Lamtumirë VAÇE ZELA!

64

Percjellja-e-fundit-per-Vace-Zelen-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-6Qindra qytetarë kanë marrë pjesë sot në lamtumirën e fundit për këngëtaren e madhe shqiptare, Vaçe Zela. Të pranishëm në ceremoninë e organizuar para Teatrit të Operas dhe Baletit morën pjesë dhe zyrtarë të lartë të vendit dhe përfaqësues të huaj.

Karafila të bardhë mori Vaçja sot. Me duartrokitje dhe me lot në sy, u përcoll trupi pajetë i këngëtares së madhe shqiptare Vaçe Zela, në banesën e fundit  e shoqëruar nga tingujt e këngës së Ëhitney Houston, “I alëays love you”.

Njerëzve të ardhur nga Kosova, të cilët kanë shoqëruar trupin e këngëtares nga aeroporti i Prishtinës, i janë bashkuar edhe autobusë të ardhur nga vendlindja e këngëtares, Lushnja që herët në mëngjes, raporton ATA.

Percjellja-e-fundit-per-Vace-Zelen-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-4Holli i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku qe vendosur fotografia e Vaçe Zelës u mbush me buqeta me lule, ndërsa shumë artistë u përkulën me respekt dhe iu bashkuan homazheve në përkujtim të bilbilit të këngës shqipe, Vaçe Zela, ndërsa në të djathtë ndodhej radha e pafundme e njerëzve që nënshkruanin në librin e kujtimeve.

Jashtë, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, flamuri në gjysmë shtizë dhe duartrokitjet e qindra të pranishmëve, i dhanë lamtumirën e fundme këngëtares shqiptare Vaçe Zela, ndërsa arkivoli me trupin e pajetë mbulohej me flamurin kombëtar e qindra karafila të bardhë.