Tragjedi në Kukës, furgoni bie në humnerë, 6 të vdekur, 4 të plagosur

13

ambulance.31Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor  Kukës-Shishtavec.

Një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga pranë fshatit Topojan dhe ka përfunduar në humnerë.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen 6 persona ndërsa janë plagosur 7 të tjerë, 4 prej tyre në gjendje të rëndë.

Viktimat e aksidentit janë Fehim Biba, Zykri Shehu, Zaim Karanxha, Linda Çuni, e cila dyshohet se ishte shtatëzanë dhe 21-vjeçari Bashkim Çuni ku ky i fundit ka qënë edhe drejtuesi i furgonit.

Mësohet se 7 pasagjerët e plagosur, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ndërsa 4 prej tyre të cilët ndodhen në gjendje të rëndë janë në Spitalin Ushtarak.

Tre prej të plagosurve, janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak me ambulancë ndërsa një djalë i ri mbërriti me helikopter. Kështu të plagosurit të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak janë  Petrit Mustafa në gjendje kome cerebrale, Xhevahir Çuni në koma, Hyrije Kovaçi dhe Rustem Biba janë koshientë.

Sipas Zv.ministrit të shëndetësisë Klodian Rjepaj, 3 prej viktimave kanë ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa 3 të  tjerët kanë vdekur në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Ende nuk kemi informacion nga policia për shkaqet e aksidentit fatkeq por ministri i shëndetësisë ndodhet në Kukës” u shpreh Rjepaj.

Dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë ngrica në rrugë ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.