Koka letër Ban Ki Moon-it:Shqipëria i bashkohet nismës globale për mbrojtjen e pyjeve

lefter kokaShqipëria i bashkohet nismës globale për mbrojtjen e pyjeve. Ministri i Mjedisit Lefter Koka në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, thekson se edhe vendi ynë do të bëhet pjesë e nismës për mbrojtjen e natyrës.

Në letër gjithashtu ministri Koka thekson se mjedisi nuk ka kufij dhe pyjet janë pasuri e çmuar e një kombi.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 21 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve “për të festuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve dhe pemëve jashtë pyjeve”.

Pyjet janë qendrore në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por ata janë një burim i ushqimit, fibër, jetesën, burimet dhe uji.

Me shpalljen e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Kombet e Bashkuara kanë krijuar një platformë të re për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me rëndësinë e të gjitha llojeve të ekosistemeve pyjore për zhvillimin e qëndrueshëm.

Shqiptarët në luftën e Sirisë, Nishani takim nesër me Llallën dhe Ajazin

Presidenca Goditja e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën e Sirisë, do të jetë kryefjalë e takimit që President i Republikës Bujar Nishani do të zhvillojë nesër  me drejtues të Prokurorisë dhe SHISH.

Zyra e shtypit e presidencës bën të ditur se Kreu i Shtetit,  Bujar Nishani do të zhvillojë nesër,  ora 11.00 një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Drejtorin e SHISH-it Visho Ajazi Lika dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda, në presidencë.

Qëllimi i këtij takimi është informimi mbi goditjen e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën e Sirisë.

Kumbaro:Frankofonia në Shqipëri, pasuri kulturore e përbashkët me vende të botës

MIRELA-KUMBARONë ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme u kremtua sot Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë, nën patronazhin e Kryediplomatit shqiptar, Ditmir Bushati dhe me praninë e mjaft personaliteteve frankofone shqiptare dhe të huaja, si dhe të trupit diplomatik.

Të pranishmit i përshëndeti Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila nënvizoi rëndësinë që ka Frankofonia për Shqipërinë, si një pasuri kulturore e përbashkët me shumë vende e popuj të botës dhe si instancë vlerash të përbashkëta.

Ajo ftoi të gjithë frankofonët e Shqipërisë të rrisin angazhimin e tyre të përditshëm në kuadër të Frankofonisë, në të gjitha fushat e kompetencës së saj, si dhe shprehu kënaqësinë dhe vendosmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin në kuadër të projekteve të ndryshme.

Gjatë kësaj ceremonie u shpërndanë edhe “Diploma Nderi” për personalitetet më të shquara frankofone të vitit 2014.

Nga data 20-29 mars priten rreth 100 aktivitete që do të zhvillohen, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si Shkodër, Korçë, Fier, Elbasan, Durrës, Vlorë, etj. Pranvera e frankofonisë organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe disa prej institucioneve më të rëndësishme kulturore në vend, si në Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Komedisë, Galeria Kombëtare e Arteve, por edhe me Bashkinë e Tiranës, Universitetin e Arteve, etj, Ambasada Franceze e ambasadat e vendeve të tjera frankofone, sjellin në Shqipëri artistë dhe ngjarje kulturore, për të mos u humbur.

Liga e Kampioneve: Të premten, shorti për ndeshjet çerekfinale

bayernTe premten do te hidhet ne oren 12.00 ne seline e UEFA-s ne Nion te Zvicres, shorti per ndeshjet çerekfinale te Liges se Kampioneve ne futboll.
Ne gare jane, mes te tjereve, tre ekipe spanjolle e nga dy ekipe angleze e gjermane.
Ekipet qe do te perballen ne short jane: Bayern Munich, Dortmund, Real Madrid, FC Barcelona, Atletico Madrid, Paris SG, Chelsea e Manchester United.
Ndeshjet e ketij turi do te luhen, vajtja me 1-2 prill dhe ktimi me

Ban Ki-moon: Tepër i shqetësuar për krizën ukrainase

ban-ki-moon1Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon u shpreh sot “tepër i shqetësuar” lidhur me krizën ukrainase, në fillim të një takimi që zhvilloi në Moskë, me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Në rolin e sekretarit të përgjitshëm të OKB-së nuk mund të mos jem tejet i shqetësuar nga e gjithë kjo situatë dhe zhvillimet më të fundit”, u shpreh Ban Ki-moon, i cili theksoi synimet e tij për të diskutuar me presidentin rus mbi krizën në Ukrainë.
Putin nga ana e tij përshëndeti rolin e OKB-së në zgjidhjen e konflikteve.
“I vlerësojmë shumë përpjekjet tuaja të vazhdueshme për zgjidhjen e krizave dhe konflikteve nëpër botë”, deklaroi kreu i Kremlinit.
OKB-ja njoftoi dje për një vizitë të paplanifikuar në Moskë, të Ban Ki-moon, i cili më pas do të niset drejt Kievit.

FMN nuk detyron qeverinë shqiptare të rris çmimin e energjisë elektrike

arben-ahmetaj”Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk detyron qeverinë shqiptare të rrisë çmimin e energjisë elektrike apo të cenojë qytetarët shqiptarë”, tha të enjten, gjatë një konference për shtyp, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Në një deklaratë për mediat, duke folur për marrëveshjen 3 vjeçare të nënshkruar nga Qeveria Shqiptare me FMN, më 28 Shkurt 2014, nga e cila vendi ynë do të përfitoj rreth 457 milion dollar me qëllim realizimin e reformave për shpejtimin e zhvillimit ekonomik, Ahmetaj tha se marrëveshja është fillimi i pranverës ekonomike për Shqipërinë.
“Marrëveshja është nënshkruar me kërkesë të qeverisë shqiptare, në dritë të diellit në sytë e publikut shqiptar, medias, e keni transmetuar me të gjitha detajet, në formë dhe me shifra dhe në gjithçka që mbart. Një pjesë serioze e marrëveshjes është reflektuar në paketën e fiskale që ne kaluam në parlament, në buxhetin e vitit 2014, ku u ulën taksat për 97% të shqiptarëve. Në datën 1 Prill hiqet TVSH-ja medikamenteve, masë kjo e marrë brenda paketës fiskale dhe në bashkëpunim me FMN”, tha Ahmetaj.
Ministri i zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes tha se nëpërmjet kësaj marrëveshje qeveria synon transparencën, si thelb të mirëqeverisjes së saj.
“Arsyeja përse ne thirrëm FMN-në dhe Bankën Botërore në Shqipëri është e kundërta e arsyes përse Sali Berisha e refuzoi gjatë qeverisjes së tij, TRANSPARENCA. Për ne transparenca është thelbi qeverisjes afatgjatë dhe motivi kryesor i zhvillimit ekonomik të një vendi.”, tha ai.
Po ashtu Ministri Ahmetaj, garantoi se “nga kjo marrëveshje nuk ka asnjë detyrim, asnjë plan për rritje të çmimit të energjisë, përkundrazi qeveria Rama do mbroj qytetarët, që i Berisha dyfishoj çmimin e energjisë, ne s’do cenojmë këtë goditje karshi atyre që na besuan qeverinë, përkundrazi nëpërmjet rritjes ekonomike, nëpërmjet ri-ngritjes ne do garantojmë siguri energjetike, siguri fiskale dhe do nxisim rritjen ekonomike”.

Çfarë sjell kjo marrëveshje?

Sipas Ministrit Ahmetaj, “marrëveshja, bën të kundërtën e asaj që bëri Sali Berisha ndër vite, ajo nxjerr në pah të gjithë problematikën që ka fshehur Berisha dhe na pasqyron rrugëtimin tonë drejt një Shqipërie të zhvilluar, pra na mundëson të përjetojmë atë që kemi nisur të përjetojmë, rritjen ekonomike. Të gjithë shqiptarët e kanë ndjerë, të gjithë bizneset e shohin, pasi ka një rritje konsumit. Pra ne, shtoi Ahmetaj, po mbushim atë gropë që qeveria Berisha na la trashëgimi”.
Duke vijuar me paralelizmin politik mes qeverisë Rama dhe asaj Berisha, Ministri Ahmetaj, kujtoi se ish-Kryeministri Berisha, FMN-në e quajti dëshmitar të rremë të ekonomisë sonë, ndërsa ne, tha Ahmetaj, FMN-në e quajmë bashkëpunëtorin tonë të zhvillimit ekonomik. “FMN po na mundëson ta shohim realitetin në sy, të ndërmarrim masat që i nevojiten shoqërisë shqiptare për të pasur një klimë biznesi tërheqëse, për të ndrequr kasaphanë energjetike të trashëguar nga qeveria e shkuar apo për të krijuar një paketë fiskale të denjë”, theksoi Ahmetaj.

Çfarë do të arrimë me këtë marrëveshje?

Sipas Ministrit Ahmetaj, qëllimi i marrëveshjes me FMN është krijimi i një disipline fiskale afatmesme që do na japë ulje të borxheve. “I kujtoi shqiptarëve se kur erdhëm në qeveri 6-muaj më parë kemi gjetur nga qeveria shkuar 720 milion lekë borxh të fshehur , prandaj marrëveshja me Fondi Monetar Ndërkombëtar është një marrëveshje që përveç të gjitha reformave strukturore ka në brendësi të saj edhe një financim serioz të, në më shumë se 300 milion euro dhe gjithashtu një paketë po kaq të madhe dhe ndoshta më të madhe nga Banka Botërore, e cila do na jap projekte të reja prej 350 milion eurosh, në 200 milion në buxhet dhe 150 milion euro në sektorin energjetik, sektor i rrënuar nga qeverisja e Berishës.”, theksoi Ahmetaj.
Sipas tij, programi i marrëveshjes me FMN garanton se qeveria shqiptare jo vetëm që ka besimin e ndërkombëtarëve, që do të jetë transparente, por garanton besimin ndaj qytetarëve shqiptar ndaj institucioneve, pasi kjo paketë nuk ngurtëson shqiptarët, nuk i cenon qytetarët, por jep optimizëm, ka rritje ekonomike dhe forcon vendin tonë.
Kjo marrëveshje mund të gjendet lehtësisht në faqen web të Fondit Monetar dhe qeverisë është marrëveshja, nuk ka asnjë detyrim, asnjë plan që gjatë këtij viti të kemi rritje taksash apo rritje çmimesh, edhe tatim fitimi është ulur nga 25% që e ishte gjatë qeverisë Berisha pa ryshfetet nëndorë është ulur tashmë në 15% sot.”, nënvizoi Ahmetaj.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është se falë kësaj marrëveshje që sot të gjithë mediat, biznesi qytetarët po marrin frymë lirisht dhe po ndjejmë rritje ekonomike, Shqipëria po ndjen rritje ekonomike. Këshilli Ekonomik kombëtar është kthyer një platformë diskutimi me biznesin, ku ky i fundit qan hallet dhe qeveria e dëgjon dhe ndërmerr masa për zgjidhjen e tyre, po ashtu kemi dritarte komunikimi me doganat duke vënën të gjithë aparatin shtetëror në funksion të biznesit , të qytetarëve”, tha Ahmetaj.

Merkel njofton rritje të numrit të personave të ndëshkuar nga BE-ja

MERKELBashkimi Evropian do të zgjasë listën e personaliteteve ruse dhe ukrainase të ndëshkuar me ndalim vizash dhe bllokim pasurish, njoftoi sot kancelarja gjermane Angela Merkel, duke e lënë të hapur mundësinë e sanksioneve eknomike në rast përshkallëzimi të situatës.

”Gjatë mbledhjes së Këshillit evropian që fillon sot, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian do të përcaktojnë sanksionet e fazës së dytë të miratuara përpara dy javësh. Ndër to, një zgjatje e listës së personave të përshirë në masën e ndalimit të vizae dhe të bllokimit të pasurive”, deklaroi sot Merkel përpara deputetëve të Bundestagut.

”Në rast përshkallëzimi, jemi të gatshëm në çdo moment të kalojmë në fazën e tretë të sanksioneve dhe sigurisht që do të flitet për sanksione ekonomike”, shtoi ajo, disa orë përpara samitit të BE-së në Bruksel.

”Bashkimi i Krimesë me Rusinë kërkon një përgjigje të vendosur dhe të unifikuar të Evropës dhe partnerëve të saj”, deklaroi prerë ajo.

Për sa i përket të ardhmes së Rusisë në G8 dhe mbajtjes së një samiti të G8-s në qershor, kancelarja u shpreh: “për sa kohë nuk janë plotësuar kushtet politike për një mbledhje të kësaj përmase, nuk do të ketë më G8, as samit as format si i tillë”.

Avioni i zhdukur, Australia fillon hetimin pas zbulimit të dy objekteve nga imazhe satelitore

l'aerio scomparsoAustralia filloi sot një hetim për zhdukjen e avionit me numër fluturimi MH370 të kompanisë “Malaysia Airlines” duke njoftuar interceptimin e dy objekteve në jug të Oqeanit Indian, pas gati dy javë pistash të gabuara dhe shpresazh të zhgënjyera.

Të dy objektet të kapura nga imazhet satelitore, njëri prej të cilëve 24 metra, ka të ngjarë të jenë pista më e mirë aktuale, bënë të ditur disa zyrtarë australianë.

Kryeministri i Australisë Tony Abbott foli në parlament për informacione  të reja dhe të besueshme, të bazuara në të dhëna satelitore, objekte që mund të kenë lidhje me kërkimet.

E kritikuar për administrimin e krizës, hezitimin dhe informacinet kontradiktore, Malajzia këmbënguli gjithashtu në nevojën e verifikimit të llojit të objekteve të interceptuara në jug të Oqeanit Indian, rreth 2 500 kilometra në jugperëndim të qytetit australian Perth.

Dita Botërore e Gojës, stomatologët mesazhe sensibilizuese

dentistiSpecialistët stomatologë dhe ata të shëndetit publik përcjellin sot mesazhe sensibilizuese për parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve.

Në Ditën Botërore të Shëndetit Oral, 20 mars, specialistët e shëndetit publik përmes aktiviteteve sensibilizuese përcjellin mesazhe veçanërisht për fëmijët për parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve, duke nisur nga higjiena, kontrollet dhe ushqimet, që zgjedhin për t’u konsumuar.
Dita Botërore e Shëndetit të Gojës është vendosur nga Federata Dentare Botërore, në çdo vit më datë 20 mars. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqënien. Sipas Shoqatës së Stomatologëve Shqiptarë, sëmundjet e gojës janë më të përhapurat dhe prekin rreth 90% të popullsisë. Ato kanë një impakt domethënës në shëndetin e përgjithshëm të çdo individi. “Sëmundjet e gojës ndikojnë në cilësinë e jetës së njeriut.

Sipas specialistëve, larja e dhëmbëve duhet të fillojë menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të qumështit”, shprehen specialistët e shëndetit publik.

Sëmundja kryesore që prek dhëmbët është kariesi i cili është një infeksion që shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës. Sipas stomatologëve, disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë mungesa e kujdesit, konsumimi i duhanit dhe ëmbëlsirave, kequshqyerja, etj.

Federata Shqiptare e Stomatologëve rekomandon shtim të kujdesit ndaj higjienës së gojës për të evituar prekjen nga këto sëmundje. Mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e higjienës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë pas vakteve kryesore të ushqimit ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë më furcë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furcës së dhëmbëve, si dhe kontrolli çdo 6 muaj te dentisti.

Çështja e Krimesë, Rusia shpreh keqardhje për qëndrimin e Shqipërisë

ambasadori rusAmbasadori rus në vendin tonë, Leonid Grigorieviç Abramov, ka dalë në një konferencë për shty ku ka shprehur keqardhjen për qëndrimin e Tiranës zyrtare në lidhje me aneksimin e Krimesë nga Rusia. “Mund të shpreh vetëm keqardhje dhe Shqipëria e di shumë mirë parimin e vetëvendosjes dhe sa i rëndësishëm është ky parim për një jetesë normale të popujve”.  Ambasadori Abramov me detaje komentoi se Kriema veproi kundrejt çdo rregulli ndërkombëtar të shkruara dhe në OKB. Ai tha se pushteti në Ukrainë u mor me forcë dhe Rusia do të mbronte popullin e tij në Krime.

“E para, në Ukrainë, në datat 20 e 22 shkurt ndodhi grusht shteti i armatosur dhe pushtetin e zaptuan forca jolegjitime, me mbështetje direkete të përfaqësuesve të perëndimit. Momenti kyç është këtu nënshkrimi i marrëveshjes, Jakunovic dhe përfaqësuesve të opozitës, në prani të përfaqësuesve Perëndimit i ka respektuar pikat e kësaj marrëveshje dhe tërhoqi forcat, por liderët e opozitës e kanë hedhur në koshin e plehrave të nesërmen. Me një pëlqim të heshtur të perëndimit, dhe në vend të qeverisë së Bashkimit së Unitetit Kombëtar u shpall qeveri e fituesve. Liderët e opozitës me njerëz gjysmë të armatosur kanë hyrë tek deputetët të votojnë me dhunë përfaqësuesit e qeverisë së re. Kishim të bënim me raste të terrorit, kërcënimit e dhunës së atyre që nuk ishin dakord. Dhe pr/ligji i parë që ka përpiluar opozita në parlamentin ukrainas ka qenë ndalimi i gjuhës ruse”.

“45% e popullsisë në Ukrainë flasin rusisht, në Krime rusët përbëjnë 98%. Në këto kushte popullsisë së Krime, si mbeti gjë tjetër veçse të përdorte të drejtën e vetëvendosjes në përputhje me nenin 1 të OKB-së. Sipas deklaratës së OKB-ë vetëm ato shtete gëzojnë të drejtën territoriale nëse i respektojnë të drejtat e popullsisë në mënyrë të barabartë. Duke respektuar të gjitha shtresat e popullsisë dhe nga ana e qeverisë, pavarësisht anës së fesë e treguesve etnikë, një qeveri të tillë në Kiev nuk e shohim për momentin. Po të marrim deklaratat e fundit, atë të 19 mars, e djeshme thyhen kompetencat e presidentit që u kanë dhënë një urdhër forcave të ushtrisë të përdorin armët kundër popullsisë civile. Ndaj populli i Krimes nuk kishte mundësi të tjera, të paktën në kuadrin e shtetit të Ukrainës. Shteti i Ukrainës ka humbur të drejtën për të mbrojtur integritetin territorial”.

Kurse paralelizmit që Putin i bëri Krimeas me Kosovën, ambasadori u përgjigj: “Nuk jam për deklarata të tilla, por udhëheqës dhe të Shqipërisë dhe Hashim Thaci kanë deklaruar se nuk ekziston asnjë ngjashmëri mes Kosovës dhe Krimesë. Nuk e kemi thënë ne, por e keni thënë ju”.