Renzi has pengesat e para në formimin e qeverisë

45

Matteo-Renzi1Matteo Renzi, kreu i Partisë Demokrate (PD) i cili mendohet të jetë kryeministri i ardhshëm i Italisë, po harton programin dhe po përgatit ekipin e tij qeveritar, por ka hasur tashmë në pengesat e para në pritje të marrjes së emërimit zyrtar.
Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano pritet, sipas shumicës së mediave, ta ngarkojë atë zyrtarisht nesër me formimin e ekzekutivit të ri.
Kryetari i ri i Bashkisë së Firences, 39 vjeç, i cili u shfaq në publik vetëm për të ndjekur ndeshjen e Fiorentinës, vazhdon bisedimet, më të vështira nga sa parashikoheshin për shkak të ngurrimeve si nga aleatët e djathtë dhe nga miqtë e tij të majtë.
Goditja e parë e fortë i erdhi me “jo”-në e njoftuar dje në mbrëmje nga miku i tij, shkrimtari Alessandro Baricco, autor i librit të famshëm ”Soie” i botuar në 1996-n, të cilin Matteo Renzi kishte menduar ta emëronte në krye të Ministrisë së Kulturës.
“Jo”-ja e dytë ishte ajo e Andrea Guerra, kreu i kompanisë së madhe ndërkombëtare Luxottica dhe të cilit mendonte t’i besonte Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Développement économique.
Ministria kyçe e Ekonomisë, ndërkohë që gadishulli, ekonomia e tretë më e madhe e zonës euro, po del me vështirësi nga recesioni me një rritje të dobët ekonomike prej 0,1 për qind të shënuar në tremujorin e fundit të 2013-s, përbën një problem tjetër për Mateo Rencin, i cili duhet të vendosë atje një lider politik me peshë, por edhe “kompentent dhe që të ketë autoritet dhe besueshmëri pranë Brukselit dhe BQE-së”, siç shprehet ”Corriere della Sera”.
“Pengesat e para për Rencin, bisedime të vështira me Alfano Anxhelinon, zëvendëskryeministër i deritanishëm dhe kryetar i Qendrës së Re të Djathtë (NCD) i cili paraqiti dje kushtet e tij për të hyrë në qeverinë e re dhe mbështetja e të cilit është vendimtare”, shkruan “Corriere”.
“Ekip dhe aleatë, lidhjet e Rencit”, ishte titulli kryesor i “La Stampa”-s, ndërsa “Il Fatto quotidiano” hedh një ironi “”Aj, aj, aj, Renzi, çështja po komplikohet”.
Kryetari i ri i PD-së mendohet të vijë në pushtet pasi ia ka arritur të votojë të enjten nga kryesia e partisë një mocion mosbesimi ndaj pararendësit të tij dhe anëtar i të njëjtës parti Enrico Letta.
Ai ishte i bindur se do ta merrte mandatin për formimin e qeverisë nga duart e Napolitanos që dje në mbrëmje, pas konsultimeve politike që ky i fundit ndërmori vrullshëm me liderët kryesorë të vendit.
Por, shumë prej tyre, të matur ndaj Renzi-t i cili përpara më pak se një jave i premtonte mbështetetje qeverisë Letta, u përpoqën t’i tregonin se tashmë ai duhej të mos ishte shumë kërkues, për shkak të mungesës së mazhorancës në të dy dhomat e parlamentit.