Meta: I paharruar kujtimi i martirëve të 4 Shkurtit

16

ilirmetaDitën e sotme kryetari i Kuvendi, Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të masakrës së 4 Shkurtit të vitit 1944.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se dita e sotme është një ditë homazhi dhe reflektimi për të gjithë.

Gjithashtu Meta kërkoi edhe rikthimin emrit të një rruge në Tiranë “Dëshmorët e 4 shkurtit” ndërsa kërkoi që të vihet drejtësia edhe në lidhje me shumë monumente të tjera të Luftës Nacional Çlirimtare.

“Ne sot ndiejmë keqardhje akte të pafalshme që kanë ndodhur siç edhe heqja e emrit të rrugës “Dëshmorët e 5 shkurtit” dhe është momenti për të bërë një rivlerësim, për të vendosur drejtësinë.  Ndaj dhe shpreh kënaqësinë që sot ndodhet këtu edhe prefekti Vorpsi dhe kreu i këshillit bashkiak Dalipi dhe shpresojmë që shumë shpejt të gjendet një zgjidhje, të kemi një memorial ku të jenë shkruar emrat e 84 martirëve të 4 shkurtit. Ndaj është koha për të rivlerësuar edhe monumentin e 5 heronjve të Vigut që në mënyrë të padrejtë u largua nga qendra e qytetit të Shkodrës” tha Meta.

Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”, ishte një prej kryesoreve në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Tani ajo ka emrin e ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.