Përgjaken rrugët e vendit, tjetër tragjedi në Sarandë, 5 viktima

aksidentPërgjaken rrugët e vendit. Pas tragjedisë në Kukës një tjetër aksident me 5 viktima ka ndodhur në Sarandë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Bogazit , ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur në vend 5 pasagjerë të mjeteve, mes të cilëve valltari i njohur i grupit të Konispolit, Taip Madani.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë ,të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

LamtumirĂ« VAÇE ZELA!

Percjellja-e-fundit-per-Vace-Zelen-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-6Qindra qytetarë kanë marrë pjesë sot në lamtumirën e fundit për këngëtaren e madhe shqiptare, Vaçe Zela. Të pranishëm në ceremoninë e organizuar para Teatrit të Operas dhe Baletit morën pjesë dhe zyrtarë të lartë të vendit dhe përfaqësues të huaj.

Karafila tĂ« bardhĂ« mori Vaçja sot. Me duartrokitje dhe me lot nĂ« sy, u pĂ«rcoll trupi pajetĂ« i kĂ«ngĂ«tares sĂ« madhe shqiptare Vaçe Zela, nĂ« banesĂ«n e fundit  e shoqĂ«ruar nga tingujt e kĂ«ngĂ«s sĂ« Ëhitney Houston, “I alĂ«ays love you”.

Njerëzve të ardhur nga Kosova, të cilët kanë shoqëruar trupin e këngëtares nga aeroporti i Prishtinës, i janë bashkuar edhe autobusë të ardhur nga vendlindja e këngëtares, Lushnja që herët në mëngjes, raporton ATA.

Percjellja-e-fundit-per-Vace-Zelen-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-4Holli i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku qe vendosur fotografia e Vaçe Zelës u mbush me buqeta me lule, ndërsa shumë artistë u përkulën me respekt dhe iu bashkuan homazheve në përkujtim të bilbilit të këngës shqipe, Vaçe Zela, ndërsa në të djathtë ndodhej radha e pafundme e njerëzve që nënshkruanin në librin e kujtimeve.

Jashtë, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, flamuri në gjysmë shtizë dhe duartrokitjet e qindra të pranishmëve, i dhanë lamtumirën e fundme këngëtares shqiptare Vaçe Zela, ndërsa arkivoli me trupin e pajetë mbulohej me flamurin kombëtar e qindra karafila të bardhë.

Krimi ka mbytur opozitën, Berisha të përgjigjet

fatos hoxhaNë një intervistë për problemet brenda PD-së sot, drejtimin nga kryetari Lulzim Basha dhe rolin që ka luajtur dhe luan ish-kryetari Sali Berisha. Ish-deputeti kërkoi shpjegime nga lidershipi për humbjen dhe akuzoi ashpër ish-ministrat dhe ata që nuk po reflektojnë për humbjen.

Ka nisur një proces hapje dyersh në PD për anëtarësime të reja. A pritet që ky proces ta nxjerrë këtë forcë politike më të fortë për të fituar zgjedhjet? 

NĂ« fakt u bĂ«nĂ« muaj qĂ« flitet pĂ«r fillime pas fillimesh. ËshtĂ« shpallur njĂ« fillim i ri, por pĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s, zoti Basha humbi shansin e parĂ«, ose humbi njĂ« betejĂ« tĂ« parĂ«. Nuk mund tĂ« them qĂ« ka humbur luftĂ«n.

 Që ishte? 

E fillimit të ri. Po të shikosh listën e botuar në disa media si marshimi i Bashës, vështirë se mund të gjesh një njeri që është i Bashës. Do thoni kush janë?

Ata vetëm të Bashës nuk janë. Se të kujt janë dhe kë përfaqësojnë z.Basha, ndoshta duhet të rrëfehet. Fillimi i ri me përfaqësues të Bashës në rrethe dhe qarqe përgjegjës të humbjes katrastrofike të PD-së në

zgjedhjet e 23 qershorit, Ă«shtĂ« diçka qĂ« tĂ« bĂ«n pĂ«r t’u menduar thellĂ«. Nuk mund ta quajmĂ« marshim tĂ« ri, por mund ta quaj njĂ« disfatĂ« tĂ« parĂ« tĂ« BashĂ«s. PĂ«r faj tĂ« BashĂ«s apo jo


A janë të PD-së ata?

Unë nuk diskutoj nëse janë të PD-së ata ose nuk janë. Unë them janë pjesë e mirë e tyre, mos të them pjesa dominuese, shkaktarë realë të humbjes së PD-së.

Dhe kĂ«ta njerĂ«z nuk kanĂ« moral tĂ« drejtojnĂ« analizat mbi problematikĂ«n e zgjedhjeve nĂ«pĂ«r rrethe apo nĂ«pĂ«r qarqe. Kjo Ă«shtĂ« “disfata”. Prandaj them se ky fillim nuk Ă«shtĂ« i ri.

Si duhet bërë? Duhet bërë nga e para?

Unë jam nga ata që jam shprehur që nuk duam as koka turku as ta bëjmë nga e para, por PD ka resurse. Ka qindra mijëra simpatizantë dhe mbështetës me një moral të shëndoshë, që ka që ju flet, jo vetëm demokratëve, por të gjithë popullit.

Jo pa qëllim ju thashë në këtë listë të gjatë, një ose maksimumi dy emra mund të gjejmë të zotit Basha. Unë që flas sot e dua PD-në, e dua Lulzim Bashën, por kështu nuk mund të bëhet PD-ja. Nëse duhet të

nxjerrim përgjegjësitë për humbjen e 23 qershorit, nuk mund të dalin përgjegjësitë me shkaktarët e tyre. Janë ish zyrtarë të lartë, se zyrtarë ka pasur shumë PD-ja.

S’kanĂ« qenĂ« ministra, por zv/ ministra? 

Nëse Drejtori i Përgjithshëm i Doganave nuk është zyrtar i lartë pastaj më thoni ju që nuk është. Nëse një drejtor, më i madhi i kompanisë elektroenergjetike nuk është i lartë, atëherë më thoni dhe ju.

Nëse njerëz me precedentë penalë në Prokurori me dosje e shëndoshin atmosferën në PD, ose mund të ngrenë në popull atë frymë që duhet për të ardhur në pushtet, nuk është gjetja në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Pse e ka bërë Basha?

Thashë nuk e di pse.

Ka qenë në trysninë e ndonjë presioni? 

Thashë nuk e di. Basha duhet të rrëfehet.

Ndoshta nuk e ka të thjeshtë sepse flitet që ka rryma brenda PD-së?

Këto futen dhe stërfliten, por unë akoma se di se me kë z.Basha e ka konsultuar këtë listë. Në biseda me deputetë, me politikanë dhe zyrtarë të lartë të PD-së, të gjithë janë habitur me këtë listë. Me kë e ka konsultuar Basha që në fillimet e veta kryetarët e komisioneve, nënkryetarët e me radhë. Duhet të tregojë. Kemi folur dhe flasim.

Duhet të ketë një procedurë të shkruar. Ka vetëm një njeri që ka pranuar humbjen dhe thotë përgjegjësia është e imja. Ky është Sali Beirhsa. Por në asnjë moment nuk ka thënë se kush janë përgjegjësitë e tij që e çuan në këtë derexhe PD-në, që dikush e krahason me 97-n.

Jo nuk është e vërtetë. Në 97-n në më shumë se në gjysmën e territorit PD-ja nuk ka pasur komisionarë  ndërsa këtë radhë PD-ja në përgjegjësinë e qeverisë së PD-së janë zhvilluar zgjedhjet, zgjedhje të cilësuara nga ndërkombëtarët më të mira në Shqipëri, dhe kemi humbur me një rezultat të tmerrshëm.

Pse humbët?

Do ta tregojë ai.

 Ju keni qenĂ« deputet…

Ai që ka marrë përgjegjësitë duhet të thotë kush janë përgjegjësitë e tij që e kanë dërguar PD-në në këtë derexhe. Këtë duhet të bënte z.Basha. Bashës i kam bërë thirrje, kujdes!. Duhet të kemi procedura. Të ecim me Kushtetutë partie.

Nuk ka asgjĂ«. Nuk dihet se çfarĂ« bĂ«het. Edhe njĂ« pyetje mund tĂ« bĂ«j, pse fshihet grupi parlamentar i PD-sĂ«?! Ish-kryeministri Sali Berisha ka thĂ«nĂ« qĂ« “Ky Ă«shtĂ« grupi mĂ« i shkĂ«lqyer qĂ« ka pasur PD-ja”.

Atëherë ky organ më i lartë sot, pse fshihet?! Bashës nuk i lejohet të fshehë këtë grup. Në këtë grup janë ish-ministra, ish-drejtues të lartë, Janë ata, një pjesë e tyre që e kanë mjelë PD-në  dhe sot struken se kanë shumë ngarkesë.

Po bëjnë betejë parlamentare. Kjo është e pajustifikueshme për z.Basha. Nuk është një fillim i ri, por fillim i mbrapshtë. Një fillim i ri që do ja zgjasë pa fund jetën kësaj qeverie.

Lidershipi thotë që do bëhet analiza?

Si mund të bëhet kjo analizë me shkaktarët e humbjes,. Me ata që mbartin mëkatet e humbjes, të qeverisjes së keqe. E vetmja gjë që ka thënë kryetari është se thotë na kanë blerë votat.

I blenë votat? 

Kjo nuk Ă«shtĂ« dukuri e re. Edhe na kanĂ« blerĂ«, edhe kemi blerĂ« nĂ« vite. ËshtĂ« mĂ«se e vĂ«rtetĂ«. Por fenomeni i blerjes sĂ« mandatit tĂ« deputetit Ă«shtĂ« i hapur nĂ« ShqipĂ«ri.

Sot ne kemi një shkallë të kriminalizimit të politikës dhe të parlamentit që i shkon për shtat krahasimit vetëm me Kolumbinë apo Meksikën, ku qeveria në vazhdimësi bën negociata me grupet rebele.

 Po flisni për qeverinë aktuale apo edhe atë që ishte?   

S’po bĂ«j ndarje as pĂ«r qeverinĂ« aktuale, as pĂ«r opozitĂ«n sot. DeputetĂ« nĂ« parlamentin shqiptar tĂ« forcĂ«s qeverisĂ« tĂ« PS-sĂ« kanĂ« marrĂ« koncesione nga mĂ« tĂ« mĂ«dhatĂ« nĂ« kohĂ«n e PD-sĂ«. Si mund tĂ« anulojĂ« kjo qeveri koncesionet.

Ju vetë para se të humbnit në zgjedhje e prisnit humbjen?

Që në momentin hartimit të listës, kryetari i partisë i kishte falur 100 mijë vota. Në moment që ishin vënë 8-10 kryetarë partish të tëra ishin minus 100 mijë vota. Edhe ai që ka bërë këtë listë besoj se e ka ditur, flas për z.Berisha. Në momentin që themelues të PS-së apo kundërshtarë politikë i vë në lista, apo ata që i kishte quajtur si mamuthë të krimit, çfarë do të priste?!Ata që i kishim.

 A gëzon mbështetje z.Basha?

NĂ«se do tĂ« dijĂ« t’ju drejtohet atyre forcave brenda PD-sĂ« qĂ« respektohen, do ta ketĂ«. NĂ«se do tĂ« veprojĂ« siç Ă«shtĂ« vepruar do ta ketĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«. Z.Basha duhet tregojĂ« kush ia ka bĂ«rĂ« listĂ«n. Problemi i PD-sĂ«, ish kryetari

Problemi i PD-së, ish Kryetari 

  A e drejton z Basha PD-në? 

Deri në këto momente jo.

E drejton z.Berisha?

Deri në këto momente nuk e drejton z.Basha.

A po e bën si dihet rolin opozita në Kuvend? 

Problemi i opozitës është ish-kryetari i partisë. Mundohet të luajë protagonistin, ndërkohë që aksionet nuk i ka. Duhet ta lërë të qetë z.Basha ta drejtojë me pikëpamjen e vet.

Lëre njëherë se z.Berisha para se të drejtojë opozitën, faktikisht siç po bën, duhet të tregojë shfaqjet pse e katandisi në këtë katrahurë.

Unë nuk besoj se e ka të gjithë ai përgjegjësinë. Aq më shumë që në grupin e opozitës janë shumë pak njerëz që mund të flasin. Një pjesë e tyre kanë qenë në pushtet kanë kusure, e kanë shumë të vështirë.

Rrezikon PD të ketë përçarje nëse nuk bëhet analiza?

ËshtĂ« mĂ«se normale. Ky zĂ« qĂ« po flas unĂ« nuk Ă«shtĂ« zĂ«ri i vetĂ«m. NĂ«se vijon nĂ« kĂ«tĂ« linjĂ« , detyrimisht do tĂ« ketĂ« ndarje.

UnĂ« nuk thashĂ« qĂ« s’kam pĂ«rgjegjĂ«si. UnĂ« kam dhe duhet tĂ« jap llogari pĂ«r aq sa kam, por jo t’i shmangemi analizĂ«s, pĂ«rgjegjĂ«sve. Jo t’i shmangemi atyre qĂ« u bĂ«nĂ« milionerĂ« dhe sot kĂ«rkojnĂ« qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« analizat dhe zgjedhjet nĂ« parti. qĂ« u bĂ«nĂ« milionĂ« nĂ« pushtetin e PD-sĂ«, si u bĂ«nĂ«?!

Jo të shmanget grupi i PD ku një pjesë e tij janë përsëri milionerë, jetojnë me vila, jetojnë me pasuri përrallore, por i vuan elektorati, populli.

Intervistoi Klara Dervishi

Channel One

 

I moshuari në polici se nuk i hapeshin videot pornografike

nonni su internet OKNjĂ« 70-vjeçar nĂ« Itali, i fiksuar pas filmave pornografikĂ«, Ă«shtĂ« paraqitur nĂ« polici me njĂ« laptop nĂ« dorĂ«, pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« t’i hapeshin videot pornografike.

Përveçse kërkoi ndihmë, ai donte të bënte edhe një denoncim, për faktin se po privohej nga auto-erotizmi në shtëpinë e tij.

“Jam i lodhur dhe i inatosur. Nuk Ă«shtĂ« e mundur qĂ« gjithmonĂ« qĂ« hyj nĂ« njĂ« film pornografik, kompjuteri im merr njĂ« virus dhe nuk hapet mĂ«. Çdo javĂ« shpenzoj 200 euro pĂ«r teknikun qĂ« mĂ« rregullon kompjuterin”.

“Femrat janĂ« gjĂ«ja mĂ« e bukur nĂ« jetĂ«, nuk mund tĂ« bĂ«j pa to. Sigurisht nĂ«se do tĂ« gjeja njĂ« shoqe nuk do tĂ« shqetĂ«sohesha pĂ«r kĂ«to gjĂ«ra dhe do tĂ« kurseja paratĂ« pĂ«r teknikun e kompjuterit”, ka deklaruar ai duke buzĂ«qeshur.

KarabinierĂ«t bĂ«nĂ« tĂ« ditur se e patĂ«n shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« t’ia shpjegonin 70-vjeçarit se Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« denoncohen viruset qĂ« mund tĂ« prekin kompjuterin.

NdĂ«rsa, plaku u tha: “MirĂ« do tĂ« shkoj sĂ«rish tek tekniku, nuk rezistoj dot pa seks, Ă«shtĂ« pasioni im mĂ« i madh”.

Cerimonia e hapjes sĂ« OlimpiadĂ«s dimĂ«rore nĂ« Soči

Cerimonia e hapjes sĂ« OlimpiadĂ«s dimĂ«rore nĂ« Soči. (Mark Blinch, Reuters/Contrasto)
Cerimonia e hapjes sĂ« OlimpiadĂ«s dimĂ«rore nĂ« Soči. (Mark Blinch, Reuters/Contrasto)
Cerimonia e hapjes sĂ« OlimpiadĂ«s dimĂ«rore nĂ« Soči. (Mark Blinch, Reuters/Contrasto)

Eduard Selami fejohet me Ilva Taren

tare-selami2Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Eduard Selami dhe gazetarja e “OraNews”, Ilva Tare kanĂ« bĂ«rĂ« publike lidhjen e tyre tĂ« dashurisĂ«.

Tare ka zbuluar njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ« nĂ« emisionin “Zone e LirĂ«â€ tĂ« gazetarit, Arjan Çani, ku Ă«shtĂ« shprehur se, e ka gjetur njeriun e jetĂ«s.

Tare dhe Selami janë njohur rastësisht (?) në Tiranë dhe lidhja e tyre ka ardhur duke u forcuar.

Ata tashmĂ« bashkĂ«jetojnĂ« dhe madje, gazetarja ka marrĂ« dhe njĂ« unazĂ« “Tiffany” nga ish-kreu i PD-sĂ«.

Si Tare, ashtu dhe Selami, nuk kanĂ« qenĂ« “tĂ« suksesshĂ«m” nĂ« martesat e para tĂ« tyre. Deputeti i PD-sĂ« ka dy fĂ«mijĂ« nga martesa me ish-Miss-in, Pegi Vreto, ndĂ«rsa Ilva nuk ka fĂ«mijĂ« nga martesa me  jordanezo-amerikanin, Majd Nuri Shafiq.

Zakonisht, Ilva Tare nĂ« emisionin “Ilva Tare Tonight”, i pyet tĂ« gjithĂ« tĂ« ftuarit e saj me buzĂ«qeshje, por gjatĂ« emisionit ku tĂ« ftuar ka pasur Selamin (7 qershor 2013), buzĂ«qeshja e saj duket pak mĂ« ndryshe!

Lamtumira për ikonën e muzikës shqiptare Vaçe Zela

vace zela 4Po zhvillohen homazhet për nder të ikonës së këngës shqiptare Vaçe Zela, e cila ndërroi jetë në Basel të Zvicrës pas një sëmundjeje të gjatë dhe të mundimshme.
Trupi i pajetĂ« i artistes Vaçe Zela mbĂ«rriti dje nĂ« atdhe pasi pĂ«rshkoi “RrugĂ«n e Kombit” nga Prishtina nĂ« TiranĂ«.
Familjarë, miq, kolegë, personaliste të politikës dhe të artit,por edhe qytetarë të thjeshtë kanë bërë homazhe në nderim të artistes Vaçe Zela.

Homazhe kanë zhvilluar kryeministri Edi Rama, kreu i Parlamentit Ilir Meta, kreu i PD-së dhe njëkohësisht edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri Berisha vlerësoi lart figurën e Vaçe Zelës duke e cilësuar si disidenca e këngës shqiptare.
“Sot pĂ«rcjellin pĂ«r nĂ« banesĂ«n e fundit zĂ«rin e shekullit tĂ« kombit tonĂ«. KĂ«ngĂ«tarja e pavdekshme e dashurisĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«n, pĂ«r nĂ«nĂ«n, pĂ«r tĂ« dashurin dhe mikun, pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe hallet e saj. Vaçe Zela iu dhuroi shqiptarĂ«ve me talentin e saj mĂ« shumĂ« se kushdo tjetĂ«r nĂ« kohĂ«n e vet gĂ«zime, kĂ«naqĂ«si dhe krenari. Vaçe Zela ishte njĂ«kohĂ«shisht disidenca e kĂ«ngĂ«s shqiptare nĂ« atĂ« regjim barbar tĂ« antivlerave. edhe njĂ«herĂ« ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta familjes dhe qytetarĂ«ve tĂ« Lushnjes qĂ« i bĂ«nĂ« shqiptarĂ«ve njĂ« dhuratĂ« tĂ« tillĂ«, tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« kanĂ« pasur tek Vaçe Zela kĂ«ngĂ«taren e tyre tĂ« dashur” tha Berisha.
vace zela 2Homazhet janë zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ndërsa në sallën e TOB është mbajtur një ceremoni homazh ku personalitete të artit, kulturës dhe politikës kanë mbajtur nga një fjalim për Vaçe Zelën.
Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar për Vaçe Zelën, kryeministri Edi Rama theksoi se edhe pse Vaçja iku nga kjo botë la pas trashëgiminë e saj të përjetshme.

“Nuk ka vdekur Vaçe Zela. ËshtĂ« shuar diçka brenda gjithkujt qĂ« e njohu nga afĂ«r apo e dĂ«gjoi nga larg. Kjo Ă«shtĂ« vdekja qĂ« e bĂ«n lajmin pĂ«r ikjen e vaçes nga kjo botĂ« posaçërisht tĂ« veçantĂ« pĂ«r secilin prej nesh. NjĂ« dhimbje qĂ« pĂ«rçohet nĂ« trajtĂ«n e njĂ« humbje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t edhe deri tek tĂ« rinjtĂ« qĂ« deri dje nuk kishin dĂ«gjuar asgjĂ« pĂ«r tĂ« dhe pĂ«r 48 orĂ«sh lĂ«nĂ« shĂ«nimet e tyre nĂ« rrjetet sociale. Kur kĂ«ndonte Vaçe Zela bota ishte bardhĂ« e zi. Dhe ekrani ishte bardhĂ« e zi. Vaçe Zela iku nga mesi ynĂ« kur ra perandoria bardhĂ« e zi. Dhe e la kyçur zĂ«rin e saj kĂ«tu nĂ« rrethin e kujtesĂ«s sonĂ« bardhezi pa u kthyer kurrĂ« mĂ« me hapat e saj nĂ« skenĂ«n e erĂ«s sonĂ« pĂ«r tĂ« na kĂ«rkuar shpĂ«rblim, ndere apo vĂ«mendje pĂ«r minutat e paçmueshme qĂ« na bĂ«ri tĂ« jetojmĂ« dhe ja tani pas shumĂ« vitesh na dĂ«rgoi befas thjesht lajmin e vdekjes si njĂ« kartolinĂ« e njĂ« dashurie tĂ« pathĂ«nĂ« dot kurrĂ« deri nĂ« fund” tha Rama.
Edhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka mbajtur edhe një fjalim homazh për nder të ikonës së këngë shqiptare Vaçe Zela.

“UnĂ« tĂ« kam parĂ«, tĂ« kam ndjekur, tĂ« kam kĂ«nduar me vete por se pata kurrĂ« fatin tĂ« tĂ« afrohem sepse kam qĂ«nĂ« dhe jam shumĂ« e vogĂ«l pĂ«rpara teje. Sot je kĂ«tu afĂ«r dhe unĂ« ndihej mallĂ« siç edhe ti vetĂ« ke thĂ«nĂ« ” sa mallĂ« kemi sa deti valĂ«â€. Ne Vaçe tĂ« duam shumĂ« por ti vetĂ« prapĂ« e ke thĂ«nĂ« “Dashuria Ă«shtĂ« si kĂ«nga dhe duaje sot gjithĂ« botĂ«n ta pushtoj”. Prandaj po tĂ« lĂ« Vaçe qĂ« tĂ« na pushtosh siç na ke bĂ«rĂ« gjithmonĂ«, qĂ« atje lart tek yjet se pjesĂ« e tyre ke qĂ«nĂ« dhe je. Prej ku do tĂ« na vazhdosh tĂ« na shohĂ«sh duke na pushtuar tĂ« gjithve” tha ministrja.
Ndërkohë gjatë homazheve Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Lushnjës në nderim të veprës së artistes së madhe, Vaçe Zela ka mbajtur flamurin në gjysmështizë.
Pas homazheve trupi i pajetĂ« i Vaçes ka dalĂ« nga Teatri i Operas dhe Baletit me tingujt e kĂ«ngĂ«s “Alway love you” dhe me duartrokitje nga qytetarĂ«t ndĂ«rsa Ă«shtĂ« pĂ«rcjellĂ« pĂ«r nĂ« banesĂ«n e fundit nĂ« varrezat e SharrĂ«s.

Vaçe Zela mbetet idhulli dhe frymëzimi për breza të tërë, emocioni dhe krenaria e të qenit shqiptar. Kënga e saj do të jetojë shumë gjatë bashkë me zërin e saj magjik, të kulluar, do të vazhdojë të jetë bashkudhëtare e historisë sonë shqiptare.

Ngushëllime për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës Vaçe Zela

Vace-Zela3Vaçe Zela lindi në Lushnje në vitin 1939. Këngët e saj në vite mbeten popullorë dhe të preferuara edhe sot nga publiku.

Artistja e Popullit dhe këngëtarja me famë të madhe, u zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnje. Vaçe Zela kishte një zë të jashtëzakonshëm.
Vaçe Zela mbetet “ZĂ«ri” i jashtĂ«zakonshĂ«m qĂ« mbushte me energji skenat shqiptare. Ajo ishte njĂ« kĂ«ngĂ«tare e cila ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« tĂ« gjitha festivalet e muzikĂ«s nĂ« radio dhe mĂ« vonĂ« nĂ« radio televizion qĂ« prej organizimit tĂ« parĂ« tĂ« tyre nĂ« vitin 1962 dhe deri nĂ« vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e çmimit tĂ« parĂ« me kĂ«ngĂ«n “KomunistĂ«t” (dubluar nga Marina Grabovari).
Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh ajo ka jetuar dhe është kuruar në Zvicër.
Ajo Ă«shtĂ« e vetmja femĂ«r shqiptare e nderuar nĂ« tĂ« gjallĂ« me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “PĂ«r vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, pĂ«r interpretimin mjeshtĂ«ror tĂ« kĂ«ngĂ«s sĂ« muzikĂ«s sĂ« lehtĂ« dhe asaj popullore, pĂ«r pasurinĂ« e vyer qĂ« krijoi nĂ« shkollĂ«n shqiptare tĂ« interpretimit muzikor.” PĂ«r nder tĂ« kĂ«ngĂ«tares, viti 2009 Ă«shtĂ« shpallur nga Ministria e Turizmit, KulturĂ«s, RinisĂ« dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. SĂ« fundi, edhe njĂ« rrugĂ« nĂ« TiranĂ« mban emrin e saj.
Festivalet

Në ka një artist, që emri i tij të identifikohet me festivalet e këngës, pa asnjë dyshim, ai është emri i Vaçe Zelës.
Ajo ishte dhe mbetet këngëtarja më e madhe e muzikës sonë të lehtë. Vaçe Zela u rrit dhe u kurorëzua mbretëreshë e këngës shqiptare, për mëse dy dekada rresht, duke korrur plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur për të gjitha kohët.
Vaçe Zela Ă«shtĂ« fituesja e Festivalit tĂ« parĂ«. Me kĂ«ngĂ«n “FĂ«mija i parĂ«â€, ajo dĂ«shmoi se njĂ« idhull i muzikĂ«s po lindte atĂ« mbrĂ«mje tĂ« 26 dhjetorit tĂ« vitit 1962.
AtĂ«herĂ« ishte njĂ« vajzĂ« e re, vetĂ«m 23 vjeç. “Kisha ndrojtje ta kĂ«ndoja atĂ« kĂ«ngĂ«. Kisha frikĂ« ta kĂ«ndoja se isha e pamartuar dhe si mund t’i kĂ«ndoja lindjes sĂ« fĂ«mijĂ«s sĂ« parĂ«?”, kujton kĂ«ngĂ«tarja nga festivali i parĂ«. Sot duket paradoksale, por Vaçen nuk donin ta pranonin nĂ« festival. Ishte frika mos bĂ«nte dallime tĂ« dukshme me kĂ«ngĂ«tarĂ«t e tjerĂ«, jo aq tĂ« njohur nĂ« interpretimin e kĂ«ngĂ«s. MegjithatĂ« festivalet rrodhĂ«n njĂ«ri pas tjetrit, nga viti nĂ« vit dhe Vaçja ishte gjithnjĂ« prezente me zĂ«rin e saj. KĂ«ngĂ« si “Djaloshi dhe shiu”, “Lemza”, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisĂ«â€, “MesnatĂ«â€, “GjurmĂ« tĂ« arta”, “KĂ«nga e gjyshes”, “TĂ« lumtur tĂ« dua”, “NĂ«nĂ« moj do pres gĂ«rshetin”, “Gonxhe nĂ« pemĂ«n e lirisĂ«â€, “Shoqet tana ilegale”, etj, kanĂ« ngelur nĂ« fondin e artĂ« tĂ« muzikĂ«s shqiptare.
Fillimet

Të parët që zbuluan talentin e Vaçes ishin mësuesit e shkollës 7-vjeçare. Ajo nuk ishte e talentuar vetëm në muzikë por kishte talent edhe në pikturë e teatër.
Ishte dhjetë vjeç kur nisi të këndonte vetë të gjitha ato këngë myzeqare që kishte dëgjuar nëpër shtëpi nga e ëma dhe nga të gjithë pjesëtarët e tjerë të fisit, të cilët ishin qejflinj të muzikës. Në çezmën e një prej lagjeve të Lushnjës ajo do mahniste të tjerët me zërin e saj, ndërsa këndonte krejt shkujdesur.
Vaçja ishte nxënëse shkolle, atëherë kur veshi një fustan të bardhë nusërie të sajuar me dorë, e doli me të në një koncert shkolle. Shpejt ajo u bë artistja e vogël e qytetit myzeqar.
Të gjithë besonin se ajo do të bëhej një artiste e madhe, megjithëse prindërve të saj nuk u pëlqente shumë ideja që vajza e tyre të merrte një udhë të tillë. Megjithëse asnjëherë nuk u përpoqën ta ndalnin Vaçen nga pasioni i saj.
vace zela 1KĂ«shtu vajza u nis drejt Liceut Artistik tĂ« TiranĂ«s, pĂ«r tĂ« plotĂ«suar dĂ«shirĂ«n qĂ« e mbante mbĂ«rthyer fort. I ngjiti shkallĂ«t e asaj shkolle me shumĂ« ndrojtje, ndĂ«rsa nĂ« duar shtrĂ«ngonte njĂ« valixhe tĂ« vogĂ«l mbushur me plaçka. Por nuk qe e thĂ«nĂ«. Nuk ia dhanĂ« tĂ« drejtĂ«n pĂ«r ta filluar atĂ« shkollĂ«. MĂ« pas do t’i kthehej edhe njĂ« herĂ« TiranĂ«s, pĂ«r tĂ« provuar shansin nĂ« dyert e ndonjĂ« gjimnazi. NdĂ«rsa nisi studimet nĂ« shkollĂ«n “Qemal Stafa” nisi tĂ« mĂ«sojĂ« edhe kitarĂ«n, e cila mĂ« pas u bĂ« pjesĂ« e pandarĂ« e jetĂ«s sĂ« saj.
Ishte kjo kitarë me të cilën kohë më pas ajo fitoi dhe të drejtën e studimit në degën e dramës, të cilën nuk e çoi dot deri në fund, pasi u mor më shumë me pasionin e fëmijërisë së saj, këngën.
Karriera

U emĂ«rua fillimisht kĂ«ngĂ«tare nĂ« EstradĂ«n e UshtrisĂ«, mĂ« pas nĂ« atĂ« tĂ« Shtetit dhe sĂ« fundmi nĂ« Ansamblin e KĂ«ngĂ«ve dhe Valleve Popullore. KĂ«ngĂ«t e bukura tĂ« vendlindjes gjetĂ«n te Vaçja njĂ« interpretuese tĂ« madhe. Kudo ku dha shfaqje, nĂ« qytete e fshatra, apo edhe jashtĂ« shtetit, ajo u mirĂ«prit pĂ«r zĂ«rin e bukur dhe melodioz. Jo mĂ« kot u quajt “Bilbili i MyzeqesĂ«â€, por shumĂ« shpejt u bĂ« i gjithĂ« ShqipĂ«risĂ«, sepse kĂ«ndoi me tĂ« njĂ«jtĂ«n dashuri e pasion kĂ«ngĂ«n e tĂ« gjitha krahinave tĂ« vendit.
Në çdo sukses të merituar që ka pasur Ansambli i Këngëve dhe Valleve popullore jashtë shtetit, si në Francë, Greqi, Itali, Turqi, Zvicër e gjetkë, këngëtarja e shquar Vaçe Zela bëri për vete një publik mjaft të gjerë. Shtypi i këtyre vendeve e ka vlerësuar mjaft lart.
Kalimi nga muzika popullore në muzikën e lehtë qe i natyrshëm. Repertori i saj është shumë i pasur, numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj.
Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë, si pjesë e muzikës së filmave.
Një karrierë që u ndërpre në vitin 1991, vit që shënon edhe ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një koncert për shqiptarët që jetonin atje.
Vaçe Zela, është konsideruar nga të gjithë brezat, si meteori i fatit që i ra për pjesë Shqipërisë, në vitet e zymta të diktaturës. Atëherë kur Shqipëria kishte vetëm errësirë, këngët e Vaçe Zelës i kënduan dritës.
Vaçe Zela kishte aftësi të jashtëzakonshme për ta përvetësuar dhe riprodhuar çdo melodi, qoftë edhe me njëherë të dëgjuar nga radioja. Ajo kishte aftësinë për ta bërë këngën të prekshme për çdo mjedis dhe arrinte të ruante besnikërinë ndaj nuancave, qofshin ato dhe nga tradita e popujve të tjerë. Njerëzit e donin Vaçe Zelën. Afishet kudo reklamonin emrin e saj, ndërsa biletat shiteshin sa hap e mbyll sytë.

QĂ« nga festivali i 19-tĂ«, kur kĂ«ndoi dhe si pĂ«rherĂ« shkĂ«lqeu dhe u vlerĂ«sua me çmimin e parĂ« pĂ«r kĂ«ngĂ«n “Shoqet tona ilegale”, Vaçe Zela i kishte munguar skenĂ«s sĂ« festivale.
Rasti i fundit i pranisĂ« sĂ« saj nĂ« atmosferĂ«n e festivalit ishte viti 1999. Festivali i 38-tĂ« i kĂ«ngĂ«s. E ftuan nga Zvicra si kryetare e jurisĂ«, ku jetonte prej vitesh dhe kurohej pĂ«r sĂ«mundjen e saj, megjithĂ«se mjekĂ«t e kĂ«shilluan tĂ« mos udhĂ«tonte ajo nuk donte tĂ« humbiste emocionet e festivalit. Po aty e nderuan me çmimin “Mjeshtre e Madhe e PunĂ«s”.
Çmimet

ËshtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« librin e 500 personaliteteve me mĂ« shumĂ« influencĂ« nĂ« botĂ«, e vetmja shqiptare qĂ« mori kĂ«tĂ« çmim nga Instituti i Biografive nĂ« AmerikĂ«. NĂ« Paris Ă«shtĂ« krahasuar me Edith Piaf, ndĂ«rsa nĂ« Itali me kĂ«ngĂ«taren e madhe, Mina. Çmimet nĂ« adresĂ« tĂ« artistes janĂ« tĂ« panumĂ«rta. “Artiste e merituar”, nĂ« vitin 1973, “Artiste e Popullit”, nĂ« 1977, “Mjeshtre e madhe e punĂ«s”, “Qytetare Nderi e Lushnjes”, deri te çmimi mĂ« i lartĂ«, “Nderi Kombit”.
KĂ«ngĂ«t e saj kĂ«ndohen vazhdimisht nga brezat e rinj tĂ« kĂ«ngĂ«tarĂ«ve, por janĂ« tĂ« pakrahasueshĂ«m gjithsesi me atĂ« vokal, qĂ« vetĂ«m Vaçe e kishte. Artistja thotĂ« se ndihet mirĂ« sa herĂ« qĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dikush kujtohet dhe vlerĂ«son punĂ«n e saj. ËshtĂ« emocionuar gjithmonĂ« edhe pse nĂ« tĂ« shumtĂ«n e rasteve çmimet i janĂ« dhĂ«nĂ« nĂ« mungesĂ« tĂ« saj.

Çmime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme kĂ«ngĂ«tarja ka marrĂ« edhe jashtĂ« territorit tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Vaçe Zela Ă«shtĂ« nderuar me “Diskun e ArtĂ«â€ nga Amerika pĂ«r “kontribut nĂ« shoqĂ«ri nĂ« vitin ‘97”, Ă«shtĂ« zgjedhur “Gruaja e vitit ’97-’98” nĂ« Cambridge tĂ« AnglisĂ«, “Mikrofoni i ArtĂ«â€ nga Ministria e KulturĂ«s e KosovĂ«s, etj. I fundit çmim pĂ«r Vaçe ZelĂ«n Ă«shtĂ« “Çmimi i madh special pĂ«r legjendĂ«n e kĂ«ngĂ«s”, nĂ« 45-vjetorin e Festivalit nĂ« RTSH. Ky vlerĂ«sim iu bĂ« kĂ«ngĂ«tares sĂ« njohur shqiptare nĂ« natĂ«n Gala, tĂ« organizuar nĂ« ambientet e Teatrit KombĂ«tar tĂ« Operas dhe Baletit vetĂ«m pak ditĂ« pĂ«rpara se tĂ« niste Festivali nĂ« Radio Televizion, i cili numĂ«ron njĂ« numĂ«r rekord prej 20 festivalesh. Çmimi i Ă«shtĂ« akorduar kĂ«ngĂ«tares pĂ«r kontributin e veçantĂ« tĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«r muzikĂ«n shqiptare dhe pĂ«r pjesĂ«marrjet e veçanta qysh nĂ« vitet e para tĂ« organizimit tĂ« kĂ«tij festivali, nĂ« tĂ« cilin artistja ka rrĂ«mbyer edhe mjaft çmime.
Trupi i pajetĂ« i “Artistes sĂ« Popullit” Vaçe Zela do tĂ« prehet nĂ« Atdhe, sipas dĂ«shirĂ«s sĂ« vetĂ« kĂ«ngĂ«tares sĂ« madhe.

Tiranë, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Linzë

trupi i pajeteParaditen e ditës së sotme, autoritetet lokale  kanë gjetur trupin e pajetë të një mashkulli në zonën e Linzës.

Bëhet me dije se trupi i pajetë i përket shtetasit Evis Allmetaj, 29-vjeç. Trupi i viktimës është gjetur i hedhur në një shkurre, nga një qytetar që mblidhte lule në këtë zonë.

Kufoma dyshohet se ka më shumë se 1 javë i vdekur, ndërsa hetimet e policisë vazhdojnë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një vrasje apo vetëvrasje.

Familjarët e viktimës e kishin denoncuar të zhdukur 29-vjeçarin, që më 19 janar të këtij viti. Mësohet se Allmetaj, ishte i martuar dhe punonte si menaxher në një firmë që prodhonte pije energjike.

Fushë Krujë, shërthen bombula e gazit, plagosen 4 fëmijë

bombolaKatër fëmijë janë plagosur pas shpërthimit të një bombule gazi në Fushë Krujë.

Lajmi është bërë I ditur nga Zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrrjepaj I cili ka theksuar se 4 fëmijët janë dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Sipas Zv.ministrit, 1 prej fëmijëve ndodhet në gjendje kritike ndërsa 3 të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende identiteti I të plagosurve dhe rrethanat e ngjarjes ndërkohë që pritet që në orët në vijim policia të japë më shumë detaje.

Tragjedi në Kukës, furgoni bie në humnerë, 6 të vdekur, 4 të plagosur

ambulance.31Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor  Kukës-Shishtavec.

Një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga pranë fshatit Topojan dhe ka përfunduar në humnerë.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen 6 persona ndërsa janë plagosur 7 të tjerë, 4 prej tyre në gjendje të rëndë.

Viktimat e aksidentit janĂ« Fehim Biba, Zykri Shehu, Zaim Karanxha, Linda Çuni, e cila dyshohet se ishte shtatĂ«zanĂ« dhe 21-vjeçari Bashkim Çuni ku ky i fundit ka qĂ«nĂ« edhe drejtuesi i furgonit.

Mësohet se 7 pasagjerët e plagosur, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ndërsa 4 prej tyre të cilët ndodhen në gjendje të rëndë janë në Spitalin Ushtarak.

Tre prej tĂ« plagosurve, janĂ« transportuar drejt Spitalit Ushtarak me ambulancĂ« ndĂ«rsa njĂ« djalĂ« i ri mbĂ«rriti me helikopter. KĂ«shtu tĂ« plagosurit tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ« Spitalin Ushtarak janĂ«  Petrit Mustafa nĂ« gjendje kome cerebrale, Xhevahir Çuni nĂ« koma, Hyrije Kovaçi dhe Rustem Biba janĂ« koshientĂ«.

Sipas Zv.ministrit të shëndetësisë Klodian Rjepaj, 3 prej viktimave kanë ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa 3 të  tjerët kanë vdekur në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Ende nuk kemi informacion nga policia pĂ«r shkaqet e aksidentit fatkeq por ministri i shĂ«ndetĂ«sisĂ« ndodhet nĂ« KukĂ«s” u shpreh Rjepaj.

Dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë ngrica në rrugë ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.