Përplaset autobusi, plagosen 7 persona

58

1-autobusi-athine-tirane-u-qellua-tp-27-janar-2014-425x270Një autobus është aksidentuar pasditen e sotme, duke shkaktuar disa persona të plagosur. Mësohet se autobusi i përket linjës Tiranë-Elbasan dhe aksidenti ka ndodhur në dalje të Tiranës. Deri tani raportohen 7 të plagosur, ndërsa viktima fatmirësisht nuk ka.

Sipas informacioneve të para aksidenti ka ardhur për shkak të përplasjes së autobusit targa AA 955 HDG me një mjet tip “Benz” TR 2011, por ende nuk dihet nëse ka qenë faji i shoferit të autobusit për përplasjen, apo ka qenë shkaktare makina tjetër. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur edhe shoferi i autobusit, pasi autobusi ka rënë nga krahu i këtij të fundit, ndërsa mjeti tip “Benz” ka pasur dëmtime, por nuk ka të lënduar nga personat që ndodheshin brenda.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit. Ndërkohë pesë të plagosurit janë nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.