Ukrainë, 21 të vrarë në përleshjet mes policisë dhe protestuesve

55
Një barrikadë në qendër të Kiev, në Ukrainë. (Sergei Supinsky, Afp)
Një barrikadë në qendër të Kiev, në Ukrainë. (Sergei Supinsky, Afp)

Zjarri dhe granata tymuese përfshinë qendrën e kryeqytetit ukrainas sot herët ndërkohë që policia speciale filloi një operacion në njërin nga kampet kryesore të protestuesve të opozitës pas përleshjeve në të cilat u vranë të paktën 21 njerëz, duke përfshirë shtatë policë.

Policia dhe përfaqësuesit e opozitës thanë se shumë njerëz u vranë nga të shtëna me armë zjarri dhe qindra të tjerë janë plagosur. Dhjetra protestues të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Kreu i opozitës ukrainase Vitali Klitschko u bëri thirrje demonstruesve pro-perëndimor të pushtojnë Shehin e Pavarësisë në Kiev për të mbrojtur pozitat e tyre. Ai paralajmëroi gratë dhe fëmijët që të largohen nga zona.

Nderkaq Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, ka kërkuar nga liderët e opozitës që të distancohen nga “radikalët”, duke u tërhequr vërejtjen se nëse këtë nuk e bëjnë, ai do të “bisedoj ndryshe” me ta.

Në deklaratën e zotit Yanukovich theksohet se disa pjesëtarë të opozitës e kanë kaluar linjën e lejuar, kur ata, siç ka dyshime, kërkuan nga mbështetësit të sjellin armë për demonstruesit në sheshin kryesor në kryeqytetin Kiev.

Presidenti Yanukovich këta njerëz i cilësoi si “kriminelë”dhe tha se ata do të ballafaqohen me drejtësi në gjykatë.

Ai ka theksuar se “ende nuk është shumë vonë për ta përfunduar konfliktin”.

Klitschko mbajti bisedime urgjente me presidentin Viktor Janukoviç në një përpjekje për të zgjidhur krizën vdekjeprurëse, më e përgjakshmja që kur Ukraina fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.