Persona të paidentifikuar djegin 3 dyqane në Shalë

zjarr23 dyqane ne qender te Komunes se thelle malore te Shales ne qarkun e Shkodres jane djegur plotesisht mbremjen e se shtunes. Persona te paidentifikuar i kane vene zjarrin dyqaneve, te cilet jane shkrumbuar plotesisht ne pak minuta.

Ne mungese te patrulles se policise ne kete zone dhe te favorizuar nga erresira dhe oret e vona te mbremjes, autoret e kesaj zjarrvenie jane larguar te qete, ndersa kane qene te zotet e ketyre subjekteve qe jane munduar me mjete rrethanore per te shuar flaket.

Çdo gje ka qene e kote, pasi i gjithe malli qe ndodhej brenda tyre eshte shkrumbuar nga flaket, duke shkaktuar deme te konsiderueshme.

Kryetari i Komunes Shale, Bal Vuksani, i ben thirrje qeverise Shqiptare dhe Ministrise se Brendshme te nderhyje duke sjelle nje patrulle policie ne kete zone, pasi ngjarjet e renda po perseriten vazhdimisht dhe per to nuk ka asnje te arrestuar.

Komuna e Shales ka qene gjate viteve te fundit, e veçanerisht pas zgjedhjeve te 23 qershorit, objekt i nje sere ngjarjesh te renda. Fillimisht persona te paidentifikuar kane shembur me dinamit 2 ura: ate te Thethit dhe uren e Nderlysajve.

Pak muaj me vone nje sasi dinamiti shpertheu edhe ne hidrocentralin e Ndrelysajve duke shkaktuar deme te medha ne te, e duke lene per pasoje pa energji te gjithe zonen.

Sipas drejtuesve te Komunes te gjitha keto ngjarje jane te lidhura me doren e disa personave qe kane si synim terrorizimin e banoreve te Shales, per ti detyruar te braktisin kete zone turistike, qe ne vere pret deri ne 15 mije turiste.

Moti i keq në Japoni, 7 të vdekur

Stuhi ne brigjet anglezeTë paktën në shtatë të vdekur është raporti i përkohshëm i viktimave nga moti i keq që ka goditur Japoninë, sidomos Tokion.

Temperaturat e ulëta fillimisht kanë goditur zonat jugperëndimore të ishullit Honshu dhe më pas Tokion, duke u zhvendosur në verilindje

Në qytetin bregdetar të Sendai dëbora arriti në 35 centimetra, fenomen që ndodh për herë të parë pas 78 vitesh.

Sipas mediave japoneze, deri më tani kanë humbur jetën shtatë persona për shkak të motit të keq dhe janë raportuar të paktën 1,051 të plagosur nga aksidentet e automjeteve për shkak të rrugës së rrëshqitshme

Më shumë se 20.000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që problematike është situata edhe në aeroporte pasi dje dhe sot janë anuluar 1040 fluturime.

Në aeroportin ndërkombëtar të Narita-s, 60 km nga Tokio, 5.000 pasagjerët mbeten të izoluar për shkak se rrugët që lidhin kryeqytetin ishin në gjendje të keqe për të udhëtuar.

Kushtet e motit janë përmirësuar në Tokio, por meteorologët parashikojnë se shiu do vazhdojë edhe në veri të vendit.

Rekord aplikimesh në konkursin ndërkombëtar për “Lungomare”

lungomare vloreMinistria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit njofton se Konkursi Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të qytetit të Vlorës, ka tërhequr një numër rekord aplikimesh. 3 ditë përpara përfundimit të afatit zyrtar të dorëzimit të aplikimeve në faqen e Konkursit kanë aplikuar 96 projektues, nga te cilët 66 studio ndërkombëtare, 15 studio vendase dhe 15 grupime studentore.

Për shkak të kërkesave të shumta nga ana e aplikantëve për pjesëmarrje, në fund të muajit Janar, Ministria dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit vendosën të zgjasin afatin e dorëzimit të dokumentacionit për konkurim me 2 javë, në mënyrë që t’u japë konkurenteve më tepër kohë për të përgatitur propozimet e tyre. Data e fundit e aplikimeve është 12 Shkurti dhe në faqen zyrtare të konkursit www.vlorawaterfront.al mund të mësohen të gjitha detajet në lidhje me këtë proces.

Pas datës 12 Shkurt, juria e ndërkombëtare e konkursit do të vlerësojë propozimet dhe do të përzgjedhë 5 studio/ propozimet më të mira, të cilat do të ftohen të paraqesin propozimet e tyre drejtpërsëdrejti përpara jurisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Vlorës, duke përzgjedhur më pas fituesin.

Faza finale e konkursit dhe shpallja e fituesit do të bëhet më datë 21 dhe 22 Shkurt, në Vlorë. Ky aktivitet do të shoqërohet edhe me ekspozimin publik të të gjitha propozimeve të ardhura në adresë të Konkursit Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Vlorës.

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit më 28 Nëntor të vitit që lamë pas, Ditën e Pavarësisë së Kombit, në prani të qytetarëve të Vlorës shpalli Konkursin Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të qytetit të Vlorës. Konkursi organizohet për të mbledhur idetë më të mira të projektimit urban për një vijë bregdetare me gjatësi 4.9 km dhe shtrirje nga Pylli i Sodës deri tek tuneli.

Konkursi ndërkombëtar për rehabilitimin dhe rivitalizimin e hapësirës urbane brenda Vijës Bregdetare të Qytetit të Vlorës synon ta shndërrojë shëtitoren në një zonë këmbësore me gjallëri të jashtëzakonshme, në një destinacion për turistët dhe vizitorët që mbërrijnë nga mbarë bota.

Më 2013 pati 1211 vdekje dhe vetëm 14 autopsi

trupi i pajeteGjatë vitit të kaluar, në repartet e QKUK-së në Kosovë janë konstatuar 1211 vdekje të pacientëve, e vetëm 14 prej tyre iu është bërë autopsia.

Prej 1211 vdekjeve të konstatuara në repartet e QKUK-së, gjatë vitit 2013, vetëm për 14 prej tyre u është bërë autopsia, shkruan gazeta “Zëri”.

Me gjithë dyshimet se shumë pacientë vdesin për shkak të gabimeve, apo neglizhencës së mjekëve, numri i autopsive që kryhet në këtë qendër po bie nga viti në vit. Shumica e qytetarëve i marrin të afërmit e tyre të vdekur në këtë qendër pa kërkuar autopsi.

 

Numri i autopsive në vitin 2011 ishte 35, në vitin 2012 ka rënë në 21, ndërsa në vitin 2013 në 14 autopsi.

Van Rompuy: Gjuha vulgare e Nuland “krejtësisht e papranueshme”

van roumpuyPresidenti i Këshillit të Evropës tha se përdorimi i gjuhës vulgare nga ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, për Bashkimin Evropian është “krejtësisht e papranueshme”.

Pesidenti i Këshillit, Herman Van Rompuy, e bëri këtë koment gjatë një interviste sot me një stacion belgjian, një ditë pasi Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, shprehu të njejtën mendim.

Komentet e zonjës Nuland ishin pjesë e një bisede telefonike private që rodhi në median sociale.

Në një bisedë telefonike me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, Nuland përdori gjuhë vulgare për të sugjeruar se Shtetet e Bashkuara duhet ta injorojnë qendrimin e Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Zonja Nuland tha dje se nuk do të fliste për atë që e quajti “bisedë private diplomatike”.

Aksidentet, Basha-Berisha: E shtunë e zezë

berisha bashaKreu i PD Lulzim Basha dhe lideri historik i kësaj partie u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidenteve tragjike të regjistruara përgjatë kësaj të shtune. Në rrjetin social facebok, Basha e cilëson këtë të shtunë të zezë për Shqippërinë, ndërsa ish-kryeministri Berisha e cilëson një bilanc lufte, tejet tragjik.

“E shtunë e zezë për Shqipërinë. 6 te vdekur e 4 të plagosur në gjëndje të rëndë nga aksidenti i mëngjesit në Kukës-Shishtavec. Ndërsa vëmëndja dhe lutjet tona ishin tek viktimat dhe familjarët e aksidentit një tjetër ngjarje e rëndë ndodh në Fushë-Krujë. Shpërthimi i një granate i merr jetën një fëmije 6 vjec, fatmirësisht shpëtojne vetëm me lendime 3 fëmijë të tjerë.Pak minuta më vonë në Linzë, gjëndet i pajetë një 29-vjecar. Pasditja sjell një tjetër lajm të kobshëm. 5 të vdekur në një tjetër aksident tragjik në Sarandë.Ngushellime familjarëve dhe miqve të viktimave që humbën jetën sot. Zoti u dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar dhimbjen. Lutemi qe të plagosurit të kenë shërim të shpejtë” shkruan Basha.

“Sot dite e zeze! Mengjes dhe mbasdite tragjike. Te dashur miq, sot dite e zeze, humbasin jeten ne aksidente tragjike rrugore 11 qytetare, 6 ne Shishtavec dhe 5 te tjere ne Sarande. Ne keto aksidente plagosen 7 te tjere, nje femije 6 vjec vritet ne nje granate, ne Nikel tre te tjere mbeten te plagosur. Ky eshte bilanc lufte, bilanc tejet tragjik. Duke ju uruar sherim te plote te plagosurve, le tu shprehim ne te dashur miq ngushellimet me te thella familjeve te viktimave dhe ti lutemi Zotit qe shpirtrat e Lindes, Meleqes, Bashkimit, Feimit, Zykriut, Zamirit, Taipit, Fejzos, Krenarit, Kristaqit, Petros qe humben jeten ne keto dy aksidente tragjike dhe vogelushit Fabian Tema qe u vra aksidentalisht nga nje bombe, te gjejne paqen e merituar! Ngushellime!” shprehet Berisha.

11 persona kanë humbur jetën në dy aksidente tragjike të ndodhur në Kukës dhe në Sarandë ditën e sotme. Aksidenti i parë ndodhi në Kukës rreth orës 06:30, ku furgoni me pasagjerë i cili po udhëtonte nga fshati Shtrezë drejt Kukësit ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë 150 metra poshtë, dhe si pasojë humbën jetën 6 persona, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur. Por rreth orës 15:15 ndodhi një tjetër aksident tragjik në Qafë Botë të Sarandës, ku dy makina janë përplasur me pasojë vdekjen e 5 personave

Nisin negociatat për bashkimin e Qipros

qipro hartaPala greke dhe turke e Qipros kanë rënë dakord dje, nën kërkesën e OKB-së, për të rihapur diskutimet për ribashkimin e ishullit që është ndarë në vitin 1974, ka njoftuar presidenca e Qipros turke.

“Pala turke dhe ajo greke të ishullit të Qipros kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët për të rihapur negociatat”, ka deklaruar në një komunikim për shtyp presidenca e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTCB, e panjohur ndërkombëtarisht).

“Dy drejtuesit qipriot, ai grek Nicos Anastasiadhis dhe ai turk Dervis Eroglu, do të takohen në zonën jeshile, zonë kjo nën kontrollin e kaskove blu që ndan ishullin”, ka njoftuar KOB-ja në një deklaratë për shtyp. Sipas marrëveshjes së arritur, parashikohet që negociatat të rifillojnë javën që vjen, të martën, raporton ATA.

Bisedimet që nisën nën drejtimin e OKB-së u ndërprenë nga qipriotët turq kur qeveria e Qipros greke, e vetmja e njohur ndërkombëtarisht, morri presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në verën e vitit 2012. Më pas kriza financiare në Qipron greke i shtyu edhe më shumë këto bisedime.

 

Hapen Lojrat Olimpike 2014 në Soçi, Rusi

suela mehilliCeremonitë e hapjes së Lojrave Olimpike 2014 në qytetin turistik të Soçit në Detin e Zi filluan, duke shënuar fillimin zyrtar të tyre. 40,000 vendet në Stadiumin Olimpik Fisht, pritën spektatorë për ceremoninë prej dy orë e gjysmë.

Më shumë se 40 krerë shtetesh dhe udhëheqës nga e gjithë bota, përfshi presidentin rus Vladimir Putin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon ishin të pranishëm. Presidenti amerikan Barack Obama dhe disa udhëheqës të Bashkimit Evropian nuk morën pjesë në këtë ngjarje.

Rusia është përballur me kritika për ligjin kundër homoseksualëve. Atletë nga 88 vende që konkurrojnë në Soçi marshuan në stadium. Masat e sigurisë vazhdojnë të jenë të larta sot në fshatin olimpik dhe për rreth tij. Autoritetet janë në gadishmëri për sulme të mundshme terroriste.

Megjithatë, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach tha se është e padrejtë të veçohen Lojrat e Soçit si të vetmet që përballen me këtë kërcënim sigurimi. Ai tha kërcënime terroriste janë bërë edhe në Olimpikë të tjerë, përfshi ato në Sidney në vitin 2000, Athinë në 2004 dhe Salt Lake në vitin 2002.

Presidenti rus, Vladimir Putin i deklaroi “të hapura” Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit, gjatë një ceremonie zyrtare për fillimin e tyre që është gati në përfundimin e saj. “I deklaroj të hapura Lojërat e XXII Olimpike Dimorëre në Soçi”, deklaroi Putin, i cili ka këmbëngulur shumë për organizimin e Olimpiadave Dimërore që përfundojnë më 23 shkurt, nga një tribunë me zyrtarë të lartë e vendosur në stadiemin ”Fisht” në Soçi.

Obama Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se Rusia po përballet me sfidën madhore të parandalimit të çdo lloj atentati gjatë Lojërave Olimpike të Soçit që u hapën dje, duke shtuar se Uashingtoni po bënte gjithçka për të ndihmuar në mbrojtjen e atletëve.

“Rusët po përballen me një sfidë tepër të madhe që është parandalimi i çdo lloj akti terrorist ose dhune në vendin ku zhvillohen Lojërat Olimpike. Ata kanë investuar shumë për këtë qëllim”, theksoi Obama në një intervistë për televizionin NBC.

”Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta, po ashtu në nivelin e forcave të rendit, ushtrisë dhe zbulimit”, shtoi lideri amerikan. ”Po bashkëpunojmë pa ndërprerje me ta për t’u siguruar që jo vetëm atletët tanë,    por edhe të gjithë personat që dëshirojnë të jenë të pranishëm në Lojërat Olimpike të jenë të sigurtë”, theksoi ai.

Një avion pasagjerësh që fluturonte nga Ukraina në Turqi tentoi të devijonte dhe të shkonte në Soçi të Rusisë, ku kanë filluar Lojrat Olimpike Dimërore. Avioni që u nis nga qyteti Kharkov i Ukrainës me destinacion për në Stamboll u ul pa problem në aeroportin Sabiha Gocken të Stambollit.

Zyrtarët turq thanë se pasagjerët pretendojnë se kishte një bombë në bordin e avionit të shoqërisë Pegasus Airlines dhe kërkoi të devijojë për në Soçi. Kina Lojërat Olimpike të Soçit (7- 23 shkurt) janë një rast për Pekinin që të afrohet edhe më tepër me Moskën, shprehte kënaqësinë dje shtypi kinez duke akuzuar Perëndimin se po e politizon këtë ngjarje me kritika ndaj Rusisë.

Presidenti Xi Jinping u prit mirë dje në Soçi nga homologu rus Vladimir Putin, në prag të pjesëmarrjes në ceremoninë e hapjes së lojërave. Kjo është hera e parë në histori që një kryetar shteti kinez merr pjesë në një ngjarje të madhe sportive jashtë vendit. (Marrë nga ATSH dhe Zëri i Amerikës

 “Efekti Soçi” si problem serioz i Putinit 

Pr e s i d e n t i r u s Vladimir Putin ndjehet në Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi si këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Barbra Streisand para disa vitesh.

Në vitin 2003 ajo kishte hedhur në gjyq një fotograf, për shkak të fotografimeve të shtëpisë së saj nga ajri. Por pikërisht hedhja në gjyq bëri që këto fotografi të jenë në fokusin e interesimit të mediave.

Prej atëherë, gazetarët dhe mediat flasin për “efektin Streisand“. Në përpjekje për të evituar informacionet e padëshirueshme, arrihet efekti i kundërt dhe informacionet zgjojnë vëmendjen e opinionit të gjërë.

Një efekt të ngjashëm ka arritur edhe presidenti Putin: “efektin Soçi”. Presidenti rus Putin është angazhuar para 10 vitesh me plot fuqi për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore 2014 në Soçi. Para sysh në atë kohë kishte një qëllim të qartë: Bota do të duhej të shihte Rusinë e re të udhëhequr nga ai, 20 vjet pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.

Nuk ka vdekur Vaçe Zela

edi rama vace zelaEdi Rama

Nuk ka vdekur Vaçe Zela.

Eshtë shuar diçka brenda gjithkujt që e njohu nga afër apo e dëgjoi nga larg.

Kjo është vdekja që e bën lajmin për ikjen e Vaçes nga kjo botë, posaçërisht të veçantë për secilin prej nesh;

Një dhimbje që përçohet në trajtën e një humbjeje të përbashkët edhe tek më të rinjtë që deri dje, s’kishin dëgjuar asgjë për të dhe prej 48 orësh lënë shënimin e tyre në rrjetet sociale.

Kur këndonte Vaçe Zela bota ishte bardhezi.

Edhe ekrani ishte bardhezi.

Dhe i vetmi rrjet që lidhte figurën e zërin e saj me këtë vend, ishte rrjeti i një propagande bardhezi.

Këngëtarët visheshin njësoj, kreheshin njësoj, rrinin njësoj para mikrofonit, thuajse gatitu, dhe i’a linin radhën njëri-tjetrit, me hyrje-dalje ku hapat dukeshin thuajse njësoj, nën duartrokitje që ngjanin thuajse njësoj, edhe për koncerte edhe për kongrese.

Lajmi për ikjen e Vaçe Zelës më çoi pas në atë botë, në kuzhinën e vogël ku pak më larg tryezës së bukës, në këndin e ngushtë mes dritares dhe dollapit të bardhë që mbulonte faqen e murit, qëndronte televizori “Iliria”, dhe ne, familja e ulur rreth tryezës gjithnjë njësoj, në të njëjtat vende, me sytë kthyer nga televizori, ndiqnim Festivalin e Këngës në Radiotelevizion, që çdo vit dukej i njëjti festival që përsëritej; me pushkën, kazmën dhe çelësin sol që vit pas viti, ndërronin vend e madhësi në sfond, siç ndërrojnë vend gjymtyrët për të mos ngrirë për fare; me orkestrën që dukej sikur s’kishte lëvizur vendi qysh nga viti i mëparshëm; me këngët që tingëllonin si pjesë e një kënge të vetme, të gjatë pa mbarim, pa ndalim, pa ndryshim.

Një herë, dy herë, tre herë, shtatë herë, herë të tjera akoma, në gjatësinë e një fëmijërie shumë më të gjatë se sa ç’është fëmijëria sot, e ndoqa edhe unë si thuajse të gjithë njësoj, të gjithë atë ritual të paimagjinueshëm për fëmijët e sotëm të facebook-ut. E ndoqa duke pritur çdo vit e më shumë para ekranit të atij festivali, vetëm për ato pak minuta mes orësh të tëra të ndara midis tre netëve, kur në skenë hynte Vaçe Zela. Me flokët e derdhur jashtë normës së ngurtë të kohës, portretin e pangjashëm me asgjë e me askënd, buzëqeshjen që mbulonte ekranin me një rrezatim misterioz, dhe shikimin xixëllues që paralajmëronte diçka tjetër, diçka ndryshe, diçka që pa e rrëzuar normën, pa e këputur këngën e vetme të realizmit socialist, e elektrizonte ajrin e kuzhinës sonë.

Ishte një zë që në një kohë tjetër, e në një vend tjetër, në të tjera skena, me të tjera tekste e të tjera melodi, do kishte elektrizuar qiellin e botës, por në atë kohë e mbi atë skenë, s’mund të bënte më shumë se sa të ndizte një yll magjepsës në qiellin tonë të kyçur brenda nesh.
Vaçe Zela iku nga mesi ynë kur ra perandoria e bardhezisë, dhe e la kyçur zërin e saj këtu, në rrethin e kujtesës sonë bardhezi, pa u kthyer kurrë me hapat e saj në skenën e re të jetës sonë, për të na kërkuar shpërblim, ndere a vëmendje, për minutat e paçmueshme që na bëri të jetojmë, dhe pas kaq shumë vitesh na dërgoi befas, thjesht lajmin e vdekjes, mu si kartolinë të një dashurie të pathënë dot kurrë deri në fund.

Nuk ka vdekur Vaçe Zela.

Ajo vetëm ka ikur për fare nga kjo botë, pasi kohë më parë iku nga ky vend.

Eshtë shuar thellë brenda nesh një yll magjepsës, të cilin askush që nuk e pa të ndizej në skenat e në kuzhinat e vjetra të Shqipërisë, nuk do të jetë asnjëherë dot në gjendje t’ia ndjejë magjinë përmes ekranit e altoparlantëve të botës së sotme.

Për të gjithë ata që e ndajnë me mua këtë përjetim, dua t’i them sot Vaçe Zelës faleminderit që ekzistove për secilin prej nesh, atëherë kur ekzistenca jonë ishte thuajse e ngrirë, mu si një këngëtar festivali, dhe kur zëri yt na tregonte fshehur pas tekstesh e melodish të zakonshme, mrekullinë e jashtëzakonshme të të jetuarit të kësaj bote.

Më ka qëlluar ta pyes veten si do ta këndonte Vaçja, sikur të ishte më me fat, këngën “I will always love you”.

Asnjëherë s’do ta dimë.

Di vetëm që në këto orë lamtumire, të gjithë ata që e njohën nga afër apo e dëgjuan nga larg, i thonë Vaçe Zelës, “I will always love you”.

U prehsh në paqe yll i shuar, ne do të të duam gjithmonë.

Duartrokitje për Vaçen

ilir meta vace zelaNga Ilir META

Duartrokitje për Vaçen

Sot ne të gjithë jemi më të varfër nga një ikje!

Ka pak njerëz në botë për të cilët flitet njëlloj, edhe kur janë në jetë, edhe kur vendosin të ikin prej saj.

Ka edhe më pak njerëz në botë për të cilët, edhe kur janë në jetë, edhe kur vendosin të ikin prej saj, përmendet kënga e përcillen me këngë.

Janë të rrallë njerëzit që merituan me jetën e tyre vetëm duartrokitje, duartrokitje në jetë dhe në ikje!

Ka pak njerëz në botë që shumë përpara se të vendosin të ikin, shndërrohen në mit. Për ta flitet edhe kur nuk janë, ata dëgjohen edhe kur heshtin, ata meritojnë pafund heshtje nderimi kur na thonë lamtumirë dhe kur me dhembje u detyrohemi një lamtumirë zemre!

Vaçe Zela, kapriçioja e mrekullueshme e muzikës shqiptare është një nga këta njerëz të rrallë.

Ikona e papërsëritshme e këngës, shënoi një epokë në epokën e saj, i dha zë asaj dhe do t’i japë zemër dhe së nesërmes. Për gati katër dekada, në atë kohë të ashpër e të varfër, Vaçja ishte pjesë e ushqimit të zgjedhur shpirtëror, ishte një shkëndijë gëzimi e pamunguar, ishte një rrjedhë në këngë dhe ligjërime, ishte valsi ynë i lumturisë së trishtuar.

 

Vaçe Zela u linte takim shqiptarëve të cilët prisnin të merrnin prej saj pak drithërimë shpirti më shumë, pak më shumë dritë në terr; i këndoi dhe dhembjes për të sjellë në takim me shqiptarët pak më shumë gëzim.

Vaçe Zela e ndërtoi vetë piedestalin e saj, në të cilin qëndroi dhe do të qëndrojë si Mbretëresha moderne me kurorë kënge.

Fëmija i shkëlqyer i muzikës, e fortë dhe e brishtë, e brishtë sepse ishte e fortë, kjo fytyrë e shkëlqyer e të shkuarës sonë të ngrysur, la trashëgim për ne interpretimin e shumë këngëve të muzikës popullore e të lehtë, balada e romanca e madje, edhe shumë këngë nga më të mirat e thesarit botëror.

Sakrifica e fisnikëron njeriun dhe Vaçja ishte e fisnike e papërsëritshme.

Sot nuk është më. Ka pothuaj dy dekada që Vaçe Zela u tërhoq në heshtjen e saj e rrethuar nga dashuria e Pjetrit dhe Irmës, bashkëshort e bijë, në një trekëndësh familjar të nderuar të shtrirë në dy kohë shqiptare, në atë anë dhe këtë anë të lirisë. Por Vaçja bën pjesë në atë pakicë fatlume njerëzish të lirë për të cilët flitet edhe kur nuk janë, flitet shumë edhe kur vendosin të ikin.

Vaçja është nder i kombit tonë, ndaj nderimi, mirënjohja dhe falenderimi për të është respekt edhe për të shkuarën dhe të nesërmen tonë, është respekt për kujtesën!

Ikja e Vaçe Zelës na bën të gjithëve më të varfër sepse ajo na kishte pasuruar të gjithëve në shpirt.

Lamtumirë, Vaçe Zela, lamtumirë me duartrokitje!

Njëlloj si atëherë kur ishe në skenë me zërin tënd të papërsëritshëm, njëlloj edhe tani!  Duartokitje për heshtjen tënde nga piedestali yt i fundit për të vazhduar të na drithërosh sërish me këngët e tua!