Basha: Qeveria i vuri flakën ligjit për “Nëpunësin civil”

48

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë Rama-Meta se po tenton të zhbëjë administratën publike. Kreu i PD-së Lulzim Basha, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar tha se qeveria me vendimin e fundit për ligjin e nëpunësit civil hoqi maskat dhe po i vënë flakën ligjit për “Nëpunësin civil”

“Mazhoranca tani po mundohet të djegë ligjet që janë kthyer pas nga Gjykata Kushtetuese. Tani që hoqën maskat, shqiptarët po e kuptojnë qartë të gjithë se, e kanë pasur me hile dhe prandaj po bëhen gati që ti vënë flakën ligjit për “Nëpunësin civil” që bënë. Duan të bëjnë administratën klienteliste partiake.Ata duan të heqin profesionistët, kategoritë e zyrtarëve jo politikë, pasi përfunduar shkolla dhe kualifikime të larta. Shembujt që po jep Rama është rikthimi në luftën e klasave. Kjo do të thotë se, ata nuk kanë kuptuar asgjë nga demokracia, por e godasin ballazi, si dhe duke hedhur gurin e duke fshehur dorën”- tha Basha.

Basha u është përgjigjur edhe deklaratave nga mazhoranca se i disponojnë numrat për reformën territoriale, ku u shpreh se një reformë e tillë jo vetëm që kërkon konsensusin e opozitës, por të mbarë qyetarëve shqiptarë.

“Të vjetra dhe bajate janë thirrjet nëpërmjet ministres kushërirë. Të vjetra thirrjet se, mund të bëjnë reformën territoriale sepse i kanë numrat. Por ata duhet të dinë se, nuk i kanë votat e shqiptarëve për të bërë reformën territoriale. Kjo është një reformë që jo vetëm kërkon numrat dhe konsensusin në Kuvend por konsensusin në të gjithë vendin”, deklaroi kreu i PD-së para deputetëve.

Por përballë kësaj panorame, shefi i demokratëve ka ndarë me grupin e deputetëve të PD lajmin e mirë të interesit të të rinjve për tu anëtarësuar në këtë parti. Sipas Bashës, rinia dhe gjithë njerëzit e lirë po vijnë dhe do të vijnë të enjten në shesh për ti bërë barrikadë vendimtare kursit të gabuar të politikës.

“Nuk është vetëm thirrja, por është shembulli ynë që po kthen rininë me zemër drejt PD. Të rinj e të reja po vijnë në opozitë, për ti dalë ballë me ne betejën që kjo qeveri i ka shpallur ligjit opozitës, sipërmarrjes, kollonave identitare të shtetit ligjor. Kemi besim të plotë se 23 vjet më parë, rinia do të veprojë, do të jetë shumica kundër dështimit të qeverisë Rama-Meta. Demokracia më e madhe e botës, SHBA aletati dhe miku më i madh. Shqipëria foli nëpërmjet sekretarit Kerri, për kthimin e demokracinë nëpërmjet oligarkut. Na adreson në qeverinë e oligarkëve. Rinia dhe gjithë njerëzit e lirë po vijnë dhe do të vijnë të enjten. Një barrikadë vendimtare kundër kursit të gabuar të politikës, kur vjen rinia fiton e ardhmja. Nuk kemi hequr dorë dhe nuk do të heqim dorë , deri sa në këtë Parlament të zhvillojmë vlerat tona. Është e qartë se kursi i kundërshtarëve tanë Rama-Meta na kanë diktuar jo vetëm në një përpjekje për ekzistencën e demokracisë sipas standarteve ndërkombëtare”, theksoi Basha.

Ndërkaq Basha ka vlerësuar dhe progresin e Kosovës në kuadër të përvjetorit të saj të 6-të si shtet. Ai garantoi mbështjen dhe kontributin e PD për realizimin e aspiratave të qytetarëve kosovarë për zhvillim dhe integrim.

“Në këto 6 vite Kosova ka pësuar transformime të mëdha dhe ka shtruar rrugën për të përparuar në çështje të rëndësishme për jetën e qytetarëve të Kosovës, që kanë të bëjnë me mundësi më të mëdha për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, për punësim dhe mirëqënie dhe me një prespektivë sa më të mirë për rininë e Kosovës që është krenaria dhe integrimi europian i saj. Jam i bindur se udhëtimi i mëtejshëm do vazhdojë të rrezatojë shpresë dhe besim për mbarë qytetarët, përshëndesim avancimin e pandërprerë për njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera. Jam i bindur se shqiptarët kudo që ndodhen do vazhdojnë të krenohen me këtë vepër të lirisë, Kosovën e pavarur që është dhe garancia më e mirë për stabilitetin në rajon. PD do japë gjithë mbështetjen dhe kontributin e saj për realizimin e aspiratave të qytetarëve të Kosovës për zhvillim dhe integrim” përfudoi Basha.