Mat, Grabitet makina e blinduar e një filiali banke

Grabitje-me-maska-e-arme
Foto ilustruese

Persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur automjetin e një filiali banke në rrethana ende të panjohuara. Ngjarja ka ndodhur pranë rezervuarit të Ulzës në Shkopet të Matit ku grabitësit kanë grabitur mjetin me të cilin banka transportonte paratë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë shoferi i mjetit që ka bërë denoncimin në komisariat, sipas të cilit personat e armatosur i kanë marrë me dhunë 200 mijë lekë. Ndërkaq policia e Burrelit ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

“Esquire” Mila Kunis, femra më seksi në botë

Mila Kunis
Mila Kunis
Mila Kunis

Aktorja Mila Kunis rivjen sërish në krye të klasifikimeve për bukurinë e saj fizike. Kësaj here është “Esquire” që e cilëson si Femrën më seksi në botë. Por, Weblyest ka nxjerrë një foto të saj rastësore, në rrugë duke bërë sport, pa tualet dhe vë në diskutim cilësimin si femra më e bukur në botë, duke theksuar se ‘…në këtë foto Mila Kunis gjithçka mund të jetë, por seksi…..”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mila Kunis
Mila Kunis

 

 

 

 

 

 

 

 

Mila Kuner--

Humb jetën 34-vjeçari, bie nga shkëmbi në gjueti

shkembShtetasi shqiptar Florian Çera, 34-vjeç nga Pogradeci ka humbur jetën duke rënë nga shkëmbi, pranë kufirit shqiptaro-maqedonas.

Mësohet se ai kishte dalë për gjueti, dhe mjegulla e dendur ka bërë që të mos shohë mirë terrenin, dhe për pasojë të rrëshkasë në shkëmb.

34-vjeçari ka humbur jetën pesë ditë më parë, ndërsa vetëm dje trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.

Colorado, radhë për të blerë hashash

hashish koloradoVeterani i luftës së Irakut, Sean Azzariti, i pyetur nga CNN se cfare mendimi kishte per faktin qe mund tashme mund ta blinte marijuanen ne menyre te ligjshme dha nje pergjigje te shkurter, por te qarte.

“Eshte e jashtezakonshme, – u shpreh ai. – Ende njerezit nuk e kane kuptuar tamam rendesine e ketij hapi”.

Perpara se dyert e qendres Cannabis 3D ne Denver te Colorados te hapeshin per publikun, me dhjetera vete prisnin ne radhe ne mesin e te ftohtit dhe debores. Kjo ishte vetem vala e pare e te interesuarve, sepse shume te tjera pritet te mberrijne nga e gjithe Amerika javet e muajt ne vazhdim.

Azzariti u perzgjodh si bleresi i pare per shkak te crregullimeve post-traumatike, pasoje e dy sherbimeve ne Irak nga viti 2000 deri ne 2006-ten. 32-vjeçari bleu 22 grame kanabis dhe bonbone cokollate te sperkatura me marijuane. Ne disa dyqane te tjera, njerezit kane pritur ne kembe per tre apo kater ore celjen e tyre vetem qe te beheshin pjese e “dites historike”, sic e quajten.

Pavaresisht radheve te gjate ne bulevarde, autoritetet thone se probleme te medha nuk pati. Kur dilnin nga dyqani, bleresit ngrinin mbi krye qesen me marijuane dhe ata qe prisnin jashte i pershendesnin me brohoritje. Kartat e identitetit treguan se kishte bleres nga Vermonti, Arizona, Georgia, Oregoni, ëyoming, Louisiana, Alaska, Haëai, e madje edhe Kanadaja e Australia.

Kanabisi vazhdon te mbetet i klasifikuar si lende e paligjshme narkotike dhe rreth 20 shtete amerikane, perfshire Colorado-n dhe Washington-in i kane ashpersuar marredheniet me qeverine federale per faktin se e kane aprovuar shitjen e marijuanes per qellime mjekesore.
/ Top Channel

Rama: Ulet numri i shqiptarëve azilkërkues në Europë. MB, hetim rasteve abuzive organizuese

ramaKreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar në rrjetin social Facebook se kemi ulje të numrit të shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil në Europë. Sipas këtij njoftimi, Franca e ka klasifikuar Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta ku fitimi i azilit është një proces i pamundur; Belgjika dhe Luksenburgu njohin një rënie prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë 2012.

Kreu i qeverisë, përsërit thirrjen e bërë publike dhe nga Ministria e Brendshme për mos thyerje të rregullores së liberalizimit të vizave dhe tërheq vëmendjen ndaj tentativave organizuese abuzive në këtë drejtim.

Postimi i plotë i Kryeministrit, Rama:

ULET NUMRI I SHTETASVE SHQIPTARE QE KERKOJNE AZIL

Franca klasifikon Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta të origjinës së azilkërkuesve, çka e bën të pamundur fitimin e azilit nga shtetasit shqiptarë. Ndërkohë numri i shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil në Belgjikë dhe Luksenburg është ulur gjatë muajve tetor – nëntor të vitit 2013. Lajmi konfirmohet nga statistikat e autoriteteve shtetërore të këtyre vendeve, që i janë përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme, së bashku me përgëzimet për punën e mirë që po bën Policia e Shtetit në këtë drejtim.

FRANCA
Ministria e Punëve të Brendshme të Francës ka njoftuar se Zyra e Azilkërkuesve ka vendosur ta rikthejë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Ky vendim është publikuar në Buletinin Zyrtar dhe ka efekte të menjëhershme. Vendimi i Autoriteteve franceze vjen pas vlerësimit të masave të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë për të forcuar sigurinë e brendshme në vend dhe e bën pothuajse të pamundur fitimin e azilit nga shtetasit shqiptarë në Francë.

BELGJIKA
Për të dy muajt muajt Tetor – Nëntor së bashku janë regjistruar 54 persona, që kërkuan azil në Belgjikë, ndërkohë që vetëm në muajin shtator kishin kërkuar azil 47 persona.
Gjatë muajit tetor 2013, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 1012 vërehet një rënie me 22% e numrit të azilkërkuesve në Belgjikë dhe Luksenburg. Ndërsa për muajin nëntor 2013, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2012 është konstatuar një rënie me 60% i numrit të azil-kërkuesve.
Në Belgjikë, kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë, përfaqësojnë vetëm 3.1% të totalit të kërkesave nga të gjitha vendet e botës. Si rezultat i uljes së numrit të azilkërkuesve në muajt tetor-nëntor, autoritetet belge e kanë kaluar Shqipërinë në vendin e 8-të, (nga vendi 9 që ishte në shtator) në listën e hartuar prej Zyrës së Emigracionit, mbi bazën e kombësive të azil-kërkuesve në këtë vend.

LUKSENBURGU
Numri i shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në këtë vend gjatë periudhës shtator-nëntor 2013 është 11 persona. Të dhënat konfimohen nga Drejtoria e Imigracionit e Luksenburgut.
Krahasuar me vendet e tjera të origjinës së azil-kërkuesve, Shqipëria renditet në vendin e 4-t, pas Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Që prej fillimit të viti 2013 numri total i azilkërkuesve në Luksenburg është 61 shtetas, që përkon me 6.7% të totalit të kërkesave për azil të dorëzuara nga shtetas nga të gjitha vendet e botës në këtë vend.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos udhëtojnë në vendet e BE me qëllim aplikimin për azil. Kjo jo vetëm është tërësisht e pamundur, por përbën dhe shkelje të rregullave për lëvizjen e lirë. Njëkohësisht, Policia e Shtetit po heton çdo veprimtari që synon organizimin e largimit për qëllime abuzive të qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të BE.

Falsifikimi i zgjedhjeve 2009, arrestohen 3 ish Komisionerët e Ruzhdies

policiaTë shpallur në kërkim për “falsifikim të dokumenteve” në zgjedhjet e 2009, tre ish-komisionerët e komunës Ruzhdie në Fier, janë vënë në pranga ditën e sotme. Këta ish-komisionerë akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Arrestimi i tre ish-komisionerëve, përkatësisht Robert Myftari, Veledin Myftari, Vladimir Kararaj, është bërë i mundur pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Vlorë. Fillimisht për tre ish-komisionerët e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2009 ishte dhënë masa “detyrim paraqitje”, por më pas çështja shkoi në Gjykatën e Apelit.

Ndërkaq, vetëm një javë më parë, kjo gjykatë dha masën e sigurisë “arrest me burg” për këta tre persona.

 

Kapshticë, fluks emigrantësh në ikje

fluks-emigrantesh_Vijon largimi i emigrantëve shqiptarë, në drejtim të vendeve ku ata jetojnë dhe punojnë.

Mësohet se në Shqipëri kanë hyrë 2927 shtetas dhe kanë dalë 6684.

Një fluks është shënuar në pikën kufitare të Kapshticës ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 612 mjete dhe kanë dalë 1520. Pala shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa ajo greke me 3 sportele.

 

Stuhi e madhe dimri në SHBA

bore amerikeNjë stuhi e madhe dimri ka përfshirë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara.Guvernatorët e New Yorkut dhe New Jerseyt-t kanë shpallur gjendje emergjente dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Pranë qytetit të Bostonit, në Massachussets, tashmë ka rënë më shumë se gjysmë metri borë.

Në disa rajone janë mbyllur edhe shkollat.

Kompanitë ajrore kanë anuluar mbi 2,300 fluturime të enjten, para se të niste stuhia.

Pacolli, politikani më i pasur i Kosovës

PacolliGjatë vitit të kaluar, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar një pasuri prej 176 milionë eurosh, duke mbetur në toplistën e politikanëve më të pasur në KosovëPolitikani kosovar që u bë i famshëm me biznesin e tij në Zvicër, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, vazhdon të mbetet personi më i pasur në Kosovë. Ai gjatë vitit të kaluar ka prezantuar një pasuri prej 176 milionë eurosh, duke mbetur në toplistën e politikanëve më të pasur në vend.

Pacolli është kryetar i Aleancës Kosova e Re, një parti parlamentare që është në koalicion me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi. Ai është menaxheri i kompanisë “Mabetex”, e cila e ka zgjeruar aktivitetin në disa vende të lindjes.

Pas Pacollit, politikani tjetër më i pasur është deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, dhe njëherësh pronar i zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri.

Deputeti i opozitës, Hashim Deshishku është i treti me 13 milionë euro pasuri, ndërsa pullasxhiu i Amerikës, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi është i katërti me 10 milionë euro pasuri të deklaruar. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është më varfër se këta të tjetër.

Ai, siç raporton “Zëri” ka deklaruar se ka në pronësi tokë për ndërtimin e shtëpisë e cila ka vlerë prej 157 mijë euro, shtëpi në ndërtim në vlere prej 220 mijë euro, 180 mijë euro tokë bujqësore, 80 mijë euro shtëpi, 13 mijë euro veturë si dhe 22 mijë euro para të gatshme në bankë. /KN/

Gjirokastër, kapen 21.2 kg hashash, 1 në pranga

hashish21.2 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë janë sekuestruar sot në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa në pranga është vënë një person. Sipas policisë së Gjirokastrës, lënda ishte fshehur në pjesën e mbrapakolpit dhe shasinë e një automjeti tip ‘Renault’, me targë TR7856S
Në momentin e transportit, automjeti drejtohej nga shtetasi Viktor Cuko, i cili është vënë menjëherë në pranga nga sektori kundër narkotikëve. Dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte Athina.