Venizelos sot në Kosovë

55

evangelos-venizelosZëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos viziton sot Prishtinën ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Venizelos, dje ka vizituar Serbinë ku është takuar me kryeministrin Ivica Dacic. Ai përgëzoi Serbinë për lidershipin dhe kurajën e tregua në dialogun me Kosovën dhe tha se Kosova dhe i gjithë rajoni ka perspektivë që qartë evropiane dhe Greqia e mbështet një gjë të tillë.

Venizelos u shpreh se nisja e negociatave për anëtarësimin në BE me Serbinë do të jenë kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe shprehur kënaqësi për nisjen e tyre më 21 janar, gjatë Presidencës greke të BE-së.

Dacic dhe Venizelos u shprehën se Serbia dhe Greqia kanë marrëdhënie të afërta, dhe kreu i qeverisë serbe e cilësojë Greqinë “ndoshta si mikun më të madh në BE”, duke shprehur falënderim për mirëkuptimin nga ana e Athinës dhe mbështetjen e dhënë për Beogradin.

Venizelos tha se të dy qeveritë kanë rënë dakord për një mbledhje të përbashkët në gjysmën e dytë të vitit 2014. Greqia është investitori i tretë më i madh në Serbi.

Ai të enjten do të vazhdojë vizitën në Shkup dhe Tiranë. Ndryshe, Greqia është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.