Rreth 30 mijë litra vaj motori nga Shqipëria po transportohej drejt Italisë!

55

Carabinieri_triesteRreth 30 mijë litra vaj motori që kishte dalë nga Shqipëria dhe po transportohej drejt Italisë, janë sekuestruar ditën e sotme nga “Guardia di Finanza” e Palermos. Vaji ishte i jashtëligjshëm dhe kishte si destinacion tregun e Palermos. Vaji kishte një vlerë prej 200 mijë eurosh, dhe po transportohej me një kamion me targa shqiptare, raporton “Sicilian Informazioni”.

Kamioni është ndaluar nga forcat e policisë dhe transportuesit, i cili ishte shqiptar, i janë kërkuar dokumentet e vajit dhe të mjeteti të transportit, por dokumentet që ai i paraqiti rojeve kufitare rezultuan false.

Transportuesi shqiptar, identitei i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar, së bashku me dy persona të tjerë të cilët e shoqëronin atë. Këta të fundit mësohet se janë nga Palermo e Italisë.

Vaji ishte i ndarë në 50 fuçi me nga 205 litra secila dhe 18 mijë pako me nga një litër.