Milanoviç Ramës: Do mbështesim integrimin e Shqipërisë ashtu si Serbinë

Rama- kreu kroatDitën e sotme në vendin tonë ka mbërritur Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, ku do të ketë takime me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

Milanoviç u takua fillimisht me kryeministrin Edi Rama, i cili organizoi një ceremoni në hyrje të kryeministrisë. Takimi mes dy homologëve nisi rreth orës 10.00 në Kryeministri, dhe në përfundimin e tij të dy kryeministrat mbajtën një konferencë e përbashkët për mediat.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se, integrimi i Kroacisë në BE ishte një moment i rëndësishëm. Kryeministri u shpreh se, Kroacia është një histori suksesi jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin. “Kroacia është për ne një model suksesi, një shembull frymëzues dhe një partner që na inkurajon në rrugën e integrimit evropian,  por jo vetëm për ne por edhe për rajonin”, tha Rama.

Ndërsa Kryeministri kroat gjatë fjalës së tij tha se, do të mbështesë integrimin e Shqipërisë ashtu siç mbështetën Serbinë.

Kryeministri kroat me pas do të takohet me presidentin Bujar Nishani dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha. Shqipëria dhe Kroacia janë në marrëdhënie diplomatike prej më shumë se 20 vjetësh dhe po ashtu në vitin 2009 janë bashkuar në NATO.

Shqipëria shpreson të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe pret edhe mbështetjen e Kroacisë, ndërsa lidhja mes dy vendeve konsiderohet model për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në gjithë rajonin e Ballkanit.

Në pranga Gjin Nika, dyshohet për vrasjen e dy biznesmenëve të kromit

policia mamurrasPolicia e Tiranës ka bërë të ditur se ka arrestuar personin, i cili dyshohet për vrasjen e dy biznesmenëve të kromit. Policia ka arrestuar Gjin Nikën nga Bulqiza,i  dyshuar për vrasjes së biznesmenit Hasan Talja para pak ditësh.

Burime nga policia bëjnë me dije se, Nika dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit të kromit Talja, por edhe të vrasjes së Qerim Markut, gjithashtu biznesmen në fushën e kromit. Ky i fundit u ekzekutua më 2 shtator të 2013-ës në qytetin e Bulqizës.

Hasan Talja u ekzekutua me tre plumba mbrëmjen e 17 janarit në pragun e shtëpisë së tij, në rrugën “Bajram Allaraj”, në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë. 42-vjeçari po kthehej në banesën e tij dhe në momentin kur po hapte derën është qëlluar me armë zjarri.

Edhe pse ai u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë. Një nga pistat kryesore të policisë është aktiviteti në fushën e kromit të viktimës, pasi Hasan Talja zotëronte një galeri kromi prej 8 vitesh në Bulqizë, në zonën D.

Sipas policisë, biznesmeni ka patur edhe disa konflikte në qytetin e Bulqizës pikërisht për kromin. Ndërsa edhe vëllai i viktimës, sipas policisë është arrestuar 2 vjet më parë, edhe ai për konflikte mbi galeritë e kromit, ku në mjetin e tij u gjetën 300 kg lëndë eksplozivë.

Arrestohet Florjan Hoxha i “Albanian Hacker Group”

hackersBlutë e Tiranës kanë arrestuar anëtarin e Albanian Hacker Group, i cili akuzohet për dhjetëra sulme kibernetike në Shqipëri, Greqi e Serbi. Policia ka arrestuar 18 vjeçarin Florjan Hoxhaj, për të cilin gjykata kishte vendosur masën e “arrestit me burg”, në mungesë. Në bazë të hetimeve të kryera, ka rezultuar se 18 vjeçari është anëtari i katërt i Albanin Hacker Group, nën pseudonimin Neteorm.

Tre pjestarët e tjerë të hackerave janë arrestuar në datën 4 tetor 2013, ndërsa arrestimi i Hoxhaj është bërë ditën e shtunë. Dyshohet se anëtaret e grupit Albania Hacker Group kanë kryer sulmin kibernetik të një numri të konsiderueshëm të faqeve të ministrive, shkollave, portaleve apo web të tjera të shtetit serb dhe grek. Policia shton më tej se anëtar të këtij grupi, kanë bërë edhe sulmin e serverave të disa grupeve mediatike. “Aktualisht, strukturat për Krimet Kibernetike të Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Itali, Berluskoni rikthehet në politikë

Silvio-Berlusconi-has-resigned-as-Italian-prime-ministerIsh-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka bërë rikthimin e madh në skenën politike, pas dënimit për evazion fiskal. Berlusconi ka arritur marrëveshjen me të majtët për reformën elektorale.

Kjo marrëveshje e risjell atë në qendër të skenës politike. Reforma elektorale synon që t’i japë vendit stabilitet politik dhe të forcojë qeverisjen, pasi sistemi aktual e ka copëzuar pushtetin në Itali, duke krijuar një maxhorancë të brishtë.

Marrëveshja e tij me Partinë Demokratike të Italisë, e cila udhëhiqet nga Matteo Renzi, pritet që t’i shkaktojë telashe kryeministrit Letta dhe koalicionit të tij qeverisës. Tashmë, partitë e vogla po ndjehen të rrezikuara nga marrëveshja për kodin e ri elektoral, pasi rrezikohen që të dalin jashtë senati.

Kreu i qeverisë kroate Milanoviç, vizitë me krerët e shtetit në Tiranë

zoran milanovic4Kryeministri kroat Zoran Milanoviç ndodhet sot në Tiranë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore. Ai do të  takohet me krerët më të lartë të shtetit, me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bujar Nishani dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë vizitës së kryeministrit kroat në Tiranë pritet të nënshkruhen marrëveshje të përbashkëta për çështjet rajonale, do diskutohet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimi në fusha të përbashkëta në infrastrukturë dhe energji.

Vitin e kaluar të dyja vendet nënshkruan një memorandum mbështetje dhe bashkëpunimi në realizimin e projektit të gazsjellësit TAP.

Tërmet në zonën e Durrësit, nuk raportohet për dëme

Termet-iDy tërmete të forta, me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në qytetin e Durrësit. Mësohet se tërmetet që janë ndjerë në më pak se dy orë, kanë qenë me magnitudë nga 2.8 deri në 4.2 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 8 km larg Durrësit dhe detin Adriatik.

Nga autoritetet nuk raportohet për dëme materiale në këtë zonë, ndërsa mësohet se tërmeti dhe zgjati vetëm pak sekonda. Mësohet se lëkundjet e tij janë ndjerë në të gjithë qytetin e Durrësit në Laç dhe në disa zonë të Tiranës duke shkaktuar panik te banorët.

 

MB përgënjeshtron PD-në për ngjarjen e Mamurrasit

tahiriPas akuzave të Partisë Demokratike për një plagosje që ka ndodhur në ambjentet e policisë së Mamurrasit ka reaguar edhe Ministria e Brendshme.

Ndërsa ka përgënjeshtruar deklaratat e PD-së për këtë ngjarje, MB-ja duke theksuar se me transparencë po i paraqet publikut të gjitha shifrat e kriminalitetit.

Deklarata e plotë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e detyruar të përgënjeshtrojë përsëri deklaratat e subjektit PD, sipas të cilit një plagosje me armë ka ndodhur në mjediset e Postës së Policisë Mamurras më datë 17 janar.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit ripërsërit angazhimin dhe përkushtimin për të bërë transparencë, lidhur me punën e saj, shifrat e kriminalitetit dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Edhe këtë rast ngjarja nuk është fshehur dhe për më tepër nuk ka ndodhur në ambientet e Postës së Policisë në Mamuras.

Konkretisht nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, që më datë 17 janar është dhënë njoftimi përkatës, i cili i është përcjellë përfaqësuesve të medias.

Lidhur me këtë ngjarje, më datë 17 janar, Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë ka informuar se:

Më datën 17.01.2014, rreth orës 01:00, u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Elson Bukurosh Kalaveri, 27 vjeç, banues në Thumanë-Krujë,

Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi më datën 17.01.2014, rreth ores 00.45, në qytetin e Mamurrasit, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin G. K., vjeç 36 banues në Thumanë Krujë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak Tiranë.

Falë ndërhyrjes shumë të shpejtë nga ana e Patrullës së Policisë Mamurras, menjëherë mbas ndodhjes së ngjarjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit, së bashku me armën e krimit e llojit Pistolet HS, me nje krëhër me katër fishek të kalibrit 9 mm. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhoj, kalibrit 9 mm.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqesorë Kurbin, për veprën penale të “Vrasjes me dashje “ e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtjes  pa leje të armëve dhe municioneve” parashikuar nga nenet 76-22, dhe 278/2 të Kodit Penal.

 

PD: Rama dhe Tahiri po fshehin krimet

vorspiPartia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se po fshehin krimet dhe po përdorin policinë e shtetit për t`i zbukuruar.

Deklarata e plotë e Laura Vorpsit

Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit kanë arritur të fshehin për tre ditë një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Mamurras, ku brenda postës së policisë është plagosur një shtetas.

Sipas të dhënave të sigurta dhe referuar asaj që raporton sot media, protagonistët e ngjarjes kanë shkuar në zyrat e policisë për të gjetur siguri, pas konfliktit që kanë pasur.

Por në prani të punonjësve të rendit, njëri nga shtetasit e përfshirë në ngjarje ka qëlluar me armën e tij, duke plagosur rëndë shtetasin me inicialet G.K.

Duke ndjekur porosinë politike të Ministrit Tahiri,  “po nuk doli në media, krimi nuk ndodh”, policia nuk e ka raportuar dhe nuk e ka bërë publike ngjarjen.

Partia Demokratike denoncon përdorimin e policisë nga Ministri dhe Kryeministri për zbukurimin e realitetit, ndërkohë që kjo vazhdon të mbetet një mision i pamundur për shkak se ngjarjet janë shumë të rënda për t’u mbajtur të fshehta, dhe janë shumë të shpeshta për t’i mbajtur larg syve të publikut e medias.

Në mënyrë të përsëritur, dhe çdo ditë, po zbardhen krime që policia e Tahirit i mban të fshehta.

Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të ushtrojë përgjegjësitë e saj për të siguruar rendin, të bëjë transparencë e të zbatojë ligjin, dhe të qëndrojë larg lojërave politike të Ministrit e Kryeministrit për të transformuar realitetin e rëndë kriminal.

Sepse realiteti nuk fshihet dot. Përpjekje të tilla vetëm sa e shtojnë edhe më shumë pasigurinë publike, stimulojnë krimin, dhe ulin edhe më shumë rezultatet dhe efektshmërinë e Policisë së Shtetit.

Tiranë, protestë kundër devijimit të lumit Radika

lumi RadikaNjë tjetër protestë është zhvilluar sot kundër devijimit të rrjedhës së lumit Radika për ndërtimin e hidrocentralit në “Fushën e Lukovës” në rajonin Dibër-Mavrovë.

Aleanca kundër devijimit të lumenjve e mbështetur nga organizata të tjera joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit kanë mbajtur një protestë në Tiranë kundër devijimit të asnjë cm3 ujë të lumit nga shtrati natyror.

Ata kanë kërkuar nga Parlamenti shqiptar dhe qeveria të reagojnë ndaj veprimeve të qeverive greke e maqedonase, për devijimin e rrjedhës së lumit Radika.

Protestat u nxitën pas deklaratës më të fundit të zëdhënësit të qeverisë Maqedonase, i cili u shpreh se pavarësisht reagimeve, qeveria e Maqedonisë është e vendosur t’i shkojë deri në fund projektit, për ndërtimin e hidrocentralit të Fushë Lukovës.

Protestë kundër këtij projekti është mbajtur edhe në New York nga shoqata atdhetare “Dibra”, e cila i ka dërguar një letër selisë së OKB-së dhe qeverisë amerikane, duke argumentuar dhe dëmet që sjell zbatimi i këtij projekti, jo vetëm në devijimin e ujërave, por dhe në aspektin ekologjik. Një letër zyrtare i është dërguar dhe qeverisë shqiptare, që të mos e firmosë projektin e përbashkët me palën maqedonase.

Obama përmirëson marrëdhëniet me Merkelin

BRITAIN-FINANCE-ECONOMY-G20Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është i vendosur që të mos lejojë programin kontradiktor të përgjimit që të cënojë marrëdhëniet e Uashingtonit me Gjermaninë.

Në një intervistë për ZDF, Obama theksoi se përgjimi i telefonit së kancelares Merkel ka qenë një gabim që nuk do të përsëritet kurrë më.

Pas mësimit të këtij skandali, Merkel akuzoi SHBA-të për një thyerje të pariparueshme të besimit ndaj tyre. Deklarata e Obamës u bë pasi të premten ai shpalli kufizime të prekshme të programit të përgjimeve telenofike dhe kompiuterike të ndërmarrë prej disa agjensive amerikane të sigurisë.

“Nuk kam nevojë dhe nuk dëshiroj që të minoj marrëdhëniet SHBA-Gjermani nga një mekanizëm survejimi, i cili në një farë mënyre dëmton këtë nivel besimi që kemi në komunikimin e ndërsjelltë”, deklaroi presidenti i SHBA-ve. Përsa kohë unë do të jem Presidenti i SHBA-ve, kancelarja e Gjermanisë nuk duhet të shqetësohet më për këtë çështje, theksoi  Obama.

Presidenti I SHBA-ve  tha gjithashtu se ai dhe kancelarja Merkel kanë mbajtur qëndrime të disa çështje të rëndësishme, por se kjo nuk përbën kurrsesi një motiv për ta përgjuar.