Kukës, furgoni bie ne humnerë, 6 të vdekur dhe 4 të plagosur

ambulance.31Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor  Kukës-Shishtavec.

Një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga pranë fshatit Topojan dhe ka përfunduar në humnerë.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen 6 persona ndërsa janë plagosur 7 të tjerë, 4 prej tyre në gjendje të rëndë.

Viktimat e aksidentit janë Fehim Biba, Zykri Shehu, Zaim Karanxha, Linda Çuni, e cila dyshohet se ishte shtatëzanë dhe 21-vjeçari Bashkim Çuni ku ky i fundit ka qënë edhe drejtuesi i furgonit.

Mësohet se 7 pasagjerët e plagosur, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ndërsa 4 prej tyre të cilët ndodhen në gjendje të rëndë janë në Spitalin Ushtarak.

Tre prej të plagosurve, janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak me ambulancë ndërsa një djalë i ri mbërriti me helikopter. Kështu të plagosurit të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak janë  Petrit Mustafa në gjendje kome cerebrale, Xhevahir Çuni në koma, Hyrije Kovaçi dhe Rustem Biba janë koshientë.

Sipas Zv.ministrit të shëndetësisë Klodian Rjepaj, 3 prej viktimave kanë ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa 3 të  tjerët kanë vdekur në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Ende nuk kemi informacion nga policia për shkaqet e aksidentit fatkeq por ministri i shëndetësisë ndodhet në Kukës” u shpreh Rjepaj.

Dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë ngrica në rrugë ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Berisha: Rama rrezik për lirinë e mediave në vend

berisha-fbIsh-kryeministri dhe njëherazi deputet i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot se mediat janë në rrezik nga kërcënimet e vazhdueshme që u bën sipas tij, kryeministri Rama.

Sipas Berishës, ky është presioni më i egër që iu bëhet mediave në 23 vitet e fundit.

“Mediat ne rrezik! Të dashur miq, mediat e vendit, 3 muajt e fundit janë në terror të paparë nga vet Edvin Rama, që si manjak i papërmbajtur shan me libër shtëpie, kërcënon me taksa, heqje liçensash, rrafshim të pronave, gazetarë, drejtorë, pronarë të mediave të vendit.

Piktori deshtak tërbohet për çdo kronikë, intervistë, debat apo video që flitet kundër tij dhe qeverisë së tij. Me tone kërcënuese, ai jo në pak raste ka urdhëruar dhe imponuar çensurim, manipulim në interes të tij apo përsëritje të lajmeve, debateve, kronikave televizive, videove që e demaskojnë atë dhe rrethin e tij. Ky është presioni me i egër mbi mediat e vendit në 23 vitet e fundit. Mediat, mjerisht, jo në pak raste, po dorëzohen.

Me manarin e tij ka ndërtuar rrjetin e informatoreve të paguar çdo muaj fshehtas që kanë si detyre të njoftojnë në kohë reale çdo lajm, kronikë, emision, debat, që flet jo mirë për atë dhe qeverinë apo që mbështet opozitën. Por rastet e qëndresës ndaj kësaj paranoje nuk mungojnë. Kështu, pas transmetimit të videos që fakton vjedhjen me urdhër të tij të deklaratave financiare të shqiptareve të 20 viteve, ai u telefonoi duke u çjerrë me tërbim gazetarëve dhe pronarëve të medias në fjalë, me një seri kërcënimesh deri dhe fizike”, shkruan Berisha ne Facebook.

Më tej Berisha sjell një episod që sipas tij ka ndodhur me një lajm mbi Autoritetin e Mediave Audiovizive.

“Por trimoshit i ranë pendet dhe u bë pule kur thanë: “Qetësohu vlla, qetësohu! Se video që ju patë është vetëm e para nga një seri e tërë audiovizuale për jetën tuaj private dhe publike”. Të nesermen ndodhi një tjetër, e pabesueshme për ju, por ka ndodhur. Rama i shpërfytyruar i telefonon kryesorit të lajmit në TCH dhe thuhet se i njoftoi pushimin nga puna sepse ai kishte transmetimin e nje interviste nga Brukseli, ne te cilen Rama paralajmerohej: “Mos guxo te prekesh AMA-n”, por i ra telefoni nga dora kur mori si pergjigje nga kryelajmesi i TCH: “Te fala Sandrit”!”

Sipas ish-kryeministrit, kreu i qeverisë aktuale Rama lufton mediat dhe kjo betejë është kundra lirisë.
“Të dashur miq, beteja e neobllokmenit Edvin Kristaq Rama me mediat është betejë kundër lirive tona. Protesta jonë e fuqishme është rruga e vetme për të mbrojtur mediat e lira të vendit!!”

Tahiri: Asnjë koment në faqe personale në emër të policisë së Shtetit

tahiriMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri u  ka dhënë urdhër strukturave të policisë, që të mos përdorin simbolet e Policisë së Shtetit në Facebook. Gjithashtu ministri kërkon nga strukturat e policisë të mos ekspozojnë armët e Policisë së Shtetit dhe të mos komentojnë në rrjetin social pa autorizim të institucionit të Policisë së Shtetit.

“Mos komentoni në emër të Policisë së Shtetit. Asnjë koment në faqe personale në emër të Policisë së Shtetit”, thuhet në urdhrin e ministrit Tahiri.
Kjo masë ka qëllim disiplinimin e qëndrimeve zyrtare të ministrisë. “Për çdo shkelje masa administrative”. Urdhri është shpërndarë në 12 drejtoritë e Policisë së Shtetit.
Sipas urdhrit çdo mendim i shprehur në rrjetet sociale është personal dhe nuk ka lidhje me funksionin në polici.

 

PD: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen, nuk diskutohen

Edi_PalokaKreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka deklaruar se askush nuk ka tagrin të diskutojë mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Duke iu referuar mungesës në takimin e kërkuar sot nga dy ministrant Harito dhe Celibashi, Paloka u shpreh se kryetarët e grupeve parlamentare nuk mund të thirren nga ministra por vetëm nga kreu i Parlamentit.

Deklarata e plotë

Qeveria iu drejtua kryetarëve të grupeve parlamentare dhe kërkohej të m blidheshin sot në orën 10.00 për të diskutura vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi aktin normative të qeverisë lidhur me ligjin për nëpunësin civil.

Është e njejta mënyrë e përdorur nga z.Rama dhe përpara se të ndërmerrte dhe aktin normativ, aktin  që para pak ditësh e  rrëzoi  Gjykata kushtetuese.  Së pari, pavarësisht se e bëjnë nga padituria, apo sepse kështu e koncepton funksionimin e shtetit kreu i tyre, duhet të kenë parasysh që kryetarët e grupeve parlamentare por edhe deputetë të thjeshtë qofshin, nuk mund ti thërrasë as ministra e as vetë kryeministri .  Mbase kjo është mënyra se si e koncepton shtetin z. Rama, sepse po e tregon përditë se mund të thërrasë kë të dojë, mund të urdhërojë kë të dojë, por për fatin e tij të keq parlamenti nuk varet nga z. Rama. Megjithatë le ta shohim me dashamirësi dhe t’ia  lemë paditurisë së tij këtë gabim. Kryetarët e grupeve nqse kanë ccështje për të diskutuar shumë mirë mund të takohen me njëri-tjetrin me ftesë të ndërsjelltë, ose mund ti thërrasë kryetari i parlamentit dhe të diskutojnë për ccdo ccështje që mund të gjykohet e nevojshme.

Së dyti, lidhur me qëllimin e kësaj mbledhjeje mendojmë se në mos është hoipokrizi prapë me dashamirësi do t’ia linim atyre që bëjnë ftesën sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të intepretohet nga kryetarë grupesh, nga kryeministra, nga kministra. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë mjaft i qartë, i detajuar, ka lënë të gjitha udhëzimet e këtij vendimi, kështu nuk mendoj se është në tagërin e kujto tjetër  e sa më tepër të grupeve parlamentare apo ministrave të qeverisë të diskutojnë këë vendim.

Qeveria si kushdo tjetër që përfshihet në atë vendim është e detyruar ta zbatojë pikë për pikë dhe nuk ka nevojë të bëjë diskutime apo analiza.

Rihanna dhe Shakira pas kamerave

rihanna shakiraAto janë dy prej këngëtareve më të famshme të ditëve tona, ndaj të bëje bashkë Rihannen dhe Shakiren në të njëjtën këngë, e sidomos në të njëjtin videoklip, ishte një gjetje.

“Can’t Remember to Forget You”mezi po pritej nga fansat e dy këngëtareve, që vec muzikës kishin një kureshtje të madhe edhe për videoklipin…dhe nuk u zhgënjyen.

Video e hedhur në Youtube, kur Rihanna dhe Shakira ka kapur rreth 80 mln klikime. Por së fundmi, dy këngëtaret publikuan një video pas-kuintave për t’u dhënë fansave të tyre një ide më të qartë se si u ndërtua i gjithë klipi.

 

rihanna shakira 2

http://youtu.be/BsMMCExWvtM

 

Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i këngëtares Vaçe Zela

CD_Vaçe_ZelaAshtu siç ishte njoftuar rreth orës 14:00 trupi i pajetë i këngëtares Vaçe Zela mbërriti në aeroportin e Prishtinës, ndërsa arkivoli u fut në banesën e saj në Tiranë rreth orës 18:10. Homazhet në nderim të artistes së madhe do të zhvillohen nesër në orën 10:00 deri në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Emrat më të njohur mes artistëve dhe politikanëve shqiptarë i janë përulur në shenjë nderimi e dhimbjeje, madhështisë së mbretëreshës së këngës. Shqipëria nënë, e pret sot, që të prehet në dheun e saj.

Pranë këngëtares në çastet e fundme kanë qenë i shoqi, Pjetri dhe e bija, Irma. Prej vitesh ajo jetonte në Bazel të Zvicrës, ku prej pasionit që pat për lulet, fqinjët e thërrisnin, “zonja me gishtat jeshile”.

“Ceremonia në nderim të artistes do të organizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe në vëmendjen e Kryeministrit, z. Edi Rama. Përcjellja për në banesën e fundit dhe ceremonia mortore, ditën e shtunë, date, 08.02.2014, ora 13.00 duke u nisur nga TKOB per tu prehur ne varrezat e Sharrës.”- thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Kulturës.

Në oraret e homazheve Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Lushnjës në nderim të veprës së artistes së madhe, Vaçe Zela do të ulin flamurin në gjysmështizë.

Mbërrin sot në atdhe trupi i pajetë i Vaçe Zelës, homazhet të shtunën ne TOB

Mbërrin sot në atdhe trupi i pajetë i ikonës së këngës shqiptare Vaçe Zela, e cila ndërroi jetë dje në Basel  të Zvicrës pas një sëmundjeje të gjatë.

Trupi i pajetë i artistes Vaçe Zela do të mbërrijë sot rreth orës 14:00 në aeroportin e Prishtinës, ku do të pritet nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Homazhet në nderim të artistes Vaçe Zela do të zhvillohen të shtunën nga ora 10:00-12:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Gjatë homazheve Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Lushnjës në nderim të veprës së artistes së madhe, Vaçe Zela do të ulin flamurin në gjysmështizë.

Pas homazheve, arkëmorti do të përcillet për në varrezat e Sharrës.

Ceremonia në nderim të artistes do të organizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe në vëmendjen e Kryeministrit,  Edi Rama.

Shuhet në moshën 75 vjeçare ikona e këngës shqiptare, Vaçe Zela

Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare në Zvicër këngëtarja e madhe Vaçe Zela. Ikona e këngës shqiptare ka ndërruar jetë në Bazel rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të mundimshme.

Vaçe Zela lindi në Lushnje në vitin 1939. Këngët e saj në vite mbeten popullorë dhe të preferuara edhe sot nga publiku.

Artistja e Popullit dhe këngëtarja me famë të madhe, u zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnje. Vaçe Zela kishte një zë të jashtëzakonshëm.

Vaçe Zela mbetet “Zëri” i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Ajo ishte një këngëtare e cila ka marrë pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio televizion që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën “Komunistët” (dubluar nga Marina Grabovari).

Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh ajo ka jetuar dhe është kuruar në Zvicër.

Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.” Për nder të këngëtares, viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

 

Julian Sinanaj, ditar për vrasjet e atentatet

julian-sinanajGjatë arrestimit të Julian Sinanajt, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, edhe një ditar personal të vrasësit me pagesë. Mësohet se 31-vjeçari kishte shënuar disa nga veprimtaritë kriminale që ai kishte kryer në kohë dhe vende të ndryshme.

Burimet thonë se blloku i përbërë nga 20 fletë, përmbante një listë të municioneve që Julian Sinanaj kishte në posedim. Ato ishin shënuar sipas radhëve, që nga armët e zjarrit, e deri te celularët që i përdorte për montimin e tritolit C4, të telekomanduar. Hetuesit thonë se vrasësi me pagesë kishte shënuar me data seritë e vrasjeve. Në bllok është gjetur dita e saktë, ora dhe vendi i vrasjes së Sokol Veizit, i cili u vra në orët e para të mëngjesit të 26 gushtit 2013, në një lokal buzë detit. Për ekzekutimin e peshkatarit, 31-vjeçarit iu premtua nga kushërinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj një sipërfaqe toke prej 1500 metrash katrorë në qytetin e Vlorës.

Porositësit nuk e mbajtën premtimin, por i dhanë vetëm një apartament. Të njëjtat shënime ka mbajtur edhe për vrasjen e biznesmenit Agron Çela, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 20 gushtit 2013. Në një tjetër fletë të bllokut, 31-vjeçari kishte shënuar emrat e personave që u kishte vënë tritolin C4, të telekomanduar, përfshi këtu objektet dhe automjetet. Julian Sinanaj është vrasës profesionist. Gjakftohtësia dhe shënjestra e madhe e kishte kthyer atë në njeriun më të kërkuar në tregun e vrasjeve me pagesë. Ai nuk gabonte kurrë, në asnjë moment, qoftë këtu edhe në sjelljen karshi njerëzve.

Personat që kishin njohje me Sinanajn, nuk mund të mendonin se pas njeriut të qetë dhe të sjellshëm, fshihej një vrasës gjakftohtë. Duket se edhe në këtë drejtim 31-vjeçari ishte i përgatitur. Ai nuk i tregonte askujt për “karrierën kriminale”. Pak ishin ata persona që kishin dijeni për jetën e dyfishtë të djalit nga Elbasani. Në bllokun e gjetur në banesë ishte shënuar një frazë këshilluese, nga vetë dora e Sinanajt. Në faqen e parë të tij ishte shkruar: “Mos fol me askënd dhe për asgjë se do të të vrasin”. E njëjta gjë ishte shënuar edhe në faqen e fundit të bllokut të krimeve. Duket se kjo frazë shërbente për Julian Sinanajn si një terapi, për vetëpërmbajtje. Për të kuptuar botën kriminale të vrasësit me pagesë, hetuesit pritet që të kërkojnë ndihmën e psikologut. Pas dhënies së dëshmive për aktivitetin kriminal, psikologët do ta marrin në pyetje. Dy herë në javë, ai do të flasë me psikologun, për të treguar ndjesitë që kishte pas vrasjeve, arsyet që e shtynë drejt kësaj rruge dhe çdo gjë tjetër që është nevojshme për hetuesit. Ende nuk është përcaktuar psikologu që do të merret me çështjen “Sinanaj”. Përveç gjakftohtësisë së treguar në vrasje, 31-vjeçari ka shënjestër të jashtëzakonshme. Ai qëllon me të dyja duart dhe kap “pikët” maksimale në çdo lloj distance. Sinanaj ka mjaft njohuri në ndërtimin e bombave, modifikimin e armëve dhe përbërjen e tyre.

Disa ditë më parë, ai është dërguar në poligon, ku i është nënshtruar dy fazave të qitjeve me armë zjarri. Fillimisht i janë dhënë në dorë pistoletat, të cilat i ka montuar dhe çmontuar dhe pas kësaj ka qëlluar nga distanca të ndryshme. Në fazën e dytë atij i janë prezantuar armët automatike, ku ka kryer të njëjtat procedura. Aftësitë dhe njohuritë e tij rreth armëve të zjarrit kanë habitur ekspertët e policisë. Vrasësi me kontratë ishte shumë i kërkuar në treg, pasi nuk gabonte kurrë. Ai vepronte pa lënë asnjë gjurmë në skenën e krimit, duke vështirësuar punën e policisë në zbardhjen e dhjetëra vrasjeve pa autor në Shqipëri. Pasi ekzekutonte viktimën e radhës, 31-vjeçari e hidhte armën e krimit. Ai nuk e përdorte atë për të dytën herë, pasi gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes do të krahasoheshin në laboratorin e balistikës.

Vrasësi serial nuk di të thotë arsyen e ekzekutimit të biznesmenit Agron Çela. Ai ka thënë përpara hetuesve se vrasjen e ka kryer për llogari të Genis Mëhillajt. “Di të them që porosia më ka ardhur nga Genisi. Nuk e di arsyen dhe motivin e vrasjes së Agronit”, ka thënë Sinanaj në dëshminë e tij. Ai ka pranuar se ekzekutimin e ka kryer në sy të fëmijëve dhe për krimin që ka bërë, i ka ardhur keq. Për ekzekutimin e biznesmenit nga Vlora, ai është shpërblyer me shumën e 35 mijë eurove. /tch

Maqedonia tredhje kimike per pedofilët

Pedofilia, ilustrimMaqedonia ka prezantuar një masë të rreptë kundër pedofilëve. Personat e dënuar për pedofili dhe ata që do të dënohen do t’i nënshtrohen tredhjes kimike. Masa ligjore vjen si shtesë në Kodin Penal të Maqedonisë dhe është miratuar të mërkurën në Parlament.

Ministri i Punës dhe Politikave Sociale, Dime Spasov, tha se deri tani në shtetin fqinj numri i pedofilëve të dënuar është 139. Ai theksoi se pedofilët e dënuar mund të zgjedhin mes dënimeve me burgim deri në 40 vjet, ose dënime më të lehta të shoqëruara me nënshtrimin ndaj hormoneve, që reduktojnë dëshirat seksuale.

Trajtimi ka të bëjë me injektimin e substancave kundërtestosteron, në mënyrë që të reduktohen rastet e abuzimit me fëmijët. Sipas ministrit Spasov, tredhja kimike është një praktikë që ndiqet nga disa shtete evropiane si Polonia, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.

Prishtinë, Gjykata burg 30 ditë për Ukë Rugovën

Uke rugovaGjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për Ukë Rugovën si dhe dy të akuzuar të tjerë, Izet Beqirin dhe Florian Petanin.

Ndërkohë për  pjesën tjetër të grupit  është dhënë masa, arrest shtëpie prej 30 ditësh. Avokati i Ukë Rugovës , Tomë Gashi e ka vlerësuar  si masë të rëndë vendimin e  Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ukë Rugova, i biri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe nëntë persona të tjerë u arrestuan gjatë një operacioni të EULEX-it ndaj  një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar, mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit.

Në mesin e veprimeve për të cilat dyshohen ata theksohet vepra e  mashtrimit kundër ambasadës italiane në Prishtinë, me të cilën është duke u bashkëpunuar ngushtë në kuadër të hetimeve.

Prokurorët e EULEX-it pretendojnë se ata ishin përfshirë në sigurimin e vizave italiane, kundrejt shumave të caktuara të parave. Bashkë më zotin Rugova është arrestuar edhe një punonjës lokal i ambasadës italiane.

Sot, hapet zyrtarisht Olimpiada Dimërore 2014 në Sochi të Rusisë

sochi rusiHapet sot zyrtarisht në Sochi të Rusisë Olimpiada Dimërore 2014.  Me rastin e fillimit të kësaj olimpiade janë planifikuar disa aktivitete.

Në ceremoni e hapjes do të marrë pjesë presidenti rus, Vladimir Putin dhe personalitete të tjera.

Ndërkohë ende shumë pikëpyetje ka mbi masat e autoriteteve ruse për të parandaluar një sulm terrorist dhe domethënien e këtyre lojrave për Presidentin rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, u tha gazetarëve në Soçi se skena olimpike është gati për atletët më të mirë në botë të lojrave dimërore. Autoritetet ruse kanë shpenzuar më shumë se 50 miliardë dollarë për këto lojra, duke i bërë ato më të shtrenjtat në histori.  Brian Jenkins, ekspert i sigurisë dhe i terrorizmit në Korporatën RAND, thotë se janë shpenzuar para për masa të pashembullta sigurie për të parandaluar sulme terroriste.

Kërcënimi kryesor vjen nga grupe separatiste dhe xhihadiste në Kaukazin Verior, veçanërisht nga Çeçenia dhe Dagestani, rreth 500 kilometra larg Soçit. Disa grupe janë zotuar t’i ndërpresin lojrat. Një prej këtyre grupeve mori përgjegjësinë për dy shpërthime vetvrasëse nga fundi i dhjetorit në Volgograd, ku gjetën  vdekjen më shumë se 30 persona.

Por ekspertët anti terror thonë se  masat e shumta të sigurisë e bëjnë Soçin një objektiv të vështirë për terroristët, dhe ne keto lojera luhet dhe për vet presitigjin e  Presidenti Vladimir Putin .

Ata thonë se nëse Lojrat e Soçit shkojnë mirë dhe pa ndonjë incident, askush nuk do të jetë më i çliruar se sa Vladimir Putini, por nëse gjërat nuk shkojnë mirë, është ai personi që do të ngarkohet me faj.