e kam për opozitën, të jetë shumës e jo njëjës. Le të jetë 2014 viti kur opozita do ringjallet, sepse pas zgjedhjeve opozita është si ilustrim i shprehjes së biblës “të vdekurit që merren me të vdekurit”. Nuk është as në të mirën tonë si qeveri që i gjithë parlamenti të ketë vetëm një program atë të qeverisë, pasi opozita nuk ka program as ide alternative.

Ka zëra që flasin për prishje të marrëdhënieve me SHBA për shkak të refuzimit të armëve kimike…

Kam vënë re me keqardhje se njerëz me zë publik i shohin marrëdhëniet me SHBA si marrëdhënie me komshiun, që mund të prishen për shkak të ashensorit. Marrëdhëniet tona me SHBA janë solide. Ne jemi të investuar si një vend që respekton dhe respektohet. Asnjëherë nuk kemi ndier mungesë respekti ndaj nesh.

Kur do të jenë aleatët pjesë e qeverisjes?

Aleatët tanë janë të përfshirë në bashkëqeverisje, nuk ka asnjë dyshim për këtë.

A do ju gjejë viti i ri në shtëpinë e re?

Vitin e ri kam dëshirë ta festoj në shtëpinë e vjetër, jo vetëm sepse të renë nuk e kam gati, por i takon vitit të vjetër festa në shtëpinë e vjetër.

Nëse Presidenti Bujar Nishani do të kërkonte një mandat të dytë, a do ta mbështesnit?

Vetëm mund ta përshëndes. E uroj me gjithë zemër që dëshira për një mandat të dytë të përkthehet në dëshirë dhe nevojë për të nderuar mandatin e parë.

Rama: Konferenca e fundvitit sot, në orën 12:00

Kreu i qeverisë Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Facebook” dhe “Twitter” ka njoftuar se sot në orën 12:00 do të zhvillojë në ambientet e Kryeministrisë në sallën e hartave konferencën e fundvitit.

Konferenca do të jetë e drejpërdrejtë në televizion dhe livestream në “Facebook”. “Sot në orën 12.00 në Kryeministri konferenca e fundvitit e qeverisë live tv dhe livestream në FB e ‘Twitter’ nga salla e hartave”,- shkruan Rama.

 

Masat e policisë gjatë ditëve të festave

policia...Policia e Shtetit ka angazhuar të gjitha forcat për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në prag të Vitit të Ri, gjatë natës së ndërrimit të viteve, si edhe në ditët e para të 2014-s.

çdo punonjësi policie do t’i shtohet puna me katër orë, pas një urdhri të dhënë nga ministri i Brendshëm. Shërbimet e policisë kanë filluar të operojnë me shtim forcash që pas Krishtlindjeve. Patrullat dyshe kanë filluar shërbimet në të gjitha segmentet rrugore.

Sipas uniformave blu, kryesisht në kryeqytet, nuk do të ketë asnjë segment pa patrullë policie për të ndërhyrë me shpejtësi në momentin e kryerjes së ndonjë vepre penale. Ndërkohë që policia i ka ftuar qytetarët që për çdo shqetësim të mundshëm të lajmërojnë në numrin e saj pa pagesë 129.

Në patrullim do të jenë edhe të gjitha forcat e policisë kriminale që do t’i shërbejnë parandalimit të mundshëm të veprave penale apo të çfarëdolloj ngjarjeje. Të gjithë këtyre forcave do t’i bashkohen edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë që do të jenë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje.

Të paktën 90% e Policisë se Shtetit do jetë në detyrë 24 orë deri në ditët e para të vitit të ardhshëm.

Sigurim të plotë dhe të shtuar me punonjës policie do të kenë edhe qendrat tregtare, rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve. Ndërkohë që në kryeqytet, masa janë marrë për ambasadat dhe rezidencat e tyre, spitalet, përfshirë këtu edhe objektet e rëndësisë së veçantë. Në vazhdën e këtyre masave, policia do të kryejë edhe kontrolle fizike ndaj qytetarëve, ndaj kërkon bashkëpunim që të mos kundërshtohen punonjësit e policisë.

Përsa i përket sigurisë në rrugë, efektivi i qarkullimit rrugor sidomos në kryeqytet do të jetë i tëri në detyrë. Gjithashtu, policia, duke u nisur edhe nga përvoja dhe nga analiza e viteve të kaluara, kërkon kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarreve.  / TCh/

Thaçi optimist për liberalizimin e vizave

ThaçiHashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës, është shprehur optimist për realizimin e objektivave, në lidhje me liberalizimin e vizave.

Gjatë takimit që ka zhvilluar me Komitetin Drejtues për Liberalizimin e Vizave, në Prishtinë, Thaçi ka deklaruar se, zyrtarët e dikastereve kanë treguar përkushtim dhe angazhim në zbatimin e kritereve për liberalizimin e vizave.

“Vlerësimet tona të brendshme, por edhe ato që i marrim nga organizatat ndërkombëtare, vlerësojnë lart progresin që është arritur në fushën e riatdhesimit, riintegrimit, sigurisë së dokumenteve e kështu me radhë. Pra në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave kemi shënuar një progres të konsiderueshëm”,- ka thënë ai.

Ky progres, sipas tij,  është vlerësuar edhe nga misioni faktmbledhës i ekspertëve të Bashkimit  Evropian, të cilët kanë qëndruar në Kosovë gjatë javës së parë të dhjetorit dhe të cilët tashmë janë duke hartuar raportin e misionit faktmbledhës, i cili do t’i jepet qeverisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Por, Kryeministri Thaçi duket i pakënaqur me Misionin Faktmbledhës të BE-së, pasi kërkon më shumë ndërveprim midis Brukselit dhe Prishtinës. Më konkretisht Thaçi kërkon ngjeshje të agjendës në lidhje me liberalizimin e vizave, raportime më të shpeshta dhe shqyrtim të situatës me një ritëm më të lartë.

“Sado që jemi mirënjohës për misionin e fundit faktmbledhës  të dhjetorit, po aq jemi të dëshpëruar që ky mision erdhi në Kosovë gati 14 muaj pas misionit të fundit faktmbledhës, pra me një tempo të tillë, të ngadalshme, kemi shqetësime reale, që ky proces kaq i rëndësishëm për vendin dhe qytetarin tonë do të vonohet edhe më shumë dhe kjo jo për shkak të mospërmbushjes së kritereve, por për shkak të vonesave procedurale dhe burokratike”, ka theksuar Thaçi.

Kryeministri ka kërkuar që të jepet më shumë në këtë kuadër:  “Dua rezultate konkrete, të prekshme për të gjithë, të gjithë duhet ta ndiejnë dorën e institucioneve të Republikës së Kosovës, pasi që kornizën ligjore dhe strategjike tashmë e kemi mjaft të avancuar, e për më tepër edhe stafin e kemi të kualifikuar dhe mjetet financiare u janë siguruar për të kryer punën që secilit i takon”.

Raketat e lëshuara nga Libani godasin Izraelin

rakete4 raketat e lëshuara nga Libani shënuan dy shpërthime në veri të Izraelit, duke shkaktuar një kundërpërgjigje ndaj ushtrisë izraelite.

Nuk ka njoftime të menjëhershme për viktima apo dëme.  Shpërthimet tronditën Kiryat Shmona, por nuk pati viktima apo dëme, raporton policia Izraelite.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, por ushtria izraelite u kundërpërgjigj me zjarr, duke goditur një rajon në jug të Libanit, raporton Associated Press.

“Nuk do të lejojmë që incidente të tilla si këto të mëngjesit të sotëm të kalojnë në heshtje”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes në një deklaratë. “Unë nuk do të rekomandoja të provonit durimin tonë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur sigurinë e popullit të Izraelit”.

Vendet kufitare kanë ruajtur paqen që prej vitit 2006, kur Izraeli ishte në luftë me guerrilasit e Hezbollahut në Liban. Incidenti pason vdekjen e një ushtari izraelit nga një snajper i ushtrisë libaneze më parë gjatë këtij muaji.

MPJ dënon aktet terroriste në Rusi

Ditmir-BushatiMinistria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktet terroriste që ndodhën së fundmi në një stacion treni dhe në një trolejbus në qytetin rus të Vollgogradit, që shkaktuan viktima në njerëz e shumë  të plagosur.

Ajo i shpreh me këtë rast ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave dhe të lënduarve.

Ngjarje të tilla tragjike ndaj njerëzve të pafajshëm tregojnë qartë se lufta kundër terrorizmit mbetet një sfidë e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar  për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, shpreh vendosmërinë dhe angazhimin e saj për të luftuar të gjitha format e terrorizmit ndërkombëtar.

 

Fondacioni “Fëmijët shqiptarë”, ndihma financiare për fëmijët me sindromën daun

femijet dawnFati i ka destinuar që në lindje të jenë ndryshe nga fëmijet e tjerë por nëse do të shihte se të drejtat e tyre do të mohoheshin, ndoshta do të ishte treguar më bujar me to. Kjo ndodh sot me Kristinën, Valbonën dhe shumë fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike të cilët qëndrojnë të izoluar brenda pragut të banesës për shkak të handikapit që kanë dhe më tepër janë kthyer në një plagë sociale për familjet që po i rrisin.

Kristina, e lindur me sindromën Daun, ka një energji shpërthyese në shtëpi. Nëna e saj Linda, kishte nuhatur aftësitë e saj prej gjimnasteje që në vogëli, por mungesa e insitucioneve rehabilituese thotë ajo, ka sjellë sot deforimimin e vajzës në këtë izolim.

Në rrethana akoma më të rënda jeton Valbona, për të cilën kujdeset i ati 73-vjeçar, Agimi. I lodhur nga kushtet ekonomike dhe nga fatkeqësitë në jetë, ai mbledh çdo ditë fuqitë e mbetura nga mosha dhe përballon sëmundjen e vajzës.

Për Lindën bashkëjetesa me Kristinën është në kufijtë e mbijetesës nga të dyja palët, ndërsa për Agimin pleqëria i shtron pyetje pa përgjigje.

Trokitja e nevojës së rreth 40 familjeve të tilla nga drejtuesit e shoqatës në dyert e Fondacionit “Fëmijë Shqiptarë” , bëri që fondacioni të mundësojë një mbështetje financiare në vlerën 2 milion lekë, për ti bërë ditët e festave më të lehta…

Shoqata për kujdesin e këtyre fëmijëve u bën apel institucioneve shtetërore të marrin përsipër strehimin dhe përkujdesjen e tyre.

Rama mban nesër konferencën e fundvitit

edi ramaKryeministri i vendit, Edi Rama, do të zhvillojë nesër konferencën e fundvitit, ku do të marrin pjesë anëtarët e stafit të Kryeministrisë, ministrat si dhe gazetarët e të gjitha mediave në vend. Këtë lajm, Rama e ka bërë të ditur, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”, si dhe nëpërmjet një e-mail-i të dërguar në redaksitë e mediave. Po ashtu kreu i qeverisë u ka dërguar edhe një mesazh në telefon të gjithë gazetarëve, ku i fton që të marrin pjesë në konferencë. Konferenca do të fillojë në orën 12:00 dhe do të zhvillohet në ambientet e Kryeministrisë, në sallën e hartave. Ky aktivitet do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizionet.

Por ata që nuk kanë mundësi të jenë përpara televizionit në atë orë, do të kenë mundësi që ta ndjekin edhe në “livestream”, në faqen zyrtare të kryeministrit Rama në “Facebook”. “Nesër ora 12.00 në Kryeministri në sallën e hartave, konferenca e fundvitit e qeverisë, e cila do të jepet live në televizion si dhe në “livestream” në Facebook  dhe Twitter”,- shkruan Rama, në rrjetet sociale. Në këtë konferencë pritet që kryeministri Rama të bëjë një rezyme të punës së qeverisë së tij përgjatë këtyre 100 ditëve, si dhe të shpalosë objektivat për vitin e ardhshëm. Si në çdo konferencë, edhe nesër Rama do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth punës së qeverisë së tij, dhe se sa i ka mbajtur premtimet qeveria e re. Pas konferencës do të ketë dhe një kokteil për të pranishmit.

Të shtëna me armë në Bit Pazar, tregtarët përplasen ashpër me policinë

bit pazarPolicia maqedonase ka shtënë me armë në mes Pit Pazarit në Shkup. Gjithçka ndodhi gjatë një aksioni të policisë maqedonase për të sekuestruar fishekzjarret në këtë treg. Ky aksion ka ndeshur në kundërshtimin e tregtarëve e për këtë arsye një pjesëtar i njësitit policor “Alfa” ka qëlluar në ajër me armë automatike. Ndërsa më pas ka arrestuar një prej tregtarëve dhe i ka sekuestruar atij mallin.

Ky veprim ka ngjallur një tjetër reagim më të ashpër të tregtarëve të cilët përreth 40 minuta bllokuan forcat e policisë. Tregtarët janë mbështetur edhe nga kalimtarë të rastit ndërsa në ndihmë të njësisë policore “Alfa” kanë shkuar edhe disa automjete të tjera të policisë. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar përplasjet fizike mes tregtarëve dhe policisë.

Është dashur rreth gjysmë ore kohë që policia dhe pjesëtarët e njësitit “Alfa” të tërhiqeshin. Ata liruan të riun e arrestuar dhe kthyen mallin e konfiskuar. Ministria e Brendshme nuk e ka komentuar ngjarjen por ka deklaruar se do të vlerësohen rrethanat dhe motivet që çuan në të shtëna me armë në një vend publik.

 

Elvis Roshi, 2500 gjela për Kavajën

roshi 3Kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, ka shpërndarë dje 2500 gjela deti për qytetarët e Kavajës. Ky është viti i tretë radhazi që kreu i bashkisë së Kavajës, së bashku me disa funksionarë të tjerë të kësaj bashkie, shpërndajnë gjela deti falas, me rastin e Vitit të Ri. Dje, së bashku me kryetarin Roshi, ka qenë edhe deputeti i Kavajës, Parid Cara si dhe kryetari i Partisë Socialiste të Kavajës, Gentian Daja, të cilët dhanë kontributin e tyre për familjet në nevojë.

Këtë lajm e bëri publik vetë kryetari i bashkisë, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, pasi uron qytetarët për festat e fundvitit, thotë se dhurimi i gjelave të detit është kthyer në një traditë. “Ky është viti i tretë që ne bëjmë këtë shpërndarje, e cila është kthyer në një formë tradite, me qëllim që kjo kategori njerëzish të mos e festojë Vitin e Ri me tavolinën bosh”, -shkruan Roshi në “Facebook”.

Dyshime për presidencën greke të BE-së

greqi-flamurPresidenca e radhës e BE nën drejtimin e Greqisë duket se nuk do të jetë e lehtë. Vendi është në tensione politike e mbi të gjitha ka çështje të hapura ekonomike me inspektorët e Trojkës të cilët kthehen në Athinë gjatë muajit të ardhshëm.

Ministri i Financave Janis Sturnaras , të cilin kryeministri Antonis Samaras  e ka mbështetur në mënyrë të përsëritur pavarësisht kritikave në rritje nga shumë deputetë të koalicionit thotë se do të përfundojë  raundin e ardhshëm të reformave ekonomike  përpara një samitit të Eurogrupit më 27 janar.

“Greqia nuk mund të mbajnë presidencën e BE dhe të ketë çështje të pazgjidhura me troikën ” tha Sturnaras  duke bërë thirrje që çështjet e mbetura pezull me Trojkën duhët  të mbyllen. Nëse Greqia  merr këstin e ardhshëm të fondeve të shpëtimit, një shumë prej 4.9 miliardë euro atëherë kjo do të jetë një stimul i fortë për drejtimin e presidencës së BE-së në të kundertët presideca greke do të ketë shumë vështirësi.

Shumë analistë shprehin dyshime për aftesinë e Athinës të drejtojë presidencën e BE, pasi Greqia  ende nuk ka zgjidhur problemet e veta e më pas të merret me ato të BE-së.