Toksikohen nga gazi i shkollës 44 studentë

53

ambulance.31Burimet zyrtare na konfirmojnë se është rritur numri i nxënësve, por edhe i mësuesve të shkollës së mesme ekonomike “Gostivar”.

Të dhënat raportojnë se nga gazi helmues në këtë shkollë, janë helmuar 44 persona. Ndërsa bëhet me dije se,14 persona janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.

Ndërkohë, deri në orën 20:50, numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka qenë 32 persona, 7 janë profesorë, një pjesëtar i sigurimit të shkollës dhe pjesa tjetër nxënës të shkollës.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Ferit Muça tha se 5 profesorë, 4 nxënës dhe një pjesëtar i sigurimit të shkollës po trajtohen në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.

“Gjendja e pacientëve që janë pranuar në spitalin tonë, nuk është e rëndë dhe se po kryhen trajtimet mjekësore. Te pacientët që kemi në Shkup nuk ka komplikime të rënda. Jemi duke ndjekur në çdo minutë situatën, dhe jemi gati që të ndërhyjmë për çdo komplikim të mundshëm”, – u shpreh drejtori.

Ngjarja fillestare

Hidhet gaz helmues nga persona të panjohur në objektin e shkollës së mesme ekonomike në Gostivar nga ku, sipas informacionit të fundit të siguruar nga “Zhurnal”, të helmuar kanë mbetur 32 nxënës e profesorë shqiptarë.

Në mesin e helmuarve janë 7 profesorë, 1 person është i sigurimit të shkollës dhe pjesa tjetër janë nxënës të shkollës. Ndërsa 5 profesorët, 4 nxënës dhe personi i sigurimit janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.

Burimet bëjnë me dije se, persona të panjohur sonte në mbrëmje rreth orës 18.30 minuta kanë hedhur gaz helmues në hapësirën e shkollës së mesme ekonomike, si pasojë e të cilit kanë mbetur të helmuar 32 persona.

“Zhurnal” raporton se, se përpos nxënësve të shkollë është helmuar edhe edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.