Mblidhet komisioni për zbatimin e TAP, Gjiknuri: Do gjenerojë mijëra vende pune

Gjiknuri-640x477Në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë është mbledhur sot  Komisioni Ndërinstitucional për bashkërendimin e punës në zbatim të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP).

Në fjalën e tij, ministri i energjisë Damian Gjiknuri ndërsa e cilësoi projektin TAP si mjaft të rëndësishëm për pozitën e Shqipërisë, theksoi se vendi nuk duhet të mjaftohet me kaq por duhet të shfrytëzohen edhe benefitet ekonomike që rrjedhin nga ky projekt

“Një detyrë e rëndësishme që del dhe që në ditët në vijim duhet të përfundojë dhe unë mendoj që brenda një viti Shqipëria do të ketë edhe masterplanin e saj  për gazin. Jemi duke punuar me partner serioz ndërkombëtar,qoftë nga Azerbajxhani qoftë edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare në mënyrë që ky proces të kryehet në kohë në mënyrë që Shqipëria të mos e humb shansin e saj dhe vendi të mos mjaftohet me faktin që në vend kalon një gazsjellës që është shumë e rëndësishme nga pikëpamja strategjike që ndikon direkt në sigurinë e Shqipërisë, në rolin që ka Shqipëria në rajon por edhe më gjerë, pasi ky gazësjellës furnizon Europën dhe pozita e Shqipërisë kthehet në një pozitë strategjike por për të marrë edhe benefitet më të mëdha ekonomike sai përket përfitimit të gazit në Shqipëri” tha Gjiknuri.

Ai theksoi se projekti TAP pritet të gjenerojë mijëra vende të reja pune gjatë kohës që do të ndërtohet.

“Projekti TAP është shumë i rëndësishëm për vendin tonë, pasi ndryshon faqen e Shqipërisë. Puna e Shqipërisë për TAP është shumë e rëndësishme, pas disa vitesh do të kemi burime të reja energjie. Është një investim shumë i rëndësishëm dhe duhet të përgatitemi. Në këtë proces janë shumë ministri që duhet të punojnë si, ajo e Transporteve, e Drejtësisë, e Zhvillimit Urban, Mjedisi etj” tha  ministri Gjinuri.

Gazsjellësi TAP do të sjellë gazin natyror nga Azerbajxhani në Evropë. Tubacioni TAP do të kalojë  përmes Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Kostoja totale e projektit është rreth 2.2 bilionë dollarë.

 

Vdekja e Hoffman, 50 qese të dyshuar si heroinë në apartamentin e tij

hoffmanBarna, shiringa të përdorura dhe 50 qese që dyshohet se ishin të mbushura me heroinë, janë gjetur të hënën në banesën e aktorit të ndjerë Philip Seymour Hoffman’s, një ditë pasi ylli 46 vjeç i kinematografisë amerikane u gjet i vdekur nga mbidozimi, raporton CNN.

Autoritetet ende po presin rezultatet e autopsisë, përderisa po vazhdojnë të hetojnë vdekjen e aktorit, trupi i të cilit u gjet me një shiringë në dorën e majtë të dielën në mëngjes, në banësen e tij në New York.

Lajmi ka tronditur Hollywood-in, ndërsa shumë aktorë kanë postuar porosi në kujtim të Hoffman, i cili fitoi çmimin Oscar për rolin e tij si Truman Capote, në filmin Capote të vitit 2005.

“I dashur Philip, kishe një shpirt të mirë. Për më të ndjeshmit, ndër nesh, zhurma nga vdekja jote është e tepërt! Zoti të bekoftë”, ka shkruar aktori Jim Carrey në twitter.

“Philip Seymour Hoffman – ishte më i miri i të mirëve – duket e pabesueshme se ai më nuk është më”, ka shkruar aktori tjetër James Franco në Instagram.

“Një lajm sa shokues, aq edhe i dhimbshëm”, ka shkruar në facebook komediani Ricky Gervais.

“Pusho në paqe Philip, sepse ishe një prej aktorëve më të mëdhenj të gjeneratës, një burrë i urtë”, ka shtuar ai.

Para vdekjes, Hoffman kishte folur publikisht për jetën e tij dhe përpjekjet e gjata për të luftuar abuzimin me drogën.Aktori i ndjerë, kishte pranuar në disa intervista se kishte abuzuar me drograt.

Meta: I paharruar kujtimi i martirëve të 4 Shkurtit

ilirmetaDitën e sotme kryetari i Kuvendi, Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të masakrës së 4 Shkurtit të vitit 1944.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se dita e sotme është një ditë homazhi dhe reflektimi për të gjithë.

Gjithashtu Meta kërkoi edhe rikthimin emrit të një rruge në Tiranë “Dëshmorët e 4 shkurtit” ndërsa kërkoi që të vihet drejtësia edhe në lidhje me shumë monumente të tjera të Luftës Nacional Çlirimtare.

“Ne sot ndiejmë keqardhje akte të pafalshme që kanë ndodhur siç edhe heqja e emrit të rrugës “Dëshmorët e 5 shkurtit” dhe është momenti për të bërë një rivlerësim, për të vendosur drejtësinë.  Ndaj dhe shpreh kënaqësinë që sot ndodhet këtu edhe prefekti Vorpsi dhe kreu i këshillit bashkiak Dalipi dhe shpresojmë që shumë shpejt të gjendet një zgjidhje, të kemi një memorial ku të jenë shkruar emrat e 84 martirëve të 4 shkurtit. Ndaj është koha për të rivlerësuar edhe monumentin e 5 heronjve të Vigut që në mënyrë të padrejtë u largua nga qendra e qytetit të Shkodrës” tha Meta.

Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”, ishte një prej kryesoreve në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Tani ajo ka emrin e ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pacolli: “Trepça” do t’i kthehet popullit të Kosovës

PacolliZëvendëskryeministri Behxhet Pacolli ka thënë mbrëmjen e djeshme se kombinati metalurgjik “Trepça” nuk duhet të shitet dhe as të tjetërsohet. Sipas tij, ky kombinat duhet t’i mbetet popullit të Kosovës. Ai po ashtu ka thënë se “Trepça” nuk mund të jepet as me koncesion, pasi sipas tij kjo do të ishte katastrofë për vendin. “Trepça duhet t’i kthehet Kosovës dhe ta ruajmë për vete. Ky kombinat mund të funksionoj me njerëzit e vet, sepse ata e dinë më se miri se duhet ta çojnë përpara atë”, ka thënë Pacolli në televizionin publik.

Paçolli shpreson që shumë shpejt do të kalojë ligji edhe në Parlamentin e Kosovës, kështu që Trepça gjegjësisht minierat e Trepçës do të kthehen në duart e menaxhimit dhe do të fillojë një punë e mbarë. Sipas tij, “Trepça” prej 15 vjetësh është mbajtur peng në mungesë të një ligji të tillë. “Lajmi se do të kthehet ”Trepça” në binarët e vet është lajm i mirë”, ka thënë Paçolli. Ai është shprehur se planin për rivitalizimin e këtij gjiganti të zhvillimit ekonomik të Kosovës do ta bëjnë ekspertë vendorë dhe nga këtu i ka bërë thirrje AKP-së që ta anullojë tenderin e hapur për përzgjedhjen e një kompanie ndërkombëtare që do ta bënte këtë punë.

Paçolli iu është përgjigjur edhe reagimeve se ai ka interes në “Trepçë”. “Interesat e mija nuk varet nga “Trepça”, ato i kam arritur jashtë Kosovës, prandaj nuk kam asnjë qëllim aty. Gjithçka është për të mirën e vendit dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Pacolli.

Irak, 23 të vdekur në 24 orë

Iraq bomb blasts in BasraRaportet nga Iraku thonë se të paktën 23 persona janë vrarë në një valë shpërthimesh nga makinat bombë në Bagdad. Shtatë makina bombë kanë shpërthyen në Bagdad dhe në periferi të kryeqytetit sot duke vrarë të paktën 19 njerëz.

Po ashtu autoritetet kanë bërë të ditur se janë gjitur edhe katër trupa të pa jetë të hedhur në rrugë në lagjet jugperëndimore të Bagdadit. Qeveria e Irakut thotë se më shumë se 1, mijë persona, kryesisht civilë, janë vrarë në gjithë Irakun në muajin janar.

Iraku është përfshirë nga dhuna sektare dhe politike për muaj të tërë, por situata është përkeqësuar për shkak të luftës në provincën perëndimore Anbar, ku forcat e qeverisë së Irakut, me ndihmën e aleatëve fisnorë sunitë, janë përleshur me militantët e ndërlidhur me Al-Kaidën.

Grabitet një banesë në Lushnjë, dhunohen 3 anëtarët e familjes

policiaDhunohen dhe më pas grabiten 3 anëtarë të një familje në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori” të këtij qyteti ku persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në banesën e familjes Leka dhe pasi kanë dhunuar 3 anëtarët e familjen janë larguar.

Mësohet se grabitësit kanë goditur me mjete të forta dy të moshuarit Sako dhe Bedrie Leka dhe nusen e familjes, Eva Leka.

Sipas informacioneve djali i familjes Flori Leka nuk ishte në shtëpi në momentin e grabitjes ndërsa nipi K. Leka ishte fshehur në banesë.

Mësohet se dy të moshuarit Sako dhe Bedrie Leka ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

SHISH asnjë informacion mbi terrorin e tritolit, shumica kërkon riformatim

komisioni i siguriseNë mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare shumica në pushtet ka akuzuar SHISH, se nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit në vend ndërsa opozita i ka cilësuar këto si sulme që shumica po i bën një institucioni të pavarur. 

Ndërkohë pas publikimit të fakteve në emisionin “Alarm” për mënyrën e rekrutimit të anëtarëve të Shërbimit Informativ Shtetëror, mazhoranca ka kërkuar riformatimin e këtij institucioni.

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu theksoi dje për mediat se rishikimi i skemës së funksionimit të SHISH është i domosdoshëm.

“ Fakti që SHISH deri tani nuk ka absolutisht një informacion të dhënë për një fluks ngjarjesh kriminale që kanë shqetësuar opinionin publik është tepër shqetësuese që do të thotë se diçka nuk funksionon në atë institucion dhe na bën ne të mendojmë se duhet rishikuar skema e funksionimit. Media ka nxjerrë fakte shqetësuese që kanë të bëjnë me rekrutimin e personelit e viteve 92-97, ka nxjerrë fakte për rekrutimin e personelit pa kursin bazë të SHISH, ka nxjerrë fakte për rekrutimin e drejtuesve pa çertifikatë sigurie” deklaroi dje deputeti socialist Pjerin Ndreu.

Rama letër partive: Mbështetje Thaçit për çmimin “Nobel”

ramaKryeministri Edi Rama u ka nisur një letër partive politike që të mbështesin kandidaturën e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për Çmimin Nobel. Sipas tij Thaçi bashkë me Baroneshën Ashton dhe kryeministrin e Serbisë Daçiç  janë protagonist të një marrëveshje historike që çel rrugën e paqes mes dy shteteve të rajonit.

“Në emër të Partisë Socialiste dëshiroj t’ju ftoj të kontribuojmë së bashku në mbështetje të kandidaturës për Çmimin Nobel të Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, që së bashku me kandidaturën e përfaqësueses së lartë të BE-së Baroneshës Chathrine Ashton dhe atë të Kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiç, vlerësohen si protagonistët e një marrëveshje historike që çel rrugën e paqes mes dy shteteve të rajonit tonë duke i dhënë fund historisë së gjatë të konflikteve në rajonin ku jetojmë.”- shkruan Rama.

“Përgjatë një procesi sa të domosdoshëm për të ardhmen aq dhe të vështirë për të shkuarën Kryeministri i Kosovës tregoi largpamësi të guximshme dhe vendosmëri të madhe në dobi të interesit të lartë kombëtar por edhe në dobi të një bote më të mirë. Marrëveshja e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Serbisë ishte siç e cilëson me të drejtë Baronesha Ashton “ një hap më larg nga e kaluara dhe një hap më afër Europës” për të dyja vendet. Prandaj për këtë kontribut kaq të rëndësishëm për krejt Europën Juglindore le të bashkojmë edhe ne zërin tonë me promovuesit e kësaj ideje.”- vijon më tej letra e Ramës.

Rama propozon ngritjen e një grupi të përbashkët deputetësh që të hartojnë letrën e Kuvendit të Shqipërisë drejt Kryetarit të Komitetit të Çmimit Nobel.

“Ja pse ju propozoj ngritjen e një grupi të përbashkët deputetësh të të gjitha grupeve parlamentare për hartimin e letrës së Kuvendit të Shqipërisë drejtuar Kryetarit të Komitetit të Çmimit Nobel, Thorbjorn Jagland në mbështetje të kandidaturës së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi si Çmim Nobel për Paqen. Gjithashtu le ti kërkojmë mbështetje grupeve respektive politike në Parlamentin Europian , në asambletë Parlamentare të Këshillit të Europës, OSBE e me radhë organizatat e tjera me të cilat partitë tona bashkëpunojnë për tu shprehur në favor të nismës që promovon si kandidatë për Nobelin për Paqen protagonistët e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë.”

Banda e tritolit, Berisha: Si në filmat e mafies

berisha-fbIsh kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook në lidhje me arrestimet ebëra përsa i përket të ashtuquajturës banda e tritolit.

“Të dashur miq, 17 ditë më parë, pas një seriali thuaj të përditshëm tritoli në të katër anët e vendit, një bashkautor në vrasjet me tritol, N Gj, prishet në pazare me bosin e tij në vrasje, J S, dhe ky i fundit e kërcënon me ligjin e mafies. Pas kësaj, N.Gj për të shpëtuar kokën, vendos të denoncoj bosin e vet, një serial killer dhe anëtarët e tjerë të rrjetit vrastar dhe të parandalojë ekzekutimin e rradhës me tritol të grupit të tij. Menjëherë pas kërcënimit me jetë nga J S, për të shpëtuar kokën e tij, N Gj vrapon tek Prefekti i Fierit. Në këtë takim N.Gj kërkon mbrojtjen e Prefektit dhe i tregon atij planin e J S për të ekzekutuar me tritol, kundrejt pagesës, biznesmenin durrsak të naftës P B.   Sipas N Gj ekzekutimin e P B e kishte porositur biznesmeni fierak në fushën e gazit I K. Prefekti i tronditur thellë nuk deshi t’iu besonte veshëve, por ja preu shkurt: “unë nuk mbroj dot veten time jo të të mbroj ty”. N Gj kishte frikë të denonconte në policinë e Fierit, mbasi ai e dinte mirë se biznesmeni I K, që kishte paguar 150 mijë euro për vrasjen për hesap te tij, të bosit të naftës P B, e kishte nën kontroll të plotë policinë e Fierit dhe Vlorës.

Kështu që ai vendosi të denoncojë çdo gjë në Policinë e Durrësit. Ai dëshmoi para drejtuesve kryesorë të policisë së Qarkut të Durrësit duke mos e ditur se shkoji si cjapi tek kasapi, mbasi të dy oficerët që e dëgjuan, si drejtori i Qarkut ashtu dhe shefi i komisariatit të Durrësit, ishin lidhje të forta të biznesmenit I K që paguante për vrasjen e P B. Kështu, i ati i drejtorit A P kishte pikë të shitjes së gazit të I K, kurse tjetri kishte qenë shofer i I K për 8 vite dhe ishte vet I K që nëpërmjet bashkëshortes së tij, goca e tezes së ministrit, që e kishte emëruar në Durrës. Drejtuesit e Policisë së Durrësit e përcollën dhe ata të tronditur rrëfimin e N Gj por refuzuan që ta marrin në mbrojtje dhe i shpallën të pavërteta dëshmitë e tij.   Pas kësaj N.Gj, ish militant zyrtar i PS në Vlore, vendos ti drejtohet direkt Ministrisë së Brendshme pa ditur se dëshmitë e tij do të shkonin tek kushëriri i parë i gruas së I K. Në ministri e dëgjoi zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe dy të tjerë. Vendimi ishte marrë që të mos pranohej dëshmia e tij. Ata jo vetëm që nuk pranuan dëshminë e tij dhe kërkesën për ta mbrojtur por e nxorrën zvarrë nga zyra me një breshëri sharjesh dhe kërcënimesh. Tik taku i orës fatale për N.Gj, vrasës i penduar, nga halli po afronte. Dëshmitë e tij nuk i pranonte njeri. Atë e priste dënimi kapital. Atij i kishte mbetur si letër e fundit për të shpëtuar jetën denoncimi në media mbasi një dorë e zezë i bllokonte dëshminë dhe e ndiqte për ta eliminuar. I drobitur, i dëshpëruar, i pa shpresë, si njeri me fundin e jetës së tij, ai arriti në klandestinitet të plotë të hyjë në një gazetë.

Aty N Gj gjeti një trajtim krejt tjetër dhe pasi i ofruan një kafe ai filloi dëshminë e tij për kronikën e një vrasje të paralajmëruar, autoret, rrjetin, kumbarët, ndrikullat zyrtarë dhe jozyrtarë, të shumë të vrasjeve të tjera. Ndërkohë, tek dëshmonte, në telefonin e tij kishte një seri missed calls. Pas13 ditësh i telefononte drejtori i Policisë së Durrësit, i cili e ftoi ti përsërisë dhe një herë dëshminë mbasi atë të parën e kishte konsideruar të rremë. Kryekreu Rama dhe ndihmësi i tij për Policinë vrapuan të rrahnin gjoksin për megaoperacionin që në fakt ishte bllokimi për 13 ditë i dëshmisë së N Gj dhe largimi nga Shqipëria, pas njoftimit nga zyrtarët e shtetit, të dy ndërmjetësve më kryesorë midis porositësve dhe ekzekutorëve të vrasjeve me pagesë nga J S dhe grupi i tij. Kjo është e vërteta si në filmat e mafies të megaoperacionit të grupit të tritolit”, shkruan Berisha në Facebook.

Sarandë, policia zbulon 10 kilogram tritol në një banesë, në pranga 50 vjeçari

tritol-2Një sasi prej 10 kg tritol është zbuluar nga policia e Sarandës në një banesë në fshatin e Kalasë. Tritoli i sekuestruar, i ndarë në 25 pako me nga 400 gramë, u gjet i fshehur në depon e banesës së shtetasit, Memo Zbobo.

Forcat e policisë kanë shoqëruar në komisariat 52-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, ku dhe po merren në pyetje lidhur me posedimin e sasisë së tritolit.

Paraprakisht mësohet se policia ka dyshime se sasia e sekuestruar e tritolit ka lidhje me shpërthime të ndodhura në Sarandë përgjatë dy viteve të fundit.