Shtëpia e Bardhë: U takon ukrainasve të vendosin mbi të ardhmen tyre

shtepia e bardheShtëpia e Bardhë përshëdenti gjatë orëve të fundit lirimin e opozitares ukrainase, Julia Timoshenko dhe theksoi se u takonte ukrainasve “të përcaktonin të ardhmen e tyre” pas shkarkimit të ”de facto” nga parlamenti të presidentit Viktor Janukoviç.
“Parimi i pagabueshëm që duhet të kryesojë zhvillimet e ardhshme është fakti që u takon ukrainasve të vendosin mbi të ardhmen e tyre. Përshëndesim dhe mbështesim punën konstruktive të Radas, parlamenti i Ukrainës dhe ripërsërisim thirrjen për një formim të shpejtë të një qeverive uniteti kombëtar, të gjerë dhe teknokratike”, theksoi zëdhënësi i presidencës amerikane përmes një komunikate.

“Mbill pemën tënde”, nisma do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë

pemen“Mbill pemën tënde”,  është nisma që po zhvillohet prej disa javësh në Tiranë,nje nisme  nga e cila kryeqytetit i janë shtuar deri me tani 600 pemë. Nisma u zhvendos të dielën në Qendrën Spitalore Universitare të TIranës (QSUT), ku u mbollën 200 pemë . Nismes iu bashkuan sot dhe dy ministra, Ministrja e e Mbrojtjes Mimi Kodheli  dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ministrja Kodheli theksoi në fjalën e saj se kjo nismë është një mesazh që duhet t’ua përcjellim të gjithëve për ta bërë më të shëndetshëm ambientin tonë.
“Ta mbjellim pemën tonë. Është ky mesazhi që këta të rinj po japin për të gjithë ne, për t’u përkujdesur për ambientin, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, theksoi ministrja Kodheli. Sipas saj, kjo nismë duhet të përhapet në të gjithë Shqipërinë dhe është shembulli unikal i asaj që ne duhet të japim për ambientin tonë të përbashkët, që në opinionin e të gjithëve ne mbetet një risk shumë i madh.
Ajo informoi se një pjesë e forcave të Armatosura iu bashkun kësaj nisme dhe ndihmuan për vendosjen e rreth 200 pishave pranë QSUT-së.
Nga ana e tij, ministri Beqaj theksoi e se është detyrë së pari të furnizojmë spitalet me barna dhe pajisje mjeksore, por, vijoi ai, besoj se edhe mjedisi i spitalit është pjesë e rëndësishme e kujdesit për të sëmurët.

Ndërkohë përfaqësuesi i nismes “Mbill pemën tënde informoi se deri tani në Tiranë janë mbjellë gjithsej 600 pemë. Sipas tij aksioni do të vazhdojë dhe nismës i janë bashkuar edhe të verbrit. “Dimrin e ardhshëm do të përpiqemi që me nismën “Mbill pemën tënde” të shkojmë në të gjithë Shqipërinë, në zonat ku është e domosdoshme”, tha ai.

Një grup qytetarësh të Tiranës nga mosha dhe profesione të ndryshme iniciuan në mesin e muajit shkurt nismën “Mbill pemën tënde”, fillimisht në Parkun e liqenit artificial, ku mbollën 100 pisha.  Grupi nismëtar e nisi gjithçka rastësisht për të marrë pjesë në rregullimin e mjedisit në kryeqytet. Por lajmi u përhap me shpejtësi nga rrjetet sociale dhe befas ata panë një interesim shumë të madh të qytetarëve për këtë veprimtari, që i ka tejkaluar deri në 3 herë parashikimet. “Mbill pemën tënde” është një aksion ku njerëzit marrin pjesë vullnetarisht për të blerë një fidan pishe, që e mbjellin në zona të ndryshme të Tiranës. Kështu numri i fidanëve nga 100-200 rrënjë, që u mendua në fillim tani ka shkuar mbi 600 fidanë.

Parlamenti i Ukrainës shkarkon presidentin Yanukovych

YanukovychViktor Yanukovych, shkarkohet nga detyra e Presidentit të Ukrainës. Parlamenti ukrainas me 328 vota pro, nga 387 deputetë, ka vendosur shkarkimin e tij. Data 25 maj është përcaktuar si dita e zgjedhjeve parlamentare në Ukrainë. Ndërsa Yanukovych, menjëherë pas këtij votimi, ka deklaruar nga qyteti lindor Kharkivit ku ndodhet aktualisht, se nuk ka ndërmend të dorëhiqet. Ai i cilësoi ngjarjet e ndodhura në kryeqytetin ukrainas si një grusht shteti dhe se ai është presidenti legjitim e nuk ka ndërmend të largohet as nga ky post dhe as nga Ukraina.

“Ngjarjet në Kiev janë vetëm vandalizëm, banditizëm dhe një grusht shteti. Ndërsa votimet e bëra të premten në parlament janë ilegjitime”, -u shpreh Yanukovych, raporton BBC. Viktor Yanukovych deklaroi se atij i duhet të mbrojë njerëzit dhe se nuk do të kursejë asnjë përpjekje për t’i dhënë fund gjakderdhjes.

Ndërsa liderja e opozitës ukrainas dhe ish-kryeministre, Yulia Tymoshenko u lirua sot nga burgu. Parlamenti miratoi lirimin e saj pasi presidenti Viktor Yanukovych u larguar nga Kievi.

Yulia Tymoshenko del nga burgu

yulia timoshenkoLiderja e opozitës dhe ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, është liruar sot nga burgu.

Deputetët miratuan lirimin e saj pasi Presidenti Viktor Yanukovych u larguar nga Kievi.

Duke folur pas lirimit, ajo tha se, “diktatura ka rënë”. Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg në vitin 2011, për abuzim me detyrën kur ishte në krye të qeverisë.

Ajo vazhdimisht ka insistuar se akuzat ishin të pavërteta dhe të frymëzuara nga Yanukovych, njeriun që ajo e rrëzoi në vitin 2004, por që u rikthyer duke e mundur atë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.

Protestat në Kiev vazhdojnë pavarësisht se presidenti, Viktor Yanukovich dhe liderët e opozitës arritën marrëveshje me mbështetjen e BE-së për t’u dhënë fund përleshjeve të përgjakshme.

Tymoshenko ka deklaruar se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërkohë që parlamenti ka vendosur që ato të mbahen më 25 maj.

“Rrëfehet” autori i masakrës në Durrës: Jam unë autori

Odise VERBOFSHIPas arrestimit, autori i vrasjes së dyfishtë në Durrës, dy ditë më parë, ka shprehur pendesë për krimin e kryer. Para grupit hetimor, Odise Verbofshi, pranoi autorësinë e krimit, duke u shprehur se do të rrëfejë ngjarjen në prani të avokatit.

Autori i vrasjes së dy të rinjve është arrestuar teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria, 72 orë pasi kishte kryer masakrën duke vrarë dhe më pas djegur brenda në makinë Albert Kasallën, 34 vjeç dhe Shaban Babasin, 27 vjeç, nga Fushë-Kruja, më 20 shkurt.

Policia thotë se Odise Verbofshi, u arrestua sot në Bilisht, pranë kufirit shqiptar me Greqinë. Sipas policisë, arrestimi i Verbofshit u mundësua pas përgjimeve telefonike. “Erdha në Bilisht nga frika e hakmarrjes. Doja të kaloja kufirin dhe të humbisja gjurmët. Jam penduar për krimin që bëra dhe do ta rrëfej në prani të avokatit”, tha Odise Verbofshi para grupit hetimor.

Policia e Durrësit e ka zbuluar vendndodhjen e Odise Verbofshit përmes përgjimeve telefonike. Ai i kishte kërkuar ndihmë një shoku në telefon, për t’i kërkuar ushqim dhe i ka treguar se ku ndodhej, në një pyll të vogël në rrethinat e Korçës. Policia e ka përgjuar dhe ka lokalizuar vendin dhe më pas ka bërë arrestimin e tij.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, arrestimi i 32-vjeçarit nga Shkozeti i Durrësit është bërë nga efektivët e Policisë Kufitare, raporton “Shqiptarja.com”.

Policia kishte rënë në gjurmët e autorit kryesor të vrasjes pas mbledhjes së dëshmive nga personat e shoqëruar dhe sidomos të bashkëpunëtorit, Gazep Pili. Ky i fundit është arrestuar për “fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Ndërkohë daja i 20-vjecarit, Gazep Pili ka deklaruar jashtë kamerave se Odisea e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar një bidon me benzinë, pasi sipas tij e kishte lënë makina në rrugë. 20-vjeçarin e kanë regjistruar kamerat e sigurisë teksa mbushte bidonin në një karburant dhe për këtë arsye akuzohet si bashkëpunëtor.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten 20 shkurt 2014, rreth orës 22:00 dhe si shkak ka pasur prishjen e pazareve të drogës mes të rinjve. Që pas ngjarjes makabre, ku trupat e Shaban Babasi, 27 vjeç, dhe Albert Kasalla, 32 vjeç të dy nga Fushë Kruja u gjetën të djegur në zonën e ish-kënetës së Durrësit, pranë ish-vaskave të peshkimit, Policia e Durrësit ka zhvilluar hetime intensive për arrestimin e autorëve të këtij krimi.

Aksidenti i djeshëm, shoferit i Benz-it kishte konsumuar alkool

1-autobusi-athine-tirane-u-qellua-tp-27-janar-2014-425x270Aksidenti i djeshëm, ku u plagosën 10 pasagjerë nga përplasja e një autobusi të linjës Tiranë-Elbasan, ka ardhur si pasojë e konsumimit të alkoolit nga ana e drejtuesit të mjetit tip “Benz”, i cili u përplas me autobusin , duke shkaktuar edhe përmbysjen e këtij të fundit.

Po ashtu, drejtuesi i Benz-it, Altin Metani, ka hyrë me shpejtësi në rrethrrotullim, duke i prerë rrugën autobusit, me targa TR 2011 U. Metani kishte përdorur pije alkoolike dhe duke qenë me shpejtësi minimale 70 km/h i ka dalë automjeti nga kontrolli, duke u bërë kështu shkaktar i aksidentit me 10 të plagosur pasditen e djeshme.

Sipas informacioneve nga policia e kryeqytetit Altin Metani është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit numër 1 dhe rrezikon deri në 8 vite burg.

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, në dalje të Tiranës, në afërsi të Lundrës, ku mbetën të plagosur:  Ramazan Rama 19, Ikbal Rama 54, Aldo Dervishi 23 vjeç, Ana Kotorri 23, Xheni Prishka 25, Eisel Doka 22 vjeç, Arjana Kurti 40, Enea Cekrezi 19, Ermonela Doka 20 vjeçe dhe Lumturie Braha, 68 vjeçe. Ata u dërguan në spitalin e Traumës, nga ku mësohet se sot nëntë prej tyre kanë lënë spitalin, ndërsa 68-vjeçarja Lumturie Braha, ndodhet ende e shtruar në spital, ku mjekët thonë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

AKEP: Regjistroni numrat, në të kundërt do t’ju bllokohen

akepAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, u ka kërkuar të gjithë operatorëve të kompanive celulare që të njoftojnë përdoruesit të regjistrojnë numrat. AKEP bën të ditur se të gjithë numrat celularë duhet të regjistrohen deri në datën 6 mars në të kundërt numrat e paregjistruar do të bllokohen.

Kjo nismë merret në kuadrin e masave për shmangien dhe eliminimin e problematikës të krijuar kohët e fundit në rendin publik nga përdorimi i aparateve celularë në shpërthimet e telekomanduara.

akepAKEP u bën thirrje kompanive telefonike që të njoftojnë nëpërmjet një mesazhi SMS të unifikuar të gjithë ata pajtimtarë që rezultojnë nën një emër, kur grupi i tyre kalon shifrën 20, paraqitjen pranë pikave të autorizuara për riregjistrimin e tyre individual.

“Në rast të mosparaqitjes së pajtimtarit për riregjistrim, ai numër telefoni do të bllokohet deri në regjistrimin e tij”,- bëhet me dije në njoftimin për media të AKEP.

Pak ditë më parë Ministria e Brendshme i ka kërkuar kreut të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me cilësinë e autoritetit më të lartë përgjegjës në fushën e Telekomunikacionit Elektronik dhe Postar të mbyllë menjëherë numrat që nuk kanë një pronar të individualizuar.

PS: PD e zhyti vendin në borxh, ne po lajmë borxhet e tyre

Ervin-Bushati“Partia Demokratike e zhyti vendin në borxh, ndërsa ne po lajmë borxhet e tyre”, deklaroi Sekretari i Këshillit Ekonomik në PS, Ervin Bushati.

Në reagim të ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, Bushati tha se “opozita vazhdon të sillet sikur sapo ka rënë nga qielli, e sikur nuk ka asnjë përgjegjësi për gjendjen në të cilën e la Shqipërinë pas zgjedhjeve të 23 qershorit”. Në konferencën për shtyp nga selia e PS-së, Bushati theksoi se “sot, kurajon për të sfiduar inteligjencën e shqiptarëve e pati dora vetë, ish Ministri i Financave që gjatë 8 viteve në pushtet, e zhyti Shqipërinë në borxhe. Vetëm borxhi i padeklaruar i qeverisë së kaluar ndaj kompanive të kontraktuara për të ndërtuar infrastrukturë e për të ofruar shërbime — ishte plot 720 milionë dollarë. Ne këtë borxh jemi zotuar ta shlyejmë: që investimet të rriten, që punësimi të rritet, që infrastruktura të përmirësohet, që shërbimet të jenë cilësore”.

Ai shtoi se falë buxhetit të ri, ne ulëm taksat për 97% të shqiptarëve, duke përmbushur premtimin tonë madhor që në katër muajt e parë të qeverisjes së re.”Ne hoqëm taksën e biznesit të vogël dhe ulëm tatim fitimin për të gjithë bizneset e vogla, nga 10 në 7,5%. Doganat, në periudhën tetor 2013 – janar 2014 kanë mbledhur 17% më shumë të ardhura, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Tatimet, në periudhën tetor 2013 – janar 2014 kanë mbledhur plotë 3,9 miliardë lekë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më pare”, bëri të ditur Bushati.

Sipas tij, buxheti i qeverisë së re, injekton në ekonomi vetëm gjatë vitit 2014 plotë 1,1 miliardë dollarë; jo vetëm duke shlyer 350 milionë dollarë borxhet e krijuara nga qeveria e kaluar, por dhe duke investuar fort në ekonominë shqiptare. Në përfundim të deklaratës për mediat, Sekretari i Këshillit Ekonomik në PS, Ervin Bushati theksoi se “qeveria e re është e vendosur ta rimëkëmbë ekonominë dhe të rikthejë besimin e investitorëve vendas e të huaj në ekonominë shqiptare.

UDB-ja është ende aktive në Kosovë

UDBUDB-ja është ende aktiv në Kosovë. Shërbimi sekret serb vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë. Këtë fakt po e dëshmojnë veprimet, ku pas shumë vrasjeve në Kosovë dhe rajon, po dalin të kenë gisht shërbimet e fshehta serbe. Njohës të çështjeve të sigurisë dhe deputetë thonë se shumë vrasje edhe para luftës, por edhe pas saj, kanë qenë të orkestruara nga UDB-ja. Vrasja e të rinjve serb në vitin 1998 në lokalin ‘Panda’ në Pejë, por edhe vrasja e disa maqedonëve në Smilkovc kanë karakteristika të njëjta, duke qenë se të dyja janë bërë për motive të nxitjes së urrejtjes mes popullit shqiptarë dhe popullit serb, përkatësisht atij maqedonas.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, thotë se shërbimi sekret serb vazhdon të jetë prezentë në Kosovë, me veprimet e tyre, por edhe në vendet e rajonit. Madje, Maloku dyshon edhe në një person konkret se ai është ideatori dhe realizatori i të tria vrasjeve me motive ndëretnike.

“Unë kisha tërheq një paralele, tri vrasje, sipas mendimit tim karakteristike, aq sa kam mundur t’i studiojë dhe informacionit që kam pasur, por edhe mënyrës se si janë kryer. Është vrasja, apo rasti i Paraçinit, kur Aziz Kelmendi, sipas tyre, i vranë një numër të ushtarëve dhe ata zgjedhën prej të gjitha komuniteteve në atë kohë, të gjitha republikave të ish Jugosllavisë. Është vrasja e të rinjve në Pejë, në kafiterin ‘Panda’, në vitin 1998, dhe vrasja e vitit të kaluar që ndodhi në Smilkovc . Në këto tri vrasje unë gjejë shumë karakteristika të përbashkëta, dhe jam i prirë të besoj dhe jam shumë i bindur që është e njëjta kokë që i ka menduar, planifikuar dhe realizuar”, thotë Maloku.

Ai thotë për Kosovapress se shumë vrasje kanë ndodhur në Kosovë pas luftës, dhe gjithmonë bëheshin para ndonjë date të rëndësishme. Sipas Malokut, edhe rasti i vrasjes së fëmijëve në Gorazhdec të komunës së Pejës, pas luftës, edhe vrasjet në Lipjan, të disa serbëve në ara duke punuar, gjithmonë këto vrasje kanë ndodhur kur Kosova ka pasur apo ka qenë para ndonjë ngjarje ndërkombëtare me rëndësi që lidhej me Kosovën. Kjo pasi, për vrasjet ua linin fajin shqiptarëve.

Por, se këto vrasje, kanë mundur të jenë planifikuar nga UDB-ja, nuk e mohojnë as ish udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani deputetët në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Vetëvendosjes, ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi thotë për Kosovapress se pushtuesi serb në Kosovë ka pasur tre mekanizma me të cilët ka ushtruar represionin në Kosovë. Selimi thotë se këta mekanizma, kanë qenë në fushën e sigurisë, ushtria, policia dhe shërbimi sekret.

“Me përfundimin e luftës ne e dimë që tanket janë tërhequr nga Kosova, ne e dimë që edhe policia është tërhequr nga stacionet policore ku ka pasur, në shumicën e vende të Kosovës, por nuk është tërhequr UDB-ja, pra nuk është tërhequr shërbimi sekret serb, asnjëherë dhe nuk shënon një datë që është tërhequr nga Kosova. Madje, përkundrazi vetëm sa është forcuar duke menduar që ky shërbim sekret serb në Kosovë, do t’i zëvendësoj pak a shumë mungesën e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Vetëm sa është rritur fondi nga ana e Serbisë për këtë shërbim që e kryen UDB-ja, tashmë BIA e Serbisë”, tha Selimi.

Sipas tij, shërbimi sekret serb është gjysmë legal, nëse jo legal, edhe në pjesën veriore, në Zveqan, Leposaviq, Zobun Potok, dhe se nuk do të duhej të pretendonim se është tërhequr nga Kosova.

Selimi shprehet se ka disa raste të veçanta ku pasqyrohen funksionet e UDB-së në Kosovë, duke përfshirë edhe rastet e përmendura tashmë si ai i “Pandas” si dhe rasteve tjera që kanë mbetur enigmatike qoftë para luftës, gjatë luftës apo pas saj.

“Madje, mund të them se shërbimi sekret serb më shumë është i fokusuar jashtë territorit të Serbisë, siç është Kosova, Maqedonia, Bosnja apo vende të tjera, pra ajo me shumë është e fokusuar të përqendrohet jashtë vendeve, dhe deri me tani më së shumti ka qenë e fokusuar kundër shqiptarëve duke vepruar në vendet ku kanë jetuar shqiptarët. Dihet mirë se shqiptarët janë shumicë në Kosovë, janë pjesë dërrmuese në Maqedoni, dhe në vende tjera. Pra, aty ku janë shqiptarët e përqendruar aty është mundur edhe shërbimi sekret serb të jetë i pranishëm duke bërë edhe aktet të cilat jo rrallë herë kanë mbetur të padënueshme, ndërsa, jo rrallë herë edhe të pakuptueshme”, deklaroi Selimi.

Edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, Ahmet Isufi tha për Kosovapress se vrasjet që kanë ndodhur duhet të hetohen dhe të zbulohen saktë se a ka qenë shërbimi sekret serb mbrapa tyre.

“Gjithmonë, Serbia ka përdorë metoda të tilla për një shekull dhe nuk i ka lënë metodat e tilla pa i përdor, sidomos kur ka qenë në pyetje përçarja e shqiptarëve dhe një luftë vëlla vrasje e nxitur nga Serbia. Edhe në të kaluarën edhe tani me metodat e ndryshme përdor Serbia, dhe qëllimi i institucioneve tona duhet të jetë që ato të zbulohen dhe po ashtu të demaskohen politikat serbe”, tha Isufi.

Edhe Isufi mendon se shërbimi sekret serb është ende aktive, sepse në veriun e vendit edhe me tutje ka prezencë e cila është e deklaruar, por sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të punojnë dhe mos të lejojnë prezencën e Serbisë në Kosovë.

Naim Maloku thotë se Kosova do të ketë probleme të tilla, derisa ka Serbia ka pretendime ndaj territoreve shqiptare.

“Absolutisht nuk ka logjikë të mos ketë Serbia brenda territorit të Kosovës bërthama ose celula të shërbimeve sekrete serbe. Kjo nuk do të mungoj kurrë, për sa të është Serbia si shtet, dhe përderisa Serbia ende Kosovën e konsideron dhe do ta konsideroj edhe gjatë si territor të vetin, dhe si territor që përkohësisht nuk e ka nën kontroll, pra gjithmonë Serbia do të ketë celula dhe njerëz të paguar që në njëfarë forme bëjnë luftë në destabilizimin e Kosovës”, thotë Maloku.

Kohëve të fundit përmes mediave, kanë dalë edhe ish anëtarë të UDB-së, të cilët kanë deklaruar se në Kosovë ka edhe në politikë, edhe në institucione punonjës të shërbimeve sekrete serbe.

/Marrë nga Express/

Kryeministri italian Matteo Renzi bën betimin

matteo-renziSekretari i përgjithshëm i Partisë Demokrate, Matteo Renzi, bëri sot betimin në pallatin presidencial, QuirinalE, për postin e kryeministrit të ri italian, më i riu në moshë në Bashkimin Evropian.
Renzi, 39 vjeç, i ngarkuar që nga fillimi i javës së kaluar për formimin e qeverisë nga presidenti Giorgio Napolitano, ishte i pari që bëri betimin për besnikëri me dorën e vendosur mbi Kushtetutë, përpara kabinetit të tij prej 16 ministrash, përfshirë tetë gra.