Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme

62

makinalas.jpg-500Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë të dy të rinjve nga Fushë-Kruja. Sipas policisë, autori është Odise Verboshi.

Ky i fundit dyshohet se ditën e djeshme ka ekzekutuar dy të rinjtë nga Fushë-Kruja, Albert Kasallën, 34 vjeç dhe Shaban Babasin, 27 vjeç.

Dyshohet se ekzekutimet kanë ndodhur pas prishjes së një pazari droge. Autori i ka vrarë dy shtetasit në shtëpinë e tij në Shkozet të Durrësit dhe më pas i dogji trupat e viktimave brenda një automjeti, rreth 3 km larg banesës së tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa automjeti i shkrumbuar u gjet nga policia në orën 22:45.

Vrasja e dy të rinjve, ekzekutim mafioz

Ata fillimisht janë marrë peng, më pas janë dërguar në një banesë në Shkozet ku janë vrarë me nga një plumb në kokë dhe më pas janë dërguar në zonën e ish-Kënetës bashkë me automjetin e tyre ku u është vënë flaka.

Sipas policisë, për vrasjen e dy të rinjve nga Fushë-Kruja, Artur Kasalla dhe Shaban Babasi, 34 dhe 27 vjeç, kanë bashkëpunuar katër persona, dy prej të cilëve janë shoqëruar në polici, ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të përplasjes mes trafikantëve të drogës, pasi Kasalla dhe Babasi ishin nga policia si të dyshuar për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit të drogës.

Nga të dhënat e para nga hetimet e kryera, mësohet se 34 dhe 27-vjeçari ishin të skeduar për vepra penale të mëparshme. Kështu, Babasi rezulton ish-i dënuar për trafik droge në Itali ku dhe ka kryer dënim me 3 vjet burg. Kurse Kasalli rezulton i skeduar për transport narkotikësh

Policia ka zbuluar banesën ku është kryer ekzekutimi dhe ka gjetur gjurmë gjaku, gëzhoja, dhe drogë. Në banesën që i prekët një prej personave të shpallur në kërkim, dyshohet se dy të rinjtë para ekzekutimit me plumb në kokë janë torturuar.

Sipas policisë dyshohet se prishja e pazareve të drogës ka qenë arsyeja e vrasjes makabre. Policia thotë se kemi të bëjmë me një konflikt mes dy palëve, ndoshta për prishje pazaresh, që ka nisur disa kohë më parë dhe që ka precipituar në ngjarjen e djeshme.

Ngjarja 

Policia bëri të ditur se rreth orës 22:15 mori njoftimin për makinën tip “Mercedes-Benz” me targë AA 930 BJ po digjej. Fillimisht u dyshua për një ngjarje aksidentale, por vetëm pas shuarjes së flakëve u zbulua dhe krimi makabër.

Fakti që njëri prej viktimave ndodhej në bagazh ka ngritur menjëherë dyshimin se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme dhe të mirorganizuar.

Një viktimë në sediljen e parë, ndërsa një tjetër në bagazhin e një “Benzi” u zbuluan mbrëmë të pajetë, pasi zjarrfikësja shoi flakët që i ishin vënë mjetit.

Dy kufomat u gjetën në zonën pranë ish-Vaskave të Peshkut, në një zonë të banuar mes dy lagjeve informale në Durrës, asaj të Spitallës dhe ish-Kënetës.

Ekspertëve i është dashur më shumë se dy orë për të nxjerrë nga makina trupat e karbonizuar. Puna e ekspertëve ka qenë e vështirë për shkak se kemi të bëjmë me një zonë të errët dhe pa ndriçim.

Pas orës 01:00 të mesnatës është bërë e mundur nxjerrja e trupave nga automjeti. Mësohet se familjarët ndodhen në morgun e spitalit të Durrësit për të tërhequr trupat.