“Studentët e Dhjetorit” ndahen nga Berisha

59

bislim ahmetaj“Studentët e Dhjetorit” kanë preferuar të kenë një axhendë të ndryshme me atë të PD-së për 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Konfirmimi se nuk do të jenë në protestën që organizon PD kundër qeverisë, por do mblidhen pasditen në Qytetin Studenti për të kujtuar ngjarjen, bëhet e ditur nga Bislim Ahmetaj, një prej drejtuesve të Grupimit “Dhjetor ‘90”.

 “Dhjetori 90″ do të takohen të enjten më 20 Shkurt në orën 18. 00 në Sallën Liria të Qytetit Studenti, pikërisht në vendin ku u mbajt Greva e Urisë, aty ku nisi rrugën liria, aty ku u përmbysën mitet e diktaturës.

Ish-dhjetoristët, studentë e pedagog pjesëmarrës në Grevës se Urisë, krerët e opozitës, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, ish-sindikalistë dhe drejtues të protestës qytetare që çoi në rrëzimin e bustit të diktatorit, si dhe artistët më në zë të aktrimit Mirush Kabashi e Naun Shundi , nën tingujt e muzikës së zgjedhur do të krijojnë një ambient magjik në Qytetin e  Lirisë.  Ahmetaj në Facebook ju bën thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë eveniment historik.