Shpallet fituesi për projektin “Lungomare”

46

lungomare ramaJuria përzgjodhi ditën e sotme si fituese të projektit “Lungomare” për vijën bregdetare të Vlorës, studion blege XDGA, mes 5 projekteve finaliste. Projekti, sipas zv/kryeministrit Niko Peleshi pritet të fillojë të zbatohet në vjeshtën e këtij viti. Në vendin e dytë, juria ka renditur studion HHF dhe në të tretin projektin e LUC të Parisit. Ndërsa studioja lokale, që do të bashkëpunojë me projektin XDGA do të jetë “Metropolos”.

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni vlerësoi se ky projekt është modeli i parë, i cili do të zbatohet edhe për qytete të tjera të Shqipërisë. “Mendoj se ky është fillim i mbarë. Pas këtij konkursi, qytetarët do të ndjejnë ndryshimin dhe Vlora do të jetë modeli i parë i Rilindjes, një projekt  që do të aplikohet edhe për qytete të tjera”, -tha Gjermeni, ndërsa rekomandoi që të 5 projektet, të përzgjedhura si më të mirat, të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për një projekt më të plotë të vijës bregdetare të Vlorës.