Samaras: S’do të ketë zgjedhje të parakohshme në Greqi

samaras1Kryeministri grek Antonis Samaras ka hedhur poshtë skenarët për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në deklarata nga selia e partisë Demokracia e Re, Samaras tha në përgjigje të pyetjes së gazetarëve mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme:

“Zgjedhjet populli grek i do në vitin 2016. Dhe përpjekja ime është të bëhen në 2016. Ai që do të synojë të bëhen zgjedhjet në 2015, do të ketë edhe përgjegjësinë politikeNe nuk kemi problem të bëhen në 2015, mos bëni gabim. Greqia ka nevojë të bëhen në 2016. Dhe unë, kriter të vetëm kam Greqinë”, tha  kryeministri grek.

Ndërkohë në një tjetër zhvillim, trojka insiston në qëndrimin e ashpër, në prag të negociatave të reja për vlerësimin e ekonomisë greke dhe sillet të mos pranojë ende një sërë propozimesh që janë paraqitur nga stafi financiar i qeverisë për arritjen e marrëveshjes dhe disbursimin e këstit të radhës të kredisë.

Sipas një zyrtari të lartë të ministrisë së Financave, përfaqësuesit e kreditorëve nuk kanë pranuar masat ekuivalente që ka propozuar pala greke për TVSH në ushqimin social dhe taksën e re unika për psurinë e patundshme, pasi konsiderojnë se deficiti i të ardhurave është më i lartë se vlerësimet e stafit financiar të qeverisë.

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtit, për mbulimin e vakuumit fiskal për 2014, ministria ka propozuar një paketë masash me efekt të menjëhershëm apo afatgjatë, me vlerë të përgjithshme 1,2 miliardë euro.

Angelina Jolie, në rolin e shtrigës

jolie angelineKur bëhet fjalë për filmin ‘Bukuroshja e fjetur’ me siguri të gjithë do të mendonim se aktorja Angelina Jolie, do ta kishte rolin e bukuroshes… Por të gjithë do të ishim gabim!

Në fakt, aktorja do të na befasojë me rolin e një shtrige në filmin “Maleficent”, që do të dalë në verën e këtij viti.

‘Maleficent’ është produkt i ‘Disney’ dhe është ri-përpunim i filmit të animuar ‘Bukuroshja e fjetur’, që kësaj radhe vjen me aktorë të gjallë.

Angelina Jolie, e ka transformuar komplet fytyrën e sajë për këtë film. Verehen mollëzat e fytyres të dalura më jashtë se zakonisht dhe forma, e ngjyra e syve komplet tjetër.

Se sa veshtirë është të bëhet një transformim bukuroshe-shtrige, gjykojeni vetë!

Siri, Presidenti Assad: Nuk kam ndërmend të jap dorëheqje

basharal-assad-520x346Presidenti Sirian Bashar Al Assad ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe se kjo çështje nuk është në tryezën e diskutimeve, në bisedimet e paqes që pritet të mbahen javën tjetër në Gjenevë.

“Nese do të donim të dorëzoheshim, do të ishim dorëzuar që në nisje të konfliktit” -deklaroi Assad në një intervistë për një televizion Rus.

Qeveria, grupet opozitare dhe diplomatët perëndimore do të marrin pjesë në bisedimet për paqen, për të zgjidhur konfliktin tre-vjeçar që vazhdon në këtë vend. Më shume se 100 000 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe miliona të tjerë janë detyruar të braktisin vendin e tyre si pasojë e këtij konflikti.

Grupet opozitare kanë kërkuar largimin e presidentit Assad, si kusht për diskutimet. Por Këshilli Kombëtar Sirian, grupi kryesor opozitar në mërgim, bëri të ditur të shtunën se do të marrë pjesë në takimin e Gjenevës.

Kamëz, vret 19-vjeçarin se nuk i rregulloi mirë lavatriçen, arrestohet autori

policiaPolicia e Tiranës ka vënë në pranga 41-vjeçarin Maliq Mema, i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Imer Kotarja, më 16 janar në Kamëz.

I riu i plagosur tri ditë më parë në zonën e Kamzës humbi jetën dje në spitalin ushtarak, pasi nuk ka mundur që t’u rezistojë dot plagëve me mjete të mprehta të marra në trup.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Kamëz, ku i riu është grindur me 41-vjeçarin Maliq Mema, nga Kukësi, për motive banale. Sipas policisë, 20-vjeçari bashkë me të atin kishin hapur një biznes privat ku rregullonin mjetet shtëpiake. Së fundmi, i riu kishte rregulluar lavatriçen e Memës, i cili kishte mbetur i pakënaqur nga puna e viktimës. Ky ka qenë motivi i sherrit, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve të forta. 40-vjeçari ka plagosur me një mjet prerës të riun, i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Partia Demokratike akuzoi dje Policinë e Shtetit për fshehjen e krimit, ndërsa Ministria e Brendshme hodhi poshtë akuzat, duke siguruar transparencë përballë qytetarëve.

PD: Lëreni Tahirin të shohë Robokopin dhe vini profesionistët në detyrë

ARben RistaniDeputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka akuzuar Policinë e Shtetit për paaftësi dhe fshehje të krimeve. Ristani denoncon një vrasje të ndodhur dy ditë më parë në Kamëz, që sipas tij nuk është njoftuar nga autoritetet.

“Para dy ditësh, në qendër të Kamzës është plagosur një person me iniciale Y.K., i cili sot ka vdekur në spital. Asnjë njoftim zyrtar nga policia për këtë ngjarje. Krime të rënda po ndodhin përditë dhe Policia po shfaqet përditë e më e paaftë për ti parandaluar, apo zbuluar dhe kapur autorët. Asnjë shans nuk ka që e nesërmja do të jetë më e mirë kur mendon se profesionistët janë larguar nga policia dhe sot ajo drejtohet nga punonjës partie apo nga ata që e kanë blerë vendin e punës.

Drejtuesit politikë të Policisë po sillen si minorenë duke menduar se krimi i publikuar ju prish ndjesinë e rilindasve heronj me të cilën kanë bindur veten. Kanë bindur veten se janë misionarë rilindas dhe se populli e beson këtë, prandaj dhe fshehin kriminalitetin i cili në përmasat që ka marrë, j’ua cënon rëndë vetëvlerësimin.  Saimiri dhe çunat e partisë duheshin lënë të shihnin filma me robokopin dhe profesionistët duhet të kthehen në detyrë”, shkruan Ristani në Facebook.

Berisha: Rama me kapomafien e PS-së Kokëdhima, në akte kriminale paranojake

berisha-fbIsh kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar sot në lidhje me prishjet e ndërtimeve në bregdetin e Dhërmiut, të cilat sipas tij janë ndërtime në tokë, pronë private të regjistruar në hipotekë.

Prishjen e tyre ish kryeministri e ka cilësuar si një akt kriminal të një paranojaku që hedh në erë shtëpitë, pronat, lokalet e qytetarëve dhe së bashku me to, Kushtetutën, ligjet, gjykatat, hipotekat e vendit,vetëm e vetëm se kështu i thonë në mendjen e tij të sëmurë zërat e brendshëm të urrejtjes për Shqipërinë reale dhe për kënaqësinë shpirtërore që i sjellë atij shkatërrimi.

“Të dashur miq, në një tjetër akt Rama – Kokëdhima, me operacionin e koduar “biri i bregut” prishën gjithë këto ditë në Dhërmi dhjetëra e dhjetëra hotele, lokale, shtëpi, të ndërtuara në tokë e pronë private të regjistruara në hipotekë. Shumica dërrmuese e këtyre ndërtesave janë ndërtuar nga emigrantë, që pas 20 vitesh filluan të zhvillojnë pronat e tyre. Në tërësi janë ndërtime me leje të dhëna në përputhje me masterplanin e financuar nga Banka Botërore dhe planin urbanistik të zonës.

Ky është një akt kriminal i një paranojaku që hedh në erë shtëpitë, pronat, lokalet e qytetarëve dhe së bashku me to, Kushtetutën, ligjet, gjykatat, hipotekat e vendit, vetëm e vetëm se kështu i thonë në mendjen e tij të sëmurë zërat e brendshëm të urrejtjes për Shqipërinë reale dhe për kënaqësinë shpirtërore që i sjelle atij shkatërrimi. Në krye të operacionit shkatërrimit në prapaskenë është kapomafja e PS, Kokëdhima.   Qytetarë e qytetar ajo që po ndodh në Vlorë mund të ndodh me çdo shtëpi, lokal, pronë tjetër në çdo skaj të vendit. Mos harroni se prishja e ndërtimeve me leje të rregullt, pa një proces ligjor shpronësimi apo vendim të formës së prerë të Gjykatës përbën, pas ekzekutimit pa gjyq të qytetarëve, aktin më ekstrem të pasigurisë ligjore në një shtet policor. Vetëm protesta e përgjithshme popullore mund ti ndal dorën Edi Ramës, energjia negative e të cilit po rrënon vendin”, shkruan Berisha në Facebook.

Zvicra një kuadër ligjor me BE, për pezullimin e vizave në rast abuzimi

26670en_USI_schengenDitë më parë BE-ja pati vënë në funksion vendimin sipas të cilit shtetasve të vendeve ballkanike, nën kushte të caktuara mund t`ua kthejë regjimin e vizave. Kjo vlen për vendet si Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Serbia e Maqedonia, të cilave ky regjim u qe hequr pak vite më parë.

Zvicra, duke mos qenë vend i Bashkimit Evropian por vetëm anëtare e Zonës Schengen, zakonisht ndjek dhe i adopton masat e ngjashme që merr BE-ja. Për të marrë më shumë informacione në lidhje me qëndrimin e Zvicrës në këtë kontekst, albinfo.ch i ka drejtuar një pyetje zëvendësshefit për informim dhe komunikim në Departamentin Federal të Drejtësisë dhe Policisë, Martin Reichlin.

“Sa u përket “udhëzimeve” të BE-së që kanë hyrë në fuqi më 9 janar, bëhet fjalë për një rregullore të re që rregullon zhvillimin e mëtejshëm të ligjësisë lidhur me zonën Schengen. Ndonëse kjo masë e marrë nga BE ende nuk është notifikuar zyrtarisht nga Zvicra, kjo pritet të ndodhë së shpejti dhe atëherë Zvicra do të adoptojë një përshtatje të rregullimit të ri”, sqaron Reichlin për albinfo.ch

Por, këto ndryshime nuk përmbajnë rivendosjen e përgjithshme të regjimit të vizave. Ato, vazhdon Reichlin, vetëm sjellin “një procedurë më të thjeshtësuar, përmes të cilës shtetet përkatëse mund të rivendosin regjimin e vizave për vendet të cilat sot janë të liruara nga ai regjim. Kjo do të ndodhë nën kushtin që lirimi nga vizat i ndonjë vendi do të shkaktonte probleme të rënda ose keqpërdorime, si për shembull në lidhje me migracionin ilegal.  Duhet shtuar këtu se Zvicra, në fazën e këshillimeve e pati mbështetur rivendosjen e këtij të ashtuquajturi “Mekanizëm pezullimi”, përfundon Martin Reichlin, zëvendës i shefit për informim dhe komunikim në Departamentin Federal për çështje të drejtësisë dhe të policisë.

Ndryshe, arsyeja e marrjes së vendimit për një masë të tillë nga BE qëndron në shqetësimin e Gjermanisë dhe disa vendeve tjera të BE-së për faktin se gjithnjë më shumë njerëz nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi po kërkojnë azil. Por, anulimi i lirimit nga vizat për vendet e përmendura, sipas BE-së bëhet vetëm si zgjidhje e fundit, kur të tjerat nuk bëjnë punë.

Kjo në praktikë do të dukej kështu: një shtet i BE-së do ta kërkojë futjen e sërishme të detyrimit (të përkohshëm) për viza, pastaj një shumicë e vendeve të BE-së duhet ta miratojë atë kërkesë. /kn

Forbes’: 2014-a, viti i grave sipërmarrëse

imazh femer“Përballë rritjes domethënëse të përqindjes së kompanive të drejtuara nga gratë dhe rimëkëmbjes së investimeve, suksesi i grave në të komanduar është i padiskutueshëm”, bëhet e ditur në revistën më të famshme amerikane, ‘Forbes’.

Pitchbook, shoqata e kërkimeve që ka realizuar këtë studim, llogaritë një rritje me rreth 20% të kompanive që drejtohen nga femrat, krahasuar me vetëm dy vjet më parë. Në këtë sferë Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmohen në vendin e parë, duke lënë pas Italinë.

Motivet e suksesit

Pak kohë nga botimi në revistën e famshme amerikane të listës së grave nën 30 vjeç që do të ndryshojnë botën, Forbes vazhdon të “dizajnojë” linjat e zhvillimit të vitit që sapo ka filluar, duke shpjeguar pse 2014-a do të jetë viti i “ngjyrosur me rozë”.

1) Gratë kanë “pëlhurën” e drejtë

Roli i liderit i përshtatet më shumë gruas sesa burrit, sepse seksi femëror, kur është në krye të një skuadre, arrin ta mbajë këtë të fundit kompakte. Gratë janë të respektuara, inteligjente dhe kanë një aftësi të madhe logjike.

2) Përmirësojnë produktivitetin e biznesit

Shoqëritë apo kompanitë në të cilat gratë mbajnë “katet e sipërme”, kanë një përqindje më të lartë të suksesit.

3) Rritja e aksioneve stimulon risitë

Agjencitë me numrin më të madh të grave paraqesin performancë apo ecuri më të mirë. Disa njerëz mund të mendojnë se fushat më të rëndësishme me të cilat mund të merret gjinia femër kanë të bëjnë me kuzhinën, modën apo kozmetikën. Por ja që nuk është kështu! Gratë tani kanë fituar aftësi të jashtëzakonshme në botën e teknologjisë, internetit, industrisë mobile dhe medieve sociale.

4) Janë inteligjente

Gratë i njohin dëshirat dhe kërkesat e seksit të tyre. Nëse ju mendoni se rreth 80% e shpenzimeve vendoset nga gratë, është e qartë se t’i kesh ato në krye të një korporate, përkthehet në një prodhim inteligjent, i drejtuar në mënyrë efektive për të përmbushur nevojat e atyre që vendosin për të blerë.

5) E përdorin mirë fuqinë e parave

Numri i grave investuese është ende i ulët, në rreth 22%, megjithatë, në krahasim me vitet e mëparshme, rezulton më i madh. Konkretisht, me rreth 50% krahasuar me vitin 2011.

6) Janë të afta të krijojnë një rrjet

Shpesh organizojnë grupe këshilluese në mënyrë që të zgjidhin problemet dhe të diskutojnë sfidat e reja.

7) E njohin mirë potencialin e komunikimit

Gratë e njohin shumë mirë rëndësinë e të folurit në publik. Kështu që ato do të dinë ta bëjnë mjaft mirë propagandën për reklamën e një agjencie të caktuar.

8) E njohin rëndësinë e punës në rrjet

Ata janë në gjendje për t’ia dalë në mënyrë të shkëlqyer me strategjitë e rrjeteve.

9) Janë modeste

Gratë e suksesit janë të vetëdijshme se biznesi i tyre rrjedh kryesisht nga disponueshmëria e vazhdueshme për të mësuar.

10) Dinë të përdorin dështimin si një trampolinë

Personaliteti i tyre i bënë ato të shkojnë drejt perfeksionit. Kjo çon në interpretimin e pengesës së zhvillimit të kompanisë si një sfidë që duhet përballuar me guxim.

11) I menaxhojnë mirë financat

I administrojnë me mençuri dhe demonstrojnë se dinë të identifikojnë me mençuri burimet e nevojshme për të arritur një qëllim.

 

PD: Ministri i Brendshëm fsheh ngjarjet kriminale, situata në vend alarmante

Partia-Demokratike11Partia Demokratike, nëpërmjet një deklarate për shtyp akuzon Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri se po fsheh ngjarjet e krimit ndërkohë që situata në vend është alarmante.

“Mbrëmë një tjetër vrasje tronditi sigurinë publike në vend.  Ngjarja bëhet edhe më e rëndë kur të dhëna të sigurta dëshmojnë për një konflikt ku përfshihen interesa ekonomike, të grupeve të lidhura me pushtetin. Partia Demokratike nuk mund të lejojë që vrasjet të bëhen një lajm i zakonshëm në këtë vend, ndaj ne denoncojmë edhe një herë rënien e autoritetetit të policisë dhe forcës së saj zbuluese, për shkak të largimit të profesionistëve e zëvendësimit të tyre me militantë të Partisë Socialiste. Rekordi i kriminalitetit po arrin kulmin, ndërkohë që drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Ministri Tahiri po bëhen gjithnjë e më të famshëm për shfaqjen e tyre të përditshme në skenat e krimit. Pasiguria publike është rritur dhe maskat po shfaqen kudo.    

Kjo gjendje është një dështim i policisë së shtetit, dhe triumf i bandave mafioze si në rastin e dy ditëve më parë në mes të ditës në aksin kombëtar Durrës-Peqin. Situata e kriminalitetit nuk përmirësohet dot me analiza të cekëta, me mosraportimin e ngjarjeve, dhe me fshehjen e krimeve. Po ju bëjmë me dije se Ministri i Brendshëm dhe Drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk i përfshijnë në letrat e tyre rreth 40% të ngjarjeve të ndodhura.  Partia Demokratike denoncoi dy ditë më parë faktin se Policia mbajti të fshehur një plagosje të rëndë të dyfishtë në një bar në autostradën Fushë-Krujë- Lezhë.  

Pak ditë më parë në Torovicë të Lezhës janë shfaqur maskat, dhe kanë grabitur një makinë me 10 milionë lekë. Kjo ngjarje nuk është raportuar nga policia. Mbrëmë, në Tiranë, tek zona e shinave të trenit, ka pasur një tentativë vrasjeje ndaj një punonjësi të Policisë së Tiranës. Edhe kjo ngjarje nuk është bërë publike nga policia. Partia Demokratike, i kërkon Policisë së Shtetit të refuzojë përdorimin partiak në manipulimin e të dhënave të kriminalitetit dhe të zbatojë ligjin. Partia Demokratike i bën thirrje Policisë së Shtetit të ushtrojë detyrën dhe përgjegjësitë e saj dhe të sigurojë rendin publik, e ti shërbejë qytetarëve, dhe jo interesave politike të Ministrit e Kryeministrit”, u shpreh deputeti demokrat Helidon Bushati. 

Ngjela: Vendi drejtohet nga krimi, paskemi votuar asgjënë

Spartak-Ngjela1Kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka  shprehur kritika në drejtim të Ministrit të Brendshëm, Ministrit te Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me vrasjen e dy ditëve më parë në një pritë të Astrit Gjepalit, që vuante dënimin me 25 vite burg.

“Një i burgosur i dënuar si killer i shumëfishte lirohet me leje nga burgu dhe vritet nga hasmit e vet. Pyetja që bëhet është kjo: kush ka paguar në lirimin e tij, vetë i burgosuri apo ata që e vranë? Shenjat janë se kanë paguar vrasësit e tij; se ku e dinin ata vendin ku do të ndodhej i vrari? Mund të kenë paguar që të dyja palët. E sa rendësi ka kjo!… ajo që mbetet konstante është fakti i pagesës, dhe arsyeja e pamohueshme se këtë shtet e drejton ende krimi.

Vërtet mund të mendosh se ky krim gjigant që sundon sot në Shqipëri do të mund të mposhtet me peshën e lehte të rinorit Tahiri, me memecllëkun e njohur të ministrit të Drejtësisë, me një prokuror që s’dihet se nga ka ardhur, dhe me një gjykatë që paguhet? Kjo është një pamundësi absolute, por, bashkë me këtë është edhe pyetje që vijon të ngrenë shqiptarët që votuan me shpresë kundër krimit, kur thonë: Përse votuam ne? Koha po tregon se paskemi votuar për asgjë. Në lagjen time u bë një dasëm. Zhurmë e madhe. Dhëndëri quhej Sinan. Në mëngjes pyeta dasmorët se kë kishte marrë Sinani për grua. Ata m’u përgjigjën njëzëri: “Atë që kishte pasur”. S’ka gjë, thashë me vete, jeta vazhdon po njëlloj, po pse na bënë kaq shumë zhurmë …”, shkruan Ngjela në Facebook.