Belgjikë, kërcënim për sulme terroriste natën e ndërrimit të viteve

61

marche-noel-bruxelles-3Pas sulmeve terroriste në Rusi, Belgjika ka marrë një sërë mesazhesh kërcënuese për sulme, në rrjetet sociale.

Kërcënimet për sulme terroriste kanë shënjestruar Brukselin dhe Anversin. Prokuroria Federale Belge, njofton se ka hapur një hetim të menjëhershëm, pas kërcënimeve të ardhura në disa drejtime. Zyra e Koordinimit për Analizat e Kërcënimit dhe shërbime të tjera kompetente, janë duke mbledhur informacione mbi këtë situatë.

Lajmi për sulme të mundshme terroriste, u bë publik nga gazeta flamande « Het Laatse Niews » pasi në adresën e saj ishte dërguar gjithashtu lajmi kërcënues.

Sipas “Het Laatse Niews”  një i ri ekstremist mysliman ka lajmëruar për sulme, gjatë natës së ndërrimit të viteve në Belgjikë. Sulmet sipas 21 vjeçarit, janë parashikuar të kryhen në stacionit e trenit në Anvers, në rrugën tregtare të Meir dhe tek Atomiumi në Bruksel.

Mesazhi ka dalë nga një adresë Facebook-u dhe personi që ka kërcënuar ka përdor emrin « Majlis Shura Muhajirien », një emër që sipas autoriteteve policore belge, është spikatur në rrethin e Houssein Elouassaki, liderin e “ Sharia4Belgium”. “Sharia4Belgium” është një organizatë radikale salafiste që vepron në Belgjikë dhe që është kundër demokracisë dhe kërkon reformimin e Belgjikës në një shtet islamist.

Dy kërcënime të të njëjtit lloj janë dërguar nga kjo adresë, duke përfshirë kërcënimin ndaj Ministrit të Mbrojtjes Peter De Crem. Burime pranë Sigurisë së Shtetit, kanë bërë me dije se kemi të bëjmë me kërcënime serioze.