Shkarkimi i Xhukës, Kuvendi përfshihet nga debati

47

kuvendiÇështja e shkarkimit të Kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka, u kthye në një temë debati të nxehtë në fillim të seancës së sotme të Kuvendit.
Opozita akuzoi maxhorancën për shkelje të kushtetutës dhe parlamentarizmit në procedurën e lirimit nga detyra të zonjës Xhuka. Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se “synimi i shumicës me këtë akt është që të fshehë pasuritë e padeklaruara”.Ndërsa në pretendimet e saj opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës të shkarkimit të Xhukës, e cila, sipas tyre, është futur në axhendë me një procedurë të parregullt.
Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha se kërkesa e PS-së, e përfshirë në rend dite, është në zbatim të nenit 115 të rregullores së Kuvendit. Seanca që nuk e ka nisur ende rendin e ditës, është ndërprerë në këto momente nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve ku do të diskutohen dy çështje të rendit të ditës.